ATV

Blog

  • Enver Sekiraqa në arrati, s’ka ende kërkesë për fletarrest ndërkombëtar

    Enver Sekiraqa në arrati, s’ka ende kërkesë për fletarrest ndërkombëtar

    Enver Sekiraqa, një ndër emrat më të përmendur nëpër gjykatore në Kosovë, akoma nuk dihet se ku është, ndonëse e ka një dënim për ta vuajtur.

    Ai është dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit kosovar, Triumf Riza, por pavarësisht kësaj, ai gjendet në arrati.

    Avokati i tij ka thënë që Sekiraqa ka kaluar kufirin e Kosovës dhe ndodhet jashtë për trajtim shëndetësor.

    Por mister në këtë mes janë arsyet pse për të nuk është parashtruar kërkesë për urdhërarrest ndërkombëtar.

    Siç raporton Dukagjini, kjo nuk është bërë nga asnjëri institucion përgjegjës në vend.

    Avokati Asdren Bytyqi sugjeron që një gjë e tillë të bëhet sa më parë.

    “Mendoj që organet e drejtësisë do të duhej që menjëherë të lëshonin një urdhërarrest ndërkombëtar, jo vetëm në këtë rast por edhe në rastet tjera ku parashihet një dënim i lartë për individët dhe kur kërkohet sipas drejtësisë që ndaj të njëjtëve të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar sepse kemi të bëjnë me një vepër penale me dënueshmëri të lartë dhe me një aktgjykim të shkallës së parë ku personi i apostrofuar i është shqiptuar një dënim mjaftë i lartë”, ka deklaruar Bytyqi.

    Ndërsa avokati Florim Shefqeti bën me dije që urdhërarresti duhet të vijë me kërkesë të Prokurorisë.

    “Gjykata nuk mund të lëshoj urdhërarrest nëse nuk ka kërkesë nga ana e Prokuroririsë, prandaj në secilin rast që mungon një kërkese e tillë, gjykata këtë nuk po e bën sipas detyrës zyrtare por nevojitet kerkesa nga ana e Prokurorisë për të lëshuar urdhër arrestin”, ka deklaruar Shefqeti.

    Gjykata Themelore e kishte lënë në liri të mbrohet Sekiraqa pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar, duke iu dhënë kështu mundësia që ai të arratiset.

    Për këtë vendim është suspenduar kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe ndaj tij është nisur procedurë disiplinore, sepse edhe në raste të tjera kishte marrë vendime për masën e sigurisë ndaj Enver Sekiraqës pa u konsultuar me dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

  • Sot mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

    Sot mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

    Sot shënohet aktiviteti më i rëndësishëm i komunitetit LGBTQ+ në Kosovë.

    Ata do të mbajnë “Paradën e Krenarisë”, duke filluar nga ora 17:30. Nisja fillon nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon tek Biblioteka Kombëtare.

  • Grimeri i njohur rrëfen historinë e trishtë, nënën ia mbytën në luftë derisa ishte duke i dhënë gji

    Grimeri i njohur rrëfen historinë e trishtë, nënën ia mbytën në luftë derisa ishte duke i dhënë gji

    Duke mos dashur ta kthejnë zymtësinë e kohës së luftës, shumë njerëz zgjedhin të heshtin dhe të mos flasin kurrë për tema që mbase (edhe) rishtazi mund të lidhen me atë periudhë.

    Grimeri i njohur Meriton Bajrami, për herë të parë, ekskluzivisht në “LIBERO” rrëfeu përjetimet shënjuese e të pashlyeshme që përjetoi si fëmijë dy vjeçar, kur nënën ia rroki granata derisa ishte duke i dhënë gji atij.

    “…Është hera e parë që po foli për veten tem. Më datën 18 prill kanë hy forcat serbe në fshatin Bujan (ku kam qenë unë) dhe është dashtë patjetër me hypë në mjetet transportuese që kanë qenë atëherë traktorat… Në fshatin Kraishtë, fillojnë forcat serbe me gjujtë me granata, ndërkohë që unë isha duke qajtë e duke e pi gjinin e nanës tem… Një granatë ra n’traktor tonin dhe në atë moment (si krejt nanat besoj që e kishin bo), edhe ajo e ka ktheu shpinën e vet dhe më shpëtoi mua, por mami aty ndërron jetë prej plagëve të mëdha…”, deklaroi Bajrami.

    Gjithashtu, ai përmendi me krenari kontributin e pashoq që dhanë pjesëtarët e familjes së tij në luftën çlirimtare të Kosovës. Hallat i kishte të gjitha të burgosura politike. Më datën 2 prill, Meritoni e humbi xhaxhain e tij i cili ra heroikisht dëshmor për lirinë e vendit.

    Për ta ndjekur detajisht intervistën e Meriton Bajramit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • ​Messi: Real Madridi është klubi më i mirë në botë

    ​Messi: Real Madridi është klubi më i mirë në botë

    Ikona e Barcelonës, Lionel Messi, e ka cilësuar Real Madridin si “skuadrën më të mirë në botë” gjatë një interviste për “Infobae”.

    Si produkti më i madh i akademisë së famshme të katalanasve, La Masia, Messi luajti rregullisht kundër Realit në disa nga ndeshje më emocionuese të El Clasicos, raporton KosovaPress.

    Messi u largua nga “Camp Nou” në vitin 2021 kur presidenti i Barçës, Joan Laporta nuk arriti të mbështeste një premtim zgjedhor për të rinovuar kontratën e argjentinasit, gjë që u ndikua nga fakti që klubi nuk ishte në gjendje të bënte numrat të funksiononin dhe të qëndronte në anën e djathtë të kufijve të Fair Play Financiar.

    Tetë herë fituesi i Topit të Artë më pas iku në Paris Saint-Germain në një transferim të lirë dhe luajti edhe një herë kundër Real Madridit në 1/16 e fundit të Ligës së Kampionëve, ku pësoi humbje në fazën eliminatore në mars të vitit 2022.

    Dhe me njerëzit e Carlo Ancelottit që kanë ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të 15-të në “Wembley” fundjavën e kaluar, përmes një fitoreje 2:0 ndaj Borussia Dortmundit në finale, Messi beson se kjo e bën ish-armikun e tij të përbetuar si skuadrën më të fortë në planet.

    “Ekipi më i mirë është Real Madrid. Ata janë kampioni i fundit i Ligës së Kampionëve,” tha Messi, i cili tani luan në Amerikë te Inter Miami.

    “Nëse është për shkak të rezultateve, është Madridi”, shtoi ai, përpara se të thoshte se nëse zgjedhja e tij bazohej në cilësinë e lojës, atëherë “Manchester City i Pep Guardiolës” e merr titullin.

  • A e keni ditur që Flamurtari e ka mposhtur Barcelonën?

    A e keni ditur që Flamurtari e ka mposhtur Barcelonën?

    9 dhjetori i vitit 1987 do të mbetet përherë në kujtesën e tifozëve të skuadrës shqiptare, FC Flamurtari.

    Asokohe, Flamurtari luante në Ligën e Evropës, e njëra nga përballjet më historike do të jetë ajo kundër Barcelonës, raporton KosovaPress.

    Në raundin e tretë kualifikues të sezonit 1987/88, Flamurtari shënoi njërën nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit.

    Skuadra shqiptare e mposhti asokohe gjigantin katalunas, Barcelonën me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Sokol Kushta. Kushta ia siguroi Flamurtarit fitoren me golin e shënuar në minutën e 16’.

    Në ndeshjen e kthimit, Flamurtari u mposht 4:1 nga Barcelona.

    E formacionet zyrtare të ndeshjes ku Flamurtari e mposhti Barcelonën i gjeni më poshtë.

  • ​Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave për rrezikim të rendit kushtetues

    ​Ngrihet aktakuzë ndaj 4 personave për rrezikim të rendit kushtetues

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurit E.R. për shkak të veprës penale rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.

    Po ashtu, prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj Departamentit për të Mitur shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B., M. R. dhe V. T. për rrezikim të rendit kushtetues.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

  • ​Shpërthen vullkani në Indonezi, nxjerrë llavë deri në 600 metra

    ​Shpërthen vullkani në Indonezi, nxjerrë llavë deri në 600 metra

    Vullkani Marapi në Sumatrën Perëndimore, Indonezi, shpërtheu të premten, duke nxjerrë llavë deri në 600 metra mbi majë.

    “Kishte një shpërthim të malit Marapi të premten, 7 qershor 2024, në orën 10:57 (0357 GMT), me një lartësi të vëzhguar të kolonës së hirit prej rreth 600 metra mbi majë. Shpërthimi u regjistrua në një sizmograf me një maksimum amplitudë 3 mm dhe kohëzgjatje 72 sekonda”, tha Agjencia e Gjeologjisë së vendit.

    Nuk ka raportime për viktima apo dëme në infrastrukturë. Megjithatë, qeverive vendore u kërkohet të koordinohen me agjencitë e fatkeqësive.

    Mali Merapi është 2,891 metra i lartë në ishullin e Sumatrës, ku autoritetet kanë ndaluar prej kohësh banorët dhe turistët të ecin brenda një rrezeje prej tri kilometrash nga krateri i tij. /AA

  • Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për ekstradimin e autorit nga Greqia

    Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për ekstradimin e autorit nga Greqia

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë nga Greqia të Gerald Shehut, autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit në Dhërmi.

