ATV

Blog

  • Këto janë ushqimet që ju ngopin dhe nuk shtoni në peshë

    Këto janë ushqimet që ju ngopin dhe nuk shtoni në peshë

    Ekzistojnë disa lloje të ushqimeve të cilat sado që i konsumoni nuk shtoni në peshë.

    Kjo pasi këto ushqime kanë kalori të nevojshme të cilat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

    Shikoni më poshtë cilat janë ato ushqime.

    1. Smoothie

    “Smoothie” është i vetmi lëng që do ju ngopë. Përmban kalori dhe përbërës ushqimorë të nevojshëm dhe që zgjasin. Sa më shumë ta përzieni, aq më shumë do ju ngopë. Kjo, sipas një studimi të Penn State University. Meshkujt që kishin pirë “smoothie” të përzier mbi 5 minuta, konsumuan 100 kalorimë pak në drekë sesa ata që kishin pirë “smoothie” të përzier 1 minutë e gjysmë.

    2. Patate të ziera

    Patatet e ziera kanë shumë fibra, kështu që mos harroni t’i konsumoni. Gjithashtu, mos harroni që t’i gatuani me lëkurë, pasi aty qëndrojnë vlerat më të mëdha ushqyese. Shoqërojini me kos.

    3. Mollë dhe dardhë

    Ndryshe nga shumica e frutave, mollët dhe dardhat përmbajnë pektinë, një fibër e veçantë që ngadalëson procesin e tretjes dhe bën që të ndiheni të ngopur për më gjatë. Një studim i Harvardit zbuloi se ngrënia e dardhës apo mollës çon në rënie në peshë.

    4. Perime me vezë

    Vezët kanë shumë proteina dhe proteinat janë ato që të ndihmojnë të ngopesh. Është e mira që të hahen në mëngjes, të shoqëruara me perime. Një studim britanik tregoi se kur vezët hahen në mëngjes, ka shumë mundësi që gjatë ditës t’i rezistosh tundimit për ushqime të pashëndetshme.

    5. Tërshërë
    Tërshëra përmban shumë fibra që shndërrohen në stomak në një xhel ndalues të tretjes. Gatuajini me ujë ose qumësht dhe vëllimi shtesë që do të marrin i bën edhe më ngopës.

  • Moti sot: Kryesisht i vranët

    Moti sot: Kryesisht i vranët

    Mot kryesisht me vranësira parashihet të mbretëroj ditën e martë. Intervale më të shpeshta me diell paraqiten nga Dukagjini.

    Nuk përjashtohen mundësi që vransirat lokalisht të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, derisa maksimalet gjatë ditës arrijnë deri në 16C e 18C.

    Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s.

  • Basha pas fitores së Dardanëve: Ëndrra drejt Botërorit vazhdon

    Basha pas fitores së Dardanëve: Ëndrra drejt Botërorit vazhdon

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mirëpritur fitoren e Dardanëve ndaj Suedisë në Goteburg.

    Me anë të një postimi në Facebook, Basha u shpreh se ëndrra drejt botërorit vazhdon.

    “Një pjesë e parë fantastike, me një pjesë të dytë stoike, dhe në fund Kosova ngadhënjen me plot meritë! Ëndrra drejt Botërorit vazhdon…”, ka shkruar Basha.

  • Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

    Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

    E pranishme në Forumin e parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, presidentja e KE, Ursula von der Leyen apeloi sipërmarrësit të investojnë në Ballkanin Perëndimor.

    “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, tha ajo, ndërsa shton se në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi do të ndërtohen fabrika të Inteligjencës Artificiale për ta shtrirë më pas këtë veprimtari në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

    “Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Mendoni për valën e anëtarësimeve. E njëjta do të ndodhë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja do të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin për këtë arsye. BE çel sektorët e vet ekonomike për bizneset tuaja.

    Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi, koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush, të gatshëm të përfituar mundësinë e biznesit që krijohen na integrimi i afërt. Pas pak do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni për 24 investime të mundshme. Kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane.

    Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin,. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen.

  • Brukseli kërkon certifikim të rezultateve të raundit të parë, bën thirrje për balotazh paqësor më 9 nëntor

    Brukseli kërkon certifikim të rezultateve të raundit të parë, bën thirrje për balotazh paqësor më 9 nëntor

    Bashkimi Evropian mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

    Një zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se institucionet me seli në Bruksel, mirëpresin pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në votime, si dhe një mbulim mediatik të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës që, siç thuhet, kontribuon në një proces zgjedhor transparent.

     “Për ato komuna ku kryetarët e komunave u zgjodhën në raundin e parë, ne bëjmë thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale. Për komunat e tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie, ne bëjmë thirrje për një zhvillim po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

  • Juventus i uron fat Edon Zhegrovës në ndeshjen kundër Suedisë me moton “Zgjohu dhe vepro”

    Juventus i uron fat Edon Zhegrovës në ndeshjen kundër Suedisë me moton “Zgjohu dhe vepro”

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,pritet që të luaj në ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026 kundër Suedisë.

    Zhegrova luajti pak minuta në ndeshjen kundër Sllovenisë,dhe nuk dihet se nëse lojtari i gjignatit italian Juventus të luaj nga minuta e parë.

    Përndryshe Juventus në një postim në rrjetet sociale i ka uruar fat Zhegrovës në takimin kundër nordikëve,dhe atë me moton “Ngrihu dhe vepro”

    “Ngrihu dhe vepro. T’i urojmë Zhegrovës fat dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në përballjen ndaj Suedisë në kualifikueset e Kupës së Botës më vonë sonte”

    https://x.com/juventusfcen/status/1977736079684825242?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1977736079684825242%7Ctwgr%5E6400cdf9c97c92141e4c9d4cf543fa1b99133cd8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzgjohu-dhe-vepro-juventusi-i-uron-fat-edon-zhegroves-kunder-suedise%2F

    Kujtojmë që ndeshja Suedi-Kosovë pritet të nis nga ora 20:45,takim ky që pritet të zhvillohet nga ora 20:45.

  • Kylian Mbappe:Messi një lojtar unik

    Kylian Mbappe:Messi një lojtar unik

    Ylli i Real Madridit Kylian Mbappe,ka folur për periudhën me Lionel Messin tek gjiganti francez PSG.

    Mbappe thotë se Messi është lojtar unik,dhe se e tëra çfarë mund të bëjë është që të shohësh sesi luan.

    “Si lojtar, ai është unik. Kur ke një futbollist si ai në ekipin tënd dhe luan futboll sulmues, e tëra çfarë mund të bësh është të jesh pranë tij dhe të shikosh gjithçka që bën, si i përfundon sulmet, si e ndal topin dhe si i pason. Të qenit kaq afër tij më ndihmoi shumë ta kuptoja lojën më mirë”.

    Përndryshe Mbappe thotë se ka dashur që në fillim të luante kundër argjentinasit,por shton se përvoja e tij me të është e veçantë.

    Kujtojmë që Lionel Messi ishte pjesë e PSG-së nga viti 2021 e deri në vitin 2023,ku shënoi 32 gola në 75 ndeshje për parisienët.

  • Luis Suarez arrin shifrën e 600 golave në karrierë

    Luis Suarez arrin shifrën e 600 golave në karrierë

    Sulmuesi uruguajan Luis Suarez,po vazhdon me formë të mirë me klubin nga MLS Inter Miami.

    Suarez shënoi kundër Atlanta United në fitoren 4:0,duke arritur shifrën e 600 golave në karrierë.

    Përndryshe Suarez në një postim në rrjetet sociale është shprehur mjaft i lumtur,duke thënë se nuk e ka besuar as vetë se mund ta arrijë këtë rekord.

    “Nëse ju them se i kam ëndërruar, ju gënjej. Kurrë nuk kam mundur të besoja se do të arrija aq shumë në karrierë. U jam falënderues krejt klubeve ku kam luajtur, pastaj Seleccion, bashkëlojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve, punëtorëve të ndryshëm në klube, familjes sime dhe tifozëve. Të gjitha bëjnë pjesë në këtë objektiv të arritur. Gjithmonë ekziston një faqe më shumë…”

    Kujtojmë që Luis Suarez ka shënuar 10 e bëri 10 asistime në MLS për Inter Miamin në 27 ndeshje.

  • Largimi i David Alabas nga Real Madrid i pashmangshëm

    Largimi i David Alabas nga Real Madrid i pashmangshëm

    Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, thuhet se është i gatshëm të largohet në fund të sezonit, me një rikthim të mundshëm në Bundesliga.

    Sipas Fichajes Alaba mund të rikthehet në Bundesligë,dhe klubi gjerman Hoffenheim po tenton që ta transferoj austriakun në verën e ardhshme.

    Përndryshe kontrata aktuale e Alabas me Realin skadon në vqershor të vitit të ardhshëm,dhe se një zgjatje përtej nuk do të vie në konsiderim kjo edhe për shkak se austriaku nuk është duke u llogaritur më në planet e trajnerit Xabi Alonso.

    Kujtojmë që David Alaba ka bërë vetëm 3 paraqitje këtë sezon me Real Madridin në të gjitha garat,duke kompletuar kështu vetëm 100 minuta të luajtura.

  • “1 dollar në Hollywood: Kur paratë nuk janë motivi kryesor”

    “1 dollar në Hollywood: Kur paratë nuk janë motivi kryesor”

    Në Hollywood, disa nga yjet më të mëdhenj të kinemasë kanë pranuar të luajnë për vetëm 1 dollar. Po, një shumë që duket qesharake, por për ta nuk ka qenë kurrë çështje lekësh, por pasioni, strategjia dhe ndikimi.

    Kur 1 dollar bëhet investim i mençur

    Keanu Reeves pranoi të luante për 1 dollar në filmin “The Matrix”. Arsyeja? Ai donte që buxheti të përdorej për efektet speciale dhe ekipin teknik, duke siguruar një rezultat të jashtëzakonshëm për filmin. Rezultati? Fitime milionëshe nga të drejtat e filmit.

    Një rast tjetër është Mark Wahlberg, i cili pranoi 1 dollar për ripunimet e filmit “All the Money in the World”, por mori një përqindje nga fitimet. Një lëvizje strategjike që tregoi se ndonjëherë suksesi vjen nga durimi dhe mençuria, jo vetëm paga e momentit.

    Pasioni dhe kauza mbi paratë

    Disa aktorë zgjedhin ndikimin dhe kauzën mbi fitimin:

    • Emma Watson merr 1 dollar për projekte sociale dhe bamirësi, duke vlerësuar ndikimin mbi çekun.

    • George Clooney, në filmin “Good Night, and Good Luck”, u pagua 1 dollar si regjisor, producent dhe aktor – një shembull i qartë se arti dhe mesazhi mund të kenë më shumë vlerë se çmimi në letër.

    Këto zgjedhje tregojnë se rolet nuk luhen gjithmonë për para, por për pasion, bindje dhe ndikim.

    Mësimi për ne të tjerët

    Ndërsa ne shpesh ankohemi për faturat ose për një rrogë që nuk na mjafton, yjet e Hollywood japin një mesazh të thjeshtë:

    • Paratë nuk janë gjithçka;

    • Pasioni dhe strategjia janë më të fuqishme;

    • Një 1 dollar i zgjuar mund të kthehet në miliona ose të krijojë ndikim që nuk matet me lekë.

    Pra, herën tjetër që sheh një yll duke punuar për 1 dollar, mos qesh… vlera e tij shtrihet shumë më larg se çmimi në letër.