ATV

Blog

  • LDK s’tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, Gashi: Është e vetmja zgjidhje

    LDK s’tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, Gashi: Është e vetmja zgjidhje

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se e vetmja zgjidhje është dorëheqja e Kryeministrit, raporton EO.

    Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

    “Po bojkotohet puna e Kuvendit. Sa i përket zgjedhjeve është zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit. Zgjidhja duhet të jetë dorëheqja. Tani shkuarja në zgjedhje mese planifikon vendi të shkon në zgjedhje koha për të shkuar në korrik është drejt momenteve të veta të fundit”, tha Gashi.

  • Adnan Rrustemi: Nëse krejt opozita pajtohet për shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm

    Adnan Rrustemi: Nëse krejt opozita pajtohet për shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se nëse ka pajtueshmëri ndërmjet grupeve parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit, edhe Vetëvendosja është për, raporton EO.

    Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Rrustemi ka thënë se data e zgjedhjeve është proces që përfshin të gjitha partitë.

    “Qëndrimi i VV-së është i qartë, ne jemi dakord që nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës, për një datë për zgjedhje e shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm. Kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e opozitës. Data e zgjedhjeve është proces që përfshin të gjitha partitë. Nëse opozita ka pajtueshmëri jemi të gatshëm për ta diskutuar. Ka qenë në rrafshin e pritjeve të saj për seancë të enjten, nuk ka pasur kërkesë që të renditet si pikë shpërndarja e Kuvendit, por nëse opozita dakordohet për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, grupi parlamentar është i gatshëm”, ka thënë Rrustemi të hënën.

  • Për herë të parë në Kosovë, fillon Kursi për Licencën UEFA A

    Për herë të parë në Kosovë, fillon Kursi për Licencën UEFA A

    Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A. Pas një ecurie të suksesshme në kurset e Licencës C dhe B, FFK është autorizuar nga UEFA për të mbajtur edhe kurset e Licencës A, gjë që dëshmon progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga Departamenti i Edukimit.

    Në këtë kurs janë përfshirë 20 trajnerë të përzgjedhur, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përveç ndjekjes së ligjëratave, do të kenë edhe punën praktike dhe monitorimin në klube. Në përfundim të kursit, trajnerët do t’i nënshtrohen një provimi dhe ata që e kalojnë me sukses do të marrin Licencën UEFA A.

    Në hapjen e këtij kursi historik, në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali, ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e madhe të këtij kursi.

    “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për FFK-në dhe për futbollin e Kosovës. Pas kurseve bazike për Licencën C dhe B, tanimë kemi kaluar në nivelin profesional, ku për herë të parë organizojmë kursin për Licencën A. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa gjigant në sektorin e edukimit. Në bazë të punës që kemi bërë mendoj se edhe më herët e kemi merituar të fillojmë me kurset e Licencës A, por pandemia Covid-19 pati ndikimin e saj. Sidoqoftë, fakti që në kurset e Licencave C dhe B nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga UEFA dëshmon punën e mirë që kemi bërë. Ju jeni gjenerata e parë e trajnerëve që jeni të përfshirë në këtë kurs dhe do të mbeteni në histori. Shpresoj se me punën tuaj do të arrini ta kryeni me sukses këtë kurs”, tha presidenti Ademi.

    Ai tutje falënderoi UEFA-n për mundësinë e dhënë, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën e dhënë në edukimin e trajnerëve kosovarë deri tani. Ai gjithashtu vlerësoi punën e shkëlqyer të Departamentit të Edukimit në FFK, duke theksuar se puna do të vazhdojë deri në marrjen e autorizimit për Licencën UEFA Pro.

    Trajnerët pjesëmarrës u shprehën të lumtur që tashmë kanë mundësinë që kursin për Licencën A ta kryejnë në Kosovë, duke falënderuar FFK-në për këtë mundësi. Ata shpresojnë që shumë shpejt do të kenë rastin të ndjekin edhe kursin për Licencën UEFA Pro.

