ATV

Blog

  • Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

    Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

    Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinjë të Leposaviqit, ku dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

    Një nga policët e përfshirë në incident ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta. I dyshuari, shtetas i Serbisë, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

    “PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që ai ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Lëndohet punëtori në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Një burrë dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.

    Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se është rrëzuar derisa ishte në vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

  • Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë

    Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho sot publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

    FSHF-ja ka caktuar ditën e premte (sot), që lista e futbollistëve të ftuar të zbulohet nga trajneri.

    Shqipëria luan ndaj Serbisë në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

    Kjo ndeshje zhvillohet më datën 11 tetor (e shtunë) nga ora 20:45.

    Kurse pas tri ditësh, zhvillon një ndeshje miqësore në “Air Albania” ndaj Jordanisë.

  • Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det

    Tragjedi në Kroaci: Katër të vdekur pasi vetura bie në det

    Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur të enjten në qytetin bregdetar Senj, në Kroaci.

    Sipas autoriteteve kroate, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, kur një veturë përfundoi në det, për shkaqe ende të paqarta.

    Në aksident humbën jetën dy burra dhe dy gra. Trupat e viktimave janë dërguar në qytetin e Rijekës për autopsi, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar për të përcaktuar saktësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

    Ngjarja është raportuar nga mediumi kroat “Index.hr”, i cili citon burime zyrtare të policisë.

  • Nga sot KFOR-i bëhet me komandant të ri

    Nga sot KFOR-i bëhet me komandant të ri

    Sot, me fillim nga ora 11:00 në Kampin Film City në Prishtinë, do të mbahet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës në Shtabin e KFOR-it.

    Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e misionit gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash.

    Ky është një rikthim në krye të KFOR-it për Ulutash, i cili kishte mbajtur këtë post më parë deri më 11 tetor 2024, kur ia dorëzoi komandën Barduanit. Me këtë rikthim, ai rifillon përgjegjësinë për drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë.

    Ceremonia simbolizon vazhdimësinë e përkushtimit të Aleancës për siguri dhe stabilitet në rajon, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

  • Kështu dukej Jonida Vokshi kur garonte për Miss Albania

    Kështu dukej Jonida Vokshi kur garonte për Miss Albania

    Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka ndarë me ndjekësit një kujtim të çmuar nga vitet e hershme të karrierës së saj.

    Ajo ka publikuar një fotografi të vjetër nga kompeticioni Miss Albania, ku garonte krah aktores Niada Saliasi.

    Në imazhin nostalgjik, Jonida shihet me numrin 6, ndërsa krahas saj është Niada me numrin 10. Postimi i shoqëruar me mbishkrimin “Sa të voglaaaa moj” ka ngjallur reagime të shumta, duke treguar edhe një herë lidhjen e hershme mes tyre.

    Përkundër viteve që kanë kaluar, bukuria natyrale dhe eleganca e Jonidës mbetet e pakontestueshme, duke dëshmuar se shkëlqimi i saj nuk është zbehur kurrë.

  • Zelensky: Orban po bllokon integrimin evropian të Ukrainës

    Zelensky: Orban po bllokon integrimin evropian të Ukrainës

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, po bllokon integrimin evropian të Ukrainës për arsye që lidhen me fushatën zgjedhore në vendin e tij.

    Këtë deklaratë e bëri presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë, pas përfundimit të Samitit të VII të Komunitetit Politik Evropian, sipas një korrespondenti për Ukrinform.

    “Sa i përket bllokimit të afrimit tonë me Bashkimin Evropian, askush nuk mund ta bllokojë atë, sepse është vullneti i Ukrainës dhe, në përputhje me rrethanat, vendimi i Evropës për ta parë Ukrainën si pjesë të Bashkimit Evropian në të ardhmen. Por, sigurisht, gjithçka varet nga uniteti, nga një vendim i përbashkët. Ne kemi probleme të caktuara me Hungarinë, mund të flasim hapur për këtë. Sepse Viktor Orban ka zgjedhje”, ka thënë Zelensky.

    Ai shtoi se agresioni rus ndaj Ukrainës erdhi pikërisht për shkak të orientimit evropian të vendit të tij.

    “Rusia e filloi luftën për shkak të vullnetit tonë, për shkak të zgjedhjes sonë për të ecur drejt Evropës, sepse ne ndiejmë dhe ndajmë të njëjtat vlera si vendet e tjera evropiane”, theksoi presidenti ukrainas.

    Sipas raportimeve të Ukrinform, Hungaria po përdor parimin e unanimitetit në vendimet e Bashkimit Evropian për të bllokuar procesin e fillimit të negociatave për pranimin e Ukrainës në BE.

  • Moti sot: Reshje shiu dhe bore, temperaturat deri në 5°C

    Moti sot: Reshje shiu dhe bore, temperaturat deri në 5°C

    Sot parashikohet mot i vranët, me reshje shiu dhe bore, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të jenë më intensive. Reshjet e borës do të përqendrohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të krijojnë shtresa edhe në zonat e ulëta, me së paku 5–15 cm, njofton MeteoKosova.

    Në Rrafshin e Dukagjinit do të dominojnë reshjet e shiut, megjithatë tani ka gjasa më të mëdha që edhe në këtë pjesë të përzihen ose të shndërrohen në borë.

    Gjatë ditës, reshjet do të humbasin gradualisht intensitetin në mbarë vendin.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.

  • Kandidati i LVV-së për Junikun, premton grante për bujqit

    Kandidati i LVV-së për Junikun, premton grante për bujqit

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, premtoi grante për ta stimuluar sektorin e bujqësisë në komunë.

    “Politikat tona për bujqësinë parashohin krijimin e granteve për pajisje bujqësore për fidane për fara e kështu me rradhë. Subvencionimin e qumështit në veçanti”, tha ai.

    Ndiqni intervistën:

     

  • Kandidati i LVV-së për Junikun, premton mësim gjithëditor

    Kandidati i LVV-së për Junikun, premton mësim gjithëditor

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, premtoi mësim gjithëditor për nxënësit e komunës së Junikut.

    “prioritet i yni është edhe arsimi, edukimi i brezave të rinjë. Në këtë aspekt, kemi menduar aplikimin e mësimit tërëditor, si një modul i veçantë. Edhe këtë do ta fillojmë me një fazë testuese, duke shtuar dy orë jashtë planprogramit që është miratuar edhe kurikula e Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

    Ndiqni intervistën: