ATV

Blog

  • ​Kurti: Marrëveshja bazike materializon karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës

    ​Kurti: Marrëveshja bazike materializon karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Marrëveshja Bazike e Brukselit e 27 shkurtit të vitit 2023, është një moment i radhës përmes së cilit u arrit të materializohen karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare në të cilat bazohet mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Kurti e nisi mbledhjen e Qeverisë, duke thënë se këtë javë, gjithashtu, 14 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vulosi në mënyrë të pakthyeshme ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

    “Marrëveshja Bazike e Brukselit e 27 shkurtit të vitit 2023 është një moment i radhës përmes së cilit u arrit të materializohen karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare në të cilat bazohet Mendimi Këshillëdhënës i GjND-së, përfshirë fqinjësinë e mirë, barazinë e sovranëve, respektimin e pavarësisë së tjetrit, njohjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial, të drejtën e vetëvendosjes së popujve dhe parimet e tjera të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Fuqizimi i shtetit të Kosovës dhe shtetësisë së tij në arenën ndërkombëtare e dimë që nuk është një proces automatik, por kërkon kohë e mund, përkushtim e guxim”, thuhet Kurti.

    Sipas tij, kohë, përkushtim dhe vullnet duhet edhe për politika të mira të brendshme të vendit për të mirën e qytetarëve.

    “Nga muaji i ardhshëm mbi 400 mijë fëmijë do t’i marrin shtesat e tyre me rritje. Është dashur që fillimisht të ketë shtesa për të pasur pastaj rritje të tyre. E ne jemi të lumtur që na është dhënë mundësia përmes vullnetit të qytetarëve tanë që edhe t’i nisim edhe t’i rrisim shtesat për fëmijët që janë e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”. Ka thënë ai.

    Kryeminbistir Albin Kurti ka uruar mirëseardhje mërgatës sonë, e cila tashmë ka filluar të vijë e t’i dinamizojë qytetet tona, dhe i ftoj që të marrin pjesë në organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kushtuar mërgatës, bashkatdhetarëve tanë, më 30 korrik, në Sheshin “Skënderbeu”, që nisë qysh në orën 10:00 e vazhdon deri në mbrëmje vonë, me muzikë, kënde argëtimi e kënde informimi.

    Ky organizim që po zhvillohet në 25-vjetorin e çlirimit të vendit është shenjë falënderimi për kontributin e çmuar të mërgatës në çdo etapë të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

  • Edicioni i 97-të i Oscars sjell disa risi

    Edicioni i 97-të i Oscars sjell disa risi

    Më 11 mars 2024, Oscar përfundoi me shumë çmime për “Oppenheimer”dhe tani Akademia e Artit dhe Shkencës së Filmit (AMPAS) po shikon përpara në mënyrë që vitin e ardhshëm të bëhen disa ndryshime.

    Ndryshimet kryesore janë bërë në kategorinë “Muzika më e mirë për Filma”. Në listën e shkurtër për këtë çmim do të jenë tani 20 filma në vend të 15. Zgjedhja do të bëhet publike në dhjetor 2024 dhe pesë nominimet përfundimtare do të shpallen më 17 janar 2025.

    Në kategorinë “Muzika më e mirë” do të ketë tani më shumë statuja Oscar për t’u fituar. Deri më tani, disa kompozitorë duhet të ndanin një statujë nëse ishin vlerësuar së bashku. Kjo i përket rastit të Jon Batist , Trent Reznwr dhe Atticws Ross , të cilët fituan së bashku për filmin “Soul”. Nga viti 2025, deri në tre persona mund të marrin secili statujën e tyre.

    Si grup do të njihen vetëm orkestra klasike. Për shembull, Son Lux, që ishte nominuar në 2023 për muzikën e filmit “Everything Everyëhere All At Once” do të duhet të ndajë një Oscar së bashku edhe në vitin 2025.

    Nga viti i ardhshëm, një film mund të nominohet njëkohësisht si “Dokumentari më i mirë” dhe si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Çmimi wrving Thalbwrg, i cili nuk jepet rregullisht për të vlerësuar jetën dhe karrierën e një prodhuesi, do të ndryshojë. Në të ardhmen, ai do të jepet në formën e një statuje klasike Oscar dhe jo më si busti i wrving Thwlberg.

