ATV

Blog

  • Osmani koordinohet me Ramën që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë për t’u bërë anëtare e NATO-s

    Osmani koordinohet me Ramën që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë për t’u bërë anëtare e NATO-s

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington, është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kanë koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO.

    “Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

  • ​Euro 2024: Formacionet e mundshme të Holandës e Anglisë

    ​Euro 2024: Formacionet e mundshme të Holandës e Anglisë

    Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit do të jetë nikoqir i gjysmëfinales së fundit të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë.

    Në raundin e 16-të Holanda e eliminoi Rumaninë duke e mposhtur 3:0, ndërsa në çerekfinale “Tulipanët” triumfuan 2:1 ndaj Turqisë, raporton KosovaPress.

    Në anën tjetër, Anglia në raundin e 16-të e mposhti Sllovakinë me shifrat 2:1, kurse “Tre Luanët” me rezultat të njëjtë 2:1 shënuan fitore në çerekfinale duke e mposhtur Kombëtaren e Zvicrës.

    Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.

    Të dy kombëtaret janë takuar gjithsej 22 herë mes vete, ku Holanda ka shtatë fitore, Anglia gjashtë sosh, ndërsa në nëntë ndeshje nuk ka pasur fitues.

    Fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në finale me Kombëtaren e Spanjës.

    Fakt interesant është që Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Evropian që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Holanda (4-2-3-1): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Reijnders; Malen, Simons, Gakpo; Depay

    Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Bellingham, Foden; Kane

  • ​Giroud largohet nga Kombëtarja e Francës si golashënuesi më i mirë në histori

    ​Giroud largohet nga Kombëtarja e Francës si golashënuesi më i mirë në histori

    Me eliminimin e mbrëmshëm nga Kampionati Evropian Euro 2024, aventura e Olivier Giroud te Kombëtarja e Francës si duket ka marrë fund.

    Olivier Giroud largohet nga Kombëtarja e Francës si golashënuesi më i mirë në histori të “Gjelave”, raporton KP.

    Në 137 paraqitje në të gjitha garat, Giroud ka shënuar 57 gola.

    Fituesi i Kupës së Francës – një legjendë e vërtetë i cili tani është i gatshëm për aventurën e re në Ligën e Amerikës te Los Angeles FC.

  • ​Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton me dyer të mbyllura në komision

    ​Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton me dyer të mbyllura në komision

    Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala po raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

    Raportimi para anëtarëve të këtij komisioni po bëhet me dyer të mbyllura.

    Pas mbledhjes do të ketë deklaratë për media nga kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Ganimete Musliu.

  • ​Përurohet rinovimi i Urologjisë, u tha se po bëhet klinika model në QKUK

    ​Përurohet rinovimi i Urologjisë, u tha se po bëhet klinika model në QKUK

    Pas shtatë muajsh rinovime në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot përmes një ceremonie u bë përurimi i tyre.

    Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vlerësoi si shumë të rëndësishme investimet 1.2 milion euro për pacientët dhe stafin shëndetësor në këtë klinikë.

    Kurti tha se për 20 vite në Urologji nuk pati investime por vetëm degradim të kushteve.

    Nëntë dhoma me kushte moderne me nga tre shtretër janë vendimtare, sipas Kurtit, për shërimin e pacientëve dhe kujdesin profesional që e japin mjekët dhe infermierët.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se vendimin për renovimin e Urologjisë e kishte marrë pas shprehjes së brengave nga kjo klinikë se kushtet janë të këqija dhe se nuk ka pas investime për vite të tëra.

    Për këto investime, Vitia tha se janë rezultat i kërkesave të stafit shëndetësor të kësaj klinike.

    Vitia potencoi se javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Klinikës së Urologjisë dhe kështu sipas tij kjo klinikë nga më problematikja në aspektin infrastrukturor po bëhet klinika model në QKUK.

    Renovimet në Klinikën e Urologjisë filluan në dhjetor të vitit 2023.

    Ato përfshijnë riparimin e hapësirave pritëse dhe riorganizimi i sportelit, sallat operative- zhvendosja e ESËL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë, si dhe renovimi i dhomave dhe tualeteve.

  • Messi me rekord, lojtari i vetëm që çon shtetin e tij në shtatë finale

    Messi me rekord, lojtari i vetëm që çon shtetin e tij në shtatë finale

    Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Copa America pasi mposhti 2:0 Kanadanë.

    Lionel Messi shënoi një gol, për t’i ndihmuar shtetit të tij të arrij një tjetër finale të madhe.

    Madje, ylli i Inter Miamit bëhet lojtari i parë në histori që do luaj në shtatë finale me Kombëtaren e Argjentinës.

    Kujtojmë që kampioni i botës tani pret fituesin e ndeshjes mes Uruguait dhe Kolumbisë për ta mësuar kundërshtarin e finales së 15 korrikut.

  • Vazhdon procesi i dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë

    Vazhdon procesi i dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë

    Sot nga ora 09:00 në Prishtinë do të fillojë hedhja e larvicideve, sipas planit nga Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës.

    Hedhja e larvicideve (Larvicidi është një insekticid që përdoret kundër mushkonjave), do të vazhdojë deri të enjten, më 11.07.2024.

    Ndërsa, sipas një njoftimi nga Drejtoria e Shëndetësisë, të premten më datë 12.07.2024 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë.

  • 6 muaj burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë ndaj serbit për dhënien e 5 eurove ryshfet zyrtarit policor

    6 muaj burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë ndaj serbit për dhënien e 5 eurove ryshfet zyrtarit policor

    Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 2000 euro gjobë të akuzuarin Dalibor Staniq për dhënie të ryshfetit.

    Aktgjykimi dënues ndaj tij është shpallur të martën, nga gjykatësi i rastit Avni Mehmeti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim të kushtëzuar në kohëzgjatje prej 6 muaj nuk do të ekzekutohet brenda afatit 1 vjeçar nëse i akuzuari Staniq nuk kryen vepër penale.

    Staniq gjithashtu obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor, dhe 50 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.

    Gjykata vendosi edhe largimin e dorëzanisë dhe shuma e dorëzanisë t’i kthehet të akuzuarit Staniq, pasi i njejti ta paguajë dënimin me gjobë.

    Në seancën fillestare të mbajtur po sot i akuzuari Staniq e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 25 qershor 2024 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Dalibor Staniq akuzohet se më 27 maj 2024, rreth orës 14:00, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, në fshatin Kamenicë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar, në atë menyrë që personi zyrtar të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

    Në aktakuzë thuhet se derisa Staniq ka qenë duke e drejtuar kamionin e tij është ndalur nga zyrtari policor Fidan Ademi, i cili e ka njoftuar të pandehurin Staniq që e ka tejkaluar shpejtësinë e levizjës me kamion, dhe ia kishte kërkuar dokumentet, ndërsa Staniq ia kishte dhënë dokumente ku në mes të tyre i kishte futur 5 euro, edhe pasi zyrtari policor e kishte njoftuar se është nën vezhgimin e kamerave.

    Me këto veprime, sipas aktakuzës Dalibor Staniq akuzohet se ka kryer veprën penale “ Dhënie e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal.

  • Diasporës që vjen në Kosovë nga Serbia i shtrenjtohet rruga

    Diasporës që vjen në Kosovë nga Serbia i shtrenjtohet rruga

    Mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes Serbisë do ta kenë më të shtrenjtë rrugën sivjet. Nga 10 korriku, Serbia ka rritur tarifat për shfrytëzimin e autostradave.

    Çmimet janë rritur për gati 10 për qind në secilën prej autostradave, ka njoftuar Ministria e Transportit serb.

    Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove. Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

    Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14.27 euro.

    Zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike. 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “EURO 6”.

    Ministria e Jashtme e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë.

  • Lamine Yamal theu rekordin e legjendarit Pele

    Lamine Yamal theu rekordin e legjendarit Pele

    Lamine Yamal ka qenë vendimtar në fitoren e Spanjës 2-1 ndaj Francës për të kaluar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

    Sulmuesi spanjoll realizoi një gol të jashtëzakonshëm, vetëm tre ditë para se të mbushë 17 vjeç.

    Me golin e shënuar ndaj Francës, Yamal ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë futbollisti më i ri në histori të një Kampionati Evropian apo Botëror që realizon gol.

    Yamal shënoi gol me 16 vjeç e 362 ditë, duke i thyer rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane Pele.

    Ish-sulmuesi i Brazilit mbante këtë rekord prej shumë dekadave kur kishte shënuar me 17 vjeç e 239 ditë.

    Përveç rekordit të lartëpërmendur, Yamal theu një tjetër rekord, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që luan në një gjysmëfinale.

    Tani Yamal do të tentoj të realizoj edhe në finale, kur të shtunën do të mbush 17 vjeç dhe të dielën në Berlin do të zbres në fushë. /Telegrafi/