ATV

Blog

  • Japonia përmbys Brazilin dhe shkruan histori në Tokio

    Japonia përmbys Brazilin dhe shkruan histori në Tokio

    Kombëtarja e Japonisë ka arritur një fitore historike ndaj Brazilit, duke triumfuar me rezultat 3:2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin kombëtar të Tokios.

    Pjesa e parë foli për skuadrën e Carlo Ancelottit, e cila dominoi dhe shënoi dy herë. Paulo Henrique dhe Gabriel Martinelli realizuan për Brazilin, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 0:2.

    Por pjesa e dytë solli një rikthim të madh për Japoninë. Në minutën e 52-të, Takumi Minamino shkurtoi diferencën me një gol të bukur, ndërsa në të 61-tën Nakamura barazoi rezultatin. Përmbysja u vulos në minutën e 71-të nga Ueda, i cili realizoi golin e tretë dhe të fitores për “Samurajët Blu”.

    Kjo ishte fitorja e parë ndonjëherë e Japonisë ndaj Brazilit, pas 14 përballjesh të mëparshme pa sukses. Ndeshja konsiderohet një moment historik për futbollin japonez, që po tregon rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.

    Për Brazilin, humbja vjen si një goditje në prag të përgatitjeve për sfidat zyrtare, ndërsa për Japoninë, kjo fitore do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve vendas.

  • Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani një qepë në ditë

    Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani një qepë në ditë

    Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë historinë e njerëzimit.

    Përdorimi i saj daton plot 3,500 vjet më parë.

    Për ekspertët qepa është një ushqim i klasit të parë, dhe jo vetëm për përdorimet në kuzhinë.

    Qepa kundër sëmundjeve kronike

    Bashkë me shegët dhe çajin e malit që cilësohen si ushqimet më të shëndetshme për njeriun, qepa renditet ndër ushqimet superiore.

    Qepa ka aftësi parandaluese por edhe është e dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet koronare, diabeti i tipit dy e të tjerë.

    Qepa është e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe mikrobet.

    Ekspertët thonë se përbërësit e qepës janë të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e organizmit, sistemit imunitar, funksionin e shëndetshëm të hormoneve e të tjera.

    Qepa për zemrën

    Qepa arrin të mbrojë zemrën shumë më mirë se produktet e tjera.

    Qepa ul kolesterolin, pengon forcimin e enëve të gjakut, i bën ato më elastike dhe mirëmban tensionin e gjakut.

    Qepa kundër diabetit

    Për fat të mirë, qepa ka aftësinë të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak duke u bërë një aleate e organizmit në betejën kundër diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

    Sigurisht që qepa nuk mjafton që ju të keni peshën më të mirë trupore, por ajo ju vjen në ndihmë, nëse konsumoni së paku një në ditë.

    Falë qepës, zbehet dëmi i yndyrave dhe sheqernave ndaj duke ngrënë qepë, ju do të mirëmbani nivelin e sheqerit në gjak dhe peshën trupore.

    Qepa, armiku i qelizave të dëmshme

    Ekspertët kanë rekomanduar njëzëri se njeriu duhet të konsumojë patjetër një qepë në ditë.

    Sipas tyre, qepa e freskët përmban shumë substanca të rëndësishme mbrojtëse për shëndetin.

    Megjithatë ata thonë se edhe qepa e gatuar nuk humbet shumë prej aftësive mbrojtëse.

    Përfshijini qepët në sallata, perime, gatimet me peshk apo mish.

    Ndonëse përlotja është e paevitueshme me qepën, konsumi i saj është padyshim një nga dhuratat më të mira për organizmin./ Agroweb

  • Tre policë humbin jetën nga një shpërthim i qëllimshëm në Itali

    Tre policë humbin jetën nga një shpërthim i qëllimshëm në Itali

    Tre oficerë të policisë kanë humbur jetën dhe të paktën 15 persona të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm gazi, që dyshohet se është shkaktuar qëllimisht, në një shtëpi në Italinë veriore.

    Ngjarja ka ndodhur në një zonë pranë Veronës, në momentin kur policia dhe zjarrfikësit kishin hyrë në shtëpi për të zbatuar një urdhër dëbimi ndaj dy vëllezërve dhe një motre.

    Sipas raportimeve të BBC-së, tre viktimat që kanë ndërruar jetë ishin pjesëtarë të policisë ushtarake italiane, Karabinierët.

    Një burrë dhe një grua janë arrestuar në vendngjarje, ndërsa një tjetër burrë që kishte ikur pas shpërthimit është kapur pak më vonë. Të tre janë dërguar në spital për trajtim.

    Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa është dëgjuar deri në 5 kilometra larg, ndërsa imazhet nga vendi i ngjarjes tregonin shtëpinë të shndërruar plotësisht në rrënoja.

    Kreu i rajonit të Venetos, Luca Zaia, ka bërë të ditur se urdhri i dëbimit ndaj tre personave ishte lëshuar për shkak të borxheve të shumta që ata kishin grumbulluar.

    Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin dërguar edhe ndërmjetësues për të biseduar me familjarët e bllokuar në shtëpi. Megjithatë, në momentin që karabinierët hynë brenda, dyshohet se njëri prej tyre ndezi bombolën e gazit që çoi në shpërthimin tragjik.

    “Me të hyrë në shtëpi, u përballëm me një akt çmendurie absolute,” ka deklaruar komandanti i policisë provinciale, Claudio Papagno, për agjencinë e lajmeve Ansa.

    “Një bombol gazi ishte ndezur dhe shpërthimi goditi drejtpërdrejt oficerët tanë,” ka shtuar ai.

    Sipas Ansa-s, në mesin e të plagosurve janë 11 karabinierë, tre oficerë të policisë shtetërore dhe një zjarrfikës.

  • Von der Leyen në Srebrenicë, bën homazhe për viktimat e gjenocidit

    Von der Leyen në Srebrenicë, bën homazhe për viktimat e gjenocidit

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Bosnjë dhe Hercegovinë ku edhe e nisi vizitën në këtë vend në Qendrën Memoriale të Srebrenicës.

    Ajo në Potoçari bëri homazhe për viktimat e gjenocidit.

    Gjatë ditës, Von der Leyen do të zhvillojë takime në Sarajevë, raporton Vijesti.ba.

    Në kuadër të kësaj vizite, është planifikuar që presidentja e Komisionit Evropian të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe më pas me kryetaren e Këshillit të Ministrave atje, Borjana Krishto.

    Nesër, zyrtarja e lartë evropiane do ta vizitojë Kosovën.

  • Carlo Ancelotti: Loja e bukur është e rëndësishme por prioritet duhet të jenë fitoret

    Carlo Ancelotti: Loja e bukur është e rëndësishme por prioritet duhet të jenë fitoret

    Selektori i Kombëtares së Brazilit Carlo Ancelotti, ka folur për pritshmëritë e kariokëve për Kupën e Botës 2026.

    Ancelotti ka deklaruar se loja e bukur është gjithmonë e rëndësishme, por shton se duhet vënë prioritet edhe rezultateve.

    “Angazhimi dhe puna në grup janë thelbësore. Të luash bukur është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme është të fitosh”
    Përndryshe kjo po vlerësohet si një sinjal nga tekniku italian për lojtarët,të cilët tani nuk duhet vlerësuar vetëm aspekti i lojës.

    Kujtojmë që Carlo Ancelotti ka marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit në qershor,duke arritur që ta kualifikoj këtë kombëtare në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

  • KB Trepça zbarkon në Greqi

    KB Trepça zbarkon në Greqi

    KB Trepça ka ateruar sot për në Greqi ku nesër (e mërkurë) pret të zhvillojë ndeshjen kundër ekipit grek PAOK, në kuadër të FIBA Europe Cup.

    Ata kanë njoftuar se djemtë janë gati të japin maksimumin për fanellën dhe për krenarinë e vendit.

    Njoftimi i klubit:

    Për ngjyrat dhe qytetin!

    Nisemi drejt Selanikut për sfidën tonë të parë në FIBA Europe Cup.
    J
    emi gati të japim maksimumin në fushë, duke luftuar me zemër për ngjyrat tona dhe për qytetin që na qëndron gjithmonë pas.
    /ATVLIVE.TV

  • Maqedonci nderohet në SHBA, vendoset në “Hall of Fame” të Kolegjit të Ushtrisë Amerikane

    Maqedonci nderohet në SHBA, vendoset në “Hall of Fame” të Kolegjit të Ushtrisë Amerikane

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci është nderuar me një nga vlerësimet më të larta ushtarake ndërkombëtare, duke u futur në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (US Army War College).

    Në ceremoninë e mbajtur në Shtetet e Bashkuara mori pjesë edhe Gjenerali Randy A. George, Shef i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, gjë që e shtoi edhe më shumë rëndësinë e këtij nderimi.

    “Është nder jetësor për mua ky vlerësim, duke më vendosur në Sallën e Famës të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së SHBA-ve,” u shpreh Maqedonci.

    Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por një reflektim i punës së përbashkët me shumë profesionistë të mbrojtjes në Kosovë gjatë gjithë karrierës së tij.

    “Këtë vlerësim nuk e llogaris vetëm si një arritje personale, por edhe një pasqyrim i përkushtimit, profesionalizmit dhe përpjekjes së përbashkët të të gjithë atyre me të cilët kam pasur fatin dhe mundësinë të shërbej gjatë karrierës sime”, ka shkruar Maqedonci.

    Maqedonci falënderoi Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së për këtë nderim, si dhe për mundësinë që i ishte ofruar vite më parë për të përfunduar studimet në këtë akademi prestigjioze ushtarake, të cilat ai i cilësoi si formuese për karrierën e tij profesionale dhe jetën personale.

    “Ky nderim më forcon më tej bindjen time në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm — vlera që kapërcejnë kufijtë dhe bashkojnë të gjithë ata që i shërbejnë vendit dhe komunitetit të tyre,” shtoi ai.

  • MTV njoftoi zyrtarisht mbylljen e pesë kanaleve të tij muzikore më të njohura deri më 31 dhjetor 2025

    MTV njoftoi zyrtarisht mbylljen e pesë kanaleve të tij muzikore më të njohura deri më 31 dhjetor 2025

    Pas 40 vjetësh të ndikimit të jashtëzakonshëm në kulturën e muzikës dhe të rinjtë në mbarë botën, MTV njoftoi zyrtarisht mbylljen e pesë kanaleve të tij muzikore më të njohura deri më 31 dhjetor 2025.

    Këto kanale janë MTV Music, MTV 80s, MTV 90s, Club MTV dhe MTV Live. Ky vendim prek kryesisht tregjet evropiane përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Poloninë, si dhe vende të tjera në Azi, Amerikën Latine dhe Australi.
    Mbyllja e këtyre kanaleve bëhet për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si njerëzit konsumojnë muzikën sot; shikuesit janë orientuar masivisht drejt platformave digjitale si YouTube, TikTok dhe Spotify për videot muzikore dhe përmbajtjen e tyre të preferuar. Kanali kryesor MTV HD do të vazhdojë transmetimin, por tani kryesisht me programe realiteti dhe argëtuese, duke larguar fokusin nga videot muzikore.
    Ky moment shënon fundin e një epoke të rëndësishme për televizionin muzikor, që nisi më 1981 me këngën “Video Killed the Radio Star” (linku në koment) dhe ndikoi në karrierat e artistëve si Michael Jackson, Madonna dhe Beyoncé. Ndërsa fansat përgatiten të përshëndesin këtë erë me lot në sy, kjo mbyllje është dëshmi e fuqisë dhe ndryshimit të kulturës muzikore në epokën digjitale.
    Ky lajm do të prekë shumë dashamirës të muzikës dhe nostalgjikë për kohët kur MTV ishte qendra e kulturës së re dhe muzikës pop.

  • Shqiptarët lënë pa punë dy trajnerë

    Shqiptarët lënë pa punë dy trajnerë

    Jon Dahl Tomasson, 49 vjeç, është shkarkuar nga pozicioni i trajnerit të ekipit kombëtar suedez.

    Humbja e dytë kundër Kosovës ishte pika përfundimtare për Federatën Suedeze të Futbollit që të shkarkonte trajnerin, sipas mediave suedeze, përfshirë “Sportbladet”.

    Ai nuk arriti të qëndrojë në këtë pozicion as për dy vjet.

    Tani, Tomasson largohet nga posti i trajnerit pas vetëm një pikë në katër ndeshjet e Kupës së Botës. Vendimi u mor të martën dhe ai u njoftua zyrtarisht, nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Suedisë.

    Pas dorëheqjes së parevokueshme të Dragan Stojkoviçit, pas humbjes 1:0 ndaj Shqipërisë në Leskovc, tani edhe trajneri i Suedisë largohet nga posti i tij. /ATVLIVE.TV

  • Lindi duke mbajtur pajisjen kontraceptive të nënës në dorë

    Lindi duke mbajtur pajisjen kontraceptive të nënës në dorë

    Një foshnjë e lindur në Brazil është bërë virale pasi u fotografua duke mbajtur në dorë spiralen e nënës së tij (pajisje kontraceptive -IUD), që nuk arriti të parandalonte shtatzëninë e saj. Si nëna ashtu edhe fëmija janë plotësisht të shëndetshëm.

    Foshnja e porsalindur në Brazil po bën bujë pasi ka dalë në fotografi duke mbajtur pajisjen kontraceptive që ishte menduar të parandalonte lindjen e tij. Foshnja, e quajtur Matheus Gabriel, lindi në Spitalin “Sagrado Coração de Jesus” në Nerópolis, Goiás, dhe fotografia e tij me pajisjen intrauterine (IUD) në dorë u përhap me shpejtësi në internet. Imazhi ka lënë shumë njerëz të habitur dhe kureshtarë se si dështoi mjeti i kontracepsionit.

    “Foshnja e mrekullisë” që sfidoi gjasat
    Sipas një raporti të gazetës The Mirror, nëna e Matheusit, Queidy Araujo de Oliveira, kishte përdorur spiralen e bakrit për gati dy vjet para se të mbetej shtatzënë. IUD-ja, e njohur ndryshe si “spirale”, konsiderohet si një nga metodat më efektive të kontracepsionit, me mbi 99 për qind efektivitet në parandalimin e shtatzënisë.

    Queidy e kuptoi se ishte shtatzënë gjatë një kontrolli rutinë. Mjekët zbuluan se spiralia ishte ende në vendin e saj, por heqja e saj mund të shkaktonte abort spontan. Prandaj, ajo u la në mitër gjatë gjithë shtatzënisë. Edhe pse Queidy u përball me disa komplikime, si gjakderdhje dhe shkëputje të pjesshme të placentës, ajo solli në jetë një djalë të shëndetshëm.