    Një kategori e re nuk do të prezantohet deri në Oscar 2026, ku për herë të parë do të jepet një çmim për “Casting-un më të mirë”. Ky do të jetë çmimi i ri i rregullt i parë që kur u prezantua Oscar për “Filmin më të Mirë të Animuar” në vitin 2001.

    Kandidatë për disa nominime në Oscar 2025 përfshijnë “Dun 2”, filmin “Kinds Of Kindness” nga Yorgos Lantimos , si dhe vazhdimi i “Joker”./NO FILT

  • Presidentja Osmani ia dorëzoi medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit Oda

    Presidentja Osmani ia dorëzoi medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit Oda

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave Rock Grupit Oda për promovimin e vlerave muzikore si pjesë e gjeneratës së artë të rockut në Kosovë.
    Në emër të grupit, Medaljen e ka pranuar z. Dukagjin Lipa, i cili e ka falënderuar Presidenten Osmani për dekoratën.
    Presidentja Osmani ka theksuar se Oda, sikurse edhe grupe të tjera të viteve të 80-ta, ishin jo vetëm interpretues, por edhe katalizatorë të ndryshimeve shoqërore.
    “Muzika e Odës është emblemë e identitetit kulturor dhe krenarisë për Kosovën. Krijimtaria muzikore e tyre vazhdon të jetë dëshmi e fuqisë transformuese të artit në kohë dhe periudha të ndryshme duke u shndërruar po ashtu në një mjet rezistence”, ka theksuar Presidentja Osmani.
    Ndryshe, Medalja Presidenciale grupit Oda i është ndarë një vit më parë në një ceremoni në të cilën janë nderuar edhe rock grupe të tjera të asaj periudhe, sikurse edhe institucione e personalitete të tjera, të cilat kanë kontribuar ndër vite.
    Vlenë të theksohet se kjo ceremoni u mbajt në prag të fillimit të Sunny Hill Festival. Në pamundësi për të qenë prezente për shkak të agjendës ndërkombëtare, Presidentja Osmani e përgëzoi z. Lipa, Dua Lipën dhe Sunny Hill Foundation për punën e shkëlqyer duke i uruar që ky edicion të jetë një tjetër sukseses i jashtëzakonshëm.
  • A do të këndojë Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris?

    A do të këndojë Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris?

    Celine Dion thuhet se do të rikthehet në skenë me një performancë gjatë Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Ikona kanadeze është parë në kryeqytetin francez, ku besohet se po qëndron në të njëjtin hotel me Lady Gaga, e cila gjithashtu përflitet se do të performojë gjatë ceremonisë së së premtes (26 korrik).

    Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kjo do të ishte performanca e parë e Celine që do ngjitet në skenë pasi njoftoi për betejën e saj me sindromën e personit të ngurtë. Një gjendje e rrallë neurologjike për të cilën ajo e hapi për herë të parë në dhjetor 2022, pasi u detyrua të anulonte ‘Tourin Botëror të guximit’ dhe rezidencën e planifikuar në Las Vegas.

    Këngëtarja ka folur së fundmi për gjendjen e saj në dokumentarin e ri ‘I Am: Celine Dion’, në të cilin shihet duke u shpërthyer në lot teksa tregon se sa shumë i mungon të performojë live. “Po punoj shumë çdo ditë, por duhet ta pranoj, ka qenë një luftë”, rrëfen ajo në dokumentar.

    “Më mungon shumë. Njerëzit, më mungojnë ata. Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje, e di. Është e vështirë të anulosh një shfaqje’’, u shpreh ajo.

  • Këto kategori të shoqërisë do të përfitojnë nga Projektligji për Banim Social

    Këto kategori të shoqërisë do të përfitojnë nga Projektligji për Banim Social

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka thënë se nga Projektligji për Banim Social do të përfitojnë të gjitha familjet që nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike.

    Sipas Aliut krahas kësaj kategorie do të përfitojnë edhe të papunët edhe të pastrehët.

