ATV

Blog

  • Cristiano Ronaldo thyen rekord tjetër historik në kualifikimet e Botërorit

    Cristiano Ronaldo thyen rekord tjetër historik në kualifikimet e Botërorit

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo shkroi një faqe të re në historinë e futbollit, duke shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë. Me këto gola, ai përmbysi avantazhin e Szalai dhe i dha Portugalisë epërsinë 2-1.

    Me këtë dopietë, kapiteni i Portugalisë arriti shifrën rekord prej 41 golash në kualifikimet për Kupën e Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39 gola.

    Në podiumin e golashënuesve më të mirë në kualifikime qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, duke mbajtur vendin e tretë në këtë renditje historike.

    Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve janë edhe emra të njohur si Robert Lewandowski me 33 gola, Edin Džeko me 29, Andriy Shevchenko me 26, Harry Kane me 23 dhe Memphis Depay me 22 gola.

    Përndryshe, 40 vjeçari me Kombëtaren Portugeze numëron 225 ndeshje, ku ka shënuar 143 gola dhe ka asistuar në 45 të tjerë.

    Me klube ai ka arritur në 1060 ndeshje, ku ka shënuar 799 gola dhe ka kontribuar në 257 të tjerë. /ATVLIVE.TV

  • Von der Leyen viziton Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin në Kuvend

    Von der Leyen viziton Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin në Kuvend

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me udhëheqësit e institucioneve të vendit.

    Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nga ora 14:05 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

    Policia e Kosovës ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit gjatë qëndrimit të saj, për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës zyrtare.

    Kjo vizitë është pjesë e turit rajonal të presidentes së Komisionit Evropian, që nisi të hënën në Tiranë dhe përfshin ndalesa në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, për t’u përmbyllur të mërkurën në Shkup.

  • Elseid Hysaj shënon rekord historik me Kombëtaren Shqiptare

    Elseid Hysaj shënon rekord historik me Kombëtaren Shqiptare

    Mbrojtësi Shkodran, Elseid Hysaj, hyri zyrtarisht në histori si lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh. Ai kaloi çdo tjetër lojtar që ka veshur fanellën kuqezi, duke u inkuadruar në minutën e 77-të në miqësoren ndaj Jordanisë dhe duke festuar këtë moment të veçantë në karrierën e tij.

    Në ndeshjen e kaluar kundër Serbisë, Hysaj kishte barazuar rekordin e legjendarit Lorik Cana, me nga 93 paraqitje, por tani ka kaluar këtë shifër duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të ekipit kombëtar.

    Që nga debutimi në vitin 2013, 31-vjeçari që aktivizohet me Lazion në Serie A është një shtyllë e mbrojtjes shqiptare dhe një lider në fushë. Ai ka qenë pjesë e arritjeve më të mëdha të Kombëtares, përfshirë pjesëmarrjet historike në Euro 2016 dhe Euro 2024.

    Ky rekord thekson përkushtimin, profesionalizmin dhe vazhdimësinë e Hysajt në shërbim të skuadrës kombëtare, duke e bërë atë një emër të përjetshëm në historinë e futbollit shqiptar.

    Gjatë këtyre viteve 31 vjeçari, ka arritur të shënojë dy gola dhe ka kontribuar në shtatë të tjerë. /ATVLIVE.TV

  • Start i vështirë për Pejën në ENBL, humb ndaj Riga Zelli

    Start i vështirë për Pejën në ENBL, humb ndaj Riga Zelli

    Skuadra e basketbollit Peja ka debutuar me disfatë në Ligën ENBL, duke u mundur në Prishtinë nga ekipi letonez Riga Zelli me rezultat 72:83.

    Ndeshja nisi me një çerek të parë të baraspeshuar, ku vendasit morën epërsinë minimale 20:17. Megjithatë, mysafirët treguan më shumë stabilitet në periodën e dytë, të cilën e fituan 21:30, duke shkuar në pushim me epërsi 41:47.

    Pjesa e tretë përfundoi në barazim 15:15, por në dhjetë minutat e fundit Peja nuk arriti të rikthehej në lojë, duke e mbyllur takimin me humbje 72:83.

    Te skuadra vendase u dallua Tajh Nugace Green me 20 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Skyler Tyron Flatten kontribuoi me 14 pikë.

    Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në këtë garë ndërkombëtare, ndërsa Riga Zelli shënoi fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Shqipëria fiton miqësoren ndaj Jordanisë në Tiranë

    Shqipëria fiton miqësoren ndaj Jordanisë në Tiranë

    Kombëtarja Shqiptare ka shënnuar fitore në miqsoren e zhvilluar kundër Jordanisë me rezultat 4:2.

    Gjatë pjesës së parë u shënuan dy gola,ku së pari ishin mysafirët që kaluan në epërsi nëpërmjet Nizar Al Rashdan në minutën e 27-të për 1:0,por Shqipëria barazoi në fund të pjesës së parë falë autogolit të shënuar nga Mo Abualnadi për 1;1 që ishte edhe rezultati i 45 minutëshit të parë.

    Në pjesën e dytë kuqezinjët  dominimuan gjatë gjithë kohës,ku së pari Armando Broja kaloi Shqipërinë në minutën e 61-të në 2:1, e më pas në të 75-tën Arbër Hoxha shënoi një supergol për 3:1.

    Në minutën e 79-të Nedim Bajrami realizoi për 4:1,kurse Al Olwan realizoi për 4:2,por në fund Shqipëria ishte ajo që iu gëzua fitores që vie 3 ditë pas fitores së madhe kundër Serbisë të shtunën e kaluar.

  • Prindërit protestojnë sërish para shkollës “Zenel Hajdini”

    Prindërit protestojnë sërish para shkollës “Zenel Hajdini”

    Për herë të dytë, brenda një jave këta prindër po protestojnë në hyrje të oborrit të shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Kërkesa e tyre e vetme mbetet, kthimi i fëmijëve në shkollën fillore “Asim Vokshi”.

    Përfaqësuesja e prindërve, Njomza Berisha Poqani, tha se prindërit kanë dorëzuar një peticion me rreth 200 nënshkrime për të kundërshtuar zhvendosjen e fëmijëve për shkak të mësimit gjithëditor. Madje sipas tyre, ky proces në ketë shkollë as nuk ka filluar.

    “Nuk janë plotësuar kushtet për mësim tërëditor dhe mësimi tërëditor nuk ka filluar. Ne jemi dalë me kërkuar kthimin e fëmijëve tanë në shkollën ‘Asim Vokshi’, për arsye të sigurisë që nuk ka siguri, tha Berisha Poqani”.

    Prindërit thonë se kanë takuar përfaqësues komunal, të cilët janë zotuar për përmirësime në sinjalistikën rrugore, po kjo sipas tyre, nuk e zgjidh problemin kryesor.

    “Shqetësimi ynë kryesor është distanca e madhe dhe siguria, pasi që rruga është e ndarë përmes magjistrales Prishtinë–Podujevë, e cila është rruga më e ngarkuar në Prishtinë, tha Zenjullahu”.

    “Edhe unë e kam këtë shqetësim sepse duhet me dalë nga puna e me ardhë me marrë fëmijën ose me detyru dikë me ardhë me marrë, tha Isufi”.

    Në rast se kërkesa e tyre nuk realizohet, këta prindër paralajmërojnë veprime ligjore.

    “Nëse nuk marrim përgjigje, besojmë që do të shkojmë në mënyrë ligjore të kërkojmë siguri për fëmijët tanë që kemi të drejtë, dhe do të vazhdojmë me instanca më të larta, tha Berisha Poqani”.

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini i tha ATV-së përmes telefonit se janë duke punuar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike për shtimin e sinjalistikës dhe masave për siguri në rrugë, tha Shahini”.

    Shahini tha se janë të gatshëm për takime me prindërit, për te gjetur një zgjidhje sa me pare qe është e mundur.

    Ai e pranoi se në shkollën Zenel Hajdini nuk ka nisur mësimi tërëditor, për shkak të siç tha, vonesave nga bllokimi i buxhetit./ATV

  • Të premtën në Tiranë protestohet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

    Të premtën në Tiranë protestohet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

    Thirrje pritet t’i bashkohen mijëra shqiptarë, të premten në Tiranë.

    Kështu ka bërë të ditur, kreu i OVL – UÇK-së, Hysni Gucati, derisa dha detaje për protestën e së premtes që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, nga ora 17:00, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    “Ne kemi gjete mbështetje edhe nga qyteti i Tiranës u.d, nga grupet parlamentare të partive të ndryshme në Shqipëri dhe nga vet qeveria e shtetit shqiptarë” shtoi ai.

    Pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama. Ai po ashtu bëri thirrje që t’i bashkohen këtij organizimi.

    Ndërkaq, fjalë rasti do të ketë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Po ashtu, drejt Shqipërisë do të nisen mbi 60 autobusë.

    “Mbi 60 autobusë do të nisen nga vendet e ndryshme të Kosovës, pa i llogaritur ato të Maqedonisë edhe të Malit të Zi dhe Preshevës” tha Gucati.

    Kjo protestë vjen pas asaj në Hagë, ku me mijëra qytetarë kanë kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

     

     

     

  • Infantino premton ndihmë për rindërtimin e futbollit në Gaza: “Futbolli u jep fëmijëve shpresë”

    Infantino premton ndihmë për rindërtimin e futbollit në Gaza: “Futbolli u jep fëmijëve shpresë”

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka premtuar mbështetje konkrete për rindërtimin e infrastrukturës së futbollit në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për rikthimin e normalitetit pas shkatërrimeve të mëdha nga lufta.

    Në samitin e paqes të mbajtur në Sharm El-Sheikh, ku morën pjesë mbi 20 liderë botërorë, Infantino nënvizoi rolin e sportit si urë për bashkim dhe shpresë në kohë të vështira. Gjatë takimit, ai nënshkroi një dokument që parashikon plane për stabilitet rajonal dhe rindërtim, duke përfshirë edhe futbollin si pjesë të këtij procesi.

    “Është shumë e rëndësishme për FIFA-n të jetë këtu për të ndihmuar dhe për të siguruar që ky proces paqeje të japë fryte,” deklaroi Infantino.

    Kreu i FIFA-s tha se organizata që ai drejton do të angazhohet për rindërtimin e të gjitha objekteve futbollistike të shkatërruara në Gaza, në bashkëpunim me Federatën Palestinene të Futbollit (PFA). Po ashtu, do të krijohen fusha të reja futbolli, “mini-fusha” dhe “Arena FIFA”, dhe do të ofrohen programe për të rinjtë në të gjithë territoret palestineze.

    “Roli i futbollit është të mbështesë, të bashkojë dhe të japë shpresë. Ne do ta rikthejmë futbollin në Gaza, për fëmijët dhe për të ardhmen,” shtoi ai.

    Infantino gjithashtu ftoi partnerët ndërkombëtarë që t’i bashkohen kësaj nisme humanitare dhe sportive, duke theksuar se futbolli mund të jetë një mjet real për pajtimin social dhe ringritjen e komuniteteve të shkatërruara.

    Ky zotim i FIFA-s vjen pas një periudhe të tmerrshme për Gazën, ku sipas raportimeve, mbi 67,000 njerëz kanë humbur jetën nga operacionet ushtarake, ndërsa infrastrukturat sportive janë zhdukur thuajse plotësisht.

  • Victor Osimhen “shpërthen” me hat-trick për Nigerinë – sulmuesi në superformë!

    Victor Osimhen “shpërthen” me hat-trick për Nigerinë – sulmuesi në superformë!

    Sulmuesi i përfaqësueses së Nigerisë, Victor Osimhen, ka bërë një paraqitje spektakolare duke realizuar hat-trick në ndeshjen e fundit të “Super Eagles” ndaj Benin.

    Osimhen, një nga emrat më të përfolur në futbollin evropian, tregoi edhe një herë pse konsiderohet ndër sulmuesit më të frikshëm të momentit. Me tre golat e shënuar, ai udhëhoqi Nigerinë drejt një fitoreje bindëse dhe dëshmoi formën e jashtëzakonshme që po kalon.

    Golat e tij erdhën në mënyrë klinike në min 3, 37 dhe 51 me depërtime të shpejta, lëvizje inteligjente në zonë dhe finalizime të ftohta, që elektrizuan tifozët nigerianë dhe rrjetet sociale.

    Me këtë performancë, Osimhen jo vetëm që konfirmon statusin e tij si lider i Nigerisë, por gjithashtu forcon edhe më shumë pozitat e tij si një nga kandidatët potencialë për çmime individuale ndërkombëtare.

    Për Nigerinë, ky është një sinjal i fortë para sfidave të radhës drejt Kupës së Botës 2026 – dhe Osimhen mbetet karta më e fortë për të realizuar ëndrrën e madhe të një suksesi global.

  • Fenerbahçe synon transferimin e Karim Benzemas

    Fenerbahçe synon transferimin e Karim Benzemas

    Sulmuesi francez Karim Benzema,mund të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Mediumi turk Fotomaç raporton se gjiganti turk Fenerbahçe synon transferimin e Benzemas,dhe sulmuesi i Al Ittihad shihet si një përforcim për repartin e sulmit.

    Përndryshe Fener nuk e ka nisur mjaft mirë sezonin në Superligën turke,ku aktualisht gjendet në pozitën e 4-të me 16 pikë pas 8 xhirosh,dhe presidenti Sadettin Saran ka bërë një bisedë me trajnerin Domenico Tedesco për të diskutuar opsionet për të transferuar një sulmues cilësor.

    Ndërkohë mbetet të shihet në ditët dhe javët në vjim se nëse Benzema do të largohet nga Al Ittihad,apo do të rikthehet në Evropë pas disa vitesh.

    Kujtojmë që Karim Benzema ka kontratë me Al ittihad deri në vitin 2026,ndërkohë që vetë francezi ka përmendur mundësinë për tu rikthyer në Evropë.