ATV

Blog

  • ​Rivali i Shqipërisë, Spanja e publikon listën përfundimtare të lojtarëve për Euro 2024

    ​Rivali i Shqipërisë, Spanja e publikon listën përfundimtare të lojtarëve për Euro 2024

    Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka lënë jashtë mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsi dhe mesfushorët Marcos Llorente e Aleix Garcia jashtë skuadrës së tij prej 26 lojtarësh për Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Konsistenca dhe aftësia e Cubarsi për të luajtur topin nga prapa e bëri atë një nga lojtarët e parë në La Liga këtë sezon. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i fituar atij një vend në Euro 2024 pasi De la Fuente vendosi të qëndrojë me një grup më me përvojë të qendërmbrojtësve si Robin Le Normand, Nacho Fernandez, Aymeric Laporte dhe Dani Vivian.

    Ish-sulmuesi i Newcastle United dhe Leicester City, Ayoze Perez, i cili shënoi me një gol dhe një asist në debutimin e tij ndërkombëtar në moshën 30-vjeçare në fitoren 5:0 të së mërkurës në miqësoren ndaj Andorrës, ishte emri surprizë në skuadrën që do të udhëtojë në Gjermani, me tetë sulmues.

    Spanja, kampionia e vitit të kaluar në Ligën e Kombeve të UEFA-s do të përballet me Irlandën e Veriut të shtunën në ndeshjen e tyre të fundit përgatitore përpara se të nisin fushatën në Euro 2024 më 15 qershor kundër Kroacisë në Grupin B. Ata gjithashtu do të përballen me Italinë dhe Shqipërinë.

    Listën prej 26 lojtarëve të ftuar nga Spanja për Euro 2024 e gjeni më poshtë.

    Portierët: Unai Simon, Alex Remiro, David Raya

    Mbrojtësit: Dani Carvajal, Jesus Navas, Aymeric Laporte, Nacho Fernandez, Robin Le Normand, Dani Vivian, Alex Grimaldo, Marc Cucurella

    Mesfushorët: Rodrigo, Martin Zubimendi, Fabian Ruiz, Mikel Merino, Pedri, Alex Baena, Fermin Lopez

    Sulmuesit: Alvaro Morata, Joselu, Dani Olmo, Nico Williams, Mikel Oyarzabal, Ayoze Perez, Ferran Torres, Lamine Yamal.

  • Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 23 personave në rastin “Call Center”

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 23 personave në rastin “Call Center”

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër njëzet e tre (23) të pandehurve A.F; K.G; I.L; D.H; M.T; V.K; A.Z; L.H; Ç.Q; F.H; M.K; F.K; I.S; S.P; A.V; A.N; I.XH; A.DH; E:L; A.M; K.R; E.R; Q:I; për rastin e njohur “Call Center ”.

    Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.

    Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së.

    Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet Gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.

  • IKD: Kodi i Sjelljes i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin standardet

    IKD: Kodi i Sjelljes i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin standardet

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në prezantimin e raportit të me temë “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”, ka bërë të ditur se Draft kodi i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin të vendos vullnetin dhe veprimet politike, për arritjen dhe ngritjen e standardeve etike. Sipas IKD-së, ai përqendrohet në mënyrë ekskluzive tek rregullimi i sjellës së deputetëve mes sanksioneve përjashtuese dhe financiare të cilat përbëjnë dobësim të.

    Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj ka thënë se Komisioni për Legjislacion nuk ka arritur ta dërgoj dhe hartoj në seancë plenare të Kodin e sjelljes edhe pse ka pasur kohë të mjaftueshme prej një viti e nëntë muaj për ta hartuar këtë kod.

    “Kuvendi në këtë legjislaturë, por edhe në legjislaturat e kaluara është përballë dhe vazhdon ende të përballet me përdorim të gjuhës jo parlamentare, jo të ndjeshme gjinore, seksiste, raciste, homofobe dhe kemi pasur rastin kur është shfaqur edhe përdorimi i dhunës fizike ndërmjet deputetëve dhe kabinetit qeveritar me deputet. Komisioni për Legjislacion, i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës miratimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve. Synon të vendos parime, të përcaktoj sjellje të papranueshme, të përshkruaj masa ndëshkuese dhe të formoj një Këshill të etikës për zbatimin e këtij kodi. Edhe pse pati kohë të mjaftueshme prej një viti e nëntë muaj për ta hartuar një kod në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe standarde ndërkombëtare, Komisioni për Legjislacion nuk arriti të dërgojë dhe ta hartojë në seancë plenare të Kodit të Sjelljes në pajtim me dokumentet që u përmendën…2:44 Ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit dhe deputetët që një kod të tillë ta tërheqim miratimin prej seancës plenare, të bëj ndryshime në përputhje komentet e tona dhe pastaj ta sjellim në miratim”, ka thënë Jakaj.

