ATV

Blog

  • Investimet kapitale, fokus i kandidatëve të AAK-së për kryetar komune

    Investimet kapitale, fokus i kandidatëve të AAK-së për kryetar komune

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zhvilloi takim me përfaqësues të Shoqatës së të shurdhërve, ku premtoi pjesëmarrjen e plotë të tyre në jetën shoqërore dhe krijimin e mundësive reale për punësim në profesionet e dëshiruara.

    Në Viti, kandidati Labinot Bislimi, nga Binqa, premtoi ndërtimin e kanalit të lumit Morava, dhe investime tjera anash kësaj rrjedhe ujore.

    Edhe nga fshati turistik, Stublla, premtoi investime në krijimin e kushteve që ndikojnë në rritjen e turizmit.

    Ndërkaq Vildane Latifi në Fushë-Kosovë, premtoi kryesisht investime ne fushën e shëndetësisë si krijimin e një qendre moderne shëndetësore, orarin e zgjeruar ne QMF dhe pajisje moderne e furnizime shëndetësore e të tjera.

    Mensut Ademi që synon ulësen e kryetarit në Vushtrri, nga fshati Reznik premtoi infrastrukturë më të mirë për këtë fshat përfshirë; Ndriçimi publik, sinjalistikë, kanalizim e ujë të pijshëm.

    Takime me qytetar gjatë së dielës kishte zhvilluar edhe Enver Hoti në Malishevë.

    Mbrëmë, vota për Besnik Krasniqin kryetar të Prizrenit kishte kërkuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

  • Kandidatët e NISMËS me fokus në zhvillimin ekonomik dhe shërbimesh sociale

    Kandidatët e NISMËS me fokus në zhvillimin ekonomik dhe shërbimesh sociale

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur sot fushatën zgjedhore në Gjilan, së bashku me Kryesinë dhe Shtabin Zgjedhor të partisë.

    Limaj theksoi se kryetari i degës, Ismet Hajdini, së bashku me ekipin e tij do të jetë një alternativë reale për qytetarët, duke adresuar problemet e tyre dhe duke sjellë zhvillim e përmirësim në shërbimet publike dhe infrastrukturë.

    Kandidati për kryetar komune nga Nisma Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka kritikuar ashpër menaxhimin e deritanishëm të komunës së Podujevës për gjendjen e keqe të infrastrukturës rrugore, veçanërisht në lagjen Makoll të fshatit Herticë.

    Hasani ka premtuar se, në rast të zgjedhjes së tij si kryetar, përmirësimi i këtyre rrugëve do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.

    Kurse, Shefki Salihu, kandidati për Obiliqin ka prezantuar projektin e ndërtimit të një Qendre Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara, e cila do të ofronte shërbime psikologjike, logopedi, fizioterapi për mbi 300 qytetarë, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

    Xhevahire Izmaku, e cila aspiron të bëhet kryetarja e parë grua në këtë komunë, ka prezantuar kandidati në listën e Nismës, Arbënor Mustafa I cili ka fokus zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve lokale për krijimin e vendeve të reja të punës.

    Në Prizren, kandidatja e NISMËS, Albulena Balaj Halimaj në ditën e 23-të fushatës, premtoi komuna do të financojë idetë inovative në fushat e teknologjisë, artit, kulturës dhe turizmit, duke nxitur kreativitetin dhe zhvillimin lokal.

  • Kandidatët e PDK-së për kryetar, premtime madhore nëpër komuna

    Kandidatët e PDK-së për kryetar, premtime madhore nëpër komuna

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli premtoi çerdhe, ndriçimi, ujësjellës e rrugë në zona rurale të kryeqytetit nga fshati Llukar. Ismajli tha se këto premtime i bënë duke qenë i sigurt se do ti realizojë vetë pasi nuk presin miratim nga qeveria por punë nga komuna.

    Agim Aliu në Ferizaj, i cili kërkon edhe një mandat, u takua me drejtuesit e anëtarët e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor. Me ta, Aliu thotë se diskutoi mbi vizionin për fuqizimin e sportit shkollor dhe investimet në infrastrukturën sportive siç është Kompleksi Sportiv Shkollor.

    Një mori premtimesh në fushën e arsimit I beri kandidati për kryetar në Mitrovicë, Arian Tahiri.

    Ndërsa Ali Nimanaj në Istog, fokusin e kishte tek bujqësia teksa vizitoi një fermë, ai premtoi pesëfishimin e subvencioneve për bujqësi, hapjen e 666 bunarëve për ujitje jashtë zonave aluvionale, Subvencione për sera nga 1 deri në 5 ari e mbështetje për blegtorët me gjedhe dhe kafshë të imëta.

    Shaqir Totaj në Prizren premtoi rreth 2 mijë vendparkingje në 4 lokacione të qytetit, siç tha, për ta zbutur kërkesën e madhe për shkak të numrit të vizitorëve

    Ndërkaq, Petrit Hajdari në Drenas, premtoi hapjen e disa rrugëve të këtij qyteti, siç tha për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë lokale dhe qasje më të lehtë për çdo qytetar.

    Votë doli të kërkoj edhe Shukri Buja në Lipjan, tek disa bashkëluftëtarë të tij.

    Bizneset, premtoi se do ti mbështesë edhe Bekim Azizi në Viti teksa vizitoi një të tillë, ai tha se do të krijojmë mundësi të reja pune për të rinjtë.

  • Kandidatët e KDTP për Prizrenin dhe Mamushën: Zejtaria, të rinjtë dhe zhvillimi lokal në fokus

    Kandidatët e KDTP për Prizrenin dhe Mamushën: Zejtaria, të rinjtë dhe zhvillimi lokal në fokus

    Në kuadër të fushatës zgjedhore të Kosova Demokratik Türk Partisi, kandidati Furkan Bütüç për kryetar komune në Prizren, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe zejtarët e lagjes Terzimahale, me të cilët ndau shqetësimet dhe vizionin për një Prizren më të fortë dhe më të jetueshëm.

    Ai ka bërë të ditur se në mandatin e tij do të angazhohet për krijimin e mekanizmave mbështetës për zejtarët, përfshirë subvencione, promovim të produkteve lokale dhe organizimin e aktiviteteve që lidhin traditën me zhvillimin turistik të qytetit.

    Në një tjetër takim me Shoqatën ESNAF, së bashku me zyrtarë të lartë të KDTP-së, Bütüç prezantoi programin e qeverisjes lokale me fokus në fuqizimin ekonomik dhe social të komunitetit.

    Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe shoqëror për të ndërtuar një Prizren modern dhe gjithëpërfshirës.

    Ndërkohë në Mamushë, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri, Abdulahadi Krasniç, ka rikujtuar projektet kulturore dhe edukative të realizuara gjatë 4 viteve të fundit teksa ka prezantuar një sërë zotimesh që lidhen me investimin në rininë dhe arsimimin e saj.

    Ai ka premtuar zgjerimin e projekteve kulturore dhe edukative për të rinjtë, përfshirë organizimin e udhëtimeve kulturore.

    Në programin e tij për mandatin e ardhshëm, Krasniç, synon vazhdimin e bashkëpunimit me universitetet dhe qendrat kërkimore, për të forcuar kapacitetet zhvillimore të Mamushës në sektorë kyç si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.

  • Kurti në Skënderaj, e quan Sami Lushtakun si multi-milioner

    Kurti në Skënderaj, e quan Sami Lushtakun si multi-milioner

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka takuar qytetarët e komunës së Skenderaj.

    Kurti, në një postim në facebook është shprehur se në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide, dhe që multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve.

    “Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti.

    Kurti është shprehur se VV-ja ka Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon.

    “Ne e kemi Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon. Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen kurse vizioni dhe projektet për Skenderaj jetësohen.

    Me Hysni Mehanin shërbejmë me pasion, dije e punë. Skenderaj me të në krye pas 12 tetorit me pendën e Kuçicës gjen zgjidhje për problemin me ujë të pijes, ndërtojmë çerdhe të reja për fëmijët, realizojmë ngrohtoren e qytetit, trafikun publik, pishinën gjysmë-olimpike, parqet me lodra për fëmijë, parkun teknologjik inovativ, shteg për ecje e vrapim si dhe zvogëlojmë numrin e drejtorive komunale me qëllim orientimin e buxhetit për më shumë investime kapitale”, ka shkruar Kurti./ATVLIVE/

  • Diaspora gjatë vitit 2024 dërgoi 1 miliard e 350 milionë euro në Kosovë

    Diaspora gjatë vitit 2024 dërgoi 1 miliard e 350 milionë euro në Kosovë

    Në bazë të të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), remitencat nga diaspora për vitin 2024 në Kosovë kanë arritur në shifrën prej 1 miliardë e 350 milionë eurove.

    Këto të dhëna janë publikuar në raportin “Vjetari Statistikor” për vitin 2025, ndërsa janë bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Sipas këtij raporti, nga viti 2014 kur remitancat kanë qenë 622.3 milionë euro, ato vazhdimisht kanë shkuar duke u rritur. Në vitin 2021 për herë të parë kanë kaluar shifrën e 1 miliardë eurove.

    Në anën tjetër, sipas të njëjtit Raport, eksporti i mallrave në vitin 2024 nga Kosova ka arritur në vlerën prej 941.5 milionë eurove, kurse importi ka shkuar në 6.4 miliardë euro.

    Gjithashtu, para 10 vjetësh apo në vitin 2014 eksporti i mallrave arrinte në 324.5 milionë euro, kurse importi në atë vit ishte 2.5 miliardë euro.

    Sipas ASK-së, inflacioni vjetor në vitin 2024 ka qenë 1.6%, për dallim nga viti 2023 ku arrinte në 4.9%. Ndërsa në 10 vitet e fundit, shifra më e lartë e inflacionit, sipas Raportit të ASK-së, ka qenë në vitin 2022, ku arrinte në 11.6%.

    Për çdo vit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon raportin e njohur si “Vjetari Statistikor”, i cili ofron të dhëna themelore statistikore për Kosovën, si në fushën demografike, ekonomike, bujqësore.

    Aty përfshihen statistika për popullsinë, ekonomitë familjare, lindjet, vdekjet, arsimin, kulturën, shëndetësinë, mirëqenien sociale apo energjinë./ATVLIVE/

  • Sevilla ia shkakton humbjen e parë Barcelonës në La Liga

    Sevilla ia shkakton humbjen e parë Barcelonës në La Liga

    Kampioni aktual Barcelona ka pësuar humbjen e parë në La Liga,duke u mposhtur në udhëtim nga Sevilla me rezultat 4:1.

    Pjesa e parë i takoi vendasve të cilët shënuan në minutën e 13-të nëpërmjet ish sulmuesit katalunas Alexis Sanchez që realizoi për 1:0,teksa Romero ngriti epërsinë e Sevillas në 2:0 kur po zhvillohej minuta e 36-të.

    Barcelona arriti të ngushtojë epërsinë në fund të pjesës së parë,ku Marcus Rashford shënoi për 2:1 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë Barcelona u hodh në sulm për të rikthyer rezultatin,dhe në minutën e 76-të u akordua penallti për katalunasit por Robert Leëandovski dështoi të realizonte nga penalltia.

    Në fund Sevilla arrit të shënoj edhe dy herë të tjera,ku Carmona shënoi për 3:1,e më pas në minutat shtesë Adams realizoi për 4:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Barcelona zë pozitën e dytë në La Liga me 19 pikë dy më pak se lideri Real Madrid,kurse Sevilla zë pozitën e katërt me 13 pikë.

  • Autobusi merr flakë në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

    Autobusi merr flakë në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

    Një autobus ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në fshatin Duhël të Suharekës.
    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi, Shaqir Bytyqi tha se menjëherë pas pranimit të informatës Policia dhe Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke e lokalizuar dhe shuar me sukses zjarrin.
    Bytyqi tha sipas të dhënave fillestare janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka persona të lënduar.

    “Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhël të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka”- thuhet në njoftimin e policisë, të cilët edhe janë duke e hetuar rastin për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

  • Dukagjini humb rastin për të dalur në pozitën e dytë.Ferizaj shënon fitore të rëndësishme ndaj Drenicës.

    Dukagjini humb rastin për të dalur në pozitën e dytë.Ferizaj shënon fitore të rëndësishme ndaj Drenicës.

    Janë zhvilluar dy ndeshje të ditës së diel në kuadër të xhiros së 8-të në Albi Mall Superligë,ku edhe pati rezultate befsuese.

    Skuadra e Dukagjinit nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Prishtinës së re me rezultat 1:1,duke humbur kështu rastin për të dalur në pozitën e dytë në renditjen e tabelare.

    Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë,ku së pari Toni Gomes kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 65-të për 1:0 teksa Albion Pllana barazoi në 1:1 kur po zhvillohej minuta e 77-të.

    Dukagjini pas xhiros së 8-të mbetet në pozitën e 3-të me 14 pikë,kurse Prishtina e Re mbetet në kuotën e 7 pikëve.

    Në anën tjetër Ferizaj arriti një fitore tejet të rëndësishme,duke mundur Drenicën me rezultat 2:0.

    Valmir Nafiu shënoi nga penalltia në minutën e 27-të për 1:0,kurse në minutat shtesë  Donard Llabjani vulosi fitoren e Ferizajt në 2:0.

    Ferizaj pas xhiros së 8-të tubon 9 pikë,kurse Drenica mbetet në koutën e 11 pikëve.

  • Lidhja e Bizneseve me reagim: Mungesa e institucioneve, e ka zhytur vendin në krizë ekonomike

    Lidhja e Bizneseve me reagim: Mungesa e institucioneve, e ka zhytur vendin në krizë ekonomike

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas tyre, mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes e ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik.

    Në reagim thuhet se ekonomia e vendit po stagnon, investimet po bien ndërsa qytetarët dhe bizneset po e ndjejnë barrën e papërgjegjësisë politike çdo ditë e më shumë.

    “Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor”.

    “Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”, thuhet në reagim.

    Tutje, Lidhja e Bizneseve tha se nga një vend që dikur Kosova ishte model për rajonin, sot është kthyer prapa me ekonomi të ngadalësuar dhe me mungesë të plotë të vizionit ekonomik.

    “Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”.

    “Kosova po përballet njëkohësisht me çmime të larta të energjisë dhe kosto të shtuara të prodhimit; mungesë investimesh të huaja dhe rreziku për largim të kapitalit ekzistues; ngadalësim të rritjes ekonomike dhe humbje të vendeve të punës; pezullim të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, që dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të vendit”.

    “Lidhja e Bizneseve të Kosovës apelon për përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje urgjente të krizës politike, në mënyrë që vendi të rifitojë stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve”, thuhet tutje në reagim.

    Lidhja e Bizneseve tha se bizneset në vend kërkojnë qeverisje funksionale, vendimmarrje dhe klimë të qëndrueshme zhvillimore e jo bllokadë e pasiguri./ATVLIVE/