ATV

Blog

  • ​Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj, ja cilat janë ndryshimet

    ​Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj, ja cilat janë ndryshimet

    Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave do të hyjë në fuqi më 26 maj, ka njoftuar sot Dogana e Kosovës.

    Aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të miratohen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të tij.

    Deri në miratimin e këtyre akteve nënligjore, do të vazhdojnë të zbatohen aktet nënligjore ekzistuese, për aq kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.

    Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri, do të shfuqizohet kodi nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, Ligji nr. 04/L-099 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 03/L-109 Doganor dhe i Akcizave në Kosovë dhe çdo dispozitë tjetër që është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të ri.

    Ky ndryshim i rëndësishëm synon të modernizojë dhe përmirësojë sistemin doganor dhe të akcizave në Kosovë, duke ofruar një kornizë më të qartë dhe më të efektshme.

    Kodi i ri është hartuar për të përmbushur standardet ndërkombëtare dhe për të lehtësuar tregtinë, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e doganimit për bizneset dhe individët.

    Kodi i ri doganor dhe akcizave sjell disa ndryshime si në vijim:

    Siguron një kornizë gjithëpërfshirëse për rregullat dhe procedurat doganore në territorin doganor të Republikës se Kosovës, duke përshtatur zhvillimet e fundit në fushën e tregtisë dhe mjetet moderne të komunikimit, duke siguruar sistem plotësisht të automatizuar.

    Operatorët ekonomik përfitojnë plotësisht nga teknologjia e informacionit, e cila do të mundësojë reduktimin e barrës dhe shpenzimeve dhe do të përmirësojë efektivitetin e kontrolleve doganore (krijimin e balancës në mes kontrolleve dhe lehtësirave tregtare).

    Janë përcaktuar kushtet dhe procedura me të cilën autorizohen agjentët doganorë, provimi profesional dhe licencimi i agjentëve doganor organizohet nga Dogana.

    Janë përcaktuar në mënyre strikte afatet ligjore për nxjerrën e vendimeve nga Dogana, çka i mundëson subjekteve siguri juridike.

    Përforcon procedurat më të shpejta për operatorët ekonomik të autorizuar (AEO) me mundësi të njohjes reciproke ndërkombëtare të autorizimeve sipas parimit të proporcionalitetit.

    Autorizimi për përdorimin e një garancioni gjithëpërfshirës për të gjitha procedurat doganore.

    Ndryshime për rregullat për strehimin e përkohshëm, duke përfshirë edhe zgjatjen e periudhës së strehimit nga 20 ditë deri në 90 ditë.

    Obligimi për depozitimin e deklaratës përmbledhës për mallrat që sjellën apo dalin nga territori doganor i RKS-së.

    Zhdoganimi i mallrave me autorizim të DK-së në ambientet e importuesit dhe thjeshtësimet tjera për operatoret ekonomik si zhdoganimi qendror, evidentimi në regjistrat e deklaruesit dhe vetëvlerësimi.

    Procedurat e posaçme (PP ish PMNE) kanë pësuar ndryshime:

    -te magazinat doganore kemi vetëm dy lloje (publike dhe private),

    -është hequr procedura nën kontroll doganor PKD, tani pjesë e PB mallrat në përpunim të brendshëm (PB), me rastin e lëshimit të mallit në qarkullim të lirë të lëndës së parë ose produktit kompensues nuk aplikohet kamata kompensuese.

    Me ligjin e akcizës përcaktohen obliguesit akcizor, lindja e obligimit të llogaritjes dhe pagesës së akcizës, në mënyre të detajuar, rregullat për autorizimin dhe shfuqizimin për magazinat akcizore, shtyrjen e pagesës, rregullat për përdoruesin e liruar i cili produktet akcizore i përdor në procesin e prodhimit me qëllim të prodhimit të një produkti jo akcizor dhe përdoruesit për shfrytëzim të burimeve të energjisë (energjentet).