    Ai ka shtuar se kodet e sjelljes së deputetëve kanë për qëllim krijimin e kulturës politike duke pasur parasysh korrektësinë, transparencën dhe ndershmërinë, të cilën ky Draft kod i propozuar nga komisioni për legjislacion nuk e ka në synim.

    “Ai (Kodi) përqendrohet në mënyrë ekskluzive tek rregullimi i sjellës së deputetëve mes sanksioneve përjashtuese dhe financiare të cilat përbëjnë dobësim të demokracisë përfaqësuesve, kufizimet që janë vendosur përmes këtij kodi reflektohen me cenim të përfaqësimit të qytetarëve përmes deputetëve që ata kanë zgjedhur. Përjashtimi i deputetëve nga 3 seancat e ardhshme plenare, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas saj, deputeti mund të largohet nga seanca në të cilën ai kryen shkelje, por jo edhe në seancat e radhës…4:17 Suspendim dhe përjashtimi nga seancat e radhës mund të rezultojë në abuzim nga shumica parlamentare për të larguar deputetët e opozitës dhe për të deformuar shumicën natyrore”, ka shtuar ai.

    IKD propozon që përbërja e Këshillit të etikës të jetë i barabartë ndërmjet shumicës dhe opozitës.

    “Kuvendi duhet të përfshij në Kod vlerat dhe standardet ndërkombëtare, të cilat duhet të reflektohen në punën e përditshme të deputetëve. Ata duhet të shohin parimet e Kodit si aspekte pozitive dhe jo detyruese, gjë që draft kodi aktual nuk arrin ta bëjë.. Draft Kodi i propozuar nuk u lejon deputetëve të kundërshtojnë vendimin e shumicës në format të shkruar ose të japin mendime konkurruese kur pajtohen me votimin, por jo edhe me arsyetimin e dhënë… IKD propozon që përbërja e këshillit të etikës të jetë e barabartë ndërmjet shumicës dhe opozitës”, ka theksuar Jakaj.

    IKD ka përmendur disa raste të gjuhës jo parlamentare në Kuvend, prej të cilave ishte nga zëvendëskryeministri Besnik Beslimi i cili ka përdorur gjuhë seksiste, seanca e 23 korrikut, nga një deputet i LDK-së ndaj kryetarit të Komisionit për Legjislacion dhe në aksionet simbolike të opozitës./kp

  • ​Liverpooli zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit

    ​Liverpooli zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit

    Mohamed Salah është fituesi i çmimit të lojtarit më të mirë të sezonit te gjiganti anglez, Liverpool.

    “Mbreti Egjiptian” e fitoi çmimin në fjalë për sezonin 2023/24 në një sondazh në Liverpoolfc.com – duke përfunduar përpara Virgil van Dijk dhe Alexis Mac Allister, të cilët u radhitën respektivisht i dyti dhe i treti – për të fituar çmimin për herë të katërt në shtatë vitet e tij në “Anfield”, raporton KosovaPress.

    Salah ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit këtë sezon me 25 gola në të gjitha garat dhe numri i tij prej 13 asistimeve ishte më i shumti në skuadër së bashku me Darwin Nunez.

    Në total, Salah kishte 38 përfshirje në gola nga 44 paraqitjet e tij për të ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Carabao Cup dhe të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëpërmjet një përfundimi në vendin e tretë në Premier Ligë.

  • “Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit” – Osmani pyetet për “idenë” e Kurtit që Asociacioni të dërgohet në Komisionin e Venecias

    “Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit” – Osmani pyetet për “idenë” e Kurtit që Asociacioni të dërgohet në Komisionin e Venecias

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar idenë e kryeministrit Albin Kurti, që draftin që e kanë propozuar emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe kryeministres Meloni, të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim, raporton EO.