    “Në këtë mbledhje pati mjaftë ligje të rëndësishme që janë miratuar. Janë miratuar Projektligji për banim social dhe të përballueshëm. Në janar të këtij viti kemi thirrur të gjitha komunat t’i identifikojnë pronat komunale për ndërtim. Të banimin social. Kanë qenë 13 komuna që kanë aplikuar në këto lokacione. Në shtator do të bëjmë thirrjen tjetër që te aplikojnë për banim social, kemi shqyrtuar të gjitha lokacionet, kushtet urbanistike. Jemi në fazën e fillimit të projekteve detaje te zhvillimit të këtyre ndërtimeve”.

    “Sapo fillojnë projektet do të aplikohet për leje. Pas kësaj faze do të ketë edhe faza të tjera. Banimi social do të menaxhohet nga komuna por do të monitorohet dhe kjo është për kategorinë e njerëzve që nuk kanë kushte të mira ekonomike. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura, të papunët dhe të pastrehët. Nuk kemi mundur me hy në fazën e projektit pa hyrë na fazat e para të realizimi puna përgatitore ka marrë shumë kohë, tash është procesi i finalizimit”, ka thënë Aliu.

  • ‘Le të jetojë Gaza’, Netanyahu përballet me protesta në Washington

    ‘Le të jetojë Gaza’, Netanyahu përballet me protesta në Washington

    Vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Washington ka shkaktuar një stuhi protestash në kryeqytetin e SHBA-së.

    Disa nga demonstruesit kanë dënuar Izraelin, por të tjerë kanë shprehur mbështetje ndërsa i kanë bërë presion Netanyahut për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të sjellë në shtëpi pengjet që ende mbahen nga Hamasi, shkruan AP.

    Netanyahu mbërriti në Uashington të hënën për një vizitë që përfshin takime me presidentin Joe Biden dhe një fjalim të mërkurën përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit.

    Dhjetëra protestues u mblodhën jashtë hotelit të tij të hënën në mbrëmje, dhe të martën pasdite, qindra demonstrues organizuan një protestë.

    Organizuar nga Zëri Hebraik për Paqe, protestuesit të veshur me bluza të kuqe që shkruanin “Jo në emrin tonë” dhe duke shpalosur pankarta e duke brohoritur “Le të jetojë Gaza!”.

    Pas rreth gjysmë ore duartrokitje dhe brohoritje, oficerët nga Policia e Kapitolit të SHBA-së lëshuan disa paralajmërime, më pas filluan të arrestonin protestuesit.

    “Unë jam vajza e të mbijetuarve të Holokaustit dhe e di se si duket një Holokaust,” tha Jane Hirschmann, një vendase nga Saugerties, Nju Jork, e cila shkoi në protestë së bashku me dy vajzat e saj – të dyja të arrestuara. “Kur themi “Kurrë më”, nënkuptojmë kurrë për askënd”.

    Demonstruesit e përqendruan zemërimin e tyre në administratën Biden, duke kërkuar që presidenti të ndalojë menjëherë të gjitha dërgesat e armëve në Izrael.

    “Ne nuk po përqendrohemi te Netanyahu. Ai është vetëm një simptomë”, tha Hirschmann.

    “Por si mundet (Biden) të bëjë thirrje për një armëpushim kur ai u dërgon bomba dhe aeroplanë?”.

  • Nagavci për furnizimin me tekstet shkollore: Po vazhdon puna, së shpejti do të dalim me konferencë

    Nagavci për furnizimin me tekstet shkollore: Po vazhdon puna, së shpejti do të dalim me konferencë

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është duke u punuar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore dhe se pritet që së shpejti të mbahet një konferencë e veçantë për media për këtë çështje e ku do të jepen më tepër informata, raporton Ekonomia Online.

    Nagavci ka thënë se puna për furnizim është nisur, ku janë finalizuar listat e teksteve të miratuara dhe se ato janë ndarë me drejtoritë e arsimit.

    “Të njëjtat janë dorëzuar te MASHTI. Kemi pranuar tashmë edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve. Puna po vazhdon. Besoj se për procesin e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat”, ka thënë Nagavci në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë.

    Ajo ka folur edhe për Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës të cilit nuk i janë akredituar katër programe, shkaku i problemeve me infrastrukturë.

    Nagavci ka thënë se janë të ditura tashmë problemet me infrastrukturë në Fakultetin e Bujqësisë.

    Ajo ka thënë se ndonëse janë realizuar pagesat fakulteti nuk është ndërtuar asnjëherë dhe ka probleme serioze. Ajo ka thënë se Universiteti i Prishtinës e ka dërguar lëndën në prokurori, pasi ka pretendime për abuzime me kontratën për ndërtim.

    “Përveç që është keqpërdorur buxheti i shtetit, është rrezikuar edhe akreditimi i programeve të reja. Bashkë me rektorin Qerimi jemi mobilizuar të gjejmë zgjidhje të mos dështojnë këto programe. UP ka sjellë kërkesë, janë identifikuar hapësirat ku mund të realizohet zhvillimi i ligjëratave deri te finalizimi i ndërtimit të Fakultetit. Është në mandatin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të trajtojë kërkesën”, ka thënë Nagavci, ndërsa ka shtuar se UP ka ofruar hapësira për një periudhë njëvjeçare.

    Sa i përket përfshirjes së lëndës së kodimit në shkolla, Nagavci ka thënë se ka filluar të implementohet nëpër disa shkolla në komuna të ndryshme, ku po zgjidhet si lëndë zgjedhore.

    Nagavci ka pasur edhe kërkesë për DKA-të që çdo kërkesë të bëhet nëpërmjet rrugëve zyrtare.

    “Deklarata se e kemi njoftuar dikë në Ministri, po i referohem çështjes së teksteve, mund të mbesin të parealizuara për shkak të komunikimit jo të duhur formal”, u shpreh Nagavci.

  • Disa nga librat më të shitur nga të famshmit

    Disa nga librat më të shitur nga të famshmit

    Ka disa aktorë, , muzikantë dhe personalitete televizive të realitetit që kanë botuar libra, duke ndarë një pjesë të kujtimeve të jetës së tyre, dhe shumë admirues të tyre mund të marrin një vështrim tjetër nga prapaskenat e jetës së tyre, nga edukimi i tyre deri te sfidat me të cilat janë përballur për të arritur këtu ku janë sot. Disa mund t’ju bëjnë të qeshni, disa mund të ju bëjnë të qani dhe mësoni diçka që nuk e dinit për yllin tuaj të preferuar.

    Një nga librat më të sukseshëm është ‘’Becoming’’ nga Michelle Obama e cila është një nga personalitetet më të dashura publike, ndryshe e njohur edhe si ish- Zoja e parë e Amerikës. Libri i Michelle Obama ka shitur pothuajse 10 milionë kopje. Si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – e para afrikano-amerikane që shërbeu në këtë rol, fut lexuesit në botën e saj, duke kronizuar përvojat që e kanë formësuar atë – që nga fëmijëria e saj. Ajo përshkruan triumfet dhe zhgënjimet e saj, publike dhe private, duke treguar historinë e saj të plotë siç e ka jetuar – me fjalët e saj dhe me kushtet e saj.

    Në ‘’Spare’’ nga Princi Harry,flitet për kohën para se të humbiste nënën, princi dymbëdhjetë vjeçar Herri njihej si i shkujdesur, zëvendësuesi fatlum trashëgimtarit më serioz. Dhimbja ndryshoi gjithçka. Ai luftoi në shkollë, luftoi me zemërimin, vetminë dhe, për shkak se fajësoi shtypin për vdekjen e nënës, luftoi të pranonte faktin se jeta e tij ndodhej në qendër të vëmendjes. Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Më pas, flet për njohjen me Megan dhe se si ata ranë pre e shtypit,duke iu nënshtruar valëve të abuzimit, racizmit dhe gënjeshtrave.

    Libri The Woman in Me shpjegon vështirësitë e jetës së Britney Spears duke shpalosur të vërtetën për herë të parë në jetën e saj. Britney mes tjerash tregon se kishte abortuar një fëmijë gjatë kohës që ishte në një lidhje me Justin Timberlake dhe se ajo donte ta mbante fëmijën dhe pranoi t’i nënshtrohej një aborti vetëm me insistimin e Timberlake.

    Libri i Matthew Perry, me kujtime “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing, në më shumë se 250 faqet që shkroi, aktori detajon betejën e tij personale me varësitë, duke zbuluar se ai shpenzoi miliona dollarë në rrugëtimin e tij drejt të qenurit esëll.

    ‘’Worthy’’ është historia e Jada Pinkett Smith,  që nga vitet e hershme, deri te fama. Kujtimet e saj janë sa edukative dhe frymëzuese, aq edhe informuese, në një mënyrë që vetëm ajo mund ta bëjë.

    Libri prej 336 faqesh i Paris Hilton hedh një vështrim të thellë në sfidat e rënda që ka përjetuar në jetë gjatë dekadave. Duke zbuluar fëmijërinë e saj, përvojën me abuzimin verbal dhe fizik, ajo bën që lexuesit ta kuptojnë forcën që iu desh për t’i bërë ballë viteve të presionit të jashtëzakonshëm publik.

    Libri i Emily Ratajkowsi i titulluar “My Body”, përbëhet nga ese që kujtojnë momentet e jetës së saj ndërsa eksploron komoditetin e trupave të grave dhe seksualitetin e tyre. Në vitin 2013, ajo ka qenë pjesë e video klipit të këngës “Blurred Lines”, ku në libër ajo tregon me detaje se si këngëtari Robin Thicke i ka prekur gjoksin pa pëlqimin e saj. Tutje libri tregon për fiksimin e familjes me pamjen e saj dhe mënyrën se si të rriturit e seksualizuan që në një moshë të re dhe që në moshë të re, Ratajkowski e kuptoi që pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj.

    Në librin e Amy Schumer ‘’ The Girl With the Lower Back Tattoo’’, flitet për për histori të takimeve dhe të gjitha gjërave të çuditshme që I jetoi. Ajo nuk ka frikë të flasë sinqerisht për pjesët e vështira të jetës së saj, duke përfshirë abuzimin, sulmin seksual dhe sëmundjen e babait të saj./NO FILT

     

  • Kim Kardashian flet hapur për problemin e djalit të saj me vitiligo

    Kim Kardashian flet hapur për problemin e djalit të saj me vitiligo

    Në një episod të fundit të podcast-it “She MD”, Kim Kardashian zbuloi se djali i saj po lufton me vitiligo – sëmundjen e lëkurës që kishte edhe Michael Jackson. Kjo sëmundje e lëkurës, e cila shkakton njolla të bardha për shkak të mungesës së melaninës, është një sfidë e madhe për ata që e përjetojnë.

    Mes shkëlqimit dhe jetës së përditshme, Kim Kardashian (43) konsiderohet një ikonë e bukurisë dhe di si të prezantojë veten. Megjithatë, ajo shpesh ndan pamje nga prapaskenat, duke treguar se jo çdo gjë është aq e përsosur sa duket. Prej kohësh është e njohur që ajo vetë vuan nga psoriasis – një sëmundje autoimune gjenetike që shkakton njolla të kuqe, lëkurë të krisur dhe kruajtje të rëndë.

    Kim Kardashian raporton se ka trashëguar psoriasis nga nëna e saj, Kris Jenner. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ekzemës në këmbët e saj vite më parë dhe ka vënë re shenja të kësaj sëmundje edhe tek fëmijët e saj.

    Ajo nuk zbuloi se cili nga dy djemtë e saj ka vitiligo, por tregoi se ata po e mbajnë sëmundjen “nën kontroll”. Ajo fillimisht dinte pak për vitiligo, por theksoi se ishte një ndihmë e madhe të mësonte për të dhe të kuptonte se është e trashëguar.

    Kim Kardashian tha: Është një bekim të mësosh më shumë për këtë dhe të kuptosh burimin e saj gjenetik./NO FILT

  • ​Duka pasi Sylvinho rinovoi kontratën me Shqipërinë: Tani vëmendja është për të shkuar në Kupën e Botës

    ​Duka pasi Sylvinho rinovoi kontratën me Shqipërinë: Tani vëmendja është për të shkuar në Kupën e Botës

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka reaguar pasi që Sylvinho e vazhdoi të ardhmen me Kombëtaren e Shqipërisë.

    Sylvinho e stafi i tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Junior, do të jenë në krye të Kombëtares së Shqipërisë deri në dhjetor të vitit 2025.

    Duka ka reaguar tani ku ndër të tjera e përmendi si objektiv kualifikimin për herë të parë në një Kupë të Botës.

    “Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

    Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

    Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

    Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim”, shkroi Duka në “Facebook”.