ATV

Blog

  • Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Gjilan

    Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Gjilan

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të enjten një i dyshuar për tentim vrasjen e ndodhur me 6 maj të këtij vitij në Gjilan.

    “VRASJE NË TENTATIVË – Gjilan/06.05.2024-18:20. Lidhur me rastin, me 11.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

     

  • Mbappe është futbollisti më i shpejtë i ‘Euro 2024’

    Mbappe është futbollisti më i shpejtë i ‘Euro 2024’

    Kylian Mbappe është futbollisti më i shpejtë në ‘Euro 2024’, me 36.5 kilometra në orë.

    I dyti pas yllit francez është renditur lojtari i Spanjës, Ferran Torres me 36 kilometra në orë.

    Kurse në pozitat 3 dhe 4 janë lojtarët, Sekso (35.9) dhe Nico Williams (35/8 kilometra në orë).

  • Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Banorët që kanë refuzuar të regjistrohen do të gjobiten

    Regjistrimi i popullsisë, Kastrati: Banorët që kanë refuzuar të regjistrohen do të gjobiten

    Të gjithë banorët e Kosovës të cilët kanë refuzuar të regjistrohen do të gjobiten. Kështu, ka thënë në një konferencë për media ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

    Ai tha se është një numër i vogël i atyre që nuk kanë dashur të regjistrohen dhe se bëhet fjalë për qindra persona, pa kaluar në mijëshe.

    Kastrati tha se për individ gjoba është 2 mijë euro, ndërsa për të tjerët deri në 20 mijë euro.

    Nga gazetarët u pyet nëse ka statistika se sa është numri i popullsisë sipas etnive, por se tha se deri më tani nuk ka statistika të ndara në këtë aspekt.

    Përveç kësaj, Kastrati tha se ende nuk mund të publikohen të dhënat nga shënimi i dëmeve nga lufta.

    Ndryshe, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.

    Ndërsa, nga diaspora deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë.

    LEXONI EDHE:

    Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit

  • Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

    Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

    Siç njoftoi Kryeministria, në këtë takim u diskutua rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

    Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.

  • Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit

    Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit

    Përveç numrit të popullsisë rezidente, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar edhe numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar deri tash.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.

    “Të dhënat preliminare nga diaspora janë rreth 600 mijë deri më tani janë regjistruar. Sigurisht ka kohë edhe pak”, tha Kastrati.

    Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

    Ndryshe, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK-së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.

    ASK-ja publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë

  • Pas afro dy vitesh, Rita Ora zbulon disa detaje të tjera nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin

    Pas afro dy vitesh, Rita Ora zbulon disa detaje të tjera nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin

    Rita Ora zbuloi më shumë detaje në lidhje me martesën e saj sekrete me Taika Waititi gjatë paraqitjes së saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon të mërkurën – duke përfshirë një të ftuar të listës A që ishte i pranishëm.

    Këngëtarja, 33 vjeçe, zgjodhi të ndajë një pjesë të vogël me fansat nga dita e saj e madhe e martesës për zgjedhjen e muzikës së çiftit, çfarë bënë pasi u martuan dhe një të ftuar me famë botërore që ishte i pranishëm.

    Rita Ora ka zbuluar më shumë detaje për martesën e saj sekrete me Taika Waititi gjatë pjesëmarrjes së saj në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të mërkurën, përfshirë një të ftuar me famë botërore që ishte i pranishëm.

    Këngëtarja e hitit “Your Song” ka qenë në fushatën promovuese për filmin e saj të ardhshëm në Disney+, “Descendants: Rise Of The Red”, dhe foli me prezantuesin për mënyrën se si ka qenë ‘e zënë dhe e angazhuar’ kohët e fundit. Por, biseda shpejt kaloi tek martesa e saj, për të cilën ajo ka mbajtur kryesisht në fshehtësi. Megjithatë, të mërkurën Rita vendosi të ndajë një pjesë të vogël nga dita e saj e madhe për zgjedhjen e muzikës së çiftit dhe atë se çfarë bënë me burrin e saj pasi u kurorëzuan.

    Në foto, këngëtarja dhe aktorja kishte veshur një kostum tërësisht të bardhë dhe këndonte me pasion në një mikrofon, së bashku me këngëtarin tjetër. Duke shpjeguar prapaskenën, Rita tha: “Por e dini çfarë ishte e çuditshme për këtë moment? Ishte një surprizë. Unë nuk kërkova për këtë. Nuk kishte asnjë plan, u martova kështu spontanisht dhe ishte shumë argëtuese. Pastaj thamë, oh tani çfarë? Kështu që thjesht rezervuam një hotel dhe bëmë një festë të vogël. Ajo bëri shaka: ‘Kënga e parë që këndoi ishte ‘I’m Caught In A Trap’. Unë thashë “A është kjo mënyra që deshëm të fillojmë, e kuptoni çfarë dua të them?”.

    Artistja më pas zbuloi se komedianja dhe aktorja Tiffany Haddish, 44 vjeçe, ishte e pranishme në festën pas martesës, e cila është shoqe e mirë me këngëtaren.

    Duke i shfaqur audiencës një fotografi të Ritës dhe dikujt të veshur si Elvis duke performuar në dasmë, Jimmy pyeti: “A keni pasur një imitues të Elvisit në dasmën tuaj?”.

    Rita zbuloi: “Tiffany Haddish ishte gjithashtu e pranishme, e cila është një shoqe e mirë e imja dhe ajo tha ‘Epo, duket se po e bëjmë këtë, atëherë’”.

