ATV

Blog

  • Digjen 10 hektarë me pemishte dhe vreshta në Suharekë

    Digjen 10 hektarë me pemishte dhe vreshta në Suharekë

    Policia e Kosovës njoftoi se një sipërfaqe prej 10 hektarëve janë djegur në Suharekë të martën.

    Zjarri thuhet se ka shpërthyer për shkaqe të panjohura, ku janë djegur pemishte, vreshta dhe pjesë djerrine. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti po i nënshtrohet procedurave hetimore.

    “Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

    Rasti është iniciuar si “zjarr”.

  • Dimiq: Nuk përjashtohet përfshirja e Milan Radoiçiqit në aktin terrorist në Ujman

    Dimiq: Nuk përjashtohet përfshirja e Milan Radoiçiqit në aktin terrorist në Ujman

    Radomir Dimiq, kryetar i Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, ka dënuar hedhjen e bombës që ndodhi gjatë fundjavës, në afërsi të Tunelit 5, në rrugën magjistrale në drejtim të Ujmanit, me ç’rast u dëmtuan dy vetura, njëra me traga vendore dhe tjetra me targa amerikane.

    Dimiq ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë akt terrorist të jetë përfshirë Millan Radoiqiqi.

    “Dihet se kujt nuk i konvenon normalizimin i situatës dhe kush kërkon ta minojë punën e suksesshme të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Të jepet përshtypja se është Serbia, kjo për shkak të humbjes së kontrollit dhe ndikimit në Veri të Kosovës, derisa Albin Kurti u bë kryeministër. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që në këtë akt terrorist të jetë përfshirë edhe Millan Radoiqiqi, si dhe shumë grupe tjera kriminale të cilat kanë bërë çfarë kanë dashur, duke u pasuruar jashtëligjshëm. Nga këtu edhe ky akt kriminal, sepse nuk e kanë të lehtë të pajtohen me humbjet politike dhe çdo fuqie tjetër, që padyshim e kanë pasur. Më shumë se dy dekada kanë qenë ‘shtet në shtet’ dhe natyrisht kësaj i ka ardhur fundi, kjo duke e falënderuar qeverinë e Albin Kurtit, që ka arritur t’i dëbojë këta kriminelë të rremë, të vendosë ligjin, sigurinë publike dhe paqen”, thuhet në komunikatën për medie të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës.

    “Dua ta falënderojë këmbënguljen e Qeverisë së Kosovës që ka ndërmarrë veprime dhe masa ligjore për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë Policinë e Kosovës dhe të gjitha strukturat e sigurisë. Pres që sa më shpejt që zbulohen kryesit e këtij krimi dhe të paraqiten para drejtësisë. Po ashtu apeloj tek qytetarët që mos të bien pre e provokimeve që kanë për qëllim të nxisin konflikt të ri dhe eskalim të problemit, ndoshta kjo edhe me qëllim që ta largojnë nga pushteti Albin Kurtin”.

    Sa i përket përpjekjeve që qytetarët të frikësohen në Gazivodë, respektivisht Ujman, që të paraqitet kinse vend i rrezikshëm, ai ka një porosi “Nuk frikësohet arusha me shoshë”.

  • Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit, e pret paraburgimi prej një muaji

    Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit, e pret paraburgimi prej një muaji

    I dyshuari për masakrën në shtëpinë e të moshuarve ku vdiqën gjashtë persona në Daruvar, Kresimir Pahoki, ka dalë para Gjykatës për t’u marrë në pyetje për rastin e rëndë.

    Sipas mediave kroate, Pahokit iu shqiptua një muaj paraburgim për shkak të rrezikut për të ndikuar mbi dëshmitarët dhe për të përsëritur krimin.

    Intervistimi i mbrëmshëm ka qenë shumë i shkurtër, ndaj supozohet se është mbrojtur në heshtje, ashtu si në hetimin policor.

    Po ashtu, marrja në pyetje e dëshmitarëve të masakrës po zhvillohet dhe duhet të bëhen disa ekspertiza.

    Kujtojmë se Pahoki akuzohet për 11 vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e femrës. U vranë kujdestari dhe pesë plaka, banore të shtëpisë, përfshirë edhe nënën e tij. Pas sulmit, ai shkoi në një kafene aty pranë, ku u arrestua me shpejtësi.

    Për shkak të krimit të paprecedentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar, në qarkun Bjelovar-Bilogora është shpallur Ditë zie.

  • Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

    Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

    Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë Vendit, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj bënë rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.

    “Ky projektligj bënë rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

    E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryej operacione ndërkombëtare.

    “Duke marrë për bazë aksionin aktual të FSK-së që është e gatshme që të merr pjesë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i zhvillimit te FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, ka thënë Maqedonci.

  • Edona James dhe Luana Vjollca, Bora Zemani dhe Klea Huta, ngjashmëria e tyre e ‘’frikshme’’

    Edona James dhe Luana Vjollca, Bora Zemani dhe Klea Huta, ngjashmëria e tyre e ‘’frikshme’’

    Loredana Zefi pati bërë një video duke mbështetur Ilirijana Sadriun në Big Brother VIP Kosova, sepse gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë thuhej se ngjason shumë me Loredanën.

    Përveç kësaj mbështetjeje virtuale, të dyja para një muaji janë takuar personalisht dhe kanë kaluar kohë së bashku. Madje ndanë një nga momentet së bashku me partnerin e Loredanës, Karim Adeyemi.

    Duket se ngjashmëria e vajzave I miqësoi ato.

    Por, Loredana dhe Iliriana nuk janë të vetmet figura publike që duken pothuajse identic me njëra tjetrën.

    Një shembull tjetër i ngjashmërisë është Edona James, e cila gjatë pjesëmarrjes së saj në një reality shoë ka tërhequr vëmendjen për ngjashmërinë e saj me moderatoren Luana Vjollca. Kjo u vu re më së shumti gjatë një mbrëmje të spektaklit të Big Brother.

    Përveç tyre, edhe Klea Huta dhe Bora Zemani janë dy figura që shpesh krahasohen për fizionominë e ngjashme. Kjo ngjashmëri është vënë re nga shumë njerëz, duke bërë që të dyja të jenë të komentuara në rrjetet sociale.

    Po ashtu, Efi Dhedhes dhe Elvana Gjata janë dy figura të tjera publike që shpesh krahasohen për ngjashmërinë e tyre fizike.

    Olta Gixhari dhe Era Rusi, duken aq të njejta, sa kjo e fundit pati treguar një rast kur një person kishte parë Oltën duke menduar se është Era, dhe I shkroi asaj: Përse bën si mendjemadhe./NO FILT

  • Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

    Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të rëndësishëm projekt-udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”, i cili u miratua të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, raporton EO.

    E para e arsimit ka treguar edhe qëllimin e këtij udhëzimi administrativ.

    “Qëllimi i këtij udhëzimi Administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore, në ‘Edukimin e Mbrojtjes së Fëmijës’. Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimor udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut. Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktivitete edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci.

  • Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

    Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, raporton EO.

    Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi- kryesues, Rrezarta Pllana- anëtare, Sajmie Thaçi- anëtare dhe Lindita Toçi- anëtare.

    Kurti tha se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë. Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.

  • Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

    Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu referuar Qeverisë Kurti ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë është marrëzi.

    Abdixhiku në një postim të Facebook ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

    “Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

    Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!”, shkruan Abdixhiku.

    Kryetari i LDK-së tutje thotë se Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë.

    “Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, shkruan ai.

  • Konfirmohet përbërja e Ligës së Parë të Kosovës, tri skuadra nga Mitrovica në Grupin A

    Konfirmohet përbërja e Ligës së Parë të Kosovës, tri skuadra nga Mitrovica në Grupin A

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar përbërjen ekipore të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, për të dy grupet A dhe B.

    Interesante është fakti që tri skuadra nga qyteti i Mitrovicës (Trepça, Trepça ’89 dhe Mitrovica) janë në Grupin A të Ligës së Parë, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, pjesë e Grupit A është edhe skuadra Besa Peja.

    Ndërkaq, në Grupin B gjenden skuadrat si 2 Korriku, KEK-u, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa e Vushtrria.

    Më poshtë e gjeni përbërjen e plotë të Grupit A dhe B të Ligës së Parë të Kosovës.

  • Rama thotë se ofrohen çadrat falas për pushuesit në plazhin publik në Vlorë

    Rama thotë se ofrohen çadrat falas për pushuesit në plazhin publik në Vlorë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë pamje të plazhit publik në Vlorë.

    Ai është shprehur se aty ofrohet hapësirë e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit.

    “Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin”, ka shkruar Rama.