ATV

Blog

  • Osmani takon kryediplomaten gjermane në Washington, e falënderon për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës

    Osmani takon kryediplomaten gjermane në Washington, e falënderon për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.

    Osmani ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.

    “Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së palëkundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock për mbështetjen e saj të palëkundur. Samiti i NATO-s në Uashington DC ofroi një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

  • Masakra e Poklekut, Kurti: Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

    Masakra e Poklekut, Kurti: Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje edhe një herë nga institucionet e drejtësisë që të punojnë për viktimat e luftës.

    Ai kështu u shpreh derisa ka marrë pjesë në promovimin e librit për Masakrën e Poklekut në Drenas.

    “Këtu në Poklekun e Moqëm plagët janë të njoma, shteti serb që po zbatonte projektin serbo-madh për shfarosjen e shqiptarëve u përpoq të zhdukte gjurmët e krimit gjenocidal duke i djegur trupat e të vrarëve”.

    “Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës, është edhe thirrje për drejtësi edhe ky libër përshkohet nga kërkesa për drejtësi. Andaj, bëjmë thirrje që sistemi i drejtësisë të veprojë për drejtësi për viktimat e luftës”, ka thënë Kurti.

  • 56 arratisje nga burgjet e Kosovës nga viti 2007, këta janë personat që u arratisen

    56 arratisje nga burgjet e Kosovës nga viti 2007, këta janë personat që u arratisen

    Janë 56 të burgosur të cilët nga burgjet e Kosovës janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e fundjavës jashtë.

    Në këtë listë ka persona të arratisur qysh nga viti 2007 e deri këtë vit dy të fundit që bënë bujë në vend – Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj.

    Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se Hajrizi dhe Metaj e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të fundjavës në shtëpi kur janë larguar.

    “I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar me dënim unik prej 25 viteve. Ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2019. I dënuari tjetër ka qenë i dënuar me 11 vite burgim. I njëjti në janar të vitit 2024 e ka shfrytëzua të drejtën për vikend. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale na mundëson që në momentin kur i dënuari e përfundon gjysmën e dënimit, t’i mundësojmë vikendin në shtëpi. Kur një person e shfrytëzon vikendin, e ka më të lehtë largimin. E kemi filluar procedurën disiplinore ndaj disa zyrtarëve. Jemi në koordinim të ngushtë me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën”, tha Dibrani.

  • Zv.ministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen

    Zv.ministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë edhe në vazhdimësi. Duke folur për dy rastet e fundit, Sallahu është arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur, raporton Ekonomia Online.

    Në një konferencë për media, Sallahu ka thënë se këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë, sepse qëllimi është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit.

    “Përkundër të arriturave dhe punës së vazhdueshme, këto ditë në njësi të tipit të hapur janë larguar dy të burgosur, të njëjtit kanë qenë shfrytëzues të vikendit, më lini të theksoj se në Republikën e Kosovës kemi dy tipe të institucioneve korrektuese, tipe të mbyllura me siguri të lartë, si dhe tipe të hapura ku të burgosurit kanë të drejta dhe privilegje të shumta. Pra për këtë arsye, largimi nga institucioni i mbyllur konsiderohet arratisje, ndërsa largimi nga institucioni i hapur nënkupton largim”, ka thënë Sallahu.

    “Të burgosurit që kalojnë në tipin e hapur, u nënshtrohen trajnimeve, kanë të drejtën e punëss, mund të angazhohen në punë edhe jashtë shërbimit korrektues, pa mbikqyrje, pasi personi i dënuar gjendet në fazën më të avancuar të vuajtjes së dënimit. Të njëjtit, me kapjen nga institucionet e drejtësisë, humbin privilegjet, dhe kthehen në tipin e mbyllur.”

    Në fund, ai ka thënë se largime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, dhe se mund të ketë sërish.

    “Është me rëndësi se largime nga qendrat e tipit të hapur ka pasur edhe në të kaluarën, e mund të ketë edhe në vazhdimësi pasi këto institucione nuk u nënshtrohen masave të larta të sigurisë pasi është realizimi i programeve avancuese ndaj të të burgosurve.” – u shpreh Sallahu.

    Ai ka thënë se pas ngjarjeve të ndodhura së fundi, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ta marrin raportin e Inspektoratit do të marrin vendimet adekuate.

    “Inspektorati i MD është në vendngjarje dhe sapo të marrim raportin, do të merren vendimet adekuate”, ka thënë Sallahu.

  • Dy të arratisur brenda një jave, drejtori i burgjeve jep detaje për Faton Hajrizin e Ujkan Metaj

    Dy të arratisur brenda një jave, drejtori i burgjeve jep detaje për Faton Hajrizin e Ujkan Metaj

    Me dy rastet e fundit të arratisjeve nga burgjet në Kosovë, Shërbimi Korrektues i Kosovës po mban konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Sinjali.

    Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani tha para mediave se i dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej 25 vitesh, kurse i dënuari tjetër Ujkan Metaj me 11 vite burgim.

    Ai tutje shtoi se si shkak i arratisjeve të të dy të dënuarve, kanë filluar me procedura disiplinore ndaj disa zyrtarëve te burgjeve.

    “I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar me dënim unik prej 25 viteve. Ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2019. I dënuari tjetër ka qenë i dënuar me 11 vite burgim. I njëjti në janar të vitit 2024 e ka shfrytëzua të drejtën për vikend. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale na mundëson që në momentin kur i dënuari e përfundon gjysmën e dënimit, t’i mundësojmë vikendin në shtëpi. Kur një person e shfrytëzon vikendin, e ka më të lehtë largimin. E kemi filluar procedurën disiplinore ndaj disa zyrtarëve. Jemi në koordinim të ngushtë me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën”, tha Dibrani.

  • Presidentja Osmani takon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona

    Presidentja Osmani takon Sekretarin e ri të Jashtëm britanik: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona

    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

    Në platformën X, ajo ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në këtë pozitë të re.

    “Britania e Madhe mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani.

  • Shkaku i të nxehtit, nga nesër kufizohet qarkullimi i këtyre automjeteve në rrugët e Kosovës

    Shkaku i të nxehtit, nga nesër kufizohet qarkullimi i këtyre automjeteve në rrugët e Kosovës

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim përmes të cilit kufizon qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 tonë në autoudhë, rrugët nacionale dhe rrugët rajonale.

    Në vendimin e nënshkruar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, thuhet se ndalimi i qarkullimit vlen nga data 14 korrik deri më 31 korrik, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

    Ky vendim ka ardhur pas valës së nxehtit që ka kapluar Kosovën dhe rekomandimeve të marra nga Policia e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimet.

  • DASh: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon

    DASh: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë e rajon

    Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”.

    “Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

    DASH tha se pikërisht për shkak të qëllimit të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe të avancohet reformat “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe do të sillnin paqe, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.

    “Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës vë në pah urgjencën dhe rëndësinë e këtyre prioriteteve”, thanë nga DASH-i.

    Në Kosovë udhëheqësit politikë së fundi kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Serbia po përgatitet për një sulm apo provokim ndaj Kosovës. Por, sa herë që autoritetet kosovare flasin për një kërcënim të tillë, nuk lënë pa përmendur aleaten e Beogradit, Rusinë, që ato thonë se është e interesuar për destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit.

    Njohës të zhvillimeve në Ballkan, i thanë më herët gjatë javës REL-it se aleatja e Beogradit, Moska, po synon të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga lufta e saj në Ukrainë, dhe fuqitë e mëdha duhet t’i dërgojnë mesazh të qartë Serbisë se nëse vepron në veri të Kosovës, NATO-ja do të reagojë.

    Po ashtu, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, e cilësoi veriun e Kosovës – i banuar me shumicë serbe – dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës si rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

    Në veri, tensionet janë rritur qysh vitin e kaluar, ndërkaq në Bosnje e Hercegovinë, autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska kanë kërcënuar me shkëputje.

    Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja vazhdon të jetë e shqetësuar se tensionet lokale mund të përshkallëzohen në tensione serioze politike në rajon.

    “Ne mbesim të shqetësuar lidhur me rrezikun që tensionet lokale të shndërrohen në tensione serioze politike që mund të stagnojnë shtetet e rajonit, si për shembull në veri të Kosovës dhe duke pasur parasysh kërcënimet për shkëputje në Bosnje e Hercegovinë. Ne po vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të minimizuar këto rreziqe”, tha zëdhënësi i DASH-it.

    Njohësit e zhvillimeve në Ballkan i kanë thënë REL-it se nuk mund të përjashtohet mundësia që në veri të Kosovës të ketë tensione, teksa vitin e kaluar në këtë pjesë të Kosovës tensionet kulmuan pasi një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

    Ivana Stradner, hulumtuese e lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington, i tha REL-it se kërcënimi për një përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës “është i madh dhe i vërtetë”, për shkak se Rusia – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – po kërkon që ta shpërqendrojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

    Por, Stradner tha se nuk beson se në Ballkanin Perëndimor do të ketë një konflikt në shkallë të gjerë, sikurse ai në Ukrainë. Megjithatë, ajo pohon se në Ballkan ka aktivitete që mund të konsiderohen “luftë hibride”.

  • Therja me thikë në Pejë – Policia publikon fotot e dy vëllezërve të dyshuar, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre

    Therja me thikë në Pejë – Policia publikon fotot e dy vëllezërve të dyshuar, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Pejë, në rrugën “Jeton Dedushaj”, ku një person është plagosur gjatë një përleshjeje me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

    Të dyshuarit për rastin janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe se po vazhdon kërkimi i tyre.

    Gjithashtu, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për kapjen e të dysharëve Adem dhe Besnik Bulliqin nga Peja.

    Sipas Policisë ata dyshohet se janë përfshirë në therjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Pejë.

    Ndërkaq viktima për shkak të plagëve të marra si shkak i therjes, nga Spitali Rajonal i Pejës është dërguar me urgjencë në QKUK.

  • I gjakosur dhe pavetëdije – Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

    I gjakosur dhe pavetëdije – Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

    Një person në gjendje të rëndë është transportuar në QKUK nga spitali i Pejës të premten.

    Ai është gjetur në oborrin e shtëpisë i gjakosur e pa vetëdije.

    Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe është në kërkim të tyre. Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së