ATV

Blog

  • A po i humbasim punët për shkak të Inteligjencës Artificiale?

    A po i humbasim punët për shkak të Inteligjencës Artificiale?

    Përgatiti Rinesa Kajtazi

    Sot, inteligjenca artificiale (IA) është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, duke ndikuar në mënyrën se si punojmë, komunikojmë dhe marrim vendime.

    Sipas një artikulli të publikuar nga BBC, në vendin e punës, inteligjenca artificiale ka revolucionarizuar mënyrën e kryerjes së detyrave.

    “…Robotët dhe programet e automatizuara kryejnë sot punë që më parë kërkonin shumë kohë dhe përpjekje njerëzore…”, thuhet në artikull.

    Sipas ekspertëve, kjo ka rritur efikasitetin, por gjithashtu ka ngritur shqetësime për humbjen e vendeve të punës. Në jetën e përditshme, IA ndikon në çdo aspekt – nga asistentët virtualë si Siri dhe Alexa, deri te algoritmet e rrjeteve sociale që përcaktojnë çfarë përmbajtje shohim çdo ditë. Ajo përdoret edhe në mjekësi për diagnostifikime të shpejta dhe në arsim për personalizimin e mësimit.

    Artikulli nga BBC thekson se një nga shqetësimet më të mëdha për sa i takon përdorimit të Inteligjencës Artificiale është përdorimi i gabuar i të dhënave dhe mungesa e kontrollit njerëzor mbi sistemet e avancuara. Ky shqetësim lidhet me faktin se nëse makinat mësojnë të marrin vendime pa nderhyrjen e njeriut, mund të ketë pasoja etike dhe sociale.

    Ndërkohë në një studim tjetër shqyrtohet ndikimi i mundshëm i IA në fuqinë punëtore globale. Raporti sugjeron se megjithëse ka shqetësim për humbjen e vendeve të punës, adoptimi i IA pritet të ketë një ndikim të përkohshëm dhe të moderuar në nivelet e papunësisë. Sipas ketij studimi, deri në 6-7 e fuqisë punëtore amerikane mund të jetë e rrezikuar nga humbja e vendeve të punës për shkak te IA, megjithatë ky ndikim pritet të jetë kalimtar pasi mundësitë e reja të krijuara nga teknologjia do të zëvendësojnë ato të humbura.

  • Napoli-Inter dhe Lazio-Juventus ndeshjet kryesore të fundjavës në Serie A

    Napoli-Inter dhe Lazio-Juventus ndeshjet kryesore të fundjavës në Serie A

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 8-të në Serien A italiane.

    Vëmendja pritet të jetë në dy ndeshje,ku kampioni Napoli e pret nënkampionin Inter kurse Juventus i shkon në udhëtim skuadrës së Lazios.

    Në ndeshjen Napoli-Inter kampionët aktualë synojnë që të fitojnë këtë derbi në mënyrë që të vazhdojë të mbetet në hap me Milanin në renditjen tabelare,teksa në anën tjetër neuroazzurët do të tentojnë që të marrin pikët e plota për të mbetur në garë për pozitën e parë.

    Në anën tjetër në takimin Lazio-Juventus bianconerët do të tentojnë nga seria e gjatë pa fitore në Serie A,dhe të marrë një fitore e cila e rikthen në garë për top4-she kurse Lazio synon pikë për të mbetur në garë për pozitat e larta.

    Në ndeshjte e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan do e presë në San Siro skuadrën e Pisas,kurse Roma do të luaj në udhëtim ndaj Sassuolos së Aro Muric.

  • Ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Ndeshje mjaft interesante këtë fundjavë në Premierligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 9-të në Premierligën angleze.

    Kampioni aktual Liverpool pritet të takohet kundër Brentfordit në udhëtim,ku “The Reds”synojnë t’i japin fund serisë prej 3 ndeshjeve pa fitore,ndërkohë në anën tjetër Brentford synon që të shkaktojë befasi.

    Arsenal në anën tjetër do e presë në shtëpi skuadrën e Crystal Palace,ku topçinjët dëshirojnë që me fitore të mbesin edhe më tutje lider në Premiership.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City luan në udhëtim kundër Aston Villa,kurse Chelsea në Stamford Bridge e pret Sunderlandin e Granit Xhakës.

    Manchester United e pret Brightonin,kurse Newcastle United i bën konak Fulhamit.

  • Ferizaj po përgatitet të mbushet me ngjyra e frymëzim – Kolonia Artistike 2025 sjell bashkim përmes artit

    Ferizaj po përgatitet të mbushet me ngjyra e frymëzim – Kolonia Artistike 2025 sjell bashkim përmes artit

    Qyteti i Ferizajt po bëhet gati të mirëpresë Koloninë Artistike 2025 – Edicioni i Dytë, një ngjarje e veçantë që e kthen artin në një urë bashkimi dhe fuqizimi për artistët me aftësi të kufizuara nga i gjithë Ballkani.

    Këtë iniciativë e organizon Shoqata “Hendifer”, e cila edhe këtë vit synon të sjellë më shumë krijimtari, bashkëpunim dhe përfshirje, duke dëshmuar se arti nuk njeh kufij dhe kufizime.

    Ngjarja do të mbahet në Nerodime – Ferizaj, nga 25 deri më 27 tetor 2025, dhe pritet të mbledhë artistë të ndryshëm me histori frymëzuese, të cilët përmes punës së tyre do të krijojnë vepra të reja, do të ndajnë përvoja personale dhe do të ndërtojnë ura miqësie përtej barrierave.

    Kulmi i aktivitetit do të jetë ekspozita përmbyllëse, që do të mbahet më 27 tetor 2025, në ora 18:00, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, ku do të prezantohen veprat e realizuara gjatë ditëve të kolonisë.

    Përmes kësaj nisme, Shoqata “Hendifer” synon të ndryshojë mënyrën se si shoqëria i sheh aftësitë dhe kufizimet, duke e vendosur fokusin tek talenti, kreativiteti dhe diversiteti njerëzor.

  • NASA: E qeshura mund të zbulojë nivelin e inteligjencës emocionale

    NASA: E qeshura mund të zbulojë nivelin e inteligjencës emocionale

    Sipas një zbulimi interesant të përmendur në librin “Supercommunicators: How to Unlock the Secret Language of Connection” nga gazetari Charles Duhigg, NASA ka gjetur një lidhje midis mënyrës se si qeshim dhe nivelit të inteligjencës emocionale.

    Në vitet ’80, teksa përgatitej për misionet e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, NASA vuri re se konfliktet ndërpersonale po ndikuan në efikasitetin e astronautëve. Për këtë arsye, përzgjedhja e anëtarëve të rinj nisi të bazohej jo vetëm në aftësi teknike e fizike, por edhe në profilin e tyre emocional dhe shoqëror.

    Gjatë analizës së intervistave, studiuesit zbuluan se astronautët që pasqyronin të qeshurën e intervistuesit, që qeshnin në sinkron me të kishin rezultate më të mira në bashkëpunim dhe përballim të stresit. Kjo aftësi për të reflektuar emocionet e të tjerëve, e njohur si “pasqyrim emocional”, është një nga treguesit më të fortë të inteligjencës emocionale.

    Sipas NASA-s, njerëzit që qeshin natyrshëm me të tjerët kanë më shumë gjasa të krijojnë lidhje të shëndetshme, të punojnë mirë në grup dhe të ruajnë qetësinë në situata sfiduese.

    Pra, herën tjetër që jeni në një intervistë apo takim të rëndësishëm, mos e nënvlerësoni fuqinë e një të qeshure të sinqertë.

  • Presidentja Osmani dekoron në Berlin politikane gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave

    Presidentja Osmani dekoron në Berlin politikane gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave

    Në një mbrëmje të veçantë në Berlin, e zhvilluar me pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në Gjermani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar politikane dhe aktivisten e njohur gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave.

    Osmani vlerësoi Beck për “mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës”, duke theksuar se ajo është “një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”.

    Marieluise Beck është një nga zërat më të hershëm në politikën gjermane që ka mbrojtur të drejtat e popullit të Kosovës dhe ka mbështetur shtetndërtimin demokratik të vendit që nga vitet ’90. Si ish-deputete e Bundestagut dhe bashkëthemeluese e Qendrës për Liberalizëm dhe Demokraci (Zentrum Liberale Moderne), ajo ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

    Në ceremoninë e mbajtur, Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj mërgatës shqiptare në Gjermani për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit, duke theksuar se kontributi i tyre mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të Kosovës.

  • Kush është aktori që puth më mirë, sipas Jennifer

    Kush është aktori që puth më mirë, sipas Jennifer

    JLo zbulon partnerin më të mirë në skenat e puthjeve dhe nuk është Ben Affleck!

    Jennifer Lopez ka bërë një deklaratë që ka befasuar fansat gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Watch What Happens Live” me Andy Cohen. Kur u pyet se cili ka qenë partneri më i mirë në skenat e puthjeve, mes emrave të mëdhenj si George Clooney, Matthew McConaughey, Richard Gere dhe bashkëshorti i saj aktual Ben Affleck, këngëtarja dha një përgjigje që askush nuk e priste.

    “Do të thosha që i preferuari im… është Brett Goldstein,” u shpreh JLo me një buzëqeshje.

    Aktori britanik, i njohur për rolin e tij në serialin e suksesshëm Ted Lasso, luan përkrah Lopez-it në komedinë romantike Office Romance, ku ajo interpreton një drejtoreshë që bie në dashuri me avokatin e kompanisë.

    Mesa duket, Goldstein me sharmin dhe humorin e tij ka arritur të fitojë një titull të veçantë nga vetë “diva e puthjeve të Hollywood-it” atë të “puthësit më të mirë në Hollywood.”

  • Trepça-Bashkimi kryendeshja e javës në Procredit Superligë

    Trepça-Bashkimi kryendeshja e javës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 3-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante.
    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në palestrën “Minatori”,ku kampioni aktual Trepça e pret skuadrën e Bashkimit.
    Mitrovicasit në dy ndeshje kanë nga 1 fitore dhe 1 humbje, dhe në këtë takim synojnë që para publikut të vet të shënojnë fitore.
    Në anën tjetër prizrenasit synojnë që të vazhdojnë serinë e fitoreve,dhe të mbesin lider në tabelë.
    Takimi Trepça-Bashkimi pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:00.
    Të shtunën dhe të dielën pritet të zhvillohen pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera ,ku Sigal Prishtina i shkon në udhëtim Rahovecit 029 kurse Bora e pret skuadrën e Pejës,teksa të dielën zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit.

  • A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

    Studim i ri: Kafeja mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë
    Një studim i ri i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të mëlçisë.

    Sipas hulumtimit, të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që pinë kafe kanë 21% më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të mëlçisë dhe 49% më pak rrezik për të vdekur nga sëmundjet kronike të saj.

    Kafeja e bluar, më e dobishme

    Rezultatet treguan se përfitimet ishin edhe më të larta tek ata që konsumonin kafe të bluar, pasi kjo lloj kafeje përmban më shumë përbërës mbrojtës kundër dëmtimeve të mëlçisë.
    Sipas studiuesve, efektet mbrojtëse të kafesë mund të lidhen me vetitë e saj anti-inflamatore dhe anti-fibrotike, që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të mëlçisë.
    Ata shtojnë se kafeja mund të jetë një mënyrë e përballueshme dhe e thjeshtë për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht mekanizmat e saj.

    Kafeina dhe shëndeti i mëlçisë

    Ky zbulim i ri mbështet studime të mëparshme që kanë treguar se kafeja ndihmon në uljen e rrezikut të cerozës, përmirëson sëmundjen e mëlçisë yndyrore, si dhe ndikon pozitivisht në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet e mëlçisë.
    Gjithashtu, konsumi i rregullt i kafesë është lidhur me uljen e niveleve të enzimave të mëlçisë, të cilat shpesh sinjalizojnë inflamacion apo dëmtime.

    Sa kafe duhet të pini?

    Ekspertët rekomandojnë 1 deri në 2 filxhanë kafe të zezë në ditë.
    Megjithatë, personat që vuajnë nga urthi ose problemet gastrointestinale duhet ta përshtatin sasinë sipas tolerancës së tyre.

    Ata që kanë sëmundje të zemrës ose presion të lartë të gjakut këshillohen të kufizojnë konsumin nëse vërejnë se kafeja përkeqëson gjendjen e tyre.

    Në përfundim, studimi sugjeron se një filxhan kafe në ditë mund të mos jetë vetëm një zakon i këndshëm, por edhe një mik i mirë për shëndetin e mëlçisë.

  • Shenjat që tregojnë se të tjerët po ju bëjnë ‘lavazh truri

    Shenjat që tregojnë se të tjerët po ju bëjnë ‘lavazh truri

    Njerëzit nuk kanë nevojë për magji apo hipnozë për të manipuluar të tjerët — mjaftojnë disa taktika të thjeshta, por shumë efektive, për t’i bërë njerëzit të mendojnë apo të veprojnë sipas dëshirës së tyre. Pikërisht për këtë arsye, është thelbësore të jeni të vetëdijshëm kur ndodheni në mes të një loje mendore.

    Ne duam t’ju ndihmojmë të shmangni këto forma të fshehta manipulimi, në mënyrë që të ruani lirinë tuaj të mendimit. Ja disa prej skemave më të zakonshme të asaj që quhet shpesh “lavazh truri”:

    1. Shpërqendrimi nga çështjet e rëndësishme

    Kur media përqendrohet tepër në sport, argëtim ose tema të parëndësishme, shpesh nuk është rastësi. Kjo taktikë shërben për t’i larguar njerëzit nga temat e thella si politika, ekonomia, psikologjia apo teknologjia. Ndërsa publiku merret me lajme sipërfaqësore, çështjet e vërteta mbeten në hije.

    2. Përdorimi i frikës

    Një nga mjetet më të fuqishme të manipulimit është frika. Kur njerëzve u ofrohet një problem — si dhuna apo pasiguria — ata kërkojnë menjëherë një zgjidhje, edhe nëse kjo nënkupton heqjen dorë nga disa të drejta. Kështu, frika shndërrohet në justifikim për masa të ashpra që përndryshe s’do të pranoheshin.
    3. Zbatimi gradual i ideve

    Kjo taktikë quhet “diplomim”. Një ide e diskutueshme nuk prezantohet menjëherë në formën e saj të plotë. Ajo paraqitet ngadalë, hap pas hapi, derisa njerëzit të mësohen me të dhe ta pranojnë si diçka të zakonshme.

    4. Trajtimi si fëmijë

    Një mënyrë tjetër për të kontrolluar mendimet është komunikimi poshtëruese – duke folur me njerëzit sikur të ishin fëmijë. Përdoren shpërblime dhe ndëshkime, ofrohen përgjigje bardh e zi për tema komplekse, duke krijuar përshtypjen se njerëzit e zakonshëm nuk mund t’i kuptojnë gjërat e mëdha.

    5. Izolimi emocional

    Manipulatorët përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni të vetmit që mendoni ndryshe. Mund të jetë përmes filmave, reklamave apo trendeve që paraqiten si “universale”. Nëse nuk përshtateni, ndoshta do të ndiheni “të çuditshëm”. Por në realitet, çdo njeri ka të drejtë në mendimet dhe ndjenjat e veta.

    Përfundim

    Manipulimi nuk ndodh vetëm përmes fjalëve – ai ndodh përmes emocioneve, frikës dhe perceptimeve. Sa më shumë të mësoni t’i njihni këto taktika, aq më e vështirë bëhet që dikush t’i përdorë kundër jush.