    Ligjërues në këtë kurs është instruktori i njohur Klaus Stark, i cili do të drejtojë trajnerët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional.

    Ky kurs për Licencën UEFA A është një hap i madh përpara për futbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në vend.

  • ​Rivali i Shqipërisë, Spanja publikon listën për Euro 2024

    ​Rivali i Shqipërisë, Spanja publikon listën për Euro 2024

    Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka shpallur listën me 29 lojtarë për Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 në Gjermani në të cilën janë përfshirë Pedri dhe Nacho dhe bien në sy thirrjet e Ayoze, Marcos Llorente dhe Fermín, kurse Asensio dhe Sarabia janë lënë jashtë listës.

    Lista përfundimtare prej 26 lojtarësh do të shpallet nga trajneri kombëtar pas ndeshjeve miqësore kundër Andorrës më 5 qershor në Badajoz dhe ndaj Irlandës së Veriut më 8 qershor në Palma de Mallorca.

    Kjo është lista e plotë:

    Portierë : Unai Simón (Athletic), Raya (Arsenal), Remiro (Real Sociedad).

    Mbrojtës : Carvajal (Real Madrid), Jesús Navas (Sevilla), Laporte (Al Nassr), Le Normand- (Real Sociedad), Nacho (Real Madrid), Vivian (Athletic), Cubarsi (Barcelona), Grimaldo (Leverkusen), Cucurella (Chelsea).

    Mesfushorët : Rodrigo (Manchester City), Zubimendi (Real Sociedad), Mikel Merino (Real Sociedad), Fabián (PSG), Pedri (Barcelona), Marcos Llorente (Atlético), Aleix García (Girona), Alex Baena (Girona), Fermín (Barcelona).

    Sulmues: Ferran Torres (Barcelona), Dani Olmo (Leipzig), Nico Ëilliams (Athletic), Morata (Atlético), Joselu (Real Madrid), Oyarzabal (Real Sociedad), Lamine Yamal (Barcelona) dhe Ayoze (Betis).

    Spanja do të nisë Euron më 15 qershor kundër Kroacisë në orën 18:00. Më pas do të jetë radha e tyre të luajnë me Italinë më 20 qershor (21:00) dhe faza e parë do të përfundojë me Shqipërinë më 24 qershor në orën 21:00.

  • “S’ka shpërndarje të Kuvendit, në qoftë se këtë e bëjnë LVV-ja me PDK-në, atëherë kanë marrëveshje”

    “S’ka shpërndarje të Kuvendit, në qoftë se këtë e bëjnë LVV-ja me PDK-në, atëherë kanë marrëveshje”

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përsëriti qëndrimin e partisë se duan shkarkimin e qeverisë ose dorëheqjen e kryeministrit në mënyr që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Tahiri tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se AAK-ja “do të dërgojë një përgjigje me shkrim për t’i konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhnin atëherë kur do të shkarkohej kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit”.

    “Ai në ditën kur u dasht të diskutohej më së shumti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po atë natë e lansoi idenë e shpërndarjes së parlamentit dhe shkuarjes në zgjedhje”, tha Tahiri.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se në këtë mënyrë, kryeministri Albin Kurti e organizoi darkën “për ta mbytur debatin për anëtarësim”.

    Tahiri tha se nuk ka shpërndarje të Kuvendit.

    “Ky kryeministër do të rrëzohet dhe do të japë dorëheqje. Rrugë tjetër nuk ka. Shpërndarje nuk ka. Në qoftë se e bëjnë shpërnarjen dy partitë politike, atëherë shihet që ka një marrëveshje”, tha ai.

    Ai tha se Qeveria është dorëzuar dhe se opozita “ia ka shpërfaqur këtë”.

  • Tahiri: Shtatori duhet ta gjejë Kosovën me një kryeministër të ri

    Tahiri: Shtatori duhet ta gjejë Kosovën me një kryeministër të ri

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se kanë mbetur edhe dy ditë “në dritaren kushtetuese” për të shkuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ose në të kundërtën sipas tij, Qeveria duhet ta çojë mandatin në fund, raporton EO.

