ATV

Blog

  • Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, angazhim për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

    Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, angazhim për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

    Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës ranë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.

    Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

    Memorandumi i Bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet.

    Në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.

  • Tha para kamerës se posedonte armatim në vlerë 600 mijë euro, arrestohet burri në Vushtrri

    Tha para kamerës se posedonte armatim në vlerë 600 mijë euro, arrestohet burri në Vushtrri

    Një person është arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.

    Policia ka vepruar pasi i dyshuari në një intervistë për media ka deklaruar se posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

    Autoritetet i kanë gjetur në shtëpi një antiplumb, tre fishekë, një thikë, brisk e këllëf për armë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Transportoi kundërligjshëm drunj, ndalet një person në Keqekollë

    Transportoi kundërligjshëm drunj, ndalet një person në Keqekollë

    Një person në Keqekollë të Prishtinës është ndalur pasi i njëjti ka transportuar kundërligjshëm drunj.

    Policia njofton se kishin ndalur kamionin me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2.

    Bëhet e ditur se Agjensioni Pyjor i Prishtinës i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve.

    I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Raportohet se është ndaluar dhe kontrolluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2. Agjensioni Pyjor i Prishtinës, në vendngjarje i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve, kamioni është shoqëruar për në SPMK-së Keqekollë. I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK.

  • Gara rajonale për dëgjueshmëri: Polici kosovar me qenin e tij zënë vendin e parë

    Gara rajonale për dëgjueshmëri: Polici kosovar me qenin e tij zënë vendin e parë

    Ekipi i K9 i Policisë së Kosovës ka marrë pjesë në garën ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla, ku ka zënë vendin e parë.

    Zyrtari policor i Policisë së Kosovës së bashku me qenin e tij kanë mundur vendet e rajonit.

    Ekipi i K9 i Policisë së Kosovës si shpërblim për vendin e parë kanë marrë një trofe simbolik.

    “Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës- Njësia K9. Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik. Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

  • 25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, koncert nga Shkurte Fejza: Janë këngë që i di edhe publiku

    25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, koncert nga Shkurte Fejza: Janë këngë që i di edhe publiku

    Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se koncerti për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës po i jep një emocion të veçantë, marrë parasysh 50 vite karrierë.

    Këngëtarja ka treguar se në koncertin që do të mbahet sonte (e shtune), do të këndojë live dhe se këngët e përzgjedhura i di edhe publiku.

    “Sot koncerti është live dhe gjithmonë live e ka emocionin e vetë, kam emocione por po shpresoj shumë se do të kalojmë bukur. Është bërë një përgatitje e gjatë janë këngë të cilat i do dhe i di edhe publiku dhe shpresoj se do këndojmë bashkë dhe do krijohet një atmosferë e mirë”, tha këngëtarja.

    Këngëtarja që frymëzoi shqiptarët me muzikën e saj, tha se ndihet e bekuar nga Zoti për mundësinë që i është dhënë të ketë 50 vite karrierë.

    “Unë mendoj se jam e bekuar, po ndihem e bekuar prej Zotit për këtë mundësi sepse nuk është e lehtë janë 50 vite karrierë, janë 50 vite shumë të vështira gjithmonë me përballje emocionesh lot me gëzim dhe unë e falënderoj Zotin që kam mundësi të këndojë këngët e mija edhe në 50 vjetorin e karrierës time”, tha Shkurte Fejza për EO.

    Një falënderim të veçantë ajo e kishte edhe për publikun që për 50 vite i ka qëndruar pranë duke i dhënë vullnet të vazhdojë të punojë e sot të jetë një nga ikonat e muzikës shqiptare.

    “Është publiku ai që më ka mbajt gjatë është publiku ai që më ka duartrokit janë të gjithë ata simpatizues mbështetës të këngës sime të cilët edhe I kanë dhënë jetën e gjatë karrierës sime po të mos ishte kështu nuk e besoj që do ta zgjasja 50 vite karrierë por është gjithë ajo dashuri gjithë ai respekt është admirimi duartrokitjet që ty të japin vullnet që të vazhdosh jam shumë mirënjohëse i falënderoj nga zemra që gjithmonë kanë qenë të gatshëm i dashtë këngët e mija dhe më me pranu mua si artiste”, ka thënë Shkurte Fejza për Ekonomia Online.

  • Kurti takon Tërstenën: Kampion olimpik, njëri nga sportistët më të mëdhenj shqiptar

    Kurti takon Tërstenën: Kampion olimpik, njëri nga sportistët më të mëdhenj shqiptar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Shaban Tërstenën, një nga sportistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave.

    Në shkrimin e tij, Kurti e ka vlerësuar lartë figurën e sportistit Tërstena.

    Kurti tha se nga Tërstena sportistët e rinj mund të mësojnë shumë.

    “Mban një rekord mbresëlënës të fitoreve. Nga gjithsej 741 duele, në mbi 96% prej tyre doli fitimtar. Gjeneratat më të vjetra e njohin mirë dhe e mbajnë në mend për stilin e tij të njohur ‘Kobra’. Ndërsa sportistët e rinj kanë shumë se çka të mësojnë nga rruga e kampionit olimpik, siç edhe e ka titulluar librin e tij monografik”, ka shkruar Kurti.

  • Arrestohet një rus në Zveçan, hyri ilegalisht

    Arrestohet një rus në Zveçan, hyri ilegalisht

    Një shtetas i Rusisë është ndaluar në fshatin Grizhan të Zveçanit dhe Policia ka parë se kishte hyrë në Kosovë ilegalisht.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Vodhën 20 mijë euro, arrestohen tre persona

    Vodhën 20 mijë euro, arrestohen tre persona

    Tre persona janë arrestuar në Gjilan për një vjedhje të rëndë.

    Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se të dyshuarit i kishin vjedhur dikujt 20 mijë euro.

    “Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Stano: Përfshirja e Komisionit të Venecias s’është paraparë në marrëveshjet e vitit 2013 e 2015

    Stano: Përfshirja e Komisionit të Venecias s’është paraparë në marrëveshjet e vitit 2013 e 2015

    Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se emisari Miroslav Lajçak duhet ta çojë draftin për Asociacionin në Komisionin e Venecias, ndërkaq ai vetë, në Gjykatën Kushtetuese, raporton EO.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Ekonomia Online, është shprehur se përfshirja e Komisionit të Venecias nuk është paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

    “Përfshirja e Komisionit të Venecias nuk është paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. BE-ja dhe QUINT-i e kanë bërë shumë të qartë qëndrimin dhe pritjet e tyre për hapin e ardhshëm që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin e zbatimit të dy Marrëveshjeve të Brukselit (2013 dhe 2015) në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, përkatësisht referimin e Draft Statuti Evropian në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë kërkesën të pranueshme”, ka thënë Stano.

    Tutje, ai është shprehur se i takon Kosovës të kërkojë këshilla ligjore nga Komisioni i Venecias.

    “Draft Statuti Evropian u shkrua nga ekipi i EUSR-së së bashku me ekspertë të njohur ligjorë ndërkombëtarë, si dhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin vetë në një proces hartimi. Pas prezantimit të draftit evropian kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në tetor 2023, Kosova duhet të ndërmarrë hapat e ardhshëm në përputhje me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, siç u theksua më lart. I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim që Kosova të veprojë për këtë me shpejtësi dhe të ndalojë shtyrjen e mëtejshme të dorëzimit për detyrimin e saj.”, ka thënë tutje Stano.

  • Alarmante tendenca politike për ta shkatërruar sektorin e Transportit dhe Logjistikës në Kosovë

    Alarmante tendenca politike për ta shkatërruar sektorin e Transportit dhe Logjistikës në Kosovë

    Është shqetësues fakti që sektori i Transportit dhe Logjistikës në Kosovë po përballet me një krizë të madhe. Aktualisht, transporti rrugor është mënyra kryesore e transportit të mallrave në vend, duke përfshirë eksportet dhe importet. Megjithatë, ky sektor jetik është në rrezik të madh për shkak të politikave të dëmshme të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Ministria ka bllokuar procesin e certifikimit të shoferëve dhe menaxherëve të transportit, të cilat janë thelbësore për operacionet ndërkombëtare. Pa këto dokumente, kompanitë kosovare nuk mund të operojnë në tregun ndërkombëtar, duke penguar eksportin dhe importin e mallrave. Kjo bllokadë thuajse njëvjeçare po ndikon negativisht jo vetëm në operacionet e përditshme, por edhe po rrezikon anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare International Road Union – IRU me bazë në Gjenevë, ku Kosova është një anëtar i barabartë.

    Shumë biznese janë duke u detyruar të kërkojnë zgjidhje në vendet fqinje. Kjo sjellje nga insitutcionet tona tregon një mungesë interesi për të qenë një anëtar i barabartë në arenën ndërkombëtare (IRU) dhe shkakton konfuzion në kufijtë dhe doganat e ndryshme. Një shembull: Një kompani nga Kosova, nga nje qytet me adrese ne Kosove, detyrohet të marrë certifikimin nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, apo vendet tjera. Si rezultat, adresa e saj figuron në atë shtet, ne dokumentin qe do ta marr, duke zhdukur identitetin e Kosovës në dokumentacionin ndërkombëtar. Ky proces jo vetëm që shkakton konfuzion në kufijtë dhe doganat e ndryshme por po shkakton edhe humbje kohe dhe kosto të larta – deri në 2000 euro, por edhe ngarkesa burokratike për t’u pajisur me certifikim në vendet fqinje, ndërsa në Kosovë kjo kosto ishte vetëm 500 euro.

    Pa këto dokumente, bizneset kosovare rrezikojnë gjobitje të larta – mbi 3000 euro dhe ndalime operimi deri në tre muaj nga shtetet fqinje ose ndërkombëtare. Për më tepër, mungesa e këtyre dokumenteve pengon marrjen e licencës si Operator i Transportit dhe Logjistikës në Kosovë, pasi Ministria kërkon këto dokumente për të vazhduar licencën, por nuk jep udhëzime apo adresë se ku mund të merren.

    Është e qartë se ky problem është rezultat i mungesës së përgatitjes dhe përvojës së personave që udhëheqin sektorë kaq të rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Këto politika jo vetëm që rrezikojnë bllokimin total të sektorit të transportit dhe logjistikës, por edhe dëmtojnë rëndësinë dhe rolin e Kosovës në tregun ndërkombëtar.

    Duke hulumtuar në internet, veçanërisht tek institucioni International Road Union me bazë në Gjenevë të Zvicrës, evidentohet se një bllokim dhe politikë të tillë është vetëm nga shtete si Irani dhe Gjeorgjia.

    Kjo tregon gjendjen në të cilën jemi dhe në kategori më cilat shtete po hyjmë .

    Është thelbësore që të kuptohet rëndësia e këtij sektori për ekonominë e Kosovës, veçanërisht kur vendi nuk ka transport detar apo hekurudhor të zhvilluar.

    Zgjidhja e kësaj krize është urgjente për të siguruar vazhdimësinë dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.

    A thua ka mbetur zë lobus në interes të mbrojtjes së sektorit privat në Republikën e Kosovës!