ATV

Blog

  • ​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova shënon rritje të numrit të turistëve

    ​Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova shënon rritje të numrit të turistëve

    Mbi 300 biznese nga 15 shtete të ndryshme, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024”, të organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, për vitin e tretë me radhë.

    Me rastin e hapjes së këtij panairi, u vu në theks rëndësia e turizmit dhe promovimit të Kosovës për rritjen sa më të madhe të numrit të vizitorëve.

    Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, tha se trendi i rritjes së numrit të vizitorëve ndërkombëtar në Kosovë po shënon vazhdimisht rritje. Sipas tij, në muajin janar të këtij viti ka mbi 50 për qind më shumë vizitorë, krahasur me janarin e vitit të kaluar.

    Hoti tha se edhe gjatë vitit 2023, është shënuar një rritje prej 24,8 për qind e numrit të vizitorëve nga vendet ndërkombëtare, krahasuar me vitin 2022.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se organizimi i këtij panairi shërben si një qëllim jetik për kryeqytetin, duke vënë në qendër të vëmendjes potencialin e gjerë që e ka Kosova për zhvillimin e turizmit.

    Rama potencoi se permes këtij panairi mund të arrihen shumë bashkëpunime të ndërsjella të agjensive turistike në rajon.

    Ai tha se ky organizim është një mundësi për ta transformuar kryeqytetin në një qendër dinamike për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj tha se Kosova gjatë tri viteve të fundit është bërë gjithnjë e më shumë vend më tërheqës për vizitorë.

    Ai potencoi se në vitin 2023 janë shënuar 1 milionë e 500 mijë netë qëndrime nga vizitorë ndërkombëtarë.

    Arifaj përmendi se MINT-i ka hartuar ligjin për turizmin dhe strategjinë e turizmit për vitin 2024-2030, me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve në Kosovë.

    Ndërkaq, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Vilma Bello nënvizoi se marrëdhëniet vëllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekzistojnë jo vetëm në fushën e turizimit.

    Ajo tha se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një mbështetese e fuqishme e Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe integrimin e saj.

    Bello përgëzoi të dyja shtetet për implementimin e marrëveshjeve në fushën e turizmit.

    Ky panair do jetë i hapur për qytetarët përgjatë dy ditëve.

  • Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Gianluca Scamacca u bë lojtari i parë italian që shënoi një dygolësh si mysafir kundër Liverpoolit, por Pierluigi Casiraghi kishte shënuar tashmë dy herë në “Anfield” për Azzurrit në Kampionatin Evropian Euro 96.

    Dy golat e Scamaccas frymëzuan fitoren 3:0 të Atalantas ndaj Liverpoolit në “Anfield” në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës, raporton KosovaPress.

    Siç bëhet e ditur nga “Sky Sport Italia”, ish-sulmuesi i Sassuolos dhe West Ham u bë lojtari i parë italian që shënon dy gola në një ndeshje kundër Liverpoolit në “Anfield”.

    Megjithatë, lojtari i parë italian në të njëjtin stadium ishte ish-sulmuesi i Lazios dhe Chelsea, Casiraghi, i cili shënoi dy herë kundër Rusisë në një ndeshje të fazës së grupeve të Euro 96.

    Scamacca ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitjet e fundit në të gjitha garat këtë sezon.

  • 1 mijë e 168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit

    1 mijë e 168 gjoba për një javë në rajon të Gjilanit

    Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 168 gjoba për një javë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 05.04.2024 – 11.04.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë (1168) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, njofton policia.

    Nga këto raste janë tetë shqiptime të masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike, dhjetë tërheqje të motoçikletave nga trafiku, hetim të pesëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale dhe hetim të njëzetë aksidenteve të trafikut me të lënduar.

  • Mori pjesë në konfliktin në Siri, ngrihet aktakuzë ndaj një kosovari

    Mori pjesë në konfliktin në Siri, ngrihet aktakuzë ndaj një kosovari

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, nga neni 147, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafët 2.6 dhe 2.23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas Prokurorisë Speciale, këto vepra u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit ‘’Yazzid’’ gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017 dhe se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    Po ashtu, PRSK-ja njofton se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

  • Aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për krim kundër njerëzimit

    Aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për krim kundër njerëzimit

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

    Sipas Prokurorisë Speciale, këto vepra u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit ‘’Yazzid’’ gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017 dhe se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    PRSK-ja nëpërmjet një komunikate njofton se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

  • Rama në Paris, takohet me Unionin e Sipërmarrësve të Francës

    Rama në Paris, takohet me Unionin e Sipërmarrësve të Francës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Paris, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Vetëm pak më parë kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku tregon takimin me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.

    Rama ka zhvilluar një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

    Gjatë takimit u prezantuan disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

  • Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla do të jetë prezente në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit për herë të dytë.

    Kështu u bë me dije edhe nga presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

    “Kemi nderin që ta mirëpresim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani”.

    Edicioni i dytë i këtij forumi do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës, nga 15 prilli deri më 16 prill.

  • Mediat serbe: Franca e kushtëzon Serbinë me normalizim raportesh me Kosovën për blerjen e avionëve

    Mediat serbe: Franca e kushtëzon Serbinë me normalizim raportesh me Kosovën për blerjen e avionëve

    Pas vizitës së fundit në Paris, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u shpreh tejet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me homologun e tij Emmanuel Macron për blerjen e avionëve luftarakë.

    Mirëpo, sipas mediave serbe, beteja e presidentit Macron për këtë temë ende nuk ka përfunduar.

    Këto të fundit raportuan se Beogradi është kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    ”Serbia do aeroplanë Rafale dhe një termocentral bërthamor, ndërsa presidenti Macron insiston në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Kosovës”, citon Nova.

    Ndryshe, presidenti Macron përmendi sulmin terrorist në Banjskë dhe kërkoi që diçka e tillë të mos përsëritët dhe terroristët të japin përgjegjësi.

  • ​Arrestohet i kërkuari nga Vushtrria për rastin “Fajdeja”

    ​Arrestohet i kërkuari nga Vushtrria për rastin “Fajdeja”

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale në rastin “Fajdeja”. Në njoftim thuhet se të enjten rreth orës 01:30, pas një pune operative dhe hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar është arrestuar i dyshuari A.G. si i dyshuar në rastin penal “Fajdeja”.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18.10.2022, ka iniciuar rast për veprën penale ‘Fajde’ dhe me datën 20.10.2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal, kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit me datën 04.05.2023, ka dorëzuar po ashtu edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin A.G”, thuhet në njoftim.

    Më tej thuhet se më datën 17 maj 2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G. në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe është arrestuar dje më datë 11.04.2024.

    “Gjatë hetimeve të kryera deri me tani në këtë rast si të dyshuar janë tridhjetë e gjashtë (36) persona të përfshirë në rastin “Fajdeja” dhe nga ta, deri më tani si të dyshuar, janë të arrestuar njëzet e tetë (28) persona. Poashtu ende ka persona ne kërkim policor dhe me urdhër arrest te lëshuar. Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore, ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, bën të ditur policia. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend, me theks të veçantë ato në kuadër krimeve të rënda dhe korrupsionit.

  • ​Fëmijët e Kane dërgohen me urgjencë në spital pas aksidentit të frikshëm

    ​Fëmijët e Kane dërgohen me urgjencë në spital pas aksidentit të frikshëm

    Tre fëmijët e Harry Kane u dërguan me urgjencë në spital pasi u përfshinë në një aksident të frikshëm në Gjermani.

    Fëmijët e kapitenit të Anglisë, Louis (tre vjeç), Vivienne (pesë vjeç) dhe Ivy (shtatë vjeç), ishin duke udhëtuar në një furgon të tipit Mercedes, kur automjeti u përplas me një Renault afër Schäftlarn në Munich, raporton KosovaPress.

    Ata u dërguan me ambulancë në një spital aty pranë për një kontroll dhe nuk pësuan asnjë lëndim serioz. Gruaja e Kane, Kate dhe fëmija i katërt, Henry, i cili lindi në gusht, nuk besohet të kenë qenë në furgon.

    Incidenti mësohet të ketë ndodhur në Bavari, teksa sulmuesi 30-vjeçar udhëtoi për në Londër me Bayern Munich përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

    Aksidenti ndodhi në orën 17:15 të së hënës, kur makina u përplas me furgonin në të cilin ndodheshin fëmijët, raporton media gjermane “Bild”.