ATV

Blog

  • “Ujku Shigjetë”, FSK-ja njofton për ushtrimin fushor në rajonin e Gjakovës

    “Ujku Shigjetë”, FSK-ja njofton për ushtrimin fushor në rajonin e Gjakovës

    Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 20-29 tetor 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.

    Në njoftim thuhet se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

    “E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës me shtatë pozita në renditjen botërore

    FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës me shtatë pozita në renditjen botërore

    FIFA ka konfirmuar ngritjen historike të Kosovës në renditjen e shteteve, pas përditësimit të fundit që kanë bërë gjatë ditës së sotme 

    “Dardanët” nga pozita e 91-të janë ngritur në pozitën e 84-të në renditje, pra shtatë vende, që shënon një rekord historik për vendin tonë.

    Ky ishte njëherësh rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë Kosova në historinë e saj, diçka që mori jehonë nga FIFA.

    Kjo vjen falë performancave të shkëlqyera që Kosova ka treguar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

     FIFA

    Kujtojmë se djelmoshat tanë në grumbullimin e tetorit morën një barazim pa gola 0-0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, teksa triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në Goteborg.

    Në ndërkohë ngritje të madhe ka pasur edhe Shqipëria, të cilët nga vendi i 66-të kanë kaluar në vendin e 61-të, pas fitores historike ndaj Serbisë.

  • Venezuela dislokon trupa, raportohet për sulm të ri të ShBA-së

    Venezuela dislokon trupa, raportohet për sulm të ri të ShBA-së

    Venezuela ka dislokuar mijëra trupa afër kufirit kolumbian në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Karaibe, ku mediat amerikane kanë raportuar për një sulm të ri ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë.

    Shtetet e Bashkuara kanë dërguar disa anije ushtarake në Detin e Karaibeve dhe javët e fundit ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj anijeve.

    Të paktën 27 persona janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve amerikane, teksa grumbullimi ushtarak ka rritur frikën në Karakas se qëllimi përfundimtar është ndryshimi i Qeverisë në Venezuelë.

    Venezuela ka nisur stërvitje ushtarake, përfshirë edhe dislokimin e 17 mijë trupave në shtetin Tarika, që gjendet në kufi me Kolumbinë, sipas komandantit Michell Valladares.

    Përderisa presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton nëse do të zgjerojë veprimin ushtarak të SHBA-së nga deti në tokë, admirali që ka mbikëqyrur sulmet detare ka njoftuar për dorëheqjen e tij.

    Disa persona që gjendeshin në bordin e anijes të sulmuar të enjten shpëtuan, sipas mediave amerikane, përfshirë CBS, CNN dhe NBC, të cilët cituan zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

    Pentagoni nuk ka dhënë informacione se sa është numri i të mbijetuarve.

    Të mërkurën, Trump tha se ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë, duke shtuar se po shqyrton edhe veprime të mëtejme ndaj karteleve të dyshuara të drogës.

    “Tani po shqyrtojmë mundësinë për operacione tokësore, sepse detin e kemi nën kontroll”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

    Një ditë më pas, admirali Alvin Holsey njoftoi se do të largohej nga posti i udhëheqësit të forcave amerikane që operojnë në Amerikën Qendrore dhe Jugore, transmeton Radio Evropa e Lore.

    Kreu i Komandës Jugore amerikane nuk dha arsye për dorëheqjen e tij vetëm një vit pasi mori këtë detyrë.

    Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar çdo përpjekje të Uashingtonit për “ndryshim të regjimit” dhe ka kritikuar “grusht shtetet e orkestruara nga CIA”.

    Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, po ashtu ka mohuar një raportim se ajo kishte negociuar me SHBA-në për të rrëzuar Maduron.

    Nën udhëheqjen e Maduros, ushtria venezuelase këtë javë zhvilloi stërvitjet më të mëdha ushtarake, pas një sulmi tjetër nga SHBA-ja.

    Ushtria e Venezuelës ka dislokuar trupa në Tarika, ku tre ura kryesore e lidhin këtë shtet me Kolumbinë. Po ashtu, ushtria është stacionuar në jug, ku gjendet kufiri me Kolumbinë dhe Brazilin, si dhe në disa lokacione tjera detare.

