ATV

Blog

  • Dega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin e zgjedhjeve – i jep mbështetje Kryesisë dhe Abdixhikut për hapat e mëtejmë

    Dega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin e zgjedhjeve – i jep mbështetje Kryesisë dhe Abdixhikut për hapat e mëtejmë

    Ramadush Emini nga dega e parë e LDK-së në Zvicër, kanë rikonfirmuar mbështetjen për kryetarin e partisë Lumir Abdixhuiku, pasi një grup tjetër po kërkon largimin e tij.

    Përmes një postimi ën Facebook, Emini ka thënë se kanë pasur në degë një diskutim, duke mbështetur çdo vendim që do të marrë kryesia e LDK-së.

    “Sot, Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbajti takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit. Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht shprehëm mbështetjen tonë për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj. Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjës Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara. Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut”, ka thënë ai.

  • Ankaraja në përgatitje për Samitin e NATO-s, zbardhen detaje për takimin Trump-Erdogan

    Ankaraja në përgatitje për Samitin e NATO-s, zbardhen detaje për takimin Trump-Erdogan

    Ankaraja po përfundon përgatitjet për organizimin e Samitit të NATO-s, që do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik, ndërsa mediat turke kanë publikuar detajet e para mbi vizitën e presidentit amerikan Donald Trump dhe axhendën e takimit të tij me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

    Sipas raportimeve, Trump pritet të mbërrijë në kryeqytetin turk më 7 korrik, i shoqëruar nga një delegacion i gjerë amerikan. Ekipet e sigurisë dhe ato logjistike kanë nisur prej ditësh përgatitjet për zhvillimin e vizitës.

    Sipas programit, ndalesa e parë zyrtare e presidentit amerikan do të jetë në Anıtkabir, mauzoleun e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, ku ai do të vendosë një kurorë me lule dhe do të bëjë homazhe.

    Më pas, Trump do të pritet në Pallatin Presidencial nga presidenti Erdogan, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

    Pas ceremonisë, dy liderët pritet të zhvillojnë fillimisht një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga bisedime mes delegacioneve të dy vendeve. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

    Mediat turke raportojnë se, pas përfundimit të takimit, nuk përjashtohet mundësia që Trump dhe Erdogan të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa po shqyrtohet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve bashkëpunimi.

    Në kuadër të Samitit të NATO-s, më 7 korrik do të zhvillohet edhe Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, në Qendrën e Kongreseve ATO në Ankara. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë zyrtarë të NATO-s, përfaqësues të qeverive dhe drejtues të kompanive kryesore të industrisë së mbrojtjes, me synimin për të forcuar partneritetet dhe bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes. /Panorama

  • Haxhiu: Sistemi shëndetësor është shndërruar në sistem biznesi për grupe interesi

    Haxhiu: Sistemi shëndetësor është shndërruar në sistem biznesi për grupe interesi

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për, siç tha ai, keqmenaxhim, tenderomani dhe degradim të shërbimeve shëndetësore.

    Haxhiu në një intervistë për Ekonomia Online tha se sistemi shëndetësor është shndërruar në një sistem biznesi në funksion të grupeve të interesit dhe se qytetarët po përballen me lista të gjata pritjeje dhe mungesë të barnave e materialeve mjekësore.

    “Sistemi jonë shëndetësor tanimë është shndërruar në një sistem të biznesit për përfitime të grupeve të interesit të lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë. Tanimë është evidente që ofrimi i shërbimeve shëndetësore nuk është në nivelin të cilin do të duhej të ishte, për më keq që këto shërbime shëndetësore po prolongohen dhe nuk po u ofrohen qytetarëve të Republikës së Kosovës. Listat e pritjes për marrjen e shërbimeve shëndetësore tanimë janë afër gjashtë vite, prej gjashtë muaj deri në gjashtë vite. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë merret me tenderomani. E keni parë dhe rastin e fundit të publikuar edhe në media, përveç atyre abuzimeve të tjera, tani edhe ambulantat të cilat janë të kontraktuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë të pacertifikuara me çmime abuzive e në të cilat nuk garantojnë cilësinë e shërbimit për ata që kanë nevojë për të marrë një shërbim të shpejtë.”, tha Haxhiu.

    Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë lidhur me, siç u shpreh, abuzimet në sektorin e shëndetësisë.

    “Unë ftoj Prokurorinë e Republikës së Kosovës që vërtet, ashtu siç kam kërkuar edhe më herët, që të lë një prokuror kujdestar për të gjitha këto abuzime të cilat pothuajse janë të përditshme në sektorin e shëndetësisë”, tha ai për Ekonimia Online.

    Haxhiu tha se mungesa e furnizimeve me barna dhe materiale mjekësore ka ndikuar në rritjen e listave të pritjes, duke përmendur si shembull situatën në Ortopedi dhe Radiologji.

    “Mungesa e furnizimeve të nevojshme me barna e me material mjekësor. Ju e dini që tani veç për proteza dhe material tjetër të nevojshëm mjekësor në Ortopedi po prolongohet pothuajse që një vit e gjysmë, me këtë menjëherë ka rritur listat e pritjes për pacientët. Gjithashtu edhe në sektorë të tjerë. Ato blerje të cilat janë bërë, po marrim shembull të rezonancave magnetike, janë bërë sa për të përfituar nga blerja e tyre. Ju rikujtoj që në vitin 2020 lista e pritjes në Radiologji për rezonancë magnetike ishte zero deri në një javë, ndërsa sot kjo listë e pritjes ka kaluar më shumë se gjashtë deri në tetë muaj. Si është e mundshme që me dy rezonanca magnetike në vitin 2020 të mos ketë listë të pritjes ose të jetë ajo një javë, ndërsa sot me pesë rezonanca magnetike lista e pritjes të jetë kaq e gjatë? Pra kjo tregon për një sistem shëndetësor i cili është marrë me tenderomani për përfitime personale të grupeve të caktuara të interesit dhe jo për të blerë aparaturë e cila kishte me i shërbyer pacientëve dhe që ata të mos prisnin në lista të gjata të pritjes.”, shtoi Haxhiu.

    Ai tha se përgjegjës për gjendjen janë Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri, duke i akuzuar se janë fokusuar në renovime dhe jo në përmirësimin e shërbimeve.

    “Edhe Ministria e Shëndetësisë edhe vet Kryeministri si Kryetari i Komisionit për Shëndetësi të cilin e ka vetëemëruar veten janë përgjegjës për këtë degradim të sektorit të shëndetësisë. Ata janë marrë kryesisht me disa renovime, fasadime të cilat kanë pasur qëllim përfitimet të grupeve të caktuara të interesit. Gjëra të cilat i kam bërë publike, të njohura për opinionin shumë më herët, me çmime abuzive janë rinovuar klinikat e caktuara me një kualitet jo të duhur, e pas një periudhe menjëherë ato janë demoluar e prishur dhe nuk ka pasur një qasje e cila kishte me ofruar dhe me rritur kualitetin në shërbimeve shëndetësore dhe që ato të jenë efikase në kohë për t’i shërbyer pacientit. Pra nuk ka përmirësim të sektorit të shëndetësisë që i rrit kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Ka mungesë të madhe të barnave, dhe ka barna të cilat sot në treg janë me çmime abuzive”, tha ai.

  • Policia e Prishtinës ekzekutoi 105 urdhëresa gjyqësore brenda një jave, sekuestroi 13 armë zjarri

    Policia e Prishtinës ekzekutoi 105 urdhëresa gjyqësore brenda një jave, sekuestroi 13 armë zjarri

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar një sërë aktivitetesh policore në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë.

    Sipas komunikatës, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara janë ekzekutuar gjithsej 105 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 33 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur të bëjnë me kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera.

    Policia bëri të ditur se, në përputhje me urdhëresat e gjykatës, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata që ishin dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

    Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fushën e sigurisë publike. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 13 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi municioni të kalibrave të ndryshëm.

    Ndërkohë, edhe kontrollet në trafikun rrugor kanë vazhduar me intensitet. Brenda javës, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 3,917 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut. Prej tyre, 396 kundërvajtje janë evidentuar përmes veturës inteligjente dhe veturës së pajisur me radar mobil.

    Policia ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

  • ​Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së

    ​Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së

    Me 10 vota për, janë zgjedhur dy anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    Vendin e zëvendëskryesueses së KGJK-së Arjeta Sadikut dhe gjyqtarit Fidan Hoxha, do ta zë Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë- dega Vushtrri dhe Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaçi bëri të ditur se mandati i anëtarëve të rinj do të filloj nga data 8 korrik, ndërsa do përfundojë më 7 korrik 2031.

    “Me vota unanime certifikohet rezultati zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore, Komerciale Dhomave të Shkallës së Parë dhe Gjykatave Administrative. Alban Maxhuni gjyqtarë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega Vushtrri, Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Mandati i anëtarëve fillon nga data 8 korrik 2026, ndërsa përfundon më datë 7 korrik 2031. Vendimi hyn në fuqi me datë 6 korrik”, tha Thaçi. /KP/

  • Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

    Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

    Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në Zubin Potok ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme municioni, pajisjesh ushtarake dhe një arme, të cilat u gjetën në disa shtëpi të pabanuara.

    Sipas Policisë, të gjitha rastet janë regjistruar më 5 korrik, rreth orës 02:00, ndërsa për secilin prej tyre është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

    Çfarë u gjet gjatë aksionit?

    Rasti i parë
    Në një shtëpi të pabanuar u sekuestruan:

    432 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
    18 fishekë të një kalibri të panjohur.

    Rasti i dytë
    Në një tjetër shtëpi të pabanuar policia gjeti:

    204 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
    56 gëzhoja;
    një bajonetë;
    një maskë ushtarake;
    tri pajisje ushtarake për ushqim.

    Rasti i tretë
    Në një lokacion tjetër u konfiskuan:

    një pushkë ajrore;
    31 fishekë;
    disa para të vjetra jugosllave.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha provat janë sekuestruar, ndërsa rastet po hetohen nga njësitë kompetente për të sqaruar origjinën e armëve, municionit dhe pajisjeve të gjetura, si dhe për të identifikuar personat që mund të lidhen me to.

  • BMW tregon pse hoqi dorë nga karakteristika më e mirë e X5

    BMW tregon pse hoqi dorë nga karakteristika më e mirë e X5

    Këtë javë, BMW zbuloi X5 të gjeneratës së pestë. Ndërsa titujt kryesorë rrethuan pesë motorët e saj të ndryshëm globalë, lajmi u eklipsua kryesisht nga diçka më e rëndësishme: mungesa e një dere të ndarë me palosje.

    Dera e ndarë e pasme ka qenë një element kryesor i X5 që nga lansimi i saj në vitin 1999. Ndërsa SUV të tjerë si Toyota Land Cruiser e hoqën këtë opsion vite më parë, X5 mbeti një nga të fundit që nuk e kishin përdorur. Deri tani.

    Duke marrë pjesë në eventin e lansimit të X5 në Spartanburg, Karolina e Jugut, e pyeta BMW pse morën vendimin për të hequr derën e ndarë të pasme.

    Drejtori i Makinave të Klasit Luksoz për BMW Alpina dhe Rolls-Royce, Philip Koehn, më tha: “Çdo person mesatar me gjatësi mesatare të krahut në të vërtetë po vuan. Nëse jeni plotësisht të sinqertë, dera e ndarë e pasme është në vetvete një gjë interesante me hapjen e ulët, dhe një person me madhësi normale do të ketë shumë vështirësi për të ngarkuar, ose edhe më e rëndësishmja, për të shkarkuar bagazhin”.

    Pavarësisht se citoi reagimet e klientëve, Koehn nuk dha të dhëna të sakta ose përqindje të klientëve që e kishin këtë problem.

    Dhe reagimet në mediat sociale duket se i kundërshtojnë këto pretendime, me pronarët aktualë dhe të mëparshëm që thonë se kjo veçori është një nga aspektet e tyre të preferuara të makinës.

    Koehn përmendi gjithashtu dëshirën për të krijuar një kapak të pasmë më elegant si një arsye tjetër pse X5 humbet derën e pasme, duke thënë sa vijon:

    “Pjesa tjetër është se X5 e re ka një vijë çatie pak më të shpejtë, prandaj pjesa e sipërme e derës së pasme është ulur pak, dhe për këtë arsye lartësia e përgjithshme e derës së pasme në fakt është zvogëluar, por përkundrazi, ne e kemi hapur, e kemi rritur gjerësinë e hapjes”, shtoi ai.

    BMW X5 i vitit 2027 është planifikuar të dalë te shitësit në fund të vitit 2026, me opsione benzine, hibride plug-in dhe energji elektrike. Një gjë që nuk do ta ketë? Një derë të pasme të ndarë.

  • Britania paralajmëron prindërit: Mos postoni fotografi të fëmijëve në internet

    Britania paralajmëron prindërit: Mos postoni fotografi të fëmijëve në internet

    Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar (NCA) u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve të shmangin publikimin e fotografive të fëmijëve në internet, duke paralajmëruar për përdorimin në rritje të Al për krijimin e materialeve me abuzim seksual ndaj fëmijëve.

    Sipas një raporti të gazetës The Guardian, në udhëzimet e përbashkëta me Fondacionin Internet Watch (IWF), agjencia rekomandoi që familjet t’i bëjnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale private ose të kufizojnë shpërndarjen e përmbajtjes vetëm te grupet e “miqve të ngushtë”.

    Zyrtarët thanë se nuk synojnë t’u tregojnë prindërve se si duhet t’i përdorin rrjetet sociale, por të rrisin ndërgjegjësimin për rreziqet e reja që lidhen me materialet e krijuara me Al që paraqesin abuzim seksual ndaj fëmijëve (CSAM).

    Udhëzimet këshillojnë gjithashtu prindërit të rishikojnë fotografitë e vjetra të publikuara tashmë në internet, të kontrollojnë cilësimet e privatësisë dhe të rishqyrtojnë marrëveshjet e dhënies së pëlqimit me shkollat dhe klubet sportive, të nënshkruara përpara zhvillimeve të fundit në teknologjinë e Al.

    Dokumenti paraqet tre hapa kryesorë, respektivisht forcimin e cilësimeve të privatësisë, kufizimin e qasjes në fotografitë e fëmijëve dhe diskutimin e pëlqimit për ndarjen e fotografive me organizatat.

    NCA paralajmëroi se shumë prindër mund të mos jenë të vetëdijshëm se fotografitë e disponueshme publikisht mund të përdoren nga keqbërësit për të krijuar përmbajtje abuzive pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat.

    “Prindi ose kujdestari nuk publikon një fotografi të një fëmije në internet duke menduar se ajo mund të merret dhe të përdoret për t’u shndërruar në material me abuzim seksual ndaj fëmijëve. Ka shumë prindër dhe kujdestarë që nuk e dinë se ky problem ekziston”, tha tha Lorna Sinclair, menaxhere për edukimin mbi abuzimin seksual ndaj fëmijëve në NCA.

  • Si të pastroni xhamin e dushit, provoni një truk të thjeshtë me ndihmën e këtij ushqimi

    Si të pastroni xhamin e dushit, provoni një truk të thjeshtë me ndihmën e këtij ushqimi

    Sipërfaqet e qelqit në dush mund të bëhen shpejt të mjegullta dhe të pista, dhe nëse nuk pastrohen rregullisht, mbetjet e sapunit dhe njollat e gëlqeres mund të shndërrohen në njolla kokëforta që prishin pamjen e banjës.

    Një nga mënyrat më efektive për të pastruar xhamin është përdorimi i lëngut të limonit. Për shkak të aciditetit të tij natyror, limoni ndihmon në zbërthimin e depozitave të yndyrshme të sapunit dhe largimin e gjurmëve të ujit dhe gëlqeres nga sipërfaqet e xhamit.

    Për të përgatitur produktin, thjesht hidhni lëng limoni në një shishe spreji bosh dhe më pas shtoni disa lugë çaji sodë buke. Ky kombinim krijon një shkumë të butë që ndihmon në zbërthimin e papastërtisë, ndërsa soda e bukës vepron gjithashtu si një gërryes i butë që heq njollat kokëforta pa dëmtuar xhamin.

    Përzierja duhet të aplikohet në sipërfaqet e qelqit dhe të lihet të veprojë për rreth 10 deri në 15 minuta në mënyrë që të treten depozitat e akumuluara.

    Pas kësaj, qelqi fshihet me një sfungjer të butë dhe shpëlahet me ujë të pastër, dhe në fund thahet me një leckë të thatë për të parandaluar njollat e reja.

  • Tragjedi në Prizren e Dragash: Dy persona gjenden pa shenja jete brenda një dite

    Tragjedi në Prizren e Dragash: Dy persona gjenden pa shenja jete brenda një dite

    Dy raste të vdekjeve janë raportuar gjatë ditës së diel në rajonin e Prizrenit, konkretisht në Prizren dhe Dragash.

    Sipas raportit policor, rreth orës 14:15 në Prizren, një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Ndërkaq, në Dragash është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete. Edhe në këtë rast, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen.

    Me vendim të prokurorit, në të dy rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e të dy rasteve.