    E para e vendit, ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.

    Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.

    “Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, tha Osmani.

    Kurti ditë më parë për mediat në Shqipëri tha se nëse duan atëherë draftin e Lajçakut mund ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.

    Këto komente, Osmani i bëri nga komuna e Drenasit, ku qëndroi për vizitë.

  • Vdes babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë

    Vdes babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë

    Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në Pejë, më 22 maj.

    Nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë konfirmuar për Reporteri.net se një nga të plagosurit që po trajtohej në QKUK ka vdekur mëngjesin e sotëm, dy javë pas rastit.

    J.B vjeçari që mbeti i plagosur bashkë me dy djemtë e tij, ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:30.

  • Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë

    Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë

    Komuna e Prishtinës, ka mbajtur të premten konferencë për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, raporton EO.

    Duke prezantuar projektin për Kryeqytetin, kryetari Përparim Rama, tha se disa projekte janë në fazën e tenderimit e disa ne fazën e aplikimit. Si problematikë kryesore në Kryeqytet, Rama e përmendi trafikun, me ç’rast tha se shkakton edhe dëme në ambient.

    “ Unë vetë me background si arkitekt urbanist e kuptoj procesin e punëve të mëdha që fillimisht zgjat pak më shumë, pastaj krijon mundësi për transformim të mirëfilltë me projekte mirë të menduara të analizuara dhe më pas implementimi është më i lehtë. Si rezultat i punëve të tjera Kryeqyteti bashkë me organizatën e tenderëve sot do t’i prezantojmë disa punë me vu në kontroll dhe me rrethu një vizion për Kryeqytetin. Disa janë në fazën e tenderimit, disa ne fazën e aplikimit, ta tregojmë edhe nevojën e kryeqytetit për një rrëfim të së ardhmes i duhet një rrëfim një narrativ që na kujton të kaluarën dhe na lidh me të ardhmen. Kemi problemi me trafik, trafiku krijon dëm në ambient për shkak të ajrit të papastër, shkakton stres në aspektin shëndetësor. Projekti e tregon zgjidhjen për trafikun, projektin për kampusin e sporteve, Prishtina do jetë pjesë e lojërave mesdhetare në 2030”, tha Rama.

  • Osmani në Drenas, pritet nga kryetari Ramiz Lladrovci

    Osmani në Drenas, pritet nga kryetari Ramiz Lladrovci

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të komunave të vendit, ka vizituar Drenasin, me ç’rast është pritur kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, raporton EO.

    Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, do ta vizitojë Parkun e Biznesit si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

  • Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

    Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:24.

    Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

    “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.

    Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

  • ​Nderohet jeta dhe vepra e akademik Rexhep Ferri

    ​Nderohet jeta dhe vepra e akademik Rexhep Ferri

    Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, është mbajtur mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën është kujtuar vepra e tij, ndërsa të pranishmit kanë bërë edhe homazhe.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka theksuar se Republika jonë është e artit dhe veprave si shkak i artistëve siç është Rexhep Ferri.

    Kraja ka thënë se Ferri ka zënë një vend nderi në historinë e artit të Kosovës.

    Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka derisa ka kujtuar figurën e tij, ka thënë se nga veprat e intelektualit Ferri do të mësojnë të gjithë brezat, ndërsa ka shtuar se i njëjti do të kujtohet përherë si artisti më i veçantë.

    “Kreshnik e patriot, Rexhep Ferri nuk do të na lë dot. Vepra e tij është shumë e madhe, do t’i përcjellë gjitha brezat e rinj që kanë shumë për të mësuar nga ai. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist, por për një intelektual i shquar që do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën, do të kujtohet përherë si artisti modernist, si artisti më i veçantë. Figura e tij do të flet panumërta dekada për të”, tha Kurti.

    Përfaqësuesi i familjes Ferri, Naser Ferri ka thënë se sot përveç familjes edhe për mbarë shqiptarinë është ditë e dhimbshme, pasi vendi ka humbur një intelektual të shquar.

    Ai është shprehur se piktori Ferri pas vetes ka lënë një veprimtari të pastër artistike për të gjitha gjeneratat.