    Rrumbullaku theksoi se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen.

    “Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara për dokumentimin, zbardhjen e vrasjes së ndodhur në Dhërmi. Në këtë aspekt, kemi pasur një koordinim shumë të mirë, edhe falë bashkëpunimit të mirë që kemi me partnerët grekë. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore gjithçka që ka të bëjë me ato mekanizma. Po shkojmë drejt finalizimit”, theksoi Rrumbullaku, shkruan A2Cnn.

  • ​Tkurret Bullgaria

    ​Tkurret Bullgaria

    Territori i Bullgarisë është tkurrur në dy vjet, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, të publikuara të premten.

    Më 31 dhjetor 2023, territori i Bullgarisë, i llogaritur nga Instituti Kombëtar i Statistikave duke përdorur modelet digjitale të hartës kadastrale të vendit, është 110,996,76 km katrorë. Në vitin 2022, territori i Bullgarisë ishte 110,996,84 km2.

    Sipas llojeve të përdorimit të qëndrueshëm të tokës (qëllimi specifik i përdorimit) të pronave të tokës, sipërfaqen më të madhe e zënë sipërfaqet bujqësore – 54,5% dhe sipërfaqet pyjore – 33,3% të sipërfaqes totale të vendit. Zonat e urbanizuara mbulojnë afro 5,279.4 km2 ose 4.8% të territorit të vendit.

    Deri më 31 dhjetor, sipërfaqet bujqësore përbënin 54,60%, dhe sipërfaqet pyjore 33,13%. Zonat e urbanizuara mbulonin 5,133.2 km2, ose 4.62% të territorit të vendit. /BTA

  • ​YouTuberi me miliona ndjekës rrezikon të dënohet me 10 vjet burg

    ​YouTuberi me miliona ndjekës rrezikon të dënohet me 10 vjet burg

    Një YouTuber i njohur në Los Anxhelos, me 923 mijë ndjekës në YouTube dhe 1.2 milion në Instagram, përballet me akuza për drejtimin e një videoje në të cilën u shpërthyen fishekzjarrë nga një helikopter drejt një Lamborghini.

    Suk Min Choi, 24-vjeç, i njohur si Alex Choi, u arrestua të mërkurën dhe u akuzua për vendosje të mjetit shpërthyes në një fluturake, njoftoi Zyra e Prokurorit të SHBA për Qarkun Qendror të Kalifornisë.

    Choi postoi videon “Shkatërrimi i një Lamborghini me fishekzjarrë” më 4 korrik 2023, sipas deklaratës në kallëzim penal.

    Videoja gati 11-minutëshe, e cila nuk është më e postuar në faqet e mediave sociale të Choi, tregon dy gra që gjuajnë fishekzjarrë nga helikopteri drejt makinës sportive, thuhet në deklaratë.

    “Pas xhirimit të asaj që duket të jetë një version live-action i një skene të trilluar video-lojë, videoja kalon në një pamje prapaskenash se si Choi shkrepi të tretën e parë të videos. Gjatë kësaj pjese të videos, Choi dyshohet se bën referenca të ndryshme për veten e tij duke koordinuar xhirimet,” tha Zyra e Prokurorit të SHBA.

    Autoritetet besojnë se pamjet janë shkrepur në qershor 2023 në një zonë në pronësi federale të El Mirage Dry Lakebed në San Bernardino County, Kaliforni. Byroja e Menaxhimit të Tokës siguroi foto të shenjave të gomave të lëna pas nga makina sportive, sipas prokurorëve.

    Choi akuzohet gjithashtu për mungesën e lejeve të duhura për të filmuar në zonë, duke përfshirë miratimin e Administratës Federale të Aviacionit për aktivitetet e planifikuara të xhirimeve që përfshijnë helikopterin, sipas deklaratës.

    Për më tepër, prokurorët thanë se Choi udhëtoi në Las Vegas për të blerë fishekzjarrët, pasi ato janë të paligjshme në Kaliforni.

    Asnjë person tjetër i përfshirë në video nuk u emërua në deklaratë. Asnjë lëndim nuk u raportua si rezultat i marifetit, tha për CNN Ciaran McEvoy, një zëdhënës i zyrës së prokurorit amerikan.

    Dhjetëra video në kanalin e Choi në YouTube paraqesin makina sportive luksoze, por videoja më e fundit u postua në dhjetor.

    Choi bëri paraqitjen fillestare në gjykatë të enjten dhe u lirua me garanci prej 50 mijë dollarësh, tha McEvoy. Gjykimi i tij është caktuar për 2 korrik dhe sipas prokurorëve ai rrezikon të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor.