ATV

Blog

  • ​Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё

    ​Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielën ka sekuestruar 17 motoçikleta në kuadër të implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.

    “Me datë 01/02.06.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: Shtatëmbëdhjetë (17) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndërsa pёr kundërvajtësit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia në Pejë ka bërë me dije se ky plan do tё vazhdoj tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.

    “Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.

  • ​Malishevë, vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave

    ​Malishevë, vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave

    Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo përkatësisht marrjen e masave preventive, Komuna e Malishevës është duke vazhduar me dezinsektimin e zonave endemike.

    Sipas njoftimit të kësaj komune dezinsektimi gjatë kësaj fundjave është zhvilluar në qytetin e Malishevës, përkatësisht hapësirat më të frekuentuara dhe periferia e qytetit. Ndërsa është paralajmëruar se dezinsektimi do të vazhdoj edhe ditët në vijim, në zonat tjera.

    “Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, kërkon nga organet kompetente në nivel të vendit, që të marrin masat e nevojshme, sipas strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK, përkatësisht të bëhet repelimi i kafshëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të aktivizoj Këshillin Ndërministror dhe të merret më seriozisht me menaxhimin e situatës me EHKK, jo vetëm në Komunën e Malishevës”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë që në territorin e Komunës së Malishevës, që nga paslufta, e deri në vitin 2013, si pasojë e virusit që shkakton ethe hemorragjike, e që kryesisht bartet nga rriqra tek njeriu, kanë humbur jetën 18 qytetarë.

  • ​Tre këmbësorë afër një autobusi të parkuar, goditen nga vetura

    ​Tre këmbësorë afër një autobusi të parkuar, goditen nga vetura

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se në një parking një veturë me targa vendore ka goditur tre këmbësor.

    Rasti sipas policisë ka ndodhur më 2 qershor në rrugën Pejë-Prishtinë.

    “Raportohet se në një parking, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur tre këmbësor që ishin afër një autobusi të parkuar”, thuhet në njoftim.

    Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

    Derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • ​Kryeministri shqiptar publikon pamje të plazhit Tushemisht në liqenin e Pogradecit

    ​Kryeministri shqiptar publikon pamje të plazhit Tushemisht në liqenin e Pogradecit

    Në vazhdën e ekspozimit të zonave të ndryshme turistike, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën ka publikuar pamje të plazhit Tushemisht në liqenin e Pogradecit.

    Kryeministri shqiptar ka shkruar se plazhi është i gatshëm për sezonin veror.

    “Mirëmëngjes dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

  • Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc: Faleminderit 3371 herë që besuat në rrugën tonë

    Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc: Faleminderit 3371 herë që besuat në rrugën tonë

    Kandidati i Frontit për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka shpallur fitoren si kryetar i Bujanocit, pas zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën, raporton EO.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pajaziti, ka falënderuar gjithë votuesit e Frontit për Ndryshim, të cilët i besuan rrugës së tyre.

    “Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit. Faleminderit plot 3371 herë për të gjithë ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar”, ka shkruar Pajaziti.

    Pajaziti ka falënderuar edhe rivalët e tyre politik, për frymën demokratike gjatë fushatës, por edhe ditën e zgjedhjeve.

    “Ju komisionerë, Ju ishit heronjtë tanë. Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i Juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falënderime të panumërta. Falënderime edhe për rivalët tanë, të cilët si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, zgjodhën frymën demokratike të veprimit. Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe. Gjithmonë në shërbinin tuaj!”, ka theksuar ai.

  • Mitrovicë, vdes personi që u gjet i lënduar në trotuar

    Mitrovicë, vdes personi që u gjet i lënduar në trotuar

    Një person është gjetur i shtrirë në rrugët e Mitrovicës me lëndime në kokë.

    Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Ndërkaq në raportin 24 orësh, vdekja është cilësuar si e dyshimtë.

  • BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin

    BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot janë nisur 351 besimtarë, nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova e Obiliqi, drejt haxhit.

    “Sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.”

    Sot pritet të udhëtojnë edhe grupe tjera.

    “Ky ishte grupi i tretë që udhëtoi. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova.”

  • Vdiq polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

    Vdiq polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

    Polici që është plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin gjerman, Manhajm, të premten e kaluar, ka vdekur, thanë autoritetet lokale.

    Polici 29 vjeç ka qenë një nga gjashtë personat që janë plagosur nga sulmuesi, i cili është ndaluar në vendin e ngjarjes.

    Ai është goditur disa herë me thikë në kokë.

    Pavarësisht se i është nënshtruar një operacioni urgjent, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur pasditen e së dielës.

    “Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm.

    Sulmi tregon “rrezikun – shpesh të pallogaritshëm – me të cilin përballen oficerët e policisë çdo ditë”, tha Winfried Kretschmann.

    Sulmi ka ndodhur të premten në një shesh të qytetit Manhajm.

    Sulmuesi i dyshuar, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar, i cili ka arritur në Gjermani në vitin 2014, është qëlluar dhe plagosur nga policia në vendngjarje.

    Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë.

  • Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

    Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

    Ardita Sinani ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës pas zgjedhjeve të së dielës.

    Sipas saj, Partia për Veprim Demokratik ka arritur të marrë 4 mijë e 75 vota.

    Ajo ka thënë më tej se PDSH-ja i ka 3 mijë e703, Aleanca 1 mijë e185 dhe APN 2 mijë e 850.

    “Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, tha Sinani, raporton Telegrafi.

    Sinani ka thënë se për katër vjetët e ardhshme do të qeverisë “me maturi e përgjegjësi”.

    Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:

    Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

    Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

    Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

    Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

    Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

    Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

    Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

    Fronti për Ndryshim nga ana tjetër, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

  • Edona James zbulon se është në lidhje me këtë mashkull

    Edona James zbulon se është në lidhje me këtë mashkull

    Edona James është absolutisht një nga personazhet më të përfolur të showbizit vendor.

    Edona James është e ftuar në edicionin e fundit të “The Elite Way” me Elita Rudi.

    Edona ka treguar shumë, e ndër tjerash edhe për jetën e saj private, atë dashurore.

    Edona James ka treguar në këtë program në “ATV” se është në lidhje, madje me një djalë shqiptar nga Maqedonia.

    Gjithashtu është bërë e ditur se Edona James do të sjell edhe një projekt muzikor.

    Emisionin e plotë gjeni në videon më poshtë: