ATV

Blog

  • Viktimat në Papa Guinenë e Re, Osmani: Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj

    Viktimat në Papa Guinenë e Re, Osmani: Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj

    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat në Papa Guinenë e Re si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

    Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social X, ka theksuar qëndrojnë afër me popullin dhe Qeverinë e Papa Guinesë së Re.

    “Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre kohërave zemërthyese për popullin e Papua Guinesë së Re”, ka thënë Osmani.

  • Avancimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Konjufca: Vendim i shkëlqyer

    Avancimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Konjufca: Vendim i shkëlqyer

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka quajtur të shkëlqyeshëm vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës i dha statusin e anëtarit të asociuar.

    “Një falënderim i veçantë shkon edhe për Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s! Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi”, shkroi Konjufca.

    “Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”, shtoi ai në Facebook.

  • Kadetët e diplomuar në West Point janë uruar nga Maqedonci

    Kadetët e diplomuar në West Point janë uruar nga Maqedonci

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar pas diplomimit të kadetëve Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi në akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

  • Çeku: Anëtarësimi në NATO më i rëndësishëm se ai në BE

    Çeku: Anëtarësimi në NATO më i rëndësishëm se ai në BE

    Miratimin e avancimet të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e quan lajm të mirë për vendin.

    Në një prononcim për Radio Dukagjinin, teksa Çeku thotë se i është gëzuar këtij lajmi, ai komentoi edhe dështimin e përpjekjeve të vazhdueshme serbe për ta penguar këtë proces.

    “Padyshim se është një lajm i mirë për Kosovën sepse Kosova gradualisht po e zë vendin e vet në organizatat ndërkombëtare aq më mirë këtë fakt e bën dështimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë që ta pengojë avancimin e statusit të Kosovës kështu që Kosova gradualisht po hyn në NATO, në struktura të NATO-s edhe pse kjo është një organizatë, nuk është drejtpërdrejt e NATO-s por është afër ku vendet mund ta shprehin qëndrimin e tyre… I jam gëzuar këtij lajmi”, u shpreh ai.

    Çeku potencoi se hapi tjetër është anëtarësimi i plotë teksa shton se kjo thjesht Kosovën e fut në familjen e NATO-s dhe e lidh më shumë me NATO-n.

    Ai po ashtu vlerëson se anëtarësimi në NATO ka peshë më të madhe se sa anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    “Normal ka peshë sepse aty diskutohen tema të ndryshme dhe tani Kosova mund ta ngrisë zërin e vet, të japë qëndrimin e vet, mendimin e vet dhe bëhet shumë shpejt pjesë e barabartë me të gjithë ata. Anëtarësimi në NATO është shumë më me peshë të madhe se sa anëtarësimi në BE, kështu që duhet të fokusohemi më shumë në anëtarësimin në NATO por edhe paralelisht edhe në anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në NATO e garanton sovranitetin, përjetësinë e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

  • Kurti: Vitin e kaluar e bëmë lidhjen e internetit në tërë territorin, kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane

    Kurti: Vitin e kaluar e bëmë lidhjen e internetit në tërë territorin, kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron të nevojshëm dhe jetike inteligjencën artificiale në biblioteka. Me këtë rast, Kurti përmendi shtrirjen e internetit në tërë Kosovën, raporton EO.

    Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë, kreu i ekzekutivit tha se Kosova renditet në mesin e 8 vendeve evropiane sa i përket shtrirjes së internetit në tërë vendin.

    “Ekipi i saj dhe profesionalistët e saj do na tregojnë për veprimtarinë e shkëlqyeshme disa vjeçare. Qendra është dëshmi e përkushtimit për mbrojtjen e brezave të ardhshëm, e projektit për personat me aftësi të kufizuar. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është kujtesa për Skënderbeun me koleksionin e librave të artistes britanike Patrica”, u shpreh Kurti.

    “600 mijë materiale objekte digjitale, përfshirë Gazetën ‘Rilindja’, djegia dhe shkatërrimi në dorë të aksidenteve nuk ka pasur mundësi t’i mbaj këto materiale, e digjitalizimi e kalon rëndësinë që ka bërë të lehtë ruajtjen e informatave, duke siguruar që harresa të mos jetë kurrë opsion. Synimi është në arritjen e barazisë shoqërore duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë. Vitin e kaluar e bëme me sukses lidhjen e territorit tonë me internet dhe kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane. Qeveria e ka në prioritet barazinë dhe qasjen e hapur nëpërmjet digjitalizimit, për te mirën e çdo qytetari te Kosovës për ta ndjerë Kosovën plotësisht të saj”.

    Ndërkaq Blerta Ismaili anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare përmendi rëndësinë e të pasurit bibliotekë.

    “Jemi mbledhur sot për t’i shqyrtuar mundësitë në kontekstin e sotëm shoqëror, këto janë pikatim i dijes, mendjes dhe komunitetit. Derisa ne jemi mbledhur sot në Prishtinë po mbahet kampi për inteligjencën artificiale, dëgjuam nga kryeministri se tashmë kishim një ligjërate paraprake, epoka e sotme digjitale kërkon përshtatje edhe të bibliotekave por pa e zbehur rëndësinë tyre. Një bibliotekë është një institucion i gjalle, dëshmi e besimit tonë në besimin e dijes dhe fjalës së shkruar”, u shpreh ajo.

  • ​Szunyog i bën thirrje Kosovës që të heq ndalimin e produkteve serbe

    ​Szunyog i bën thirrje Kosovës që të heq ndalimin e produkteve serbe

    Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka mbajtur Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme, që ka për qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave për investime në vend, si sfidat mjedisore dhe ekonomike.

    Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani ka thënë se Këshilli i Investitorëve Evropianë do të eksplorojnë edhe temat thelbësore për projekte që drejtojnë drejt tërheqjes së kapitalit.

    “Ky forum ka si qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave për investime në vend. Jemi mbledhur këtu kur investimet e qëndrueshme janë më të nevojshme si asnjëherë më parë duke u ballafaquar sidomos me sfidat mjedisore dhe ekonomike. Kosova gjithashtu është e angazhuar që të arrijë këto standarde dhe të kontribuojë përpjekjeve në nivel global, edhe si këshill kemi nderi t’i përkrahim këto iniciativa dhe përpjekje, të cilat na dërgojnë drejt arritjes së këtyre objektivave. Ne do të eksplorojmë edhe tema thelbësore sikurse transformimi i energjisë për projekte që na dërgojnë drejtë tërheqës së kapitalit”, ka thënë Ujkani.

    Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka shtuar se për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve, duke inkurajuar Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë.

    “Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dh pikë vështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta të huaja, remitenca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës, edhe disa zhvillime pozitive në rritjen e eksportit të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë. Për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtoreve, paraqite shumë në planin zhvillimor.. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka shtuar ai.

    Ndërkaq, shefi i kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka theksuar se si Qeveri kanë qenë në gjendje që të kultivojmë disa vlera të filat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve të mira, të cilat kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur se në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit.

    Sipas tij, Qeveria ka dy funksione tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes.

    “Si Qeveri kemi qenë në gjendje që t’i përforcojmë dhe kultivojmë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve te mira, të cilat në anën tjetër kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur së në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe kështu me radhë. Të gjitha këto janë mjedise të mira për zhvillimin të biznesit. Kjo tregon që kemi përmirësuar këtë mjedis duke përmirësuar edhe perspektiven e zhvillimit të biznesit…Shumë prej sukseseve të Kosovës janë si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kemi, duke pasur gjithmonë edhe ndihmën e eksperteve ndërkombëtarë. Kemi shumë për të bërë, e dimë këtë dhe e pranojmë, por mendoj që jemi në rrugën e duhur. Qeveria ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes”, ka theksuar Dalipi.

  • Maqedonci shpjegon se çfarë përfiton Kosova me avancimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

    Maqedonci shpjegon se çfarë përfiton Kosova me avancimin në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka folur pas vendimit për avancimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

    Me këtë rast, Maqedonci ka shpjeguar se çka përfiton vendi nga kalimi prej anëtares vëzhguese në të asociuar.

    Ai tha se me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parliamentare të NATO-s,

    ” Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s”, tha Maqedonci.

    “Gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit”, shtoi ai.

  • Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku sot Kosova avancoi statusin e saj?

    Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku sot Kosova avancoi statusin e saj?

    Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar sot rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

    Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

    Çfarë është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

    Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

    Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

    Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

    Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

    Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

    Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar. /REL/

  • KiE i rekomandon Kuvendit që të bëjë draftin e ri të ligjit për KPM-në

    KiE i rekomandon Kuvendit që të bëjë draftin e ri të ligjit për KPM-në

    Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kanë mirëpritur raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës në lidhje me projektligjin e ri për Komisionin e Pavarur për Media.

    Nëpërmjet këtij raporti, ekspertët e Këshillit të Evropës i kanë rekomanduar Kuvendit të Kosovës që të nisë hartimin e një drafti të ri të projektligjit për KPM-në.

    Zyra e BE-së në një postim në Facebook ka theksuar se “duhet bërë më shumë punë për t’u siguruar që drafti nuk do të cenojë pavarësinë e KPM-së dhe që të mos krijojë jokonsistencë ligjore.

    Gjithashtu bëhet thirrje që të konsultohen edhe mediat me qëllim që rekomandimet të vërehen në draftin e ri.

    Këtë rekomandim e ka mirëpritur kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili ka thënë se raporti i Këshillit të Evropës konfirmon shqetësimet e AGK-së për ligjin e ri të KPM-së.

    “Bashkimi Evropian në Kosovë dhe OSCE mirëpresin raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës, që konfirmon shqetësimet e AGK-së dhe akterëve të tjerë për Ligjin e ri të KPM-së, dhe i rekomandon Kuvendit të nisë së hartuari një draft të ri”, ka thënë ai.

  • Këshilli i Investitorëve Evropianë: Investimet e qëndrueshme të nevojshme si asnjëherë

    Këshilli i Investitorëve Evropianë: Investimet e qëndrueshme të nevojshme si asnjëherë

    Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka mbajtur Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme i cili ka për qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave në vend, raporton Ekonomia Online.

    Emrush Ujkani, Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë ka thënë se si Këshill i përkrahë këto iniciativa dhe do të eksplorojmë tema thelbësore për projekte që na drejtojnë drejtë tërheqjes së kapitalit të BE-së.

    “Ky forum ka si qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave në vend. Jemi mbledhur këtu kur investimet e qëndrueshme janë më të nevojshme si asnjëherë më parë duke u ballafaquar sidomos me sfidat mjedisore dhe ekonomike. Ne si Këshill, kemi nderin ti përkrahim këto iniciativa. Ne do të eksplorojmë edhe tema thelbësore për projekte që na drejtojnë drejtë tërheqjes së kapitalit të BE-së “ ka thënë ai.

    Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kryeministrit ka thënë se si Qeveri kanë qenë në gjendje ti kultivojnë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve të mira dhe se ekzekutivi sipas tij, ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes.

    “Si Qeveri kemi qenë në gjendje që ti kultivojmë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve te mira. Të cilat në anën tjetër kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur së në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit. Të gjitha këto janë mjedise të mira për zhvillimin të biznesit. Kjo tregoi që kemi përmirësuar këtë mjedis duke përmirësuar edhe perspektivën e zhvillimit të biznesit. Shumë prej sukseseve të Kosovës janë si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kemi, duke pasur gjithmonë edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë. Kemi shumë për të bërë e dimë këtë dhe e pranojmë, por mendoj që jemi në rrugën e duhur. Qeveria ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes’, ka thënë Dalipi.

    Nga ana tjetër, Tomas Szunyog – Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë ka theksuar se zbatimi i zhvillimit dhe investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme, sidomos nga pikvështrimi i ikjes së trurit. Szunyog apeloi që Kosova të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe.

    “Ky është një diskutim me kohë për Kosovën. Në fazën e vet të zhvillimit dhe pikvështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta, remitanca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës dhe disa zhvillime pozitive. Të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Zbatimi i zhvillimit dhe investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme sidomos nga pikvështrimi i ikjes së trurit. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë. Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë disa kushte shtesë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtorëve, paraqitet më shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka thënë ai.