ATV

Blog

  • Milan barazon me Pisan-Saelemaekers lëshon mundësinë në minutat e fundit

    Milan barazon me Pisan-Saelemaekers lëshon mundësinë në minutat e fundit

    Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Pisas me rezultat 2:2,në kuadër të xhiros së 8-të në Serie A.

    Rossonerët e nisë mirë ndeshjen ku në minutën e 7-të Rafael Leao shënoi për 1:0,dhe më epërsinë e Milanit përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë mysafirët u hodhën në sulm për të barazuar,dhe këtë e arritën në  minutën e 60-të Juan Cuadrado shënoi nga penalltia për 1:1.

    Në minutën e 86-të M’Bala Nzola kaloi në epërsi Pusan në 2:1,por Milan barazoi në minutat shtesë përmes Athekames në 2:2.

    Krejt në fund Saelemakers lëshoi mundësinë për të shënuar golin e futures,dhe kështu Milan nuk nxjerrë më shumë se një pikë ndaj Pisa’s.

  • Të dielën, Kurti “matet” për mandatin e tretë

    Të dielën, Kurti “matet” për mandatin e tretë

    Pas konstituimit të Kuvendit, deputetët do të mblidhen për herë të parë të dielën, me vetëm një pikë të rendit të ditës.

    Në seancën që është thirrur për ora 10:00, Albin Kurti do ta prezantojë planin dhe kabinetin qeveritar. Kjo është dita e fundit e afatit 15 ditor, prej kur u mandatua nga presidentja.

    Për ta formuar qeverinë Kurti 3, i duhen së paku 61 vota. Megjithatë ende është e paqartë nëse Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me ndonjë subjekt parlamentar, për ta arritur këtë shumicë të nevojshme.

    Partia e parë, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Partinë Demokratike dhe Listën Serbe.

    Ndërkaq Lidhja Demokratike e ka refuzuar ofertën për partneritet.

    “Nuk po shihet në horizont që do të ketë ndonjë marrëveshje politike në këto dy tri ditët e ardhshme me LDK, me ne nuk ka asnjë komunikim, e kemi refuzuar andaj edhe nuk do të ketë as biseda e as marrëveshje politike,” tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Alban Zogaj.

    Kurse me Nisëm Socialdemokrate ka pasur diskutime, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

    Në rast të mosmiratimit të qeverisë Kurti 3, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër dhe nëse votimi dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Në linkun më poshtë gjeni edicionin e plotë të lajmeve qendrore.

  • Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave pëson humbje nga  Turqia

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave pëson humbje nga Turqia

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave pësuan humbje nga Turqia me rezultat 0:4,në kuadër të play-off-it të Ligës B së Ligës së Kombeve.

    Pjesa e parë u dominos nga vashat turke ku shënuan 3 gola,dhe qysh pas 4 minutave Kader Hancer shënoi për 1:0 teksa 6 minuta më vonë e njëjta realizoi për 2:0,kurse në minutën e 23 Melike Pekel shënoi për 3:0.

    Në pjesën e dytë Turqia shënoi edhe golin e katërt,ku Busem Şeker vulosi fitoren e kësaj kombëtarjeje në 4:0.

    Kujtojmë që ndeshja e kthimit në mes dy ekipeve zhvillohet më 28 tetor në Izmir

  • Inteligjenca Artificiale:Real Madrid fituese e La Ligës

    Inteligjenca Artificiale:Real Madrid fituese e La Ligës

    Intelegjenca Artificiale ka bërë parashikimin se kush do ta fitoj titullin e La Ligës në fund të sezonit.

    Sipas analizës së bërë Real Madrid pritet të jetë kampion i Spanjës me 84.87 pikë të mundshme ,dhe atë me gjasa prej 57.44 për qind gjasa.

    Përndryshe Barcelona ka ka 81.96 pikë të pritshme dhe vetëm 37.44 për qind mundësi që në fund të sezonit të shpallet kampion,për dallim nga sezoni i kaluar ku katalunasit fituan titullin.

    Natyrisht se këto parashikime vijnë para El Classicos të së dielës,ku Real Madrid e pret në “Santiago Bernabeu”rivalin e përbetuar me fillim nga ora 16:15.

  • Tifozët e Bashkimit ndalohen në Mal të Zi – njëri dënohet me 10 ditë burgim, reagon klubi dhe tifogrupi “Arpagjikët”

    Tifozët e Bashkimit ndalohen në Mal të Zi – njëri dënohet me 10 ditë burgim, reagon klubi dhe tifogrupi “Arpagjikët”

    Një nga tifozët e klubit Bashkimi nga Prizreni është dënuar me 10 ditë burgim në Mal të Zi, pas incidentit të ndodhur në qytetin Herceg Novi, ku policia ndaloi autobusin e tifozëve të njohur si “Arpagjikët”. Arsyeja e ndalimit, sipas mediave malazeze, ishte një grafiti me mbishkrimin “UÇK”, që autoritetet malazeze e konsideruan shkelje të ligjit për simbole publike.

    Sipas raportimeve të mediumeve “Vijesti” dhe “RTHN”, ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, gjatë kthimit të tifozëve nga Italia, ku Bashkimi kishte zhvilluar ndeshjen e dytë në FIBA Europe Cup kundër skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Dy tifozë u shoqëruan në stacionin policor të Herceg Novit, ndërsa njëri prej tyre u dënua me burgim të shkurtër nga gjykata lokale.

    Pas këtij rasti ka reaguar fuqishëm klubi prizrenas Bashkimi, i cili e ka quajtur ndalimin të padrejtë dhe të papranueshëm, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tifozëve.
    Në reagimin e klubit thuhet se “Arpagjikët nuk kanë kryer asnjë krim dhe po mbahen pa arsye”, ndërsa i është bërë thirrje ambasadës së Kosovës në Mal të Zi që të angazhohet për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës dhe kthimin e tyre të sigurt në vend.

    Ndërkohë, edhe tifogrupi “Arpagjikët” ka reaguar në rrjete sociale. Ata kanë njoftuar se tifozët janë liruar dhe po vazhdojnë rrugën për në Prizren, ndërsa kanë theksuar se tri shkronjat “UÇK” janë simbol i lirisë dhe krenarisë kombëtare shqiptare.
    Në reagimin e tyre thuhet se: “UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria më e madhe jonë. Para se të shkruhet në mure, tri shkronjat e arta janë të skalitura në zemrat tona.”

    Megjithë reagimet e shumta nga klubi dhe tifozët, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) deri tani nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast që ka ngjallur shqetësim në opinionin sportiv dhe qytetar.

  • Federico Chiesa mund të vihet në shitje nga Liverpool

    Federico Chiesa mund të vihet në shitje nga Liverpool

    Ylli italian Federico Chiesa,mund të largohet nga gjiganti anglez Liverpool.

    Chiesa nuk po gjen minutazhë tek skuadra e Arne Slot,dhe shumë shpejtë mund të ndodhë një largim i italianit nga Anfield.

    Përndryshe edhe pse luajti 8 ndeshje këtë sezon,sa i përket statistikave ka bërë paraqitje mjaft të mira ku madje ishte vendimtar edhe në disa ndeshje.

    Megjithëkëtë Chiesa nuk e ka fituar besimin e teknikut holandez,dhe se italiani mund të rikthehet në Serie A apo do të bëjë një lëvizje në ndonjë ligë tjetër në Evropë.

    Kujtojmë që Federico Chiesa ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2028,dhe vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë rreth 18 milionë euro.

  • Të dielën në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancën për zgjedhjen e Qeverisë

    Të dielën në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancën për zgjedhjen e Qeverisë

    Më 26 tetor mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Deputetët do të mblidhen në orën 10:00 për të votuar kabinetin qeveritar të mandatarit Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Në rast të mos miratimit të qeverisë Kurti 3, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër. Në rast se kjo dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

  • “Vendosni emra shqip”, hoxhë Ensar Sinani kritikon prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

    “Vendosni emra shqip”, hoxhë Ensar Sinani kritikon prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

    Përgatiti Festina Krasniqi   

    Për shumë njerëz, zgjedhja e emrit nuk është vetëm çështje shije, por edhe pasqyrë e mënyrës se si shoqëria jonë e përcepton identitetin, modernitetin dhe përkatësinë kulturore.

    Në njërën anë, ka prindër që theksojnë rëndësinë e ruajtjes së emrave shqip, duke i parë ata si pjesë të trashëgimisë sonë kombëtare dhe si mënyrë për të mos humbur lidhjen me rrënjët. Në anën tjetër, ka edhe ata që e shohin çështjen më lirshëm. Për ta, emri është më shumë një zgjedhje personale sesa simbol kombëtar.

    Për këtë temë, u diskutua edhe në emisionin “LIBERO” dhe hoxhë Ensar Sinani kritikoi prindërit shqiptarë për zgjedhjen e emrave të fëmijëve që, sipas tij, nuk kanë kuptim të mirë ose nuk përputhen me vlerat islame.

    Në këtë paraqitje ai shprehu “keqardhje të thellë” për trendin në rritje të emrave që, sipas tij, janë të huaj, të pakuptimtë ose të frymëzuar nga kultura që nuk përfaqësojnë identitetin fetar dhe kombëtar.

    “…Nuk është turp të kesh emër shqiptar apo mysliman, por turp është të mos dish kuptimin e emrit të fëmijës tënd…”, theksoi hoxha.

    Ai u bëri thirrje prindërve që të mos ndjekin metodat e huaja, por të rikthehen te emrat me histori, kuptim dhe vlera që përfaqesojnë kulturën tonë.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ensar Sinanit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • Princi Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e vajzës së tyre, urime vetëm në rrjetet sociale

    Princi Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e vajzës së tyre, urime vetëm në rrjetet sociale

    Ditëlindja e vajzës së tyre, Geraldinës, nuk arriti t’i ribashkojë Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

    E vogla e familjes mbretërore festoi 5-vjetorin e lindjes, por këtë ditë të veçantë nuk e pati as mamin dhe as babin bashkë pranë.

    Megjithatë, të dy prindërit ndanë urime të ngrohta dhe emocionale për të bijën në rrjetet sociale, duke treguar se dashuria për Geraldinën mbetet e pandryshuar, pavarësisht ndarjes së tyre.

    Vetëm pak ditë më parë, Princi Leka zyrtarizoi fejesën me Blerta Celibashin, lajm që u bë publik pas muajsh spekulimesh për lidhjen e tyre.

    Në urimin e tij, ai i drejtohet vajzës me fjalë prekëse:
    “E mira ime Geraldinë, në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë… Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël! Me gjithë dashurinë time, babi yt.”

    Ndërsa Elia Zaharia, në një postim po aq emocional, shkruan:

    “Dielli im, shpirti i shpirtit tim, festoi 5-vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës. Uroj që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë përjetësisht… Fëmijët janë prova e parajsës në tokë.”

    Urimet e tyre kanë prekur shumë ndjekës, të cilët kanë komentuar me dashuri për vogëlushen mbretërore dhe marrëdhënien respektuese që ruajnë ish-bashkëshortët.

  • Si Ndikon Burgimi në Transformimin Pozitiv të Të Burgosurve në Kosovë

    Si Ndikon Burgimi në Transformimin Pozitiv të Të Burgosurve në Kosovë

    Kur mendojmë për burgun, shpesh na vijnë ndërmend muret, izolimi dhe kufizimet. Por për shumë individë në Kosovë, burgimi ka shërbyer si një mundësi për reflektim dhe ndryshim personal. Në një shoqëri ku presioni i jetës dhe përgjegjësitë mund të çojnë në gabime, mjedisi i burgut ofron një hapësirë për të rishikuar jetën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

    Programet Rehabilituese në Burgjet e Kosovës

    Burgjet e Kosovës kanë zhvilluar mbi 10 programe rehabilituese, të cilat ndihmojnë individët të ndryshojnë sjelljet e tyre dhe të ndërtojnë aftësi për jetën jashtë murit:

    • Klasat për menaxhimin e zemërimit – ndihmojnë të burgosurit të kontrollojnë emocionet dhe të përballojnë konfliktet pa dhunë.

    • Iniciativa “Biseda për Ndryshim” – lejon të burgosurit të ndajnë përvojat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

    • Kurrikula për de-radikalizim – veçanërisht për ata të përfshirë në ekstremizëm ose ideologji të dhunshme.

    Këto programe nuk janë thjesht aktivitete; ato ndihmojnë individët të kuptojnë zgjedhjet e tyre, të rriten emocionalisht dhe të bëjnë ndryshime reale në jetë.

    Efektet Pozitive të Burgimit

    Për shumë të burgosur, dënimi nuk është vetëm një ndalim lirie, por një mundësi për rritje dhe reflektim personal:

    • Reflektim personal: Një periudhë për të analizuar gabimet, për të kuptuar rrugën e kaluar dhe për të marrë mësime për të ardhmen.

    • Edukim dhe aftësim profesional: Mundësi për të mësuar aftësi të reja që ndihmojnë në integrimin në shoqëri pas lirimit.

    • Rikthim i vetëbesimit dhe dinjitetit: Një mundësi për të ndërtuar një identitet të ri dhe për të gjetur vlerësimin personal që mund të kishte humbur.

    Statistika dhe Studime në Kosovë

    Sipas një studimi të vitit 2020:

    Ky studim tregon se, megjithëse burgimi shpesh perceptohet negativisht, ai mund të shërbejë si një hapësirë për ndryshim dhe rritje kur shoqërohet me programe të strukturuara dhe mbështetje profesionale.

    Përfundim

    Burgimi në Kosovë, përkundër vështirësive që sjell, mund të shërbejë si një mundësi për rifillim. Përmes programeve rehabilituese, edukimit dhe mbështetjes psikologjike, të burgosurit kanë mundësinë të ndryshojnë, të ndërtojnë vetëbesim dhe të kontribuojnë në një shoqëri më të mirë. Në fund, mësimi është i qartë: edhe nga vendet më të errëta mund të lindë shpresa dhe transformim.