    Rita dhe Taika, 48 vjeç, u martuan në gusht të vitit 2022, por nuk e konfirmuan martesën e tyre deri në përvjetorin e parë vitin e kaluar. Ishte një ceremoni e paplanifikuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles që e planifikuan brenda dy javëve.

    Edhe pse martesa ishte një ceremoni intime, Rita publikoi disa pamje të ditës së madhe në klipin e saj “You & I”.

    Në krijimin e bukur të regjistruar, Rita dokumentoi ditën e saj të madhe, duke filluar me një vështrim pas skene në transformimin e saj si nuse. Pamjet e mrekullueshme përfshinin gjithashtu momentin kur Taika pa gruan e tij që do të jetë për herë të parë ndërsa ajo ecte drejt altarit para se të lidhnin kurorën. Çifti po rrezatonte me lumturi ndërsa u bënë një çift i martuar dhe ndanë një puthje pasionante të parë si burrë dhe grua.

    Motra e Ritës, Elena, ishte një shoqëruese e nuses, ndërsa miku më i mirë i Taika-s, aktori Jermaine Clement, fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë.

    Detajet e reja vijnë ndërsa këngëtarja ka qenë duke promovuar filmin e saj të ardhshëm, “Descendants: Rise Of The Red”, dhe ka marrë shumë frymëzim nga emri me zgjedhjet e saj të fundit të modës. /Telegrafi/

  • PIPS: Viti 2023 sfidues për MPJD-në, shkaku i dialogut Kosovë-Serbi

    PIPS: Viti 2023 sfidues për MPJD-në, shkaku i dialogut Kosovë-Serbi

    Tensionet në veri, acarimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë e sanksionet e BE-së, janë si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë Kosovë-Serbi. Kështu konstatohet në raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)”, të publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të arriturat, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme.

    Jon Krasniqi, menaxheri i projektit në PIPS, tha se ky raport del çdo vit, kësaj radhe ka ofruar një analizë përgjatë vitit 2023 deri më 15 shkurt 2024. Të dhënat përfshijnë deklaratat e qeverisë, angazhimet që i kanë bërë në politikën e jashtme.

    “Raporti tregon se ky ka qenë viti më sfidues në politikën e jashtme të Kosovës. Kjo si rast të një procesi apo një shqetësimi që e ka pas Kosova gjatë vitit 2023 në dialogun Kosovë-Serbi, masat sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian gjithashtu edhe disa nga ShBA, tensionet apo incidentet që ndodhen në veri e deri tek sulmi në Banjskë që pastaj u ndërthuren me procesin e dialogut”.

    “Integrimi atlantik, moslëvizja e Kosovës për anëtarësim në BE, liberalizimi i vizave proces zvarritës, megjithatë sukses i politikës së jashtme. Rritje e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, anulimi i aktiviteteve të ‘Defender Europe ‘23’ që lidhet me raportet me NATO-n. Performanca e MPJD-së, 403 takime 50 konsultime politike në vende të ndryshme, konferenca angazhime me shtetet e QUINT-it dhe BE-ja”, ka thënë ai.

  • Kurti: Realizimi i regjistrimit të popullsisë, ishte një nga projektet më me prioritet këtë vit

    Kurti: Realizimi i regjistrimit të popullsisë, ishte një nga projektet më me prioritet këtë vit

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po merr pjesë në publikimin e të dhënave të para të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Kurti tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.

    “Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më më prioritet të qeverisë gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe raundin e regjistrimeve globale 2015-2024, ku edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij zhvillimi”.

    “Ky regjistrim është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë, duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve, ashtu edhe për hedhje të bazave për vendimmarrje për të informuar që do të formësoj të ardhmen e Kosovës”.

    “Në një mënyrë, statistikat e mirëfillta janë si GPS-i për të ardhmen e vendit tonë. Me të dhëna të sakta, jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë, përndryshe pa to do të përfundojmë duke bërë rrotullime e rrjedhimisht të humbim resurse të vlefshme”, tha Kurti.

    Më tej, Kurti tha se nxjerrja e të dhënave të plota dhe të sakta do t’iu mundësojë vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

    Pa statistika cilësore, edhe vendimet mund të jenë jo cilësore. Statistikat janë një e mirë publike dhe duhet përdorur për marrjen e vendimeve bazuar në dëshmi. Në demokraci, marrja e vendimeve politike duke u bazuar në dëshmi është shumë më rëndësi për të ofruar.

  • Katër të arrestuar në Pejë, dyshohet se e mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal

    Katër të arrestuar në Pejë, dyshohet se e mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë, të cilët dyshohen për mashtrim në vlerë 280 mijë euro.

    Viktima ka deklaruar në polici se këtyre personave u kishte dërguar 280 mijë euro që nga viti 2022 për blerjen e një lokali në Istog, që rezultoi se ishte pronë e komunës..

    “Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ja ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali. Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё”, thuhet në njoftim.

    Të arrestuarit janë: F.D, e lindur më 1999, B.M e lindur 1992, M.N I lindur me 1982 dhe L.D e lindur me 1994.

    Tutje, Policia njoftoi se tё gjithё tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

  • ASK-ja publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë

    ASK-ja publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet preliminare të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

    Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja, në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

    Po ashtu, në këtë event është duke marrë pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.