ATV

Blog

  • ​“Dritarja për Investime të Diasporës”, qasje në kredi për projektet investuese në Kosovë

    ​“Dritarja për Investime të Diasporës”, qasje në kredi për projektet investuese në Kosovë

    Deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë “Dritarja për Investime të Diasporës”. Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro. E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora.

    Në ngjarjen lansuese të kësaj dritare, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

    “Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mirë”, tha Kurti.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se përmes kësaj dritare do të mundësohet rritja e investimeve të diasporës.

    “Po e lansojmë një dritare të re që do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës tonë. Ideja ka qenë të zgjidhet një problem që është për ndërmarrësit tonë që jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të investojnë këtu…Të krijohet një dritare e re përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore i mbështetur edhe nga qeveria, të mundësojë garantimin e këtyre kredive dhe përmes kësaj të zvogëlohet rrisku”, tha Murati.

    Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier derisa është shprehur i lumtur me themelimin e kësaj dritare, ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.

    “Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu…Me qeljen e kësaj platofrme, shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi si kjo, krijohen vende të reja të punës”, tha ai.

    Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha ka thënë se kontributi i diasporës në vend është jashtëzakonisht i madh.

    Dritarja për investime të diasporës është një skemë e re e ndarjes së rrezikut nga FKGK-ja për garantimin e kredive për t’u ofruar investitorëve të diasporës qasje në kredi për projektet e tyre investuese në Kosovë. Programi i ri i garancisë do të promovoje rritjen e fluksit të kapitalit privat të diasporës në Kosovë duke tërhequr investime të reja drejt themelimit të ndërmarrjeve të reja sipërmarrëse ose fuqizimit të bizneseve të sapo krijuara nga diaspora.

  • Reali paralajmëron befasi për Mbappen gjatë prezantimit

    Reali paralajmëron befasi për Mbappen gjatë prezantimit

    Kylian Mbappe i ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Real Madridin.

    Ylli francez ka dhënë autografe për tifozët që kishin dalë për ta pritur përpara spitalit ku iu nënshtrua kontrolleve fizike.

    E stadiumi “Santiago Bernabeu” ka nisur të mbushet, shkruajnë mediat spanjolle.

    Pas një orë aty në mënyrë madhështore do të prezantohet futbollisti francez.

    80 deri në 85 mijë shikues pritet të jenë prezentë në stadiumin madrilen për t’ia bërë një pritje të ngrohtë 25-vjeçarit, i cili nga sot do të jetë edhe zyrtarisht lojtar i ri i Realit.

    Mbappe tashmë e ka marrë rrugën drejt stadiumit, ku do të prezantohet rreth orës 12:00 të mesditës.

  • “100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për “Dritaren e investimeve”

    “100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për “Dritaren e investimeve”

    Kryeministri, Albin Kurti në ceremoninë e “Dritares për investime të diasporës” dha hollësi rreth kësaj iniciative.

    Sipas tij, ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës.

    “Kemi premtu qeverisje të pakorruptuar, politika të mirëmenduar dhe ndryshimin e imazhit. Mërgatën tonë e kemi pa si faktor kyç”, tha ai.

    Më tej, Kurti tregoi se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv.

    “Po e hapim dritaren për diasporën që mërgata të zhvillohet edhe në Kosovë. E tërë dritarja do të ketë 100 milionë euro”.

  • ​DHTIK: Të zgjidhet çështja e IP Adresave, po dëmtohet shteti dhe bizneset

    ​DHTIK: Të zgjidhet çështja e IP Adresave, po dëmtohet shteti dhe bizneset

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mos rregullimin e IP Adresave andaj ka kërkuar nga institucionet qendrore dhe ART-ja mos të lejojë përdorimin e IP-së së Serbisë në Kosovë, pasi që të njëjtat sipas tyre janë duke e dëmtuar në vazhdimësi vendin me cenim të sovranitetit dhe biznesin me miliona euro në vit.

    “Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e DHTIK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eliminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia dhe këto të fundit të zëvendësohen menjëherë me ato të Shqipërisë, në mënyrë që reklamat në ueb faqe të dalin në gjuhën shqipe. Për njohuri sistemi i ri i marketingut botëror vendos reklama në ueb faqet dhe portalet, në bazë të IP-së së çdo shteti”, thuhet në komunikatën e lëshuar të DHTIK.

    Sipas DHTIK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset, i cili është duke u ballafaquar me mos rregullimin e tyre.

    “Dhoma e Tregtisë, konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po iu shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës, kur kërkojmë në linkun ‘What’s my IP address (https://whatismyipaddress.com/)’, del që Kosova është në Serbi. DHTIK ka dërguar disa shkresa dhe ka takuar edhe përfaqësuesit e ARKEP, për të diskutuar këtë problematikë por nuk po sheh zgjidhje nga kjo e fundit”, thuhet tutje në komunikatë.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, ri kërkon nga kryeministri, Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave.

    “Duke pasur parasysh që ne si Dhomë jemi duke pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe nga bizneset vendore, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

  • Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Nusja më e bukur”

    Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Nusja më e bukur”

    Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

    “Nusja më e bukur” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

    Ikona e muzikës shqipe ka bërë dhe një paraqitje të mahnitshme në klip, duke qenë se shquhet për paraqitjet e veçanta.

    Ky rikthim i dyshes vjen pas shumë vitesh, meqë kanë bashkëpunuar edhe më parë.

    Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja me muzikë nga Xhevdet Gashi.

    Orkestrimi u bë nga Florent Boshnjaku me videon e realizuar nga produksioni, Dream Films.

    Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin e Baresha.

  • Polici plagosi një 16 vjeçar, arrestohet

    Polici plagosi një 16 vjeçar, arrestohet

    Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Dubravë të Istogut, ku një person ishte plagosur në kokë.

    Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

    “Personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë. Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës, njësinë rajonale të hetimeve dhe njësi të tjera do të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

  • ​Vushtrri: Mosmarrëveshje rreth një telefoni, sulmoi nënën e vet

    ​Vushtrri: Mosmarrëveshje rreth një telefoni, sulmoi nënën e vet

    Një viktima femër ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë në Vushtrri.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Szunyog: Drafti i Asociacionit duhet të dërgohet në Kushtetuese, tre krerët e shtetit premtuan themelimin

    Szunyog: Drafti i Asociacionit duhet të dërgohet në Kushtetuese, tre krerët e shtetit premtuan themelimin

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar dhe ligjor i Kosovës, për të cilin vendi është rënë dakord në vitin 2013 dhe se është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë Kushtetuese.

    Szunyog ka thënë se BE-ja ka propozuar draftin për Asociacionin, për të cilin tha se kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që ta nënshkruante dhe ta pranonte ne tetor të vitit të kaluar, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

    Szunyog ka theksuar se ky draft respekton vijat e kuqe të të dyja palëve dhe se drafti duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

    “E pra, përsëri, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës, që nuk është e re. Për themelimin e kësaj tashmë është rënë dakord në vitin 2013. Fjala vjen, kjo marrëveshje është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë Kushtetuese. Pra, nga ky këndvështrim, është obligim ndërkombëtar i Kosovës, por është obligim ligjor vendor që të themelojë Asociacionin. Ne kemi propozuar si Bashkimi Evropian, kemi propozuar një draft. Kuptimi im është se kryeministri Kurti në fakt ishte i gatshëm ta pranonte këtë draft dhe ta nënshkruante tetorin e kaluar. Pra, nga ky këndvështrim, ne besojmë se ky është një draft i mirë, duke respektuar vijat e kuqe të të dyja palëve. Dhe ne besojmë se duhet marrë dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese në atë mënyrë që të jetë e pranueshme dhe Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për këtë”, ka thënë ai për EO.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë ka thënë se të tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparalmetari Glauk Konjufca, kanë premtuar themelimin e Asociacionit, në letrën e përbashkët të nënshkruar nga ta dërguar Këshillit të Evropës.

    Për këtë ai ka thënë se Asociacioni duhet themeluar dhe sa më shpejt të bëhet kjo, sipas tij, aq më mirë do të jetë për përparimin e Kosovës në rrugën për t’u bërë anëtare e BE-së.

    “Por përsëri, ky është vetëm hapi i parë në procesin e themelimit të Asociacionit. Dhe përsëri, mirëkuptimi im është gjithashtu se në këtë letër të përbashkët të nënshkruar nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, dërguar Këshillit të Evropës majin e kaluar, tre liderët kushtetues të Kosovës në fakt premtuan themelimin e Asociacionit. Kështu që unë mendoj se kjo është diçka që duhet bërë. Sa më shpejt të bëhet kjo, aq më mirë për përparimin e Kosovës në rrugën për t’u bërë anëtare e BE-së”, ka thënë ai.

    Szunyog i pyetur për tri kushte e vendosura nga kryeministri Albin Kurti në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, ka thënë se me shumë takime e diskutime në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve janë vërtet të rëndësishme për Kosovën.

    Ai ka thënë se marrëveshja e dakorduar në Bruksel, është qartazi një marrëveshje e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

    “Pra, nga ky këndvështrim, mendoj se ka një interes të qartë të Kosovës, por edhe, natyrisht, një interes të qartë të Serbisë që të ketë realisht, për të arritur normalizimin e plotë, që do të thotë, së pari të gjitha, zbatimi i marrëveshjes nga shkurti 2023, por edhe të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Dhe kjo është diçka që duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, nga këndvështrimi im, më shumë takime, më shumë diskutime dhe më shumë marrëveshje janë vërtet të rëndësishme për Kosovën”.

    “Epo, mendoj se për mua, nëse e shikoj këtë marrëveshje nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, është qartazi një marrëveshje e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Është edhe në preambulë. Pra, për mua, është shumë e qartë. Epo, do të thosha se, sigurisht, dialogu dhe përparimi në dialog dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parakushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai për EO.

  • A e dini se çfarë saktësisht shkakton të përziera gjatë vozitjes?

    A e dini se çfarë saktësisht shkakton të përziera gjatë vozitjes?

    Ekspertët shpjegojnë pse ndodh kjo

    Ekspertët përkufizojnë kinetozën si “sëmundje lëvizjeje”, dhe më së shpeshti manifestohet me të përziera, marramendje, dhimbje koke, dobësi dhe shpesh të vjella.

    Fëmijët më së shpeshti vuajnë nga të përzierat gjatë vozitjes, por probleme të tilla mund të kenë edhe të rriturit.

    Falë hulumtimit të shkencëtarëve nga Universiteti Autonom i Barcelonës, në fakt u bë e mundur të zbulohej arsyeja që çon në shfaqjen e këtyre simptomave.

    Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga profesori Pablo Machuca-Márquez, në fakt identifikoi neuronet përgjegjëse për sëmundjen e lëvizjes, shqetësimin që lidhet me lëvizjen në një veturë, raportojnë mediat.

    Neuronet e përfshira janë të vendosura në një rajon specifik të trungut të trurit, i njohur si bërthama vestibulare, nga e cila vijnë tufa fibrash nervore që transmetojnë sinjale të nevojshme për orientimin në hapësirë dhe lëvizjen në tru, transmeton Telegrafi.

    Rezultatet zbuluan se çaktivizimi i neuroneve që shprehin proteinën Vglut2 parandaloi shqetësimin.

    Aktivizimi i tyre në vend të kësaj shkaktoi simptoma të ngjashme me sëmundjen e lëvizjes, edhe në mungesë të stimulimit.

    Midis këtyre neuroneve, ata me receptorin Cck-A dolën si fajtorët kryesorë përgjegjës për simptomat.

    Duke hartuar qarqet nervore, u zbulua se ato ishin të lidhura me bërthamat parabrakiale të trurit, të cilat rregullojnë oreksin, temperaturën e trupit dhe letargjinë.

    Shkencëtarët besojnë se mund të ketë qarqe shtesë, të pazbuluara që ndikojnë në simptoma të tjera që lidhen me të përzierat.

    Hulumtimi, i botuar në Journal of the American Academy of Sciences, përfaqëson një hap përpara në kuptimin e mekanizmave nervorë që qëndrojnë në themel të sëmundjes së lëvizjes dhe mund të hapë rrugën për terapitë e synuara për të lehtësuar shqetësimin që lidhet me udhëtimin me makinë. /Telegrafi/

     

  • Gjendet pa shenja jete një shtetas i Serbisë në Obiliq

    Gjendet pa shenja jete një shtetas i Serbisë në Obiliq

    Një serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete në Obiliq.

    Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.