    Akciza për produktet e duhanit të vendosur në magazinë doganore apo magazinën akcizore duhet të paguhet më së largu deri 120 ditë nga realizimi i importit.

    Me ligjin për kundërvajtje janë përcaktuar qartë një listë të veprimeve apo mos veprimeve që përbëjnë shkelje të rregullave doganore, lartësia e dënimeve ku për shkelje të sanksionuara duke marrë në konsideratë mënyra e kryerjes dhe shkeljet kategorizohen nisur nga fakti se a ka pasur qëllim apo neglizhencë.

    Secila shkelje e sanksionuar është e ndërlidhur me nenet përkatëse te ligjit material çka siguron trajtim ligjor dhe siguri juridike me rastin e marrjes së vendimeve.

    Janë zgjeruar kompetencat e oficerëve doganor në pajtim me praktikat e doganave të BE-së me qëllim të evitimit të vakumit ligjor dhe luftimit të evazionit fiskal, verifikimeve të transfereve bankare, mbledhjes se detyrueshme dhe ushtrimit të kontrolleve në territorin doganor të Kosovës.

    Për mallrat e importuara nga udhëtarët, është vendosur pragu i ri vlerës nga deri 175 euro në deri në 300 euro për rruge tokësore dhe 430 euro në rrugë ajrore.

  • ​Sulm i armatosur në Kolumbi: Vritet drejtori i burgut

    ​Sulm i armatosur në Kolumbi: Vritet drejtori i burgut

    Drejtori i një burgu në kryeqytetin e Kolumbisë u vra të enjten vonë në një sulm të armatosur teksa ngiste automjetin e tij privat.

    Koloneli në pension Elmer Fernandez, drejtori i burgut La Modelo në Bogota, vdiq pasi u sulmua nga plumba të shumta të qëlluara nga njerëzit në motoçikleta.

    Presidenti Gustavo Petro dënoi sulmin në llogarinë e tij në X dhe urdhëroi kapjen e menjëhershme të autorëve dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Fernandez.

    “Në Bogota u krijua një plan bllokimi dhe do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit të sigurisë për të vendosur masa për të gjitha burgjet e vendit,” shtoi ai.

    Mediat lokale raportuan se Fernandez kishte marrë kërcënime me vdekje kohët e fundit për mospërputhje me kërkesat e bandave.

    Partitë opozitare dënuan vrasjen e Fernandez dhe i kërkuan qeverisë të garantojë sigurinë e drejtorëve të burgjeve. /AA/

  • Të hënën rihapet Klinika e Onkologjisë pas renovimeve

    Të hënën rihapet Klinika e Onkologjisë pas renovimeve

    Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e përurimit të renovimeve në Klinikën e Onkologjisë.

    Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Ngjarja sipas njoftimit, nis në orën 09:00.

  • ​Haradinaj në Shqiponjë: Dëshmorët udhërrëfyes për hyrjen e Kosovës në NATO

    ​Haradinaj në Shqiponjë: Dëshmorët udhërrëfyes për hyrjen e Kosovës në NATO

    Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të atdheut.

    Kështu ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Shqiponjës.

    “Shqiponja, vend me traditë shekullore të angazhimit për liri, ishte e para që dha lajmin e lirisë. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin, e brenda disa javëve Kosova ishte e lirë,” ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se të rënët për liri mbeten udhërrëfyes për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake në botë.

    “Në përvjetorin jubilar të çlirimit, nderuam sot më meritorët, burrat e gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, që mbesin udhërrëfyes yni në realizimin e ëndrrave tona për Kosovën e sigurt, anëtare e NATO-s, përkrah aleatëve të prirë nga Amerika”, ka përfunduar Haradinaj.

  • ​FSK-ja tregon përgatitje të lartë profesionale në stërvitjet në Turqi

    ​FSK-ja tregon përgatitje të lartë profesionale në stërvitjet në Turqi

    Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Efes 24” në Izmir të Turqisë.

    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se stërvitjet po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojës ushtarake dhe ndërveprimit me shtetet partnere.

    “Ushtarakët tanë kanë përfunduar fazën e parë, ndërsa në fazën e dytë parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

  • Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e terrasve të lokaleve: S`lejohet uzurpimi i pronës publike

    Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon largimin e terrasve të lokaleve: S`lejohet uzurpimi i pronës publike

    Kryetar i Prishtinë, Përparim Rama, ka treguar për aktivitetin e Inspektorati i Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë të lokaleve.

    I pari i Prishtinës ka bërë me dije se këto ditë institucioni në fjalë është duke e liruar një hapësirë në afërsi të Pallatit të Rinisë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të lejojë uzurpimin e pronave publike.

    “Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike!”, ka shkruar Rama.

  • Presidentja Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është çështje kohe

    Presidentja Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është çështje kohe

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

    Megjithatë, Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe.

    Osmani tutje ka thënë e në këtë rrugë, Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.

    “Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike. I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”.

  • ​Nuk mund të ndalet anëtarësimi i Kosovës në KiE, thotë Gërvalla

    ​Nuk mund të ndalet anëtarësimi i Kosovës në KiE, thotë Gërvalla

    Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se vendi tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se anëtarësimi në këtë organizatë evropiane nuk mund të ndalet.

    Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Ministrja Gërvalla tha se vendimi për të lënë Kosovën jashtë agjendës së KiE është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë.

    Ajo tha se letra dërguar nga Qeveria e Kosovës në KiE për draft-statutin e asociacionit është bërë me qëllim të tejkalimit të bllokadës që kishte krijuar vendosja e parakushtit të fundit nga BE-ja për hyrjen e vendit në organizatën e madhe evropiane.

    “Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, ka thënë Gërvalla.

    Ministrja Gërvalla tha se dalja në krah të Serbisë dhe lobimit të saj kundër Kosovës në KiE nga disa vende anëtare të BE-së, ka privuar qytetarët e Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.

    “Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasburg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër”.

    Gërvalla tha se anëtarësimi i Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë.

    “Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë. Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës”, ka përfunduar Gërvalla.

  • Kryediplomati i Hungarisë: Nuk e votojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Kryediplomati i Hungarisë: Nuk e votojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Szijjarto, që foli para nisjes së takimit të Komintetit të Ministrave të 46 vendeve anëtare të KiE-së, që zhvillon punimet në Strasburg të Francës, theksoi se për qëndrimin e Budapestit zyrtar ka njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Kosovës.

    “Ne kemi një qëndrim shumë të qartë, se ne nuk e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe këtu ne kemi një qëndrim parimor për të cilin i kemi njoftuar miqtë tanë në Kosovë, po ashtu. Ky pozicion parimor është kështu. Ne do të donim të shihnim finalizimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ne besojmë, po flas nga përvoja se sa herë Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, kjo ka qenë një prapakthim në dialog”, theksoi kryediplomati hungarez.

  • Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

    Probleme me ngërçin? Faktorët e rrezikut, arsyet dhe zgjidhjet

    Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup.

    Nëse jeni zgjuar ndonjëherë gjatë natës ose gjatë ecjes nga ngërçi, ju e dini mirë që shtrëngimet shkaktojnë dhimbje të forta. Periudhat e gjata të ushtrimit ose të punës fizike, veçanërisht në mot të nxehtë, mund të çojnë në shfaqjen e ngërçit në muskuj.

    Por edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.

    Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur dhe të mprehtë, mund të ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.

    Shkaqet

    Përdorimi i tepruar i muskujve, etja, tendosja e muskujve ose thjesht mbajtja e një pozicioni për një periudhë të zgjatur mund të shkaktojë ngërç muskulor. Megjithatë, në shumë raste, shkaku nuk dihet.

    Dhimbjet e muskujve mund të jenë të lidhura me probleme mjekësore themelore, të tilla si:

    Furnizimi i pamjaftueshëm me gjak. Shtrëngimi i arterieve që çojnë gjak në këmbët tuaja mund të prodhojë raste të ngërçit.

    Shtypja e fijeve nervore. Shtypja e nervave në shtyllën kurrizore (stenoza e mesit) gjithashtu mund të prodhojë dhimbje të ngërçit në këmbët tuaja. Dhimbja zakonisht përkeqësohet sa më gjatë të ecni. Duke ecur në një pozicion paksa të përkulur – siç bëni kur shtyni një karrocë para jush – mund të përmirësoni dhe ulni dhimbjen.
    Pamjaftueshmëria e mineraleve në organizëm. Mungesa e mineraleve jetësore si kalium, kalcium ose magnez në ushqimin tuaj ndihmojnë shfaqjen e ngërçit.
    Në disa raste mjekimet farmaceutike për presionin e lartë të gjakut, gjithashtu e zbrazin organizmin nga këto minerale.

    Faktorët e rrezikut që rrisin rrezikun e ngërçeve të muskujve përfshijnë:

    Mosha. Njerëzit e moshuar humbasin masën e muskujve, kështu që muskujt e mbetur mund të kontraktohen më lehtë.
    Dehidratimi. Personat që lodhen dhe humbasin ujë, shpesh hasin dhimbje të muskujve.
    Shtatzënia. Dhimbjet e muskujve gjithashtu janë të zakonshme gjatë shtatzënisë.
    Problemet mjekësore me shëndetin

    Ju mund të jeni në rrezik më të lartë të ngërçeve të muskujve nëse keni probleme me diabetin, nervat, mëlçinë ose çrregullimet tiroide.

    Këto hapa ndihmojnë në parandalimin e ngërçeve:

    Shmangni dehidratimin. Pini shumë lëngje çdo ditë. Sasia e ujit varet nga ajo që hani, gjinia, niveli i aktivitetit tuaj, moti, mosha dhe mjekimet që merrni.
    Shtrini muskujt tuaj. Bëni ngrohjen fizike para dhe pas përdorimit të ndonjë muskuli për një periudhë të zgjatur.
    Nëse keni tendencë të keni dhimbje në këmbë gjatë natës, ushtroni pak muskujt e gjymtyrëve para gjumit.

    Ushtrimi i lehtë, siç është hipur në një biçikletë stacionare për disa minuta para gjumit, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve gjatë gjumit.

    Kur duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku

    Ngërçet e muskujve zakonisht zhduken vetvetiu por ndonjëherë janë serioze sa duhet për të kërkuar kujdes mjekësor. Kur ngërçet shkaktojnë problemet e mëposhtme duhet të paraqiteni tek mjeku.

    Shkaktojnë dhimbje të rënda

    Janë të lidhura me ënjtje të këmbëve, skuqje ose ndryshime të lëkurës
    Janë të lidhura me dobësi të muskujve
    Ndodhin shumë shpesh
    Ngërçi që shkaktohet nga disa ilaçe dhe medikamente

    Ngërçet njihen si efekte anësore kur përdoren disa ilaçe të caktuara për probleme të tjera të shëndetit. Ato shfaqen me nifedipine (Procardia dhe të tjerë), të përdorura për shtrëngime kraharori, tension të lartë të gjakut dhe kushte të tjera).

    Ngërçet shfaqen edhe prej disa ilaçeve të azmës si terbutalina (Brethine) dhe albuterol (Proventil, Ventolin dhe të tjerë). Disa ilaçe që përdoren për të ulur kolesterolin, siç është lovastatina (Mevacor), gjithashtu mund të çojnë në ngërçe.

    Kinina është një substancë që ul ngërçin dhe në sasi minimale gjendet tek uji tonik. Mjaft persona vënë re lehtësim nga ngërçet si rezultat i përdorimit të ujit tonik.

    Por kinina si preparat është i dëmshëm për shtatëzënat dhe për personat me probleme të tensionit. Mjaftohuni me ujin tonik pa ekzagjeruar në sasi.

    Këshilla praktike për ngërçin

    Sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur dhe shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda.

    Nëse ju kap gjatë natës, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shumë shpejt.