    Trinidadi dhe Tobago, që gjendet pranë brigjeve të Venezuelës, po heton nëse dy persona të vrarë në sulmet detare amerikane ishin shtetas të tij, thanë zyrtarët më herët gjatë javës./REL

  • Netanyahu i vendosur të rrisë presionin ndaj Hamasit për zbulimin e fatit të pengjeve të vdekura

    Netanyahu i vendosur të rrisë presionin ndaj Hamasit për zbulimin e fatit të pengjeve të vdekura

    Kryeministri i Izraelit ka thënë në një memorial për viktimat e sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, se është “i vendosur” të sigurojë kthimin e pengjeve të vdekura që janë ende në Gaza dhe se vendi do të vazhdojë të luftojë terrorizmin me “forcë të plotë”.

    Benjamin Netanyahu i bëri komentet disa orë pasi Hamasi ktheu trupat e dy pengjeve të tjera, por tha se nuk ishte në gjendje të kishte qasje në 19 të mbeturit.

    Ka pasur zemërim në Izrael që Hamasi nuk i ka kthyer të gjitha trupat në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të javës së kaluar në Gaza, megjithëse SHBA-të kanë minimizuar sugjerimin se kjo përbën një shkelje.

    Gjithashtu të enjten, Donald Trump sinjalizoi se ishte i gatshëm të shihte luftimet të rifillonin nëse Hamasi “vazhdon të vrasë njerëz”.

    Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha “nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë dhe të vrasim”, duke iu referuar me sa duket raporteve për dhunë brenda Gazës, ku Hamasi është akuzuar për sulme të dhunshme ndaj rivalëve të brendshëm në ditët e fundit.

    Trump më parë ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve amerikanë në terren në Gaza.

    Më herët të enjten, qeveria izraelite konfirmoi se dy trupa të dorëzuar nga Hamasi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën në mbrëmje, ishin identifikuar si Inbar Hayman dhe Rreshter Maj Muhammad al-Atarash.

    Kthimi i tyre, i cili u mbikëqyr nga persona të armatosur të maskuar të Hamasit në qytetin e Gazës, e çoi numrin e pengjeve të vdekur të kthyer që nga e hëna në nëntë nga 28.

    Të 20 pengjet e gjalla u liruan të hënën, në këmbim të 250 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite dhe 1,718 të paraburgosurve nga Gaza.

    Krahu ushtarak i Hamasit tha të mërkurën se do të vazhdonte të kërkonte trupat e mbetur, por se kjo do të kërkonte përpjekje të mëdha dhe pajisje të specializuara.

    Izraeli iu përgjigj vonesës duke kërcënuar të kufizojë sasinë e ndihmës që rrjedh në Gaza.

    Të enjten, Netanyahu mbajti një ceremoni zyrtare përkujtimore në varrezat kombëtare të Malit Herzl në Jerusalem, dy ditë pas përvjetorit të kalendarit hebraik të sulmit të 7 tetorit.

    Kryeministri tha se mbetet i përkushtuar për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve të vdekur izraelitë dhe të huaj, dhe përsëriti gatishmërinë e qeverisë së tij për t’u rikthyer në veprime ushtarake nëse Izraeli sulmohet përsëri.

    “Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me forcë të plotë. Ne nuk do të lejojmë që e keqja të ngrejë kokën. Ne do të kërkojmë çmimin e plotë nga kushdo që na dëmton”, tha ai.

  • OBSh: Sëmundjet infektive në Gaza po përhapen pa kontroll

    OBSh: Sëmundjet infektive në Gaza po përhapen pa kontroll

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sëmundjet infektive po “dalin jashtë kontrollit”, me vetëm 13 nga 36 spitalet që funksionojnë pjesërisht në Gaza.

    “Qoftë meningjit… diarre, sëmundje të frymëmarrjes, po flasim për sasi jashtëzakonisht të madhe të punës”, ka thënë drejtoresha e OBSH-së për rajonin, Hanan Balkhy.

    Ndërkohë, stafi i organizatës që gjendet në territorit palestinez ka thënë se ka rritur dërgesat me pajisje mjekësore në objektet shëndetësore që kur armëpushimi hyri në fuqi.

    Që nga fillimi i armëpushimit, sipas agjencisë së OKB-së për ushqimin në Gazë janë futur 560 tonë ushqim në ditë, por ka vlerësuar se kjo është pak.

  • Përkujtohet Dita e Unitetit Gjerman, prezantohet ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

    Përkujtohet Dita e Unitetit Gjerman, prezantohet ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se dje është festuar Dita e Unitetit Gjerman, një ngjarje që kujton fuqinë e unitetit, guximin dhe ndjenjën e përbashkët të qëllimit.

    Në ceremoninë e këtij viti, përveç shënimit të 35-vjetorit të Unitetit Gjerman, u prezantua edhe ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

    Si e ftuar nderi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi lidhjen e veçantë që ekziston midis Gjermanisë dhe Kosovës, një marrëdhënie që ndikon në jetën e qytetarëve të të dy vendeve dhe që ambasadori Rudolph synon ta forcojë edhe më tej gjatë mandatit të tij.

    Në këtë ceremoni morën pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve, miq dhe partnerë ndërkombëtarë.

    Në deklaratën e saj, Ambasada Gjermane ka falënderuar të gjithë të pranishmit që kontribuuan për ta bërë këtë festim kaq të veçantë.

  • Liverpool-Man.United kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Liverpool-Man.United kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Premierliga angleze pritet të rikthehet këtë fundjavë,me ndeshjet e xhiros së 8-të në program.

    Vëmendja pritet të jetë në Anfield,ku Liverpool e pret Manchester United-in në derbin e fundjavës në Premiership.

    “The Reds”synojnë të iu rikthehen fitoreve pas dy humbjeve të pësuara në dy xhirot e kaluara,kurse në anën tjetër “Djajtë e Kuq”do të mundohen që të fitojnë këtë ndeshje dhe në anën tjetër të ngritet në renditjen tabelare.

    Ndeshja Liverpool-Man United pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Nnë ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City në Etihad Stadium skuadërn e Evertonit,teksa Arsenal luan në udhëtim kundër Fulhamit në udhëtim.

    Chelsea do të jetë mysafir i Nottingham Forest,kurse Neëcastle United poashtu do të luaj në udhëtim kundër Brightonit.

  • Mijëra qytetarë nga Kosova ndalen tek pompa e derivateve ku zakonisht bëjnë ndalesa, këtë herë të gjithë së bashku në protestën në Tiranë 🇦🇱

    Mijëra qytetarë nga Kosova ndalen tek pompa e derivateve ku zakonisht bëjnë ndalesa, këtë herë të gjithë së bashku në protestën në Tiranë 🇦🇱

    Mijëra qytetarë nga Kosova janë nisur sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Kolona të gjata automjetesh janë parë përgjatë “Rrugës së Kombit”, ndërsa shumë qytetarë janë ndalur në pikat e zakonshme të karburanteve për t’u bashkuar dhe organizuar për rrugëtimin drejt Tiranës 🇦🇱.

    Protesta po mbahet për të kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte në Gjykatën Speciale të Hagës.

    Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve nga Kosova e Shqipëria po shihet si një shenjë e unitetit mbarëkombëtar dhe e mbështetjes së fortë për luftën çlirimtare dhe figurat e saj kryesore.

    https://www.facebook.com/share/v/1MvBXDdrMH/?mibextid=wwXIfr

  • Ali Ahmeti mbërrin në Tiranë për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, pritet nga Begaj

    Ali Ahmeti mbërrin në Tiranë për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, pritet nga Begaj

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbërritur sot në Tiranë për t’u bashkuar me protestën gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, e cila synon të kërkojë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

    Para fillimit të protestës, Ahmeti u prit nga presidenti shqiptar Bajram Begaj në një takim që ai e përshkroi si të ngrohtë dhe vëllazëror.

    Sipas Ahmetit, në bisedë u fokusuan zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërfqinjor.

    “E përgëzova Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces.

    Rruga drejt Brukselit është rrugëtim strategjik kombëtar, që forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Të dyja vendet tona duhet të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

    Në takim theksuam gjithashtu rëndësinë e forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe heqjes së kufijve që ndajnë vëllezërit e një gjaku, të cilët në Evropën e bashkuar duhet të shndërrohen në ura që bashkojnë popujt,” shkroi Ahmeti në Facebook.

  • I riu me të kaluar kriminale kapet në Aeroport, ishte dënuar për 7 vepra

    I riu me të kaluar kriminale kapet në Aeroport, ishte dënuar për 7 vepra

    Sot në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale.

    Policia ka bërë të ditur 33 vjeçari ishte i dënuar me mbi tri vite burgim për veprat penale “Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë”.

    “I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.