ATV

Blog

  • Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

    Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin S.M (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Opel me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

    Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

  • Klinë: Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren, arrestohet

    Klinë: Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren, arrestohet

    Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren.

    I dyshuari dhe femra, sipas policisë i takojnë komunitetit ashkali.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të hënën e kaluar, më 22 prill në Klinë.

    Rasti ka ndodhur në Klinë.

  • Mbreti Charles III po i kthehet detyrave zyrtare për herë të parë që kur njoftoi se u diagnostikua me kancer

    Mbreti Charles III po i kthehet detyrave zyrtare për herë të parë që kur njoftoi se u diagnostikua me kancer

    Mbreti Charles III do t’u kthehet detyrave zyrtare publike për herë të parë që kur bëri të ditur diagnozën e tij me kancer.

    Monarku britanik, i cili është përkrahës i Macmillan Cancer Support, do të vizitojë një qendër të trajtimit të kancerit për të takuar specialistë mjekësorë dhe pacientë të tjerë, shkruan Sky News.

    Në fillim të muajit shkurt, Mbreti Charles III bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer.

    Që atëherë, organizatat bamirëse të kancerit e kanë vlerësuar ndikimin që ka pasur në rritjen e ndërgjegjësimit publik.

    Qëllimi i vizitës së sotme, ku ai do të takojë për herë të parë një numër më të madh njerëzish, është të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe të nxjerrë në pah kërkimet inovative, të mbështetura nga Cancer Research që zhvillohen në spital. /Telegrafi/

     

  • Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut

    Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut

    Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicën e Veriut. Sipas ankuesit, i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur.

    Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë.

    Rasti është iniciuar si “Sulm”.

  • SBAShK-u proteston të mërkurën

    SBAShK-u proteston të mërkurën

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se nesër më 1 maj, do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Ata lajmëruan se bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut do protestojnë për 11 ankesa.

    Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri në 11:00, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

    “Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel “Grand dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

    “Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, shkruan tutje aty.

     

     

  • Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë

    Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë

    Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ekipi mjekësor ku edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

    Raporti i plotë:

    Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.04.2024-23:12. Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • ​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

    ​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk mbajti mbledhjen e paraparë për sot, ku në rend dite ishte raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

    Në mbledhjen e sotme ishte paraparë të shqyrtohet në parim edhe Projektligji për kripto-asetet. Deri tani nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj mbledhje.

  • ​Lufta kundër korrupsionit diskutohet mes përfaqësuesve të ATK-së dhe ministrisë Federale Gjermane

    ​Lufta kundër korrupsionit diskutohet mes përfaqësuesve të ATK-së dhe ministrisë Federale Gjermane

    Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës u takuan me përfaqësuesit e mistrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore.

    “Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një partner të rëndësishëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

    Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Nijazi Asllani përmendi angazhimet dhe progresin e deritanishëm të ATK-së në luftën kundër korrupsionit, duke premtuar vazhdimin e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet dhe për të arritur rezultate të dukshme në këtë drejtim.

    Edhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës Luan Dalipi shef i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, si dhe Tienmu Ma këshilltar i kryeministrit, thanë se qeveria mbështet të gjitha nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal dhe korrupsionin.

    “Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje.

  • Sipas ekspertëve, ja cila është koha më e mirë për tu zgjuar në mëngjes

    Sipas ekspertëve, ja cila është koha më e mirë për tu zgjuar në mëngjes

    Ju mund të përcaktoni kohën më të mirë për t’u zgjuar në mëngjes bazuar në stilin e jetës dhe shëndetin tuaj.

    Në përgjithësi, zgjimi ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 8 të mëngjesit konsiderohet ideal sepse përputhet me ciklet tona natyrore të gjumit-zgjimit.

    Tetë orë gjumë çdo natë është vërtetuar universalisht si numri magjik, por ju gjithashtu do të dëshironi të merrni parasysh moshën dhe stilin tuaj të jetesës.

    Shkencërisht, është vërejtur se koha ndërmjet orës 22:00 deri në mesnatë është koha më e mirë për të fjetur.

    Sasia ideale e gjumit në fund të fundit është të zgjoheni në mëngjes duke u ndjerë i rifreskuar dhe i pushuar mirë sesa i turbullt.

    Zgjimi zakonisht vonë ose mbajtja e një orari të parregullt të gjumit mund të ndikojë negativisht në shëndetin e përgjithshëm. Zgjimi vonë mund të çojë në çrregullime të humorit.

  • Nënat e Srebrenicës: Kërcënimin e Vuçiqit merrni seriozisht, vendosni trupat e NATO-s në kufi

    Nënat e Srebrenicës: Kërcënimin e Vuçiqit merrni seriozisht, vendosni trupat e NATO-s në kufi

    Shoqata e viktimave dhe dëshmitarëve të gjenocidit dhe shoqata “Lëvizja e nënave nga enklavat e Srebrenicës dhe Zhepës” u dërguan një letër shumë organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n, EUFOR-in, PIC dhe OHR-në, ku iu referuan veprimeve të Serbisë në lidhje me rezolutën për Srebrenicën.

    Në letrën e dërguar nga shoqatat, theksohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pretendon se do ta kundërshtojë rezolutën me të gjitha forcat, transmeton Paparaci.

    “Duke pasur parasysh se presidenti serb pretendon se Serbia do ta kundërshtojë me të gjitha forcat rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe se “ai është krenar” për rezultatet e fushatës kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rezolutën për Srebrenicën, duke lënë të kuptohet se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë do të “hapë kutinë e Pandorës pa precedent”. Pyesim se çfarë do të thotë hapja e “kutisë së Pandorës”, me armët e marra nga Rusia dhe Kina?

    Ata gjithashtu kanë thënë se çdo kërcënim për paqen është shkelje serioze e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

    “Vetë njoftimi i presidentit serb për “hapjen” e diçkaje është një thirrje për garantuesit e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë për të mbrojtur paqen. Presidenti i Serbisë është një person që ka kërcënuar publikisht: “për një serb do të vrasim njëqind myslimanë” dhe deklaratat e një personi të tillë duhet të merren seriozisht. Ne ftojmë të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin më seriozisht kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit dhe të vendosin urgjentisht forcat e NATO-s në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, përfundon kumtesa.