ATV

Blog

  • Salihu: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik i Obiliqit

    Salihu: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik i Obiliqit

    Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Shefki Salihu, ka prezantuar prioritetet e tij për komunën e Obiliqit.

    Në fokus të programit të tij do të jetë zhvillimi ekonomik.

    “Në këtë drejtim, do të krijojmë një zonë industriale për të tërhequr investitorë të huaj, dhe pse jo, edhe diasporën. Me një infrastrukturë të rregulluar do t’i mbështesim bizneset e reja përmes programeve ‘Start-Up’, si dhe do t’i subvencionojmë edhe ato ekzistuese,” deklaroi Salihu.

    Bujqësia do të jetë një tjetër prioritet për kandidatin e Nismës.

    “Për bujqësinë do të angazhohemi veçanërisht në zonat rurale ku është e zhvilluar kjo veprimtari, si në Breznicë dhe Lajthishtë. Aty do të krijojmë dy qendra ‘One Top Shop’ për grumbullimin e produkteve bujqësore dhe për një marketing më efektiv, në mënyrë që t’u mundësojmë fermerëve plasimin e produkteve të tyre në treg,” shtoi Salihu.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Krasniqi: Do të ndërtojmë një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore

    Krasniqi: Do të ndërtojmë një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore

    Ndërtimin e një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore në pjesën urbane të qytetit e premtoi Ali Krasniqi, kandidati për kryetar të Obiliqit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Do të ndërtojmë murin izolues përgjatë vijës hekurudhore, në të dy anët e saj, në zonën urbane të qytetit,” deklaroi Krasniqi.

    Ai u zotua gjithashtu për projekte të tjera infrastrukturore në Obiliq.

    “Në infrastrukturë kemi paraparë bashkimin e qytetit përmes ndërtimit të një mbi-kalimi hekurudhor. Po ashtu, do të zgjerojmë dhe ndriçojmë rrugën që lidh katër komunat: Stanciq, Breznicë, Barilevë dhe Ranidoll,” shtoi ai.

    Një tjetër prioritet i AAK-së, në rast se fiton udhëheqjen e komunës, do të jetë arsimi.

    “Ndërtimi i një shkolle në qendër të Obiliqit dhe ndërtimi i çerdheve të reja në Breznicë, Krushevc dhe Obiliq janë pjesë e planit tonë. Po ashtu, do të fillojmë me një pilot-projekt për mësimin gjithëditor në shkollat e komunës,” tha Krasniqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Thaçi: Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve

    Thaçi: Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve

    Kandidati për të parin e Obiliqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, prezantoi platformën e tij për qeverisjen e komunës.

    “Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo te interesat e operatorëve ekonomikë që vazhdimisht privilegjohen,” tha Thaçi.

    Sipas tij, prioritet urgjent do të jetë përfundimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

    “Banorët e dinë mirë me çfarë problemesh përballen çdo ditë. Përveç një QKMF-je moderne, qytetarëve do t’u ofrojmë shërbime shëndetësore 100% falas dhe mbulim të kostos së barnave për pensionistët,” deklaroi kandidati i LVV-së.

    Thaçi premtoi gjithashtu funksionalizimin e sistemit të ngrohjes qendrore dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë qytetarët e komunës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Kelmendi:Do t’i pajisim të gjitha shkollat me ngrohje

    Kelmendi:Do t’i pajisim të gjitha shkollat me ngrohje

    Pajisja e të gjitha shkollave me ngrohje në komunën e Obiliqit është një nga premtimet e kandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Nysret Kelmendi
    .
    “Nuk ka kuptim që, 26 vite pas luftës, të flitet për tabela digjitale ndërkohë që shkollat ende ngrohen me dru dhe stufa,” deklaroi Kelmendi.

    Rishikimin e planit zhvillimor urban e premtoi po ashtu kandidati për kryetar të Obiliqit, pasi sipas tij, plani aktual i qeverisjes është i dëmshëm dhe i gabuar.

    “Po ashtu, ne do ta rishikojmë planin zhvillimor urban dhe hartat zonale të punuara nga udhëheqësia e tanishme, sepse mendojmë se janë të dëmshme dhe të pasakta, pasi kanë mundësuar ndërtim apo dhënie të lejeve në zona ku ndërtimi ndalohet, duke u bazuar në Ligjin për KEK-un,” tha kandidati i PDK-së.

    Kelmendi u zotua gjithashtu për mbështetje ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahje për gratë sipërmarrëse.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • NË PRISHTINË PROTESTOHET PËR LIRIMIN E ARBNOR SPAHIUT

    Me pankarta në duar që mbanin mbishkrime në gjuhën shqipe dhe angleze, familjarë e qytetarë të shumtë u mblëdhën të martën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kërkuar lirimin e ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi që nga muaji qershor.

    Babai i Arbnorit, Fatmir Spahiu theksoi se ndaj djalit të tij po bëhet një padrejtësi, duke kujtuar se ai po akuzohet për ngjarjën në Banjskë në vitin 2023, derisa kishte lënë Policinë e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

    “Me Arbnorin janë takuar shoqja dhe nena e Arbnorit. Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë, për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur, i mërzitur nga padrejtësia qe po i behet, ndërsa me u maltretu nuk është maltretuar, sjellja ka qene korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi qe është duke u mbajtur ne mënyre te padrejtë” shtoi ai.

    Vajza e axhës së Spahiut, Donjeta Spahiu, kritikoi autoritetet e Kosovës për mungesë të veprimit karshi këtij rasti.

    “Sot jemi në muajin e katërt të kësaj padrejtësie. Janë 4 muaj të rëndë për Arbnorin, që dikur i shërbente dinjitetshëm vendit. Institucionet duhet të ngrisin zërin, sepse heshtja e tyre është dështim” deklaroi për ATV-në Spahiu.

    Organizatorja e protestës, Erëza Zeqiri kërkoi reagim edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

    “Po ashtu u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave të njeriut, që të marrin përgjegjësinë për të garantuar të drejtat themelore të një qytetari që padrejtësisht po mbahet i burgosur” shtoi ajo.

    Arbnor Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa dy ditë më vonë Gjykata e Lartë e Suboticës urdhëroi paraburgosjen e tij.

    Ai akuzohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë” lidhur me ngjarjen në Banjskë të Zveçanit më 23 shtator 2023.

     

  • NGA 1 TETORI FILLON VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

    NGA 1 TETORI FILLON VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

    Nga e mërkura, në Kosovës fillon zyrtarisht vaksinimi kundër gripit sezonal.
    Qytetarët mund ta marrin këtë shërbim falas në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta që kanë njësi të vaksinimit.
    Xhevrije Canolli, mjeke familjarë ne QKMF në Prishtinë thotë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij procesi,transmeton ATV.

    “Jemi furnizuar dhe i kemi shpërndarë në të gjitha qendrat ku do të organizohet procesi i vaksinimit. Në fillim është interesimi më i madh. Vitin e kaluar janë vaksinuar rreth 11 mijë qytetarë,tha Canolli”.

    Të përgatitur për ketë proces janë edhe stafi mjekësore i QKMF-së në Mitrovicë,transmeton ATV.

    “QKMF në Mitrovicë i ka marrë 2,500 doza nga IKSHPK-ja.Vitin e kaluar e kemi pasur të njëjtën sasi dozash dhe kemi administruar rreth 2,258 doza brenda sezonës,tha Sylejmani”.

    Ndërsa ne qytetin e Klinë, dozat e vaksinës priten që të arrijnë gjatë ditës së martë, transmeton ATV.

    “Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet në bashkëpunim me IKSHPK-në. Vaksinat priten të arrijnë sot,zakonisht çdo vit vaksinohen afër 2 mijë qytetarë,tha Bojaj”.

    Vetë qytetarët e vlerësojnë rëndësinë e vaksinës kundër gripit sezonal, transmeton ATV.

    “Unë vazhdimisht e praktikoj marrjen e vaksinës kundër gripit. Tek unë ka pasur ndikim pozitiv,tha Krasniqi”.

    “Po e marr që prej 4-5 vitesh. Jam pensionist dhe e mira e saj është se ofron njëfarë mbrojtjeje, sado pak, për moshën tonë – që t’i përballojmë më lehtë këto viruse të ndryshme, tha Abazi”.

    Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigjje për ATV-në thanë se furnizimi është bërë në bazë të kërkesës së qendrave nëpër komuna, transmeton ATV.

    “Të gjitha QKMF-të janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. Shpërndarja është bërë në bazë të kërkesës së secilës komunë, duke siguruar që dozat të jenë të përqendruara në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me nevojat lokale”.

    Përveç të moshuarit, rekomandohet që të vaksionohen edhe fëmijët me imunitet të dobësuar, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike. Simptomat më të zakonshme të gripit janë ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës.

  • NGA 12 TETORI BE-ja DO TË NIS SISTEMIN E RI DIGJITAL TË HYRJE-DALJEVE

    NGA 12 TETORI BE-ja DO TË NIS SISTEMIN E RI DIGJITAL TË HYRJE-DALJEVE

    Nga 12 tetori i këtij viti, Bashkimi Evropian do të zbatojë Entry/Exit System (EES), një platformë e re digjitale për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në vendet e zonës Schengen.

    Ky sistem do të zbatohet për të gjithë shtetasit jo-BE, përfshirë edhe qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Evropës. Me këtë rregull, nuk do të vendosen më vula në pasaportë, pasi të dhënat do të regjistrohen në mënyrë digjitale.

    Në momentin e kalimit të kufirit, udhëtarëve do t’u merren automatikisht gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, ndërsa çdo hyrje dhe dalje do të evidentohet në sistem.

    “Sistemi i ri për hyrje dalje në vendet e BE-së nuk do të ketë pengesa të tjera përveç vonimit në procedura dhe kontrolle shtesë kjo do të njihet si një formalitet i shtuar për ti verifikuar të gjithë ata që hyjnë në zonën schengen” tha Elbasan Osmani.

    Osmani thotë se ky rregull i ri nuk përmban ndonjë ndryshim për qytetarët e Kosovës.

    “Sa i përket Kosovës nuk do të ketë avantazh as diskriminim në këtë proces të gjithë qytetarët do të lëvizin njëjte, lirshëm por vetëm me procedura të shtuara” shtoi ai për ATV-në.

    Megjithatë, qytetarët po e vlerësojnë këtë ndryshim.

    Sipas autoriteteve të BE-së kjo metodë do të ndihmojë në rritjen e sigurisë dhe në menaxhimin më efikas të kufijve.

  • UEFA dënon Simeonen me një ndeshje pezullim pas incidentit në “Anfield”

    UEFA dënon Simeonen me një ndeshje pezullim pas incidentit në “Anfield”

    Diego Simeone ka mësuar dënimin e tij nga UEFA pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj Liverpoolit në “Anfield”, ku Atletico Madrid pësoi humbje 3-2 në Ligën e Kampionëve.

    Trajneri argjentinas u përjashtua në minutat e fundit të takimit, pas një përplasjeje të ashpër verbale me tifozët vendas, menjëherë pas golit vendimtar të Virgil Van Dijk në minutën e 92-të. I irrituar nga mënyra si skuadra e tij humbi ndeshjen, Simeone reagoi ndaj tifozëve të Liverpoolit që ndodheshin pranë pankinës, duke marrë kartonin e kuq.

    Pas hetimit, UEFA vendosi ta pezullojë Simeonen për një ndeshje në Ligën e Kampionëve, si ndëshkim për sjelljen e tij. Përveç kësaj, Liverpool është gjobitur me 4,000 euro për shkak të hedhjes së objekteve në fushë nga tifozët.

    Ndërkohë, një tifoz i Liverpoolit, i cili u bë viral në rrjetet sociale për provokimet ndaj Simeones, ka mohuar se ka përdorur komente raciste apo tejet ofenduese gjatë incidentit.

    Në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Liverpool do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u përballur me Galatasarayn, ndërsa Atletico Madrid pret Eintracht Frankfurtin.

  • “Toka e rrafshët” – një burrë humbi jetën duke iu kundërvënë botës dhe mendimit shkencor

    “Toka e rrafshët” – një burrë humbi jetën duke iu kundërvënë botës dhe mendimit shkencor

    A e dini se jo të gjithë njerëzit pajtohen me formën e tokë, kemi nga ata që besojnë se është sferike, nga ata që mendojnë se është ovale dhe një ndër më të veçantat teori, ajo se toka është e rrafshët, duke u bërë kishe kemi harruar për teorinë se toka qëndron në shpinën e një breshke kolosale…

    Në vitin 2018 në Karolinën e Veriut u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “Flat Earth” apo toka e rrafshët, e cila mblodhi qindra pjesëmarrës që ndajnë besimin e njëjtë, e që është se Toka nuk është sferike, por e sheshtë duke lënë pjesën tjetër të botës të tronditur nga kjo ide.

    Në këtë ngjarje u prezantuan teori dhe argumente që synonin të sfidonin mendimin e faktet shkencore mbi formën e tokës. Sipas përfaqësuesve të këtij grupi, shumë prej fakteve të pranuara gjerësisht nga komuniteti shkencor nuk janë të besueshme, pra Teoria konspirative nuk mbaron…

    Ata theksojnë se realiteti i përditshëm, si mënyra se si e perceptojmë horizontin apo mënyra se si qëndrojnë objektet, mbështet idenë e Tokës së rrafshët, disa nga këta besimtar të kësaj teorie konspirative, tentuan edhe ta vërtetojnë këtë gjë, duke rezultuar në… po pra duke konkluduar se toka eshte sferike.

    Megjithatë, shkenca moderne ofron prova të shumta që e rrëzojnë këtë pretendim se toka eshte e rrafshet. Fotografi të shumta satelitore, misionet hapësinore dhe matjet shkencore kanë vërtetuar prej kohësh se Toka është sferike, por kjo si ndalon teoritë konspirative

    Një nga këta besimtar ishte “I tërbuari” Mike Hughes, i cili ndërtoi një pseudo – anije në shtëpi, e me buxhet vetëm 18 mijë euro, me të cilën do të ngrihej lartë dhe ta vërtetonte teorinë e tij për botën e sheshtë, gjë që nuk ja arriti por fatkeqësisht humbi jetën duke tentuar

    Për këtë arsye, konferenca të tilla mbeten më shumë si forume alternative të mendimit, sesa si burime të mirëfillta shkencore.

    Konferenca të tilla thjesht tregojnë se kureshtja dhe mendimet e ndryshme ekzistojnë, por shkenca vazhdon të qëndrojë mbi bazat e provave të qarta dhe të verifikuara dhe se nuk është ide e mire t’i marrësh vetë frenat e shkencës në dorë, por t’ua lësh profesionistëve…

  • Vdes në rrethana misterioze ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

    Vdes në rrethana misterioze ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

    Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, Nkosinathi Emmanuel Mthethwa, është gjetur i vdekur jashtë një hoteli shumëkatësh në Paris, të martën, sipas autoriteteve lokale.

    Zyra e prokurorit të Parisit ka hapur një hetim mbi rrethanat e vdekjes së 58-vjeçarit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij një ditë më parë, pasi kishte marrë prej tij një mesazh shqetësues.

    Mthethwa kishte rezervuar një dhomë në katin e 22-të të hotelit Hyatt Regency, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se dritarja e sigurisë së dhomës ishte hapur me forcë, sipas prokurorisë.

    Qeveria e Afrikës së Jugut konfirmoi lajmin dhe shprehu dhimbjen për “vdekjen e parakohshme” të ambasadorit. Ministri i Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ronald Lamola, deklaroi se humbja e Mthethwa-s përfaqëson “jo vetëm një humbje kombëtare, por edhe një tronditje për komunitetin diplomatik ndërkombëtar.”

    Nkosinathi Mthethwa ka mbajtur disa poste të larta në qeverinë e Afrikës së Jugut, përfshirë atë të ministrit të Arteve dhe Kulturës (2014–2019) dhe më pas si ministër i Sportit, Arteve dhe Kulturës (2019–2023).

    Ai ishte emëruar ambasador në Francë në shkurt të vitit 2024 dhe shërbente gjithashtu si delegat i përhershëm i Afrikës së Jugut në UNESCO.