    Ai ka deklaruar të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se më së miri do të ishte sikur të shpërndahej Kuvendi dhe në shtator të këtij viti të zgjidhej qeveria e re.

    “…Sa i përket shpërndarjes së Kuvendit kanë mbetur edhe 2 ditë të dritares kushtetuese që vendit tonë t’i mundësohet që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor ose 7 korrik. Këto dy ditë do t’i japin një epilog, e do të presim deri në momentin e fundit, që vendi të shkojë më zgjedhje të jashtëzakonshme që vjeshta ose shtatori ta zë vendin tonë me një kryeministër të ri që e nxjerr Kosovën nga kriza”, ka thënë Tahiri.

    Sipas tij, partitë politike kanë një reflektim për t’i mundësuar zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit.

    Shefi i GP të PDK-së ka shtuar se nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme, Kuvendi do të vazhdojë me punën

    “Shpresojmë që në një të ardhme sa më të afërt vendi ynë të jetë anëtar i NATO-s me të drejta të plota”, shtoi ai.

  • Ky është shteti i vetëm që votoi kundër avancimit të statusit të Kosovës në NATO

    Ky është shteti i vetëm që votoi kundër avancimit të statusit të Kosovës në NATO

    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.

    Kosova u bë anëtarja e dhjetë e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s sot votoi pozitivisht për ngritjen e statusit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar të asaj organizate.

    Gjatë votimit, 14 anëtarë abstenuan, vetëm Hungaria ishte kundër.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

    Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

    Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

    Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

    Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

    Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

  • Osmani: NATO është fati i Kosovës, do të vazhdojmë përpjekjet për rrugën drejt anëtarësimit

    Osmani: NATO është fati i Kosovës, do të vazhdojmë përpjekjet për rrugën drejt anëtarësimit

    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Pas këtij vendimi, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Osmani ka shkruar se NATO-ja është fati i Kosovës dhe se vendi do të vazhdojë përpjekjet me aleatët për rrugën drejt anëtarësimit.

    “Mirënjohës për të gjithë anëtarët që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimin.” – ka deklaruar Osmani.

    Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

    Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

    Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

    Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës – së voni edhe kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

  • Dënohet me 25 vite burgim i akuzuari për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore në Pejë

    Dënohet me 25 vite burgim i akuzuari për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore në Pejë

    Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vite burgim Urim Hyseni, i cili akuzohej për vrasjen e nënës së tij në mënyrë mizore.

    Shpallja e këtij aktgjykimi është bërë të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, në dënimin e shqiptuar të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14 prill 2023, e tutje, konform neni 35 par.1 të KPRK-së.

    Gjykata të akuzuarit Hyseni krahas dënimit i shqiptoi edhe masën e trajtimit të paraburgimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim të Institucionit të Kujdesit Shëndetësor e cila masë do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

    Gjyqtarja Husaj-Rugova, tha se masa e trajtimit të detyrueshëm do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

    Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur më 9 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, i akuzuari Urim Hyseni më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij H.H., në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale. Aktakuza thotë se pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit dhe viktimës, për motive ende të panjohura, derisa gjendeshin në paradhomën e katit të parë të shtëpisë, i akuzuari në mënyrë mizore kyen vrasjen e viktimës.

    Me këtë, akuzohet se ka kryer vepën penale “vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar 1.3 e 1.4, lidhur me nenin 18, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet me burg prej 10 vitesh deri në burgim të përjetshëm. Neni 18, paragrafi 2 dhe paragrafi 1 shpjegojnë se personi që ka paaftësi mendore dhe aftësi të zvogëluar mendore konsiderohet penalisht përgjegjës, por këto rrethana merren parasysh nga gjykata kur vendos për kohëzgjatjen dhe llojin e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.

    Më 14 prill 2023, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se një person dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Pejë. Më 11 maj i ishte vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi Hysenit. /BetimipërDrejtësi

  • Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

    Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.

    Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme midis NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

    Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.