ATV

Blog

  • “Pikë Uji” triumfon në Festivalin e Filmit të Aleksandrisë

    “Pikë Uji” triumfon në Festivalin e Filmit të Aleksandrisë

    Filmi shqiptar “Pikë Uji”, në regji të Robert Budinës, ka fituar dy çmime të rëndësishme në edicionin e 41-të të Festivalit të Filmit të Aleksandrisë: skenari më i mirë dhe aktorja më e mirë, çmim që shkoi për Gresa Pallaskën për interpretimin e saj si Aida.

    Një vit pas premierës në Warsaw Film Festival, filmi vazhdon të bëjë bujë ndërkombëtare. Performanca e Pallaskës është përshkruar nga kritikët si një nga më të mirat e kinemasë shqiptare, ndërsa skenari i punuar nga Robert Budina, Doruntina Basha dhe Ajola Daja, spikat për ndërtimin e tensionit dhe trajtimin e delikateve të pushtetit dhe dhunës së fshehtë pa moralizime të tepërta.

    “Pikë Uji”, një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Italisë, Rumanisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, po shfaqet aktualisht edhe në Film Movement Plus, duke dëshmuar një fazë të re pjekurie dhe integriteti të kinemasë shqiptare. Suksesi i tij tregon se zëri i kinemasë shqiptare është tashmë i qartë, i fuqishëm dhe plot art.

  • Njeriu që hoqi dorë nga bota për të jetuar në një ishull të shkretë

    Njeriu që hoqi dorë nga bota për të jetuar në një ishull të shkretë

    Në vitin 1989, katamarani i Mauro Morandit u prish pranë ishullit Budelli në Itali, duke i ndryshuar rrjedhën e jetës.

    Kur mësoi se kujdestari i ishullit do të dilte në pension, ai vendosi të qëndronte — dhe përfundoi duke jetuar atje për gati 33 vjet.

    Morandi përqafoi vetminë jo për të ikur nga bota, por për të shijuar paqen dhe lirinë. Ai u bë kujdestari jozyrtar i ishullit, duke mbrojtur plazhin e famshëm rozë dhe natyrën e brishtë, ndërsa jetonte në një kasolle që e kishte ndërtuar vetë.

    Ai shpesh shpjegonte se nuk ishte një i tërhequr që shmangte njerëzit; thjesht nuk ndjente nevojën të fliste shumë. Ditët e tij kalonin mes heshtjes, natyrës dhe ritmit të thjeshtë të jetës larg shoqërisë moderne.

  • 10 filma për të shijuar netët e ftohta të tetorit

    10 filma për të shijuar netët e ftohta të tetorit

    Pasi që temperaturat po bien dhe netët po bëhen më të gjata, nuk ka mënyrë më të mirë për të kaluar mbrëmjet e tetorit sesa me një gotë çaj apo kafe të ngrohtë dhe një film të mirë. Ky është muaji ideal për të qëndruar në shtëpi, për t’u relaksuar dhe për të zbuluar historitë më të reja që kinemaja botërore ka sjellë. Ja dhjetë filma që ia vlen t’i shikosh këtë tetor një për çdo humor dhe shije.

    1. Joker: Folie à Deux
    Një nga filmat më të pritur të vitit, ku Joaquin Phoenix rikthehet në rolin e Joker-it, kësaj here në një version muzikor dhe emocionalisht tronditës, përkrah Lady Gaga-s si Harley Quinn.

    2. Venom: The Last Dance
    Tom Hardy kthehet në rolin e antiheroit të dashur në pjesën e fundit të trilogjisë. Plot aksion, efekte vizuale dhe humor të errët perfekt për një mbrëmje dinamike.

    3. The Substance
    Një triller horror që ka marrë vlerësime të larta nga kritika. Demi Moore dhe Margaret Qualley sjellin një histori tronditëse mbi obsesionin me rininë dhe pamjen.

    4. Hit Man
    Një komedi romantike me ngjyra aksioni, e bazuar në një histori të vërtetë. Glen Powell shkëlqen në rolin e një profesori që bëhet vrasës me pagesë nën mbulim.

    5. Longlegs
    Për adhuruesit e zhanrit thriller, Nicolas Cage rikthehet në një rol të frikshëm dhe misterioz në një nga filmat më të errët të këtij sezoni.

    6. Deadpool & Wolverine
    Për një dozë të mirë humori dhe aksioni, bashkimi i Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman është gjithçka që të duhet për ta ngritur atmosferën.

    7. Dune: Part Two
    Një spektakël epik vizual dhe emocional. Për ata që duan të humbin në një botë tjetër, ky vazhdim i sagës së Frank Herbert është zgjedhja perfekte.

    8. A Real Pain
    Një dramë-komedi me Jesse Eisenberg dhe Kieran Culkin, që përzien udhëtimin emocional me humor të hollë dhe momente reflektimi.

    9. Speak No Evil
    Një rikthim i frikshëm dhe tronditës i filmit danez të vitit 2022, këtë herë në version amerikan, që teston kufijtë e besimit dhe frikës.

    10. Gladiator II
    Ridley Scott kthehet me vazhdimin e një prej filmave më ikonikë të historisë. Me Paul Mescal në rolin kryesor, ky është filmi që mbyll tetorin me madhështi dhe emocion.

    Qoftë për t’u frikësuar, për të qeshur apo për të reflektuar, këta dhjetë filma janë arsye e mjaftueshme për ta shijuar vjeshtën nga komoditeti i shtëpisë.

  • Cole Palmer regjistron zyrtarisht markën “Cold Palmer”

    Cole Palmer regjistron zyrtarisht markën “Cold Palmer”

    Ylli i Chelseat dhe përfaqësueses së Anglisë, Cole Palmer, ka siguruar zyrtarisht të drejtat tregtare për nofkën e tij të njohur “Cold Palmer”.

    Aplikimi për regjistrim u dorëzua në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Mbretërisë së Bashkuar në nëntor të vitit të kaluar dhe është miratuar së fundmi, duke i dhënë Palmer të drejtën ekskluzive për ta përdorur këtë emër në mënyrë komerciale.

    Marka “Cold Palmer” përfshin një gamë të gjerë produktesh, përfshirë sapunë, veshje, ushqime të lehta, briskë rroje, mbrojtëse për telefona, drone, lodra dhe pije alkoolike — me përjashtim të verës, për shkak të kundërshtimit nga kantina franceze “Chateau Palmer”.

    Ky hap i rëndësishëm i siguron Palmerit mbrojtje ligjore ndaj përdorimit të paautorizuar të markës së tij dhe njëherazi hap rrugën për zhvillimin e një brendi personal, si gjatë, ashtu edhe pas përfundimit të karrierës në futboll.

    Sipas ekspertëve të marketingut sportiv, kjo lëvizje përbën një strategji të qartë për ndërtimin e një imazhi tregtar të qëndrueshëm, në linjë me tendencat e futbollistëve të tjerë të profilit të lartë. /ATVLIVE.TV

  • Edicioni i gjashtë i “Ditëve të Filmit Shqiptar” bashkon kinemanë shqiptare me publikun suedez

    Edicioni i gjashtë i “Ditëve të Filmit Shqiptar” bashkon kinemanë shqiptare me publikun suedez

    Në tetor, Suedia bëhet shtëpia e kinemasë shqiptare me mbajtjen e edicionit të gjashtë të “Ditëve të Filmit Shqiptar”. Ky festival, që tashmë është shndërruar në një traditë të dashur për krijuesit dhe publikun, synon të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi mes artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare me audiencën suedeze dhe ndërkombëtare.

    Programi i këtij viti sjell një përzgjedhje të pasur filmash nga zhanre të ndryshme nga dramat që prekin tema të thella njerëzore, te komeditë dhe aventurat që mbushin ekranin me energji e ndjesi.

    Programi i shfaqjeve:
    E shtunë, 18 tetor
    15:30 – Të gjithë thërrasin Redjo
    18:00 – Lejleku

    E diel, 19 tetor
    16:15 – Luna Park
    18:15 – Koshere / Në tokën e pushimit të qymyrit

    “Ditët e Filmit Shqiptar” nuk janë vetëm një festë e filmit, por një udhëtim kulturor që bashkon njerëz, histori dhe emocione. Përmes këtij edicioni, kinemaja shqiptare prezanton veten si një zë i gjallë e origjinal në skenën ndërkombëtare, duke ofruar një përvojë që shkon përtej kufijve të ekranit.

  • Osmani e pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, po shpreson që formimi i institucioneve “do të përmbyllet shpejt”

    Osmani e pret aktgjykimin e plotë të Kushtetueses, po shpreson që formimi i institucioneve “do të përmbyllet shpejt”

    Presidentja Vjosa Osmani pasi mori çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës” u pyet nga gazetarët për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe formimin e institucioneve.

    Ajo tha se qëndrimin e saj do ta japë në momentin që aktgjykimi publikohet i plotë.

    “Është ende veç njoftim, momentin që publikohet aktgjykimi i plotë, ju thërrasim prapë. Ne shihemi gati çdo ditë edhe flasim”, tha ajo.

    Ndërkaq, ajo shtoi se është në komunikim me partitë dhe se “shpreson” që formimi i institucioneve do të përmbyllet shpejt.

    “Jemi në komunikim me parti vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen dhe po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale”.

  • Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

    Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

    Dogana e Kosovës njofton se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në zonën e arritjes, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

    Sipas Doganës, mallrat e ndaluara përbëhen nga pajisje për transplant të flokëve.

    “Mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse”, thuhet në njoftim.

    Dogana bën të ditur se mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

    “Dogana e Kosovës rikujton se çdo qytetar dhe udhëtar ka obligim ligjor të deklarojë saktësisht mallrat që bart me vete në hyrje të territorit të Kosovës, ndërsa mosdeklarimi i tyre përbën shkelje të ligjit dhe sjell pasoja ligjore”, thuhet në njoftim.

  • Arsenal shqyrton zgjerimin e Emirates: Stadiumi mund të rritet në mbi 70,000 vende

    Arsenal shqyrton zgjerimin e Emirates: Stadiumi mund të rritet në mbi 70,000 vende

    Arsenal po konsideron një projekt ambicioz për zgjerimin e Emirates Stadium, që aktualisht ka kapacitet rreth 60,700 vende, për ta bërë stadiumin më të madh në Londër dhe për të tejkaluar rivalët e tyre lokalë si Tottenham dhe London Stadium.

    Sipas raporteve nga mediat britanike si Arsenal Insider dhe London World, klubi po zhvillon bisedime dhe analiza konceptuale për të parë mundësinë e shtimit të tribunave, ngritjen e çatisë dhe riorganizimin e ulëseve. Objektivi i raportuar është që stadiumi të arrijë kapacitetin e 70,000 vendeve, madje disa raporte flasin për opsione që mund të shkojnë edhe deri në 80,000 vende.

    Plani synon të rrisë të ardhurat vjetore dhe të zgjidhë listën e gjatë pritëse për bileta sezonale, e cila aktualisht kalon 100,000 tifozë. Për shkak të punimeve të mundshme, Arsenal mund të jetë i detyruar të luajë në Wembley gjatë periudhës së zgjerimit, siç kishte bërë edhe në fund të viteve ’90.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shtimi i vendeve ka sfida të mëdha infrastrukturore, përfshirë transportin publik, lejet nga këshilli lokal dhe sigurimin e hapësirës për tifozët.

    Aktualisht, projekti është ende në fazë koncepti, dhe klubi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për ndërtimin. Çfarëdo vendimi i ardhshëm do të ketë ndikim të madh në pozicionin e Arsenalit si një nga klubet më konkurruese të futbollit londinez dhe evropian.

  • Reagimi i papritur i Rita Orës kur dëgjon këngën e Dua Lipës

    Reagimi i papritur i Rita Orës kur dëgjon këngën e Dua Lipës

    Së fundmi, Rita Ora u bë protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni televiziv francez, ku përveç intervistës tradicionale, paneli kishte përgatitur edhe lojëra zbavitëse me qëllim që të identifikoheshin këngë të njohura nga artistët ndërkombëtarë.

    Një nga momentet më interesante ishte kur Rita u përball me një këngë të Dua Lipës.

    Pa humbur shumë kohë, ajo ishte e para që zbuloi se artistja në fjalë ishte Dua Lipa, vetëm pak sekonda pas nisjes së këngës “Houdini”.

    Ky reagim i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të panelistëve, marrë parasysh raportin që yjet e famshme kanë.

    Raporti mes Ritës dhe Duas ka qenë shpeshherë temë diskutimi në media, kryesisht për shkak të rivalitetit të heshtur që thuhet se ekziston mes tyre.

    @ritaora.canada stream Rita’s newest song ‘All Natural’ #ritaora #interview #taylorswift #dualipa #fyp ♬ original sound – ritaora.canada

    Të dyja vajzat, të cilat kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, shpesh kanë qenë objekt komentesh dhe krahasimesh.

    Në këtë rast, Rita u tregua pa komplekse dhe reagoi shpejt, megjithatë disa komentues menduan se ajo ndoshta priti pak sekonda për të dhënë përgjigjen, edhe pse ishte në dijeni për këngën menjëherë.

    Ky moment jo vetëm që nxori në pah njohuritë muzikore të Ritës, por edhe raportin e saj me këngëtaren nga Peja, duke treguar se edhe në mes të rivalitetit të përfolur, ka respekt dhe njohje profesionale. /Telegrafi/

  • Kërkohet kosovari, i dyshuar për narkotik

    Kërkohet kosovari, i dyshuar për narkotik

    Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

    -Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.

    I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë:
    •Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)
    •Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së
    •Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së

    “Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit.

    Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.