ATV

Blog

  • Takimi i udhëheqësve evropianë përfundon pa dakordësi mbi propozimet për postet kyçe të BE-së

    Takimi i udhëheqësve evropianë përfundon pa dakordësi mbi propozimet për postet kyçe të BE-së

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hënën se kush duhet të marrë postet kryesore të bllokut evropian për pesë vitet e ardhshme.

    Vendimi për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së synohet të merret në një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme.

    Takimi i drejtuesve evropianë ishte i pari që nga zgjedhjet për Parlamentit Evropian, ku partitë e qendërs së djathtë, por edhe e djatha e skajshme shënuan fitore, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pësuan humbje të fortë.

    Gjatë darkës në Bruksel, 27 udhëheqësit evropian diskutuan se kush duhet të drejtojë organin e fuqishëm ekzekutiv të Komisionit Evropian, kush duhet të drejtojë Këshillin Evropian dhe kush duhet të marrë postin e shefit të Politikës së Jashtme.

    Pritej gjerësisht që ata të propozonin zonjën Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian, ish-kryeministrin portugez Antonio Costa si President të Këshillit Europian dhe kryeministren e Estonisë Kaja Kallas si shefe të Politikës së Jashtme.

    Por presidenti aktual i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se u nevojitej më shumë kohë.

    “Ishte një bisedë e mirë e cila po shkon në drejtimin e duhur. Por nuk ka marrëveshje sonte”, u tha ai gazetarëve pas darkës.

    Von der Leyen drejt një mandati të dytë…

    Ursula Von der Leyen mbetet në pozitat më të favorshme për të siguruar edhe një mandat tjetër si Presidente e Komisionit Evropian, sidomos pas fitores së partisë së saj të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet që u mbajtën nga 6-9 qershor.

    Franca kishte shqyrtuar më parë edhe mundësinë e kandidaturave të tjera veç zonjës Von der Leyen, por tani që presidenti Macron thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare qeveria preferon qëndrueshmërinë e Bashkimit Europian.

    Gjermania e ka bërë të qartë se mbështet zonjën Von der Leyen për një mandat tjetër.

    Mundësia që udhëheqësit të marrin formalisht një vendim është takimi i nivelit të lartë që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor./VOA

  • Izraeli ishte i fundit, pse Kosova nuk mori njohje të reja në qeverisjen e Kurtit?

    Izraeli ishte i fundit, pse Kosova nuk mori njohje të reja në qeverisjen e Kurtit?

    Ka gati katër vjet prej kur diplomacia kosovare udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e po kaq janë bërë edhe nga njohja e fundit që ka marrë Kosova nga një shtet.

    Izraeli që erdhi si njohje nga marrëveshja e Uashingtonit, ishte e fundit që do të shënohej në listën e shteteve që kanë pranuar Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

    Por, MPJD në pyetjet e vazhdueshme të Dukagjinit për të ditur se cili është plani dhe si po veprohet tutje për të lobuar në njohjet e reja dhe nëse do ketë një të tillë deri në fund të vitit, kanë refuzuar që të përgjigjen.

    Në mungesë të përgjigjeve nga Ministria që udhëhiqet nga Gërvalla, bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli ka thënë se po punohet me shtetet që kanë dyshime në për shtetësinë e Republikës.

    “Ne jemi duke punuar me grupin e shteteve që janë të dyshimta apo që nuk e kanë vendosur në kuptimin që skanë vendosur që të njohin Kosovës. Ne po punojmë me një grup shtetesh nuk po them që janë enorme por një grup që mund të jenë 10 shtete që janë në proces, që kanë disa dilema e paqartësi. Pastaj është edhe ndikimi rus, kinez i vendeve të ndryshme që janë shtete të mëdha që po ndikojnë në këtë proces,” ka thënë Haxhi Avdyli nga Lista Guxo.

    E që njohjet po varen prej rrethanave të tjera e thotë edhe anëtari i komisionit për punë të Jashtme, Dimal Basha.

    Sipas tij gjithcka po varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

    “Njohjet e reja varen shumë edhe nga normalizimi i marrëdhënjeve të Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një marrëveshje të cilën e shkel vet Serbia. Këtu është njëfar paradoksi sepse marrëveshjet behen, Serbia i shkel dhe Kosova ndëshkohet,” Dimal Basha, anëtarë i komisionit për Punë të Jashtme.

    Por, kritikë të ashpër karshi kësaj çështje diplomatike kanë opozita.

    Sipas Time Kadriajt, që përfaqëson AAK-në në komisionin parlamentar për punë të jashtme, kjo qeverisje do të njihet për populizëm e jo për punë të kryera.

    “Në fakt nga kjo qeveri nuk do të kemi njohje, sepse me ato premtime që kanë ardh në pushtet që nuk do të dialogojnë, që do t’i shpërbëjnë të gjitha marrëveshjet me këtë qasje të kësaj qeverie jemi të izoluar, nuk do të kemi njohje,” ka thënë Kadriaj

    Kosovën që nga 2008-ta e deri më tani e kanë njohur vetëm 117 shtete të botës.

  • Sot zbulohet skulptura e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë luftës në Kosovë

    Sot zbulohet skulptura e 7-vjeçarit, Leotrim Ahmeti të vrarë gjatë luftës në Kosovë

    Sot, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet skulptura e 7-vjeçari, Leotrim Ahmeti, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se skulptura është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”.

    “Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!” – shkruan Nura në “Facebook” .

  • ​Podujeva do ta emëroj një rrugë me emrin ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack

    ​Podujeva do ta emëroj një rrugë me emrin ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack

    Komuna e Podujevës ka njoftuar se të martën do ta emërojë një rrugë me emrin e ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack.

    Në këtë ceremoni e cila pritet të mbahet rreth orës 14 e pranishme do të jetë edhe ish-zyrtarja gjermane Doris Pack dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    “Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës ‘Agron Rrahmani’ dhe ‘Ali Ajeti’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Bedri Bajrami’ dhe ‘Fahri Fazliu’”, thuhet në njoftim.

  • ​Mbappe ka thyer hundën

    ​Mbappe ka thyer hundën

    Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës në fitoren 1-0 të ekipit të tij në Euro 2024 ndaj Austrisë të hënën, konfirmoi Federata Franceze e Futbollit pas ndeshjes.

    Sulmuesi, një nga emrat më të mëdhenj të turneut, pësoi dëmtim kur u përplas me shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso teksa luftonte për një goditje me kokë. Ai u zëvendësua afër fundit të ndeshjes dhe u largua nga stadiumi me një ambulancë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

    “Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri – Francë këtë të hënë në Duseldorf”, thuhet në një deklaratë nga federata, përcjellë KosovaPress.

    Për kapitenin e skuadrës franceze fillimisht është kujdesur stafi mjekësor dhe mjeku Franck Le Gall, i cili ka konstatuar thyerje të hundës. Diagnoza është konfirmuar gjatë ekzaminimeve radiologjike në spitalin e Duseldorfit.

    Kylian Mbappe është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Ai do t’i nënshtrohet trajtimit në ditët në vijim, pa iu nënshtruar menjëherë një operacioni. Franca përballet me Holandën të premten dhe Mbappe tani është në dyshim për atë ndeshje, një goditje e madhe kjo për Francën.

    “Do të bëhet një maskë në mënyrë që të lejojë numrin 10 të ekipit francez të konsiderojë rifillimin në ufhsë pas një periudhe kushtuar trajtimit”, thuhet më tutje në njoftimin e federatës.

  • Ish-ministri i MPB-së: Serbia e pafuqishme të përballet me NATO

    Ish-ministri i MPB-së: Serbia e pafuqishme të përballet me NATO

    Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, nuk e përjashtoi mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, kur solli në vëmendje se në skenarët e Rusisë qëndrojnë planet për destabilizimin e disa shteteve të rajonit.

    I ashtuquajturi “Kuvend panserb” dhe deklaratat kërcënuese që ai prodhoi, sipas ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bejtush Gashi, legjitimuan paralajmërimet ish-shefit të Aleancës Veriatlantike.

    “Realiteti i sotëm dikton dhe një përgjigje ndaj rrezikut për një ballafaqim ushtarak mes ushtrisë së Serbisë dhe misioneve të NATO-s, në Kosovë dhe Bosnjë”.

    Gashi e konsideron të nevojshëm një përgatitje treplanëshe për reagim.

  • ​Këtë fundjavë mbahet festivali më i madh i çiklizmit në Kosovë

    ​Këtë fundjavë mbahet festivali më i madh i çiklizmit në Kosovë

    Bike Fest Prizren, festivali më i madh i çiklizmit në Kosovë, do të mbahet këtë fundjavë nga data 21 deri më 23 qershor 2024 në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit.

    Sipas njoftimit, ky festival synon të promovojë çiklizmin si një kulturë dhe mënyrë jetese të shëndetshme, të nxisë sportin dhe rekreacionin dhe të ofrojë argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.

    “Ngjarja do të fillojë me hapjen e festivalit më 23 qershor, e cila do të shoqërohet me një turi simbolik me biçikleta nën moton “Pedalo me pasion, festo me Bikefest” nga sheshi i Dëshmorëve, duke filluar nga ora 12.00, ku ftohen të marrin pjesë të rinjtë, të moshuarit, fëmijët, gratë dhe burrat për të shijuar një tur të këndshëm përreth unazës së qytetit. Në kuadër të festivalit, aktivitetet kryesore përfshijnë: Ligjërata nga profesionistet për shëndetin fizik dhe ushqimin e duhur për sportistet. Konferencë nga kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës për zhvillimet të fundit në fushën e çiklizmit në Kosovë. Gara “XC Pashaqeshme Prizren”: Një garë sfiduese çiklizmi me distancë 18.75 km, mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore të Prizrenit. Pjesëmarrësit do të kalojnë përmes peizazheve të bukura dhe rrugëve malore që përfundojnë në sheshin e Dëshmorëve”, thuhet në njofitm.

    Gjithashtu, do të mbahet Pumptrack Challenge: Argëtim dhe adrenalinë për të gjithë çiklistët në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” më 22 qershor duke filluar nga ora 19:00.

    “Poligoni “EDUBIKE”: Një aktivitet edukativ për fëmijët për përdorimin e sigurt të biçikletave në Galeria Shoping MALL, ku do të mësojnë shenjat e komunikacionit dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Show i BMX Freestyle: Aldo Nako dhe Can MTB do të ofrojnë një shfaqje spektakolare me truket e tyre në BMX më 22 qershor në ora 14:15. Spinus Circus Show: Një shfaqje akrobatike dhe magjepsëse me biçikletë nga Spinus Circus më 23 qershor në ora 12:00 në Sheshin e Dëshmorëve. Festivali do të kulmojë me një koncert të grupit Jericho më 23 qershor në ora 21:00. Grupi Jericho, i njohur për përzierjen unike të rock-ut dhe muzikës tradicionale shqiptare, do të sjellë një performancë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Regjistrimet për pjesëmarrje në aktivitete janë të hapura deri më 21 qershor dhe mund të bëhen përmes këtij linku: https://forms.gle/gH2BfW1Xae1RdN987 “, thuhet në njoftim.

    Bike Fest Prizren 2024 është mbështetur nga Komuna e Prizrenit dhe një sërë sponsorësh të tjerë të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë dhurata të ndryshme dhe të shijojnë aktivitetet në një atmosferë të gjallë dhe festive.

  • ​Euro 2024 vijon me këto dy ballafaqime sot

    ​Euro 2024 vijon me këto dy ballafaqime sot

    Dita e pestë e Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024 do të vazhdojë sot më dy ndesjje të tjera mjaftë interesante. Të dy ballafaqimet e kësaj ditë do të jenë të vlefshme për grupin F.

    Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Turqisë dhe GJerogjisë e cila do të drejtohet nga gjyqtari Tello, në prezencën e rreth 60 mijë tifozëve, transmeton KosovaPress.

    Sfidë tjetër tejet interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” në Lajpzig ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Çekisë. Të dy këto kombëtare janë në një formë të mirë të rezultateve, sidomos Çekia që në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore.

    Nga ana tjetër, Portugalia ne pesë sfidat e fundit, tri i ka fituar dhe dy i ka humbur.

  • ​Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës për sezonin 2023/2024

    ​Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës për sezonin 2023/2024

    Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës me program “a capella” për sezonin 2023/2024.

    Sipas njoftimit, koncerti organizohet në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë – Portugali, i cili mbahet më 19 dhe 20 qershor 2024 në Prishtinë.

    Në këtë koncert, i cili mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në kryeqytet, do të interpretohen vepra nga baroku deri te muzika bashkëkohore, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

    Koncerti mbahet të mërkurën, më 19 qershor 2024, prej orës 20:00 dhe është i hapur për publikun.

  • ​Moti sot në Kosovë

    ​Moti sot në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.