Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, ishte i vetmi prezent nga të gjithë kandidatët që synojnë postin në krye të komunës.
Tofaj kritikoi kundërkandidatët e tij si të papërgjegjshëm për mospjesëmarrje në debat.
“E shoh si një mungesë të përgjegjësisë ndaj qytetarit”, deklaroi Tofaj.
Kandidati i Bashkimit Demokratik të Prizrenit për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, kritikoi kryetarin aktual të komunës, Shaqir Totaj, për mosgatishmëri për debat.
“Shaqa ia humbi kuptimin e përballjes së ideve, vizionit të kandidatëve karshi qytetarëve të Prizrenit. Nuk qëndron ajo se janë shumë kandiadat sepse edhe para katër viteve kanë qenë po kaq kandidat, por ka marë pjesë në debat sepse atëherë ka qenë në opozitë”, tha Berisha.
Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja, që synon edhe një mandate në krye të Prizrenit, ka deklaruar se po i refuzon debatet për shkak të numrit të madhë të kandidatëve.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se komuna e Prizrenit ka hyrë në borxhe prej 57 milionë eurosh, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave.
Abrashi ka thënë se për këtë borxh, dëshironte ta pyeste vetë kryetarin aktual, Shaqir Totaj.
“Këtu do të doja ta kisha përball zotrin Totaj, për ta pyeter edhe unë, si, çfarë”, tha ai.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka kritikuar kundërkandidatët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, për mosgatishmëri për debat.
“Më lejo të shpreh të them kështu, mospajtimin tim për mosgatishmërinë e kundërkandidatëve të mi, zotrin Totaj dhe zotrin Abrashi, që të debatojmë, që të zhvillojmë debat të mirëfillt dhe më pas njerëzit mund të na analizojnë krahasojnë”, tha ai.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut Shkëndija e Tetovës e nisi me humbje aventurën në Conference League,duke pësuar humbje nga ekipi spanjoll Rayo Vallecano.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të spanjollëve të cilët luanin një lojë agresive,dhe në minutën e 28-të Unai Lopez shënoi për 1:0 teksa 4 minuta më vonë Fran Perez dyfishoi epërsinë në 2:0,dhe me këtë rezultat përfunduan edhe 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Shkëndija nuk arriti që të rrezikonte portën e spanjollëve,por arriti të regjistroi të vetmin rast në portën kundërshtare në këtë takim,ku në minutën e 82-të e cila përfundoi pa sukses dhe kështu Shkëndija e Tetovës e nis me humbje aventurën në Conference League.
Shkëndija e Tetovës ndeshjen e rradhës e zhvillon kundër ekipit iralndez Shelbourne më 23 tetor në Shkup.
Kampioni i Kosovës Drita barazoi 1:1 kundër ekipit finlandez KuPS,duke nisur kështu me barazim aventurën në UEFA Conference League.
Vemdasit ishin të parët që rrezikuan përmes Ruoppit,por Faton Maloku ndali goditjen e tij duke mos lejuar të pësojnë gol.
Në minutën e 29-të një moment jo i mirë i ndodhi Dritës,ku Veton Tusha u detyrua ta lëshonte fushën për shkak të një lëndimi,dhe në vend të tij u inkuadrua Blerton Sheji.
Më pas Drita pati disa raste për shënim përmes Arb Manajt,por gjuajtja nuk ishte e saktë kurse i njëjti futbollist rrezikoj në minutën e 35-të,por portieri vendas ndali goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi 0:0.
Gjatë pjesës së dytë u shënuan dy gola,ku së pari vendasit realizuan në minutën e 74-të përmes Piotr Parzysek në 1:0.
Por Drita u kundërpërgjigj në minutën e 80-të,ku Drita realizoi për 1:1 përmes Albert Dabiqajt që shënoi me kokë.
Deri në fund më gola nuk pati,dhe kështu Drita merrë një rezultat pozitiv në udhëtim duke marrë 1 pikë të vlefshme.
Ndeshjen e rradhës në UEFA Conference League Drita e zhvillon kundër Omonias,e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë më 23 tetor.
Shaqir Total, i cili synon edhe një mandant në krye të komunës së Prizrenit, tha në emisionin “CONTEXT” të ATV-së, se nuk ka marë pjesë në debate për shkak të numrit të madhë të kandidatëve.
Totaj tha se do të marë pjesë në debat me cilin do kandidat që eventualisht mund të arrij në balotazh.
“Përndryshe në fazën e dytë, nëse shkojmë në fazën e dytë, atëherë me siguri që do të dalim në studio të ballafaqohemi me këdo që shkon në fazën e dytë”, tha Totaj.
“Me ty fillon parandalimi” – është motoja e fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.
Gjatë hapjes së kësaj fushate, kryeministri në detyrë Albin Kurti, apeloi për kontrolle të rregullta, me që zbulimi i hershëm mund ta shpëtojë jetën.
“Me vetëkontroll dhe kontrolle të rregullta mjekësore, ne bëjmë hapësirën vendimtare të zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe shpëtimit të jetës,tha Kurti”.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje sipas ministrit në detyrë të Shëndetësisë, tashmë mund të bëhet më lehtë, meqë janë dyfishuar kapacitetet.
“Me investimet ne kliniken e onkologjis tashme kapacitet e shtreteve jan dyfyshuar hapsirat jan riorganizuar dhe mordenizuar duke ofruar kushte shume me te mira per pacient jane blere 3 akslerator tw ri, tha Vitia”.
Por njëjtë nuk po thotë një e mbijetuar e kancerit të gjirit. Sipas Nafije Latifit, një nga telashet që hasin pacientët me këtë sëmundje është mungesa e kujdesit nga stafi mjekësor.
“Pacientët hasin në kushte të pamjaftueshme trajtimi, mungesë të stafit të mesëm shëndetësor, mungesë të lokacioneve dhe aparaturave të avancuara. Më e dhimbshmja nga të gjitha këto është mungesa e kujdesit paliativ.Kërkojmë që pacienti të vendoset në qendër të çdo politike,tha Latifi”.
E thirrje publike për kontrolle të rregullta mjekësore, bëri edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila gjatë këtij viti ishte përballur me këtë sëmundje.
“Edhe pak ditë e kam datëlindjen, në muajin tetor jam diagonostifikuar dhe muajin tetor do e shfrytëzojë që maskimalisht t’iu them të gjithave mos u frikësoni,tha Lila”.
Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit deri më 31 tetor, Mamografi Mobile do të ketë në disa prej qyteteve të Kosovës./ATV
Gjatë së enjtes në Danimarkë u mblodhën liderët evropian në samitin e shtatë të Komitetit Politik.
Kosova në Kopenhagë po përfaqësohet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila para mediave ndërkombëtare kritikoi shtetet e BE-së për shpërblimet që po ia bëjnë Serbisë, e cila, sipas saj, është pro-ruse.
“Unë mendoj se ka nevojë për konsistencë nga Bashkimi Evropian në trajtimin e të dy agresorëve, sepse nuk mund ta trajtosh njërin si agresor dhe diktator, ndërsa tjetrin si partner” shtoi Osmani.
Ajo shtoi se këto dy vende po sjellin rrezik për rajonin.
“Janë aktualisht dy rreziqe kyç të sigurisë që janë duke ardhur kundër shteteve në kontinentin tonë, një vjen nga Rusia, tjetra veçanërisht në rajonin tonë vjen nga sateliti i Rusisë, zgjatja e Rusisë në rajonin tonë, Serbia” deklaroi ajo
Ajo ka përmendur rastin e Banjskës dhe ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë nga Bashkimi Evropian ndaj agresionit serb në veri të Kosovës.
Kësisoj ajo kërkoi që zgjerimi të vazhdojë me Ballkanin Perëndimor me ato vende që e meritojnë anëtarësimin.
E para vendit u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilit ia riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe rolin vendimtar të NATO-s në stabilitetin rajonal.
Osmani gjatë samitit të Liderëve të Komitetit Politik Evropian u mirëprit edhe nga Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ku diskutuan sfidat e sigurisë dhe thëllimin e bashkëpunimit.
Një edukatore e një çerdhe private në Pejë është arrestuar pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj një vajze 2-vjeçare. Ngjarja është zbuluar pasi prindërit e fëmijës kërkuan incizimet nga kamerat e sigurisë, ku shihej edukatorja duke e goditur disa herë vogëlushen me dorë në gojë.
Burime nga çerdhja “Shtëpia e Diellit” i kanë thënë ATV-së se incidenti ndodhi pasi e mitura paraprakisht kishte kafshuar dy fëmijë të tjerë, gjë që sipas tyre e kishte nxitur edukatoren të reagonte në mënyrë të dhunshme.
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e saj.
“Edukatorja është arrestuar me dyshimin se ka përdorur dhunë dhe ka keqtrajtuar fëmijën. Pas analizimit të incizimeve, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë,” tha zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Ai shtoi se hetimet janë zgjeruar për të parë nëse ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme.
“Është duke u hetuar nëse ka edhe ndonjë vepër tjetër penale dhe nëse ka edhe fëmijë të tjerë që janë viktimë,” deklaroi Nikçi.
ATV ka tentuar të marrë qëndrim nga drejtoresha e çerdhes, por sipas stafit ajo nuk ishte paraqitur në punë ditën e ngjarjes dhe nuk iu përgjigj as telefonatave.
Rasti ishte raportuar në polici nga prindërit e vajzës më 30 shtator.