ATV

Blog

  • Kurti e dënon tentim atentatin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore

    Kurti e dënon tentim atentatin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar tentim antentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.

    Ai i ka uruar shërim të shpejtë atij dhe të plagosurve tjerë, ndërsa i ka shprehur ngushëllimë familjes së spektatorit që u vra.

    Kurti ka thënë se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    “I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë.

    Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime.”

  • Të shtënat me armë në tubimin elektoral të Trump, merr plagë në fytyrë

    Të shtënat me armë në tubimin elektoral të Trump, merr plagë në fytyrë

    Në tubimin në Butler në shtetin e Pennsylvania derisa ish presidenti amerikan po mbante fjalim dëgjohen të shtëna rresht dhe sipas pamjeve ai plagoset në kokë.

    Derisa po fliste kandidati për president Donald Trump pasi dëgjohen të shtënat mbahet për koke ku edhe ulet në podium për t’u strehuar. Pak sekonda intervenojnë shërbimi sekret dhe policia speciale që e mbrojnë me trupat e tyre.

    Në pak minuta ata e rrethojnë dhe nisin ta përcjellin jashtë vendit. Ai shihet në këmbë të veta por i gjakosur në anën e djathtë të kokës, mbi veshin e tij.

    Sic raporton edhe CNN u dëgjuan goditje të forta para se Trump të binte në tokë. Agjentët më pas e ndihmuan atë të ngrihej në këmbë dhe ai kishte gjak në fytyrë. Ai po i bërtiste përsëri turmës dhe ngriti grushtin. Më pas ai është dërguar në një automjet dhe është evakuuar nga vendi i ngjarjes.

  • Ndërtimet e larta pa shkallë emergjente e hidrantë të ujit për shuarjen e zjarreve, pak objekte i plotësojnë këto kritere

    Ndërtimet e larta pa shkallë emergjente e hidrantë të ujit për shuarjen e zjarreve, pak objekte i plotësojnë këto kritere

    Objektet e larta, përpos shkallëve emergjente duhet tëposedojnë edhe hidrantët e ujit për shuarjen e zjarreve. Megjithatë pak objekte i plotësojnë këto kritere.

    Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, thotë se shumë shpesh ballafaqohen me probleme të shumta në mungesë të këtyre dy obligimeve.

    Ky rregull i cili shpesh injorohet nga ndërtuesit madje paraqet rrezik edhe për qytetarët.

    Rregullat parashohin që shkallët emergjente dhe hidrantët e ujit t’i kenë secili objekt më i lartë se dy kat. 

    Sipas Brigadës së Zjarrfikësve si pasojë e zjarreve në gjashtë muaj e parë të vitit nuk është shënuar asnjë viktimë./atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=Q8pc72yHzT4

  • Brenda 13 vjetësh, Kosovës iu shtuan rreth 150 mijë objekte banimi, 33% janë të pabanuara

    Brenda 13 vjetësh, Kosovës iu shtuan rreth 150 mijë objekte banimi, 33% janë të pabanuara

    Brenda 13 vjetësh, Kosovës iu shtuan rreth 150 mijë objekte banimi.

    Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave, në Kosovë janë 560 mijë objekte banimi, krahasuar me cenuesin e vitit 2011 kur ishin rreth 413 mijë. 

    Ky numër po konsiderohet i mjaftueshëm në raport me numrin e banorëve.

     Por, shqetësuese konsiderohet e dhëna se mbi 30 përqind e objekteve të banimit janë të zbrazura, andajpo kërkohet një plan i mirëfilltë pasi vlera e tyre llogaritet të jetë 15 miliard euro.  

    Edhe ekonomistët, numrin e objekteve të zbrazëta tëbanimit e vlerësojnë të lart.

    Sipas të dhënave preliminare të Regjistrimit tëPopullsisë në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.

    Numri i banorëve rezulton të jetë më i vogël përkundër se shtimi natyror nga regjistrimi i fundit i popullsisë është rreth 203 mijë.

    Konsideruar këto të dhëna, për 13 vjet Kosova ka rreth 356 mijë qytetarë rezidentë më pak./atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=RxAPr4K_o0M

  • Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon punën në ndërtim u respektua pjesërisht

    Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon punën në ndërtim u respektua pjesërisht

    Temperatura në Kosovë gjatë ditës në shumë zona arriti deri në 40 gradë.

    Për shkak të rrezikut që sjell temperatura e lartë, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që nga kjo e shtunë për 1 javë të kufizohet orari i punës për disa kategori punëtorësh.

    Vendimi vlen për gratë shtatzëna, ata me sëmundje kronike si dhe për punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë. Derisa shumica punojnë në ambiente të jashtme atyre u ndalohet puna nga ora 11 deri në orën 17:00.

    Megjithatë disa u detyruan të dalin në punë, e vapën e madhe të mesditës e lehtësonin të paktën me pije.

    Dhjetëra punëtorë në punishte të ndryshme nëkryeqytet ishin duke punuar edhe pse në ambientegjysmë të hapura.

    Në anën tjetër nga Inspektorati i Punës, kanë njoftuar se kanë hasur në tëpaktën 5 biznese që nuk kanë respektuar vendimin.

    Dëshmitar i mosrespektimit të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë ishte edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi.

    “Ka disa kompani që unë I kam nxanë duke punuar dhe me marrëveshje me ta jemi marrë vesh që ti ndalin punimet me kusht që ti mos I publikoj. Por nëse këto kompani e vazhdojnë punimet do t’i publikojmë dhe normal do ti përcjellim në vendet adekuate.”, deklaroi Azemi.

    Edhe pse për disa ditë këta punëtorë nuk duhet të dalin në punë, ata megjithatë duhet të paguhen. E nëse kjo e drejt iu shkelet mund të ankohen.

    Konsideruar që sektori i ndërtimtarisë është më i rrezikshmi për punëtorët, njohësit e sigurisë në punëpavarësisht shkeljeve që bëhen e kanë mirëpritur vendimin.

    Përpos punëtorëve, ekspertë të shëndetësisë vlerësojnëse të gjithë qytetarët duhet pasur kujdes këto ditë.

    Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit do të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme, deri në pjesën e dytë të muajit, kur paraqiten tendenca për rënie të temperaturës. Varësisht nga moti edhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë mund të ndryshojë. / atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=rT6Pkj3Eng8

  • Gjukanoviq njofton autoritetet malazeze se ka marrë informacione që po i përgatitet atentat

    Gjukanoviq njofton autoritetet malazeze se ka marrë informacione që po i përgatitet atentat

    Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat, njofton zyra e tij për “Vijestima”, shkruan “Pobjeda.me”.

    “Informacionet e lartpërmendura ish-presidenti i ka marrë nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me ato informacione ka njoftuar autoritetet shtetërore”, kanë thënë nga kabineti i Gjukanoviqit në pyetjen nëse dikush nga sektori i sigurisë e kishte informuar atë se i rrezikohej siguria dhe se po planifikohet atentat.

    Në Drejtorinë e Policisë, mbrëmë vonë, kanë thënë për “Vijestima” se nuk kanë të dhëna që do të tregojnë për aktivitete të planifikuara që lidhen me rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviq.

    – Në bazë të nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në përputhje me ligjin. Në përputhje me rregulloret pozitive, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e sigurisë së kërcënimeve”, kanë deklarauar Drejtoria e Policisë.

  • Arrestohet një 19-vjeçar në Pejë, e mori një vajzë kinse për ta dërguar në spital por e çoi në pyll ku dyshohet se e dhunoi

    Arrestohet një 19-vjeçar në Pejë, e mori një vajzë kinse për ta dërguar në spital por e çoi në pyll ku dyshohet se e dhunoi

    Policia ka arrestuar një 19-vjeçar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

    Siç njofton policia, i dyshuari i kishte ofruar ndihmë viktimës për ta dërguar në spital, por i njëjti dyshohet se e ka dërguar në pyll, ku edhe e ka dhunuar atë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 13.07.2024, rreth orёs 02:45, është njoftuar se në lagjen Karagaç dy vajza kanё problem me njё person.Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё ti ndihmoj pёr ti dёrguar nё Spital, mirpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, thuhet në njoftim.

    Policia shton tutje se fillimisht i  dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur, por pas njё pune intensive tё Hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: G.T. i lindur me 2005

    Pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё pёr veprën penale “Dhunim”.

  • Kosova i vetmi vend ku nuk paguhet shfrytëzimi i autostradave

    Kosova i vetmi vend ku nuk paguhet shfrytëzimi i autostradave

    Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që nuk aplikon tarifa për shfrytëzuesit e autostradave.

    Mirëmbajtja e këtyre rrugëve bëhet për çdo vit me buxhet të shtetit, megjithatë drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës planifikojnë që shumë shpejtë shfrytëzimi i autostradave të bëhet me pagesë. Ndonëse, ministri i MMPHI, Liburn Aliu pretendon të bëhet një sistem më i modernizuar për pagesat siç është në vendet e Bashkimit Evropian.

    Ministri Aliu derisa ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim, ka shtuar se njëkohësisht do të ketë edhe kontrolla të pagesave të tarifave.

    Ndërsa theksoi se kjo po ashtu do të ndihmojë në zvogëlimin e aksidenteve dhe kontrollin e shpejtësisë, si dhe në menaxhimin e pagesave të tarifave për rrugë.

    “Do të bëhen me pagesë, porse kjo pagesë do të bëhet me sistemin e ITS. Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të mos kemi rampa dhe ndalesa, por kjo të bëhet në forma elektronike sikur që bëhet në shumë vende të BE-së. Pra, kësisoj edhe veturat apo automjetet që kalojnë transit nëpër Kosovë do të bëjnë pagesat, njëkohësisht edhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund t’i bëjnë pagesat e tyre në mënyrat si do të organizohet ajo. Pra, më shumë jemi të orientuar nga ideja e pagesës së shfrytëzimit të rrugëve përmes formave elektronike, tash që jemi në fazë të realizimit të projektit të ITS-së, pra sistemit inteligjent të transportit. Kjo do të ndikojë edhe në kujdesin në trafik dhe në zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet. Përmes kamerave dhe kontrollit të shpejtësisë, por, njëkohësisht do të ketë edhe kontrolle të pagesave të tarifave apo taksave që paguhen për rrugë”, thotë Aliu.

  • Stuhi në Gjermani, Sllovaki dhe Republikën Çeke – raportohet për të lënduar

    Stuhi në Gjermani, Sllovaki dhe Republikën Çeke – raportohet për të lënduar

    Stuhi të forta goditën mbrëmë Gjermaninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë, duke shkaktuar disa të lënduar dhe një ndërprerje të trafikut.

    Një stuhi goditi një festival në natyrë në Sllovakinë perëndimore. Një tendë e madhe u shemb dhe disa më të vogla u dëmtuan nga stuhia.

    Shërbimet e urgjencës kanë transportuar dhjetë persona me lëndime të lehta në spitalet aty pranë, njoftoi mbrëmë qendra e kontrollit. Festivali i pelegrinazhit zhvillohet nga 11 deri më 13 korrik në aeroportin Trencín në Sllovakinë perëndimore, por programi u ndërpre përkohësisht për shkak të motit të keq.

    Një numër i madh policësh dhe zjarrfikësve u vendosën dhe salla sportive u shndërrua në një qendër evakuimi për vizitorët e festivalit. Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë rajonin ditët e fundit. Dy persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në një luginë malore sllovake të enjten.

    Në Republikën fqinje Çeke, trafiku hekurudhor është ndërprerë dje në disa lokacione për shkak të rrëzimit të pemëve nga një stuhi e fortë. Një stuhi e madhe në shtetin federal jugor gjerman të Bavarisë mbrëmë shkaktoi përmbytje të rrugëve dhe bodrumeve dhe kolapsit të trafikut.

    Një zëdhënës i policisë në qytetin Kempten, në jugperëndim të Munichut, tha se luftimet kishin mbuluar rrugët. Shërbimet e urgjencës raportuan 320 ndërhyrje nga ora 18:00 deri në mesnatë, shkruan dw.

  • Al Nassr do t’i ofrojë kontratë të re Ronaldos

    Al Nassr do t’i ofrojë kontratë të re Ronaldos

    Al Nassr është gati të ofrojë një kontratë të re për Cristiano Ronaldon deri në vitin 2026.

    Vendimi do të jetë në dorën e Cristianos, teksa ai është duke e shqyrtuar propozimin.

    Klubi arab, Al Nassr është ende jashtëzakonisht i kënaqur me Ronaldon dhe paraqitjet e tij..

    Plani është t’i ofrohet një kontratë e re deri në Kupën e Botës 2026, atëherë kur Ronaldo do të ishte 41 vjecar.

    Ronaldo shkoi te Al Nassr në fillim të vitit 2023 nga Manchester United, megjithatë nuk ka arritur të fitojë titullin e kampionit, ndonëse u shpall top-golashënuesi i ligës.