ATV

Blog

  • Këta janë tre mesfushorët më të mirë në Evropë sipas Valon Berishës

    Këta janë tre mesfushorët më të mirë në Evropë sipas Valon Berishës

    Valon Berisha në një intervistë ekskluzive për A-Play në ATV shpalosi detaje nga karriera e tij, lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta, skuadrat e tij favorite për EURO 2024 si dhe mesfushorët më të mirë në botë sipas tij.

    Berisha, i cili është i ftuar tek Kosova për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë tha se kjo ndeshje është e veçantë për të ngase përballet ndaj shtetit ku u rrit.

    Ndër të tjera Berisha tregoi se ka shoqëri me Haaland dhe i përcjell sukseset e tij.

    I pyetur se nëse Haaland e njeh Kosovën, Berisha tha se Haaland e njeh Kosovën.

    Për lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta, Valon Berisha përmendi Sadio Mane dhe Jonathan Soriano.

    Kurse për mesfushorët e tij favorit në botë sipas tij, Berisha tha se janë Rodri, De Bruyne dhe Toni Kroos.

    Ndiqeni intervistën e tij më poshtë.

  • Valon Berisha: Haaland e njeh shumë mirë Kosovën

    Valon Berisha: Haaland e njeh shumë mirë Kosovën

    Valon Berisha në një intervistë ekskluzive për A-Play në ATV shpalosi detaje nga karriera e tij, lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta, skuadrat e tij favorite për EURO 2024 si dhe mesfushorët më të mirë në botë sipas tij.

    Berisha, i cili është i ftuar tek Kosova për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë tha se kjo ndeshje është e veçantë për të ngase përballet ndaj shtetit ku u rrit.

    Ndër të tjera Berisha tregoi se ka shoqëri me Haaland dhe i përcjell sukseset e tij.

    I pyetur se nëse Haaland e njeh Kosovën, Berisha tha se Haaland e njeh Kosovën.

    Për lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta, Valon Berisha përmendi Sadio Mane dhe Jonathan Soriano.

    Kurse për mesfushorët e tij favorit në botë sipas tij, Berisha tha se janë Rodri, De Bruyne dhe Toni Kroos.

    Ndiqeni intervistën e tij më poshtë.

  • Kurti mban takime buzë detit me biznesmenë shqiptarë në Turqi

    Kurti mban takime buzë detit me biznesmenë shqiptarë në Turqi

    Darkat e shtrenjta dhe dukjet ekstravagante kanë qenë një problem për Albin Kurtin, deri në ardhjen në pushtet të tij. Kryeministri i Kosovës përgjatë vizitës së tij në Turqi ka vizituar biznesmenë shqiptarë atje, ku ka zgjedhur të mbajë takime në pamje piktoreske, përballë detit në Stamboll.

    Në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti ka përmendur Kosovën për “mjedis të favorshëm investimesh”. Mes tjerash ka thënë se Kosova ka çmim të lirë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në një darkë të përbashkët, ai i njoftoi me progresin që Kosova ka shënuar në rrafshin ekonomik në tri vitet e fundit, duke theksuar rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, por edhe rritjen e të hyrave tatimore për 2/3, pa ndërruar politikën fiskale, por si rezultat i rritjes së besimit në institucione. Kryeministri gjithashtu veçoi mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e ZKM’së bëhet e ditur se bashkë me Kurtin ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agron Vrenezi, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan.

    “Teksa shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, ai u bëri thirrje përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë. Ai këtë thirrje e bëri duke u ofruar mbështetjen e Qeverisë bashkë me infrastrukturën ligjore dhe mekanizmat shtetërorë në mënyrë që investimi të jetë i sigurt dhe fitimprurës”.

  • Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus

    Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus

    Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe ish-Ministër për Evropë i Gjermanisë në një intervistë për gazetën e Malit të Zi “Pobjeda” ka thënë se është i shqetësuar për lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazez me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Sipas, Roth Vuçiq e ka dëshmuar që është një partner jo i besueshëm për rajonin. Aleanca të tilla, sipas tij, i minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

    “Është shqetësuese kur politikanë malazezë janë në lidhje ngushta me një lider që ka dëshmuar të jetë një partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin. Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi. Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur. Vendi tani ka një shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në një përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet” ka theksuar deputeti.

    Duke folur për rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe konstatimet se ajo është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të Vuçiq dhe si një ekzekutuese i influences ruse Roth thotë se është i shqetësuar për këtë.

    “Unë e kuptoj dhe e respektoj plotësisht që shumë qytetarë të Malit të Zi e gjejnë shtëpinë e tyre shpirtërore në Kishën Ortodokse Serbe; kjo është një çështje e lirisë fetare, një e drejtë themelore e njeriut. Megjithatë, jam thellësisht i shqetësuar për ndikimin politik të Kishës Ortodokse Serbe, veçanërisht përfshirjen e saj në sistemin arsimor të Malit të Zi dhe ndikimin e saj tek të rinjtë. Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet një kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”.

  • BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur për ta kryer haxhin

    BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur për ta kryer haxhin

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. BIK njofton se në grupin e parë janë 215 besimtarë.

    “Në përcjellje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh dhe ibadete të pranuara. Në këtë grup udhëtuan 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Skenderaj, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot parashihet që të udhëtojë edhe grupi i dytë, ndërsa grupet e tjera do të udhëtojnë të hënën”, thuhet në njoftim.

    Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar.

  • Kurti vendos e ujit lule te varri i Sami Frashërit, në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll

    Kurti vendos e ujit lule te varri i Sami Frashërit, në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur lule te varri i rilindasit Sami Frashëri, në ditën e parë të qëndrimit të tij në Stamboll. Në fotografitë që i ndau zyra e tij, ai shihet edhe duke ujitur lulet.

    “Në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi dje dhe vendosi lule të freskëta te varri i Sami Frashërit, pikërisht në datën e lindjes së tij, më 1 qershor. Pranë pushojnë gruaja, Emine Veliye dhe djali i tij, Ali Sami Yen”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

    ZKM kujtoi se “herën e fundit për vizitë dhe homazhe te varri i Sami Frashërit, kryeministri Kurti ishte në vitin 2019”.

    “Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

  • Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë

    Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë

    Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e Drenasit.

    Lajmin e ka bërë të ditur, zyrtari i PDK-së, Sejdi Hoxha.

    Ky i fundit ka shkruar se ai ishte invalid i luftës, i plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë.

  • Një burrë sulmohet fizikisht nga një grua në Fushë Kosovë

    Një burrë sulmohet fizikisht nga një grua në Fushë Kosovë

    Një burrë ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga një grua.

    Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 10:15.

    Siç njoftojnë organet e rendit, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

    Viktima dhe e dyshuara, ishin duke bashkëjetuar.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Osmani takohet me presidentin e El Salvadorit, flasin për “sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave”

    Osmani takohet me presidentin e El Salvadorit, flasin për “sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele.

    Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se me homologun e saj kanë diskutuar për sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave.

    Osmani ka thënë se vizita e saj në El Salvador përbën hap të rëndësishëm drejt realizimit të potencialit për bashkëpunim mes dy vendeve.

    “El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, ka shkruar presidentja Osmani.

  • Një person theret me thikë në Mitrovicë, motivi i rastit dyshohet të jetë një hasmëri e mëhershme

    Një person theret me thikë në Mitrovicë, motivi i rastit dyshohet të jetë një hasmëri e mëhershme

    Një person në Mitrovicë ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person tjetër.

    I dyshuari nuk është hasur.

    Policia njofton se dyshohet që motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme.

    “LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 01.06.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me një mjetë të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal ku edhe është duke vazhduar trajtimin. Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme. I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra.”