ATV

Blog

  • BE akuzon Meta-n dhe TikTok për shkelje të rregullave të përmbajtjes digjitale

    BE akuzon Meta-n dhe TikTok për shkelje të rregullave të përmbajtjes digjitale

    Bashkimi Evropian akuzoi të premten, më 24 tetor, kompanitë Meta dhe TikTok për shkelje të rregullave digjitale të përmbajtjes, duke i vënë këto kompani në rrezik të gjobave të mëdha.

    BE ka forcuar kuadrin ligjor, që kërkon nga gjigantët e teknologjisë të parandalojnë përhapjen e përmbajtjes së paligjshme dhe të sigurojnë që tregjet digjitale të jenë të hapura për konkurrencë.

    Komisioni Evropian njoftoi të premten se platformat Facebook dhe Instagram të Meta-s, si dhe TikTok, kanë shkelur Ligjin e Shërbimeve Digjitale (DSA), ligjin e BE-së për moderimin e përmbajtjes, i cili u kritikua edhe nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

    Kjo është hera e parë që Komisioni akuzon “Meta”-n për shkelje të DSA-s, akuzë të cilën kompania e ka mohuar.

    Edhe pse njoftimi përfshin TikTok, i cili i përket kompanisë kineze “ByteDance”, ai mund të zemërojë Trump-in, i cili ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja ndaj vendeve, me rregullore që synojnë të “dëmtojnë” teknologjinë amerikane.

    Pavarësisht kërcënimeve, BE-ja ka thënë se do të zbatojë rregullat e saj.

    Brukseli tha se, sipas vlerësimit të përkohshëm, Meta dhe TikTok nuk po u ofrojnë kërkuesve të dhënave publike dhe “akses të përshtatshëm”.

    Rregullatorët e BE-së insistonin se këto rregulla nuk kanë të bëjnë vetëm me transparencën, por edhe me mundësimin që studiuesit të kryejnë punë thelbësore, si p.sh. të kuptojnë sa fëmijë janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në platformat më të përdorura.

    TikTok u shpreh se ishte “i përkushtuar ndaj transparencës”. “Po shqyrtojmë gjetjet e Komisionit Evropian, por kërkesat për të lehtësuar mbrojtjen e të dhënave vendosin DSA-në dhe GDPR-in në tension të drejtpërdrejtë”, tha një zëdhënës i TikTok. “Nëse nuk është e mundur të përmbushen plotësisht të dyja, ne kërkojmë nga rregullatorët të sqarojnë sesi duhet të harmonizohen këto detyrime”.

  • Kim Kardashian përballet me një sfidë shëndetësore

    Kim Kardashian përballet me një sfidë shëndetësore

    Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru: “Stresi më ka lodhur shumë”

    Në sezonin e ri të serialit “The Kardashians”, Kim Kardashian ka zbuluar një lajm shqetësues për shëndetin e saj. 45-vjeçarja është diagnostikuar me aneurizëm në tru, një gjendje potencialisht e rrezikshme që, sipas saj, mund të jetë shkaktuar nga stresi i tepërt.

    Në pamjet e publikuara, Kim shihet duke bërë një skaner mjekësor dhe duke folur hapur për shqetësimet e saj. “Kam ndier një presion të madh kohët e fundit… ndoshta stresi ka bërë të vetën,” shprehet ajo.

    Çfarë është aneurizma?

    Aneurizmat janë fryrje të enëve të gjakut në formë baloni. Ato mund të ndodhin në çdo pjesë të trupit, por më shpesh shfaqen në tru dhe në aortë – arterien më të madhe të zemrës.


    Statistikat tregojnë se 1 në 50 persona mund të kenë një aneurizëm në tru, shpesh pa e ditur, pasi në shumë raste nuk japin simptoma. Kur fryrja rritet, mund të shkaktojë dhimbje koke, humbje ekuilibri dhe vështirësi në të folur. Nëse çahen, rreziku është vdekjeprurës.

    Mjekët theksojnë se kjo gjendje shfaqet më shpesh tek të rriturit mes moshës 30–60 vjeç dhe prek më shumë gratë.

    Në një moment tjetër të episodit, Kim u ndal edhe te raporti me ish-bashkëshortin Kanye West, duke theksuar se ai do të mbetet pjesë e jetës së saj “pavarësisht gjithçkaje”, për shkak se ndajnë katër fëmijë bashkë.

  • Vallëzimi mund të jetë një trajtim efektiv për depresioni

    Vallëzimi mund të jetë një trajtim efektiv për depresioni

    Një studim i gjerë i kryer nga Universiteti i Sidneit dhe i botuar në revistën prestigjioze British Medical Journal (BMJ) ka zbuluar se vallëzimi mund të jetë më efektiv se ilaçet antidepresive në trajtimin e depresionit.

    Hulumtimi analizoi 218 studime me mbi 14 mijë pjesëmarrës që vuanin nga depresioni klinik ose i lehtë. Studiuesit krahasuan efektet e llojeve të ndryshme të aktivitetit fizik – si ecja, vrapi, joga, stërvitja me pesha dhe kërcimi – me trajtimet tradicionale të depresionit.

    Rezultatet ishin befasuese:
    Ushtrimet fizike në përgjithësi ulën simptomat e depresionit në mënyrë të dukshme, me një përmirësim mesatar të konsiderueshëm (0.47–0.57 efekt mesatar).

    Por kërcimi doli ndër format më të fuqishme, duke sjellë ndryshime të mëdha në humor dhe gjendje emocionale.

    Në disa prova klinike, terapia me kërcim jo vetëm që ishte më efektive se medikamentet antidepresive, por u tregua po aq efikase sa psikoterapia.

    Sipas studiuesve, kërcimi kombinon lëvizjen fizike, muzikën, kontaktin social dhe shprehjen emocionale, duke ndikuar pozitivisht në tru dhe gjendjen shpirtërore.

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Bundesliga gjermane pritet të sjellë xhiron e 8-të këtë fundjavë.

    Kampioni aktual Bayern Munich do të luaj në udhëtim kundër Borussia Monchengladbach,ku bavarezët synojnë fitoren e rradhës në të gjitha garat ndaj skuadrës e cila nuk ka ende fitore në Bundesligë.

    Ndërkohë Borussia Dortmund e pret skuadrën e Kolnit,ku verdhëezinjët do të synojnë të iu rikthehen fitoreve pas humbjes në “Der Klassiker”,teksa Kolni të mbetet në garë për një vend në top4-she.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Bayer Leverkusen e pret në shtëpi skuadrën e Freiburgut ku synon të këndellet nga humbja e thellë nga PSG në Ligën e Kampionëve,teksa Eintracht Frankfurt e pret në shtëpi ekipin e pozitës së 14-të në tabelë St.Pauli.

  • Bluza e partnerit më shumë se një veshje, një lidhje emocionale

    Bluza e partnerit më shumë se një veshje, një lidhje emocionale

    Një sondazh i ri ka zbuluar se 56% e meshkujve thonë se nuk e kanë marrë më kurrë hoodie-n e tyre pasi ia kanë dhënë një vajze, një zbulim i lehtë, por shumë i njohur, që ka ndezur debate virale online.

    Studimi, i kryer nga OnePoll, zbuloi se hoodie-t janë ndër gjërat më të zakonshme që “merren hua dhe mbahen” në marrëdhënie.

    Psikologët sugjerojnë se lidhja me këto bluza është më shumë emocionale sesa materiale. Gratë shpesh mbajnë veshje që ruajnë aromën apo ndjesinë e partnerit të tyre, gjë që krijon ndjenjë rehatie dhe lidhjeje.

    Ky trend social është kthyer në një shaka të përhapur në rrjetet sociale, por ekspertët thonë se ai thekson faktin që vlera sentimentale shpesh ka më shumë rëndësi sesa ajo praktike në marrëdhëniet romantike.

  • Të rinjtë kanë frikë për të krijuar marrëdhënie, ja arsyet

    Të rinjtë kanë frikë për të krijuar marrëdhënie, ja arsyet

    Përgatiti Lorena Selita

    Rinia është periudha e zbulimeve, emocioneve dhe eksperiencave të reja, por gjithashtu vjen me sfida të veçanta, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe martesën. Të rinjtë përballen me dilema mbi dashurinë, komunikimin, pritshmëritë dhe vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

    Sipas një studimi nga National Library of Medicine, në marrëdhenie, të rinjtë shpesh hasin vështirësi në shprehjen e ndjenjave, dëshirave dhe pritshmërive. Mungesa e dialogut mund të shkaktojë keqkuptime dhe konflikte.

    Sfida të tjera konsiderohen se janë edhe balancimi në mes jetës profesionale dhe financiare, pavarësia ekonomike, gjithashtu edhe mungesa e durimit dhe mirëkuptimit.

    Për shkak të sfidave, sipas një studimi nga “Survey Center on American Life”, përpos dëshirës për marrëdhënie seksuale që ka rënë tek adoleshentët; janë edhe marrëdhëniet romantike në përgjithësi.

    “…56 për qind e të rriturve të Gjeneratës Z – dhe 54 për qind e burrave të Gjeneratës Z – thanë se ishin të përfshirë në një marrëdhënie romantike në çdo moment gjatë viteve të tyre të adoleshencës. Kjo përfaqëson një ndryshim të jashtëzakonshëm nga brezat e mëparshëm, ku takimet në adoleshencë ishin shumë më të zakonshme…”, thuhet në artikull.

    Vlen ta potencojmë se rezultatet e studimit (nga National Library of Medicine) treguan se adoleshentët që kishin përjetuar një klimë familjare më pozitive raportuan aftësi më efektive për zgjidhjen e problemeve në marrëdhenie.

  • Kur ChatGPT planifikon ëndrrat tona: nga ideja në projekt

    Kur ChatGPT planifikon ëndrrat tona: nga ideja në projekt

    Ka një magji të veçantë në ato netët kur truri të mbushet me ide. Një libër që do të doje ta shkruaje, një biznes që të vlon në mendje, një video që “duhet patjetër ta bësh”. Por pastaj, bie zilja e realitetit: mungon koha, energjia, ndoshta edhe guximi. Dhe, në vend të lapsit e fletës, sot ke përballë një ekran dhe një dritare të vogël ku shkruan: “Hej ChatGPT, a mundesh me m’ndihmu me këtë projekt?”

    Në fillim, e mendon si shaka. Si një kërkesë e vogël, për t’u ndihmuar me diçka të thjeshtë. Por pa e kuptuar, ky bashkëbisedues digjital fillon të hyjë në çdo cep të procesit tënd krijues. Ai të ndihmon të strukturosh, të planifikosh, madje të mendosh më qartë se vetë ti. Dhe kështu, ndërsa dikur i kërkoje mendim një miku për idetë e tua, tani ia kërkon ChatGPT-së.

    Nga brainstorming te “partneriteti i heshtur”

    Nëse ke një ide për art, për karrierë, për diçka që s’e ke guxuar më parë, ChatGPT nuk të thotë “jo”. Ai nuk të sheh me dyshim, nuk të bën pyetje të bezdisshme si “a ja vlen vërtet?”. Përkundrazi, të shtyn. Të ndihmon ta shohësh ndryshe, ta zbërthesh, ta ndërtosh pjesë-pjesë, derisa ideja të bëhet plan. Dhe pastaj, ai plan që ndoshta s’e ke ndarë me askënd, fillon të duket i mundshëm.

    Në njëfarë mënyre, është çlirues. Sepse s’ka nevojë për aprovim, s’ka frikë nga kritika. Por, është edhe pak e frikshme: një mjet që të njeh aq mirë, sa të lexon mendimet që s’i ke formuluar ende.

    Të mendosh me ndihmën e dikujt që s’mendon

    ChatGPT s’të jep thjesht informacione; të mëson si të mendosh më qartë. Të kujton që çdo ide ka faza dhe çdo fazë kërkon strukturë. Ai të ndihmon të ndash prioritetet, të vlerësosh rreziqet, të planifikosh kohën. Dhe, në një botë ku gjithçka na shpërqendron, kjo është një lloj qetësie që s’e gjen shpesh.

    Nuk është rastësi që shumë njerëz sot e përdorin si “bashkëautor” për projektet e tyre. Disa i kërkojnë ndihmë për biznes, të tjerë për art, të tjerë për organizimin e ditës. Çfarëdo qoftë, në fund ndihesh sikur ke dikë që të kupton pa pasur nevojë të shpjegosh shumë.

    Por… a është ende “projekti yt”?

    Këtu fillon dilema. Kur një ide zhvillohet me ndihmën e ChatGPT-së, sa prej saj është e jotja dhe sa është e tij? Në fillim, duket si bashkëpunim. Por pastaj e kupton që ndonjëherë po ecën në udhën që të sugjeron ai, pa pyetur nëse është rruga që ti doje vërtet.

    Kjo nuk e bën të keq, përkundrazi, është një ndihmë e jashtëzakonshme por të kujton se kreativiteti duhet të mbetet njerëzor. Sepse magjia e një projekti nuk është vetëm tek perfeksioni, por tek rrëmuja, pasiguria, përpjekja, ajo pjesë njerëzore që ChatGPT ende s’e ka.

    Në fund të ditës…

    Nëse e përdor me masë, ChatGPT mund të bëhet miku yt më i mirë në planifikim. Ai s’të gjykon, s’të lodh, dhe s’të thotë kurrë “më vonë”. Por gjithmonë kujto: është thjesht një mjet një pasqyrë e ideve që ti i jep. Ai të ndihmon t’i formësosh, por fryma, emocioni dhe guximi për t’i bërë realitet mbeten vetëm të tuat.

    Në fund të fundit, projektet më të bukura lindin kur bashkëpunon me veten, jo kur e zëvendëson atë.

  • “Kur e don, nuk e rreh o magar”, Xhuli i reagon ashpër Feros pasi foli për Arbenitën

    “Kur e don, nuk e rreh o magar”, Xhuli i reagon ashpër Feros pasi foli për Arbenitën

    Juliana Nura reagim i ashpër ndaj Feros pas deklaratës për Arbenitën: “Kur e don dikë, nuk e rraf atë!”

    Pas intervistës së reperit Fero në podcastin e Arbanës Osmanit, rrjeti është ndezur me reagime të shumta për shkak të deklaratave të tij lidhur me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli.

    Fero, ndër të tjera, mohoi kategorikisht akuzat për dhunë ndaj saj, duke u shprehur:

    “Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin.”

    Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, e cila nuk e ka përmbajtur indinjatën e saj. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shpërthyer në reagim të drejtpërdrejtë:

    “Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar, e krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan/femrën tuaj.”

    Reagimi i Julianës është bërë viral brenda pak orësh në rrjete sociale, ku shumë ndjekës kanë ndarë mendime të ndryshme rreth deklaratave të Feros dhe qëndrimit të saj.

     

  • Jeta është e shkurtër: 5 rregullat për të jetuar çdo ditë

    Jeta është e shkurtër: 5 rregullat për të jetuar çdo ditë

    5 rregulla të thjeshta për ta bërë çdo ditë më të mirë

    Jeta është e shkurtër, por mjafton të bëjmë gjëra të vogla për të marrë më të mirën prej saj. Duke ndryshuar disa zakone të përditshme, mund të sjellim ndryshime të mëdha në mënyrën si ndjehemi jo vetëm për veten, por edhe për njerëzit që na rrethojnë.

    Ja pesë rregulla të thjeshta që mund t’i ndihmojnë të gjithë për ta jetuar çdo ditë me më shumë qetësi, dashuri dhe energji pozitive:

    1. Dashuro më shumë
      Dashuria është ilaç për zemrën dhe shpirtin. Studimet tregojnë se ndjenjat pozitive ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut, përmirësojnë gjumin dhe zvogëlojnë simptomat e ankthit e depresionit. Dashuria, në çdo formë të saj qoftë për njerëzit, jetën apo vetveten është çelësi i mirëqenies emocionale.
    2. Mëso të lëshosh
      Mbajtja e mërisë është si të mbash një barrë që rëndon vetëm ty. Falja nuk do të thotë të harrosh, por të çlirohesh nga pesha emocionale që të mban pas. Kur lëshon të shkuarën, fiton paqe me të tashmen.
    3. Gjej qetësinë tënde
      Në një botë plot zhurmë e nxitim, pak minuta heshtje mund të bëjnë mrekulli. Largohu për pak nga telefonat, rrjetet sociale dhe stresi i ditës. Mbyll sytë, merr frymë thellë dhe dëgjo veten. Qetësia është forma më e mirë e rigjenerimit.
    4. Buzëqesh shpesh
      Një buzëqeshje e sinqertë ndikon më shumë sesa mendojmë. Ajo përmirëson humorin, rrit ndjenjën e lumturisë dhe ndikon pozitivisht në shëndetin mendor. Buzëqeshja është mënyra më e thjeshtë për të ndarë dashuri pa fjalë.
    5. Angazhohu me njerëzit që do
      Në fund të ditës, lidhjet njerëzore janë ajo që ka më shumë vlerë. Merr kohë për miqtë, familjen apo edhe për një bisedë të shkurtër me dikë. Një moment i ndarë me dashuri ka më shumë peshë se çdo sukses material.
  • A duhet të përfshihen edukata fetare dhe edukata seksuale në kurrikulën shkollore?

    A duhet të përfshihen edukata fetare dhe edukata seksuale në kurrikulën shkollore?

    Përgatiti Erjona Xhakolli

    Çështja e përfshirjes së edukatës seksuale dhe edukatës fetare në sistemin arsimor nuk është vetëm një debat lokal, por një temë me jehonë ndërkombëtare. Në vende të ndryshme të botës, kjo temë shihet nga kënde të ndryshme, varësisht nga kultura, traditat dhe niveli i zhvillimit shoqëror.

    Për këtë temë foli edhe hoxhë Ensar Sinani në emisionin “LIBERO” i cili tha se: “…lënda fetare është e rëndësishme në sensin e mësimit, sidomos e brezit tonë të ri qe po rritet me rrjetet sociale dhe po mendon që të gjithë njerëzit duhet të jetojnë me të gjitha resurset e botës, që të gjithë duhet të jemi milionerë, të gjithë duhet të jemi influencerë, që nuk mbajnë përgjegjësi për askënd, qe duhet t’i shkelim të gjithë në rrugëtimin tonë…”, deklaroi Sinani.

    Ndërsa për sa i takon edukatës seksuale Sinani tha se edukata seksuale ka ndryshuar kontekst, sipas tij në traditën islame edukata seksuale gjithmonë ka ekzistuar. Ndër tjerash, ai tha se “…edukata seksuale pa moral është e mangët, po ashtu siç është e mangët edhe edukata fetare pa dije…”

    Vlen ta potencojmë se sipas një artikulli të publikuar në UNESCO vendet e Evropës Veriore përfshirë Holandën, Suedinë dhe Finlandën e kanë bërë edukatën seksuale pjesë të detyrueshme të mësimit që në shkollën fillore. Qëllimi është t’u mësohet të rinjve respekti për trupin, marrëdhëniet e shëndetshme dhe barazinë gjinore, duke ulur abuzimet dhe shtatzënitë e hershme.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ensar Sinanit, klikoni në linkun e mëposhtëm: