ATV

Blog

  • Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë – Prebreza dhe Osmani në balotazh

    Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë – Prebreza dhe Osmani në balotazh

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare nga Komuna e Fushë Kosovës, ku është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

    Në garën për kryetar komune, më së shumti vota ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, me 45.12% të votave, ndërsa pas tij renditet kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, me 36.62%. Të dy kandidatët pritet të përballen në raundin e balotazhit.

    Ndërkohë, janë publikuar edhe rezultatet për Kuvendin Komunal, ku kandidatët më të votuar nga partitë kryesore janë:

    Lëvizja Vetëvendosje:

    • Shpend Bardiqi – 6,719 vota
    • Festim Pllana – 535 vota
    • Durim Hajra – 527 vota
    • Daut Krasniqi – 453 vota
    • Kushtrim Mirena – 412 vota

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

    • Mirlinda Krasniqi – 5,755 vota
    • Afrim Dumani – 549 vota
    • Laureat Gojnovci – 495 vota
    • Jetmir Berisha – 306 vota
    • Burim Berisha – 289 vota
    • Ali Topalli

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

    • Rrahim Tërnava – 3,957 vota
    • Valon Murseli – 425 vota
    • Aida Alimi – 290 vota
    • Ermal Dumani – 297 vota
    • Migjen Kolshi – 240 vota

    Zyrtarizimi i balotazhit pritet të bëhet nga KQZ pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

  • Fshati që zhduket çdo vit: si banorët e Bangladeshit jetojnë mbi ujë dhe nuk dorëzohen kurrë

    Fshati që zhduket çdo vit: si banorët e Bangladeshit jetojnë mbi ujë dhe nuk dorëzohen kurrë

    Në jug të Bangladeshit ndodhen fshatra që çdo vit zhduken nën ujë.
    Gjatë sezonit të musoneve, lumenjtë e mëdhenj Brahmaputra dhe Meghna dalin nga shtrati dhe përmbytin gjithçka: shtëpitë, rrugët, fushat dhe tregjet.

    Për shumicën e njerëzve, kjo do të ishte një katastrofë.
    Por për banorët e atyre zonave, është një pjesë normale e jetës.

    Jeta që përshtatet me ujin

    Banorët kanë zhvilluar mënyra praktike për t’u përshtatur me përmbytjet.
    Shtëpitë ndërtohen mbi stolpa të lartë druri ose mbi platforma lundruese që mund të zhvendosen. Kur rrugët mbulohen nga uji, transporti bëhet me varka.
    Edhe tregjet dhe shkollat organizohen mbi ujë, në mënyrë që jeta të mos ndalet asnjë ditë.

    Model i jashtëzakonshëm përshtatjeje

    Për studiuesit e klimës, këto fshatra janë një shembull i gjallë i aftësisë njerëzore për të jetuar në harmoni me mjedisin.
    Çdo vit, pas tërheqjes së ujërave, banorët mbjellin tokat, rindërtojnë shtëpitë dhe rikthejnë jetën në normalitet.Ata nuk luftojnë me natyrën, thjesht mësojnë të bashkëjetojnë me të.

    Tradita dhe teknologji, krah për krah

    Edhe pse jetojnë në kushte të vështira, banorët përdorin mjete moderne për t’u përgatitur ndaj përmbytjeve.Motorët e vegjël, pompuesit e ujit dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.
    Por forca kryesore mbetet bashkëpunimi dhe qëndrueshmëria e komunitetit.

    Në një vend ku toka zhduket çdo vit, jeta nuk ndalet.
    Banorët e Bangladeshit rindërtojnë gjithçka me durim dhe shpresë, duke dëshmuar se edhe përballë natyrës më të ashpër, njeriu mund të përshtatet dhe të vazhdojë përpara.

  • Tronditëse: Në Prizren burri ther me thikë gruan dhe vajzën e mitur – të dyja në gjendje të rëndë

    Tronditëse: Në Prizren burri ther me thikë gruan dhe vajzën e mitur – të dyja në gjendje të rëndë

    Një burrë nga Prizreni ka therur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur mbrëmë pas mesnatës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë në Prizren të dy viktimat janë në gjendje të rëndë.

    Prokuroria ka njoftuar se në vendngjarje e kanë arrestuar të dyshuarin.

    Për rastin Policia është njoftuar të premten rreth orës 00:20 minuta.

    “Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë vajza e mitur thuhet se është gjetur në katin e fundit të ndërtesës.

    “Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

    Në njoftim thuhet se në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

    “Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, thuhet në njoftim.

  • Atentat ndaj biznesmenit pranë shtëpisë: Vritet presidenti i klubit të futbollit, i biri aksidentohet duke e dërguar në spital!

    Atentat ndaj biznesmenit pranë shtëpisë: Vritet presidenti i klubit të futbollit, i biri aksidentohet duke e dërguar në spital!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku biznesmenit qipriot, njëkohësisht president i ekipit të futbollit Karmiotissa, Stavros Demosthenous, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

    Atentatorët duket se ishin në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit, pasi kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij.

    Sipas informacioneve nga policia qipriote, autorët e krimit ishin dy persona dhe po udhëtonin me një furgon të vjedhur.

    Sapo Stavros Demosthenous doli nga dera, ata e qëlluan. Ndërkohë djali i biznesmenit e futi në makinë të atin dhe u përpoq ta dërgonte në spital.

    Megjithatë, gjatë rrugës Stavros Demosthenous vdiq dhe makina ku udhëtonte u përplas me automjete të tjera në autostradë.

    Autorët e vrasjes u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa kilometra më larg dogjën furgonin, me të cilin udhëtonin.

    Policia ka nisur kërkimet për të identifikuar autorët, ndërsa dyshohet të kenë qenë vrasës profesionistë me pagesë.

    Po shqyrtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me aktivitetin e basteve në ndeshjet e futbollit, pasi “Karmiotissa” ka qenë nën hetim disa herë për trukim ndeshjesh me transmetimin e dosjeve të kuqe nga UEFA.

  • Vëllaznimi-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligë

    Vëllaznimi-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë ndeshjet e xhiros së dytë në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Të dielën pritet të zhvillohet takimi ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës,e cila pritet të jetë edhe derbi i fundjavës.

    Të dyja skuadrat synojnë fitoren e parë në stinorin e ri,ku kampioni aktual pësoi humbje ndaj GO+Pejës në shtëpi,kurse Vëllaznimi humbi me rezultat të thellë ndaj Bashkimi në palestrën “Shani Nushi’në Gjakovë.

    Ndeshja Vëllaznimi-Trepça pritet të nis nga ora 19:00.

    Të shtunën pritet të zhvillohet një takim i vetëm,ku GO+Peja e pret Golden Eagle Ylli,ku pejanët synojnë edhe fitoren e dytë në këtë stinor teksa suharekasit do të tentojnë fitoren e parë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen këtë fundjavë Bashkimi e pret Rahovecin 029,kurse Sigal Prishtina e pret skuadrën e Boras.

  • Turqia angazhon ekipe për gjetjen e trupave në rrënojat e Gazës

    Turqia angazhon ekipe për gjetjen e trupave në rrënojat e Gazës

    Turqia ka dërguar dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në kërkimin e trupave nën rrënojat në Gaza.

    Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka thënë se trupat e rreth 10,000 njerëzve kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Puna e ekipeve do të jetë jashtëzakonisht e gjatë dhe e lodhshme marrë parasysh masën e madhe të rrënojave nëpër gjithë territorin.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Hamasin pas vrasjeve të fundit të cilat u publikuan e që duken si ekzekutime të disa palestinezëve. Trumpi i cilësoi si shkelje të armëpushimit, raportoi Guardian.

    Pjesë e marrëveshjes së armëpushimit është rikthimi i pengjeve. Hamasi ka thënë se ka kthyer trupat e të gjithë pengjeve që ka mundur t’i marrë, por se 19 të tjerë nuk dihet ku janë, përveç se besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

    Hamasi theksoi se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se do t’i rikthejë trupat e mbetur. Por, ka shtuar se ky proces do kohë për shkak të rrënojave.

  • Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

    Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

    Të ftohtit gjatë stinëve të dimrit mund ta bëjë lëkurën tuaj më të yndyrshme, duke ndikuar kështu edhe tek flokët.

    Larja e flokëve gjatë dimrit mund të jetë e bezdishme, prandaj duke i larë më rrallë ato pa dyshim që duken më të yndyrshme.

    Gjatë stinës së dimrit, disa njerëzve u pëlqen të bëjnë dush nën ujë të nxehtë, duke mos e ditur se kjo mund t’i bëjë flokët më të yndryshme.

    Gjithashtu, shkaktar i yndyrës në flokë mund të jetë edhe përdorimi i një shampo të gabuar.

    Një tjetër faktor është edhe vendosja e kapeleve, sepse mbështjellja e kokës për orë të gjata mund të shkaktojë djersitje më të madhe, gjë që i bën flokët të duken më të yndyrshëm dhe çon në shfaqjen e zbokthit.

  • Franco Foda rinovon për dy vite me Kombëtaren e Kosovës

    Franco Foda rinovon për dy vite me Kombëtaren e Kosovës

    Tekniku gjerman Franco Foda pritet të mbetet selektor i Kombëtares së Kosovës edhe në vitet e ardhshme.

    Foda ka nënnshkruar për dy vite me ekipin dardan,ku i pranishëm ishte edhe kryetari i FFK-së Agim Ademi në momentin e nënshkrimit.

    Përndryshe me marrëveshjen e re Foda pritet t’i prijë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2027,duke shtuar këtu edhe mundësinë për një vit tjetër në rast të një kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2028 që do të mbahet në Angli,Irlandë,Skoci dhe Uells.

    Natyrisht kjo arritje e marrëveshjes me Fodan vije në momentin më të mirë,ku dardanët janë afër realizimit të ëndrrës për kulafikim në kampionat botëror të vitit të ardhshëm.

    Kujtojmë që Franco Foda është në krye të Kombëtares së Kosovës që nga 17 shkurti i vitit 2024,dhe në 17 ndeshje ka arritur 11 fitore,2 barazime dhe 4 humbje

     

  • Zelensky para takimit me Trumpin: Dronët dhe raketat ruse ende po e terrorizojnë Ukrainën

    Zelensky para takimit me Trumpin: Dronët dhe raketat ruse ende po e terrorizojnë Ukrainën

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dronët rusë sulmuan qytetin e tij të lindjes në Ukrainë në prag të takimit të tij me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

    Zelensky tha se sulmi në Krivij Ri, në juglindje të Ukrainës, në orët e vona të 16 tetorit, ishte një shembull se si Rusia “ende po e terrorizon Ukrainën”, dhe shtoi se kishte “dhjetëra dronë të tjerë sulmues në qiellin tonë” dhe po ashtu ishin parë edhe raketa.

    “Në fakt, në javët e fundit nuk ka kaluar asnjë natë pa sulme ruse në Ukrainë” dhe shumica kishin për shënjestër infrastrukturën, shkroi Zelensky në X pasi arriti në Uashington për takimin me Trumpin.

    Zelensky tha se Rusia do të detyrohet ta ndalë luftën vetëm kur të mos jetë në gjendje ta vazhdojë atë dhe mënyra se si Rusia mund të shfaqë gatishmërinë e vërtetë për paqe nuk qëndron te fjalët, por te ndalja e sulmeve dhe vrasjeve.

    “Prandaj, çdo sistem i mbrojtjes ajrore për Ukrainë ka rëndësi. Çdo vendim që mund të forcojë ne, e sjellë më afër përfundimin e luftës. Siguria mund të garantohet nëse gjithçka për të cilën ne jemi pajtuar, përfshirë këtu në Uashington, zbatohet”, tha ai.

    Bisedimet mes Trumpit dhe Zelenskyt pritet të përfshijnë diskutime për mbrojtjet ajrore të Ukrainës dhe kapacitetet për sulme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë mundësinë që SHBA-ja t’i japë Ukrainës raketa Tomahawk.

    Trump njoftoi më 16 tetor se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike dhe u pajtuan që të takohen në Budapest.

    Trump shkroi në rrjetet sociale se do të ketë një takim të nivelit të lartë të këshilltarëve javën e ardhshme, para se ai dhe Putini të takohen “për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë të ‘palavdishme’ mes Rusisë dhe Ukrainës”.

    Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha ai. Lokacioni i takimit të këshilltarëve ende nuk është përcaktuar.

    Presidenti Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai pret që të takohet me Putinin “brenda dy javësh”, duke shtuar se mikpritës i takimit do të jetë kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka mbajtur raporte të mira me Rusinë, teksa ka vënë në dyshim dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    “Takimi i planifikuar mes presidentit amerikan dhe atij rus është një lajm i shkëlqyer për njerëzit paqedashës në botë”, shkroi Orban në X. “Ne jemi gati”.

    Si Kremlini, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë e vlerësuan bisedën telefonike Trump-Putin, duke e quajtur “të mirë” dhe “produktive”.

    Këshilltari për politikë të jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se biseda ishte “jashtëzakonisht e hapur”, duke shtuar se detajet do të diskutohen gjatë një bisede telefonike mes sekretarit Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që do të zhvillohet në ditët në vijim.

    Ushakov deklaroi se Putin i tha Trumpit që furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk nuk do të ndryshonte situatën në fushëbetejë, por të do të dëmtonte përpjekjet për paqe dhe raportet mes Rusisë dhe SHBA-së.

    Zelensky tha përmes një postimi në Telegram pasi arriti në Uashington se duket që Rusia dëshiron të rinisë dialogun, pas mundësisë që SHBA-ja të dërgojë raketa Tomahawk.

    “Veçse e kemi parë që Moska po ngarendë që të rinisë dialogun sa më shpejt që të jetë e mundur pasi ka dëgjuar për raketat Tomahawk”, shkroi ai.

    Trump dhe Zelenskyy biseduan dy herë gjatë fundjavës, në mes të diskutimeve që janë intensifikuar për një vendim të mundshëm të SHBA-së për t’i dhënë Ukrainës raketa Tomahawk. Trump nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por më 16 tetor tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të “shterojnë” rezervat e tyre të Tomahawk-ëve.

    Këto armë kanë një rreze deri në 2.500 kilometra – mjaftueshëm për të arritur deri në Moskë nga Ukraina – dhe mund të pajisen me koka bërthamore. Trump i përshkroi ato si një “armë të pamëshirshme, sulmuese dhe jashtëzakonisht shkatërruese” duke shtuar: “Askush nuk do që të sulmohet me Tomahawk”.

    Trump tha se e ka përmendur çështjen e Tomahawk-ëve gjatë bisedës me Putinin, dhe se udhëheqësit rus “nuk i pëlqeu ideja”./REL

  • Mos i thani rrobat mbi ngrohëse në dimër – ja pse i dëmtoni

    Mos i thani rrobat mbi ngrohëse në dimër – ja pse i dëmtoni

    Dimri sjell sfida të mëdha për tharjen e rrobave, veçanërisht kur mungon një tharëse elektrike ose mundësia për t’i varur jashtë.

    Shumë njerëz zgjedhin t’i vendosin rrobat mbi radiator për t’i tharë më shpejt — por kjo, sipas ekspertëve, është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni.

    “Shumica e njerëzve nuk e dinë që rrobat dhe radiatorët nuk shkojnë mirë bashkë. Është si t’i lash për orë të tëra nën tharësen e flokëve — nxehtësia është shumë e fortë dhe e përqendruar”, thotë ekspertja e modës Roza Francken nga brendi Aurélien.

    Çfarë ndodh kur i thani rrobat mbi radiator?

    Nxehtësia direkte nga radiatorët dëmton fijet e materialeve, shkakton tkurrje dhe ndikon negativisht në elasticitetin dhe formën e rrobave. Pambuku tkurret e ngurtësohet, leshi humbet elasticitetin dhe materialet elastike si getat apo të brendshmet fillojnë të degradohen.

    “Ju në thelb po i ‘gatuani ngadalë’ rrobat tuaja”, paralajmëron Francken. Rrobat delikate si mëndafshi, sateni apo edhe xhinset e errëta mund të pësojnë zbehje të ngjyrave dhe dëmtime të dukshme pas disa tharjesh të tilla.

    Cila është alternativa më e mirë?

    Në vend që t’i vendosni mbi radiator, ekspertët këshillojnë t’i varni në një suva (varëse për tharje) në një dhomë të ngrohur. Kjo lejon që ajri i ngrohtë të qarkullojë më natyrshëm dhe të thajë rrobat pa dëmtime, duke ruajtur cilësinë dhe jetëgjatësinë e tyre.