ATV

Blog

  • Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

    Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

        

    Pas deklaratës së gjatë dhe të ndjerë të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova. Leo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë përmes një InstaStory, ku shkruante vetëm një fjalë: “OK”. Ky reagim minimal ka ngjallur menjëherë interpretime të ndryshme nga ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, Lela kishte ndarë më herët përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj të historisë së saj. Ajo ka theksuar se ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime: “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”

    Mesazhi i saj theksonte edhe një qasje të fortë dhe të pavarur: “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë.” Përveç kësaj, ndjekësit vunë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që u interpretuar si shenjë e hapi të parë drejt ndarjes. Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte ndarë një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”

    Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet e hapur dhe vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku, ndërsa fansat presin zhvillime të mëtejshme mbi marrëdhënien e tyre.

  • Altin Aliu shpallet”Ylli i Javës”për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë

    Altin Aliu shpallet”Ylli i Javës”për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë

    Sulmuesi anësor i Malishevës Altin Aliu, është shