ATV

Blog

  • Osmani: Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën, vazhdimisht bëhen planifikime të tilla

    Osmani: Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën, vazhdimisht bëhen planifikime të tilla

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën.

    Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar situatën e sigurisë në Kosovë janë të vazhdueshme.

    “Një gjë e tillë do të tentohet sërish nga Serbia, sepse vazhdimisht bëhen planifikime të tilla, por jam e bindur me të gjitha përgatitjet që po i bën policia e Kosovës, në partneritet me prezencën ndërkombëtare, në veçanti me EULEX-in dhe NATO-n, si përgjegjës të dytë dhe të tretë për sigurinë në Kosovë, që ne do të parandalojmë çdo sulm”, ka thënë Osmani për Zërin e Amerikës.

    Osmani ndër tjera ka përmendur edhe bojkotimin e procesit të votimit në veri, duke thënë se u bë me presion direkt nga ana e Beogradit.

    Sipas saj, një situatë e tillë është shqetësuese dhe mund të ndryshohet vetëm me presion serioz ndërkombëtar mbi Serbinë.

    “Natyrisht që na shqetëson, sepse vërtet Kosova vazhdimisht ka treguar gatishmëri të plotë që t’i ofrojë qytetarëve të saj jo vetëm mbrojtje kushtetuese, por edhe instrumente të reja në qoftë se dëshirojnë t’i ndryshojnë kryetarët e komunave”.

    Por shqetësimi kryesor sipas Osmanit, është presioni i vazhdueshëm që bëhet mbi qytetarët nëpërmjet strukturave ilegale e kriminale, të cilat financohen, nxiten dhe politikisht emërohen nga ana e Vuçiçit.

    “Kjo tregon nga njëra anë interferim ilegal në zgjedhjet e një shteti tjetër nga ana e Serbisë dhe e dyta që Serbia mbetet po e njëjta dhe si qëllim parësor ka pengimin e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, pavarësisht dialogut që ka zgjatur prej 12 vitesh dhe pavarësisht obligimit të tyre ndërkombëtar me po marrëveshjen e 2013, të cilën po e kërkojnë, ku kërkohet që serbët të integrohen në institucionet e Kosovës dhe të zhbëhen të gjitha strukturat ilegale. Pra është situatë shqetësuese të cilën e ka krijuar Serbia dhe që mund të ndryshohet vetëm me presion serioz ndërkombëtar mbi Serbinë”,, ka thënë Osmani.

  • Arrestohet një zyrtar i Komunës së Ferizajt, keqpërdori pozitën e tij

    Arrestohet një zyrtar i Komunës së Ferizajt, keqpërdori pozitën e tij

    Një zyrtar i Komunës së Ferizajt është arrestuar nga Policia, nën dyshimin se ai ka keqpërdorur pozitën e tij.

    Siç njoftoi Policia përmes raportit 24-orësh, i njëjti dyshohet se keqpërdori pozitën e tij duke i mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës.

    “Objekti i Komunës Ferizaj  11.03.2019 – NN. Është arrestuar zyrtari i komunës i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një shtetasi turk të pajiset me dokumentacion të Republikës së Kosovës”, thuhet ne raportin policor.

    Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Sot është dita e ndeshjeve kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Sot është dita e ndeshjeve kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

    Një javë pas shtyrjes së këtyre ndeshjeve, tani ka ardhur koha dhe momenti për të mësuar dy finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.

    Në ndeshjen e parë dhe më të fortë padyshim, Drita pret Prishtinën në stadiumin e barit artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

    Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të kërkojnë fitoren dhe kalimin në finale pasi ndeshja e parë u mbyll 0-0.

    Ndeshja tjetër është ajo e derbit lokal, ku Ballkani është nikoqir i Suharekës në “Stadiumin e Qytetit”, me fillim nga ora 15:00.

    Në ndeshjen e parë, ekipi i Ilir Dajës ka fituar me rezultat 1-0 dhe synon ta ruaj epërsinë për të siguruar kalimin në finale.

  • Intensifikohen sulmet në Gaza

    Intensifikohen sulmet në Gaza

    Këtë të martë sulmet izraelite u intensifikuan në të gjithë Gazën me disa nga goditjet më të fuqishme prej javësh. Si pasojë ushtria urdhëroi evakuime të reja duke paralajmëruar civilët se ndodheshin në një “zonë të rrezikshme luftarake”.

    Sulmet nga ajri dhe ato tokësore me tanke, u njoftuan gjithashtu në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, ndërkaq, banorët thanë se bombardimet vazhduan për pothuajse 24 orë pa ndërprerje.

    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee, në një postim të fundit të tij në platformën e mediave sociale X u kërkoi banorëve të katër zonave në Beit Lahiya në skajin verior të Gazës që të zhvendosen në dy zona të caktuara.

    Ai tha se ushtria “do të veprojë me forcë ekstreme kundër infrastrukturës terroriste dhe elementeve të rrezikshëm” në rajon. Në një deklaratë të lëshuar më vonë të martën, ushtria tha se “ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake për të zbutur dëmet ndaj civilëve”.

    Bombardimet e reja në veri të Gazës vijnë pothuajse katër muaj pasi ushtria izraelite njoftoi se po tërhiqte trupat nga atje, ndonëse ka thënë se Hamasi nuk i kontrollonte më ato zona./VoA

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në Prekallë të Istogut

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Prekallë të Istogut

    Mbrëmë në fshatin Prekallë të Istogut, është gjetur pa shenja jete një person afër shtëpisë së tij.

    Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Sipas dëshmitarëve, viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësore Ligjore për obduksion.

  • Arrestohet një e dyshuar, tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës

    Arrestohet një e dyshuar, tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës

    Është arrestuar një e dyshuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, sepse e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

  • Arrestohet një burrë pasi kërcënoi gjyqtarin, prokurorin dhe policët

    Arrestohet një burrë pasi kërcënoi gjyqtarin, prokurorin dhe policët

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi ka kanosur dhe fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.

    Atij më pas i është bastisur shtëpia, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

    “Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë  23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohen dy femra në Prizren, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë

    Arrestohen dy femra në Prizren, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë

    Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

    Sipas raportit të policisë, dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

    “Prizren 23.04.2024 – 13:22. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht një të mitur, ku më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet një person në Pejë

    Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet një person në Pejë

    Është arrestuar dje një person në Pejë, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të moshës nën 16 vjeçare.

    I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Emin Basha, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • PDK-ja mban sot konferencë për media

    PDK-ja mban sot konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media.

    Konferenca mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Selinë Qendrore të kësaj partie.

    Ndryshe nga kjo parti nuk kanë bërë të ditur arsyeje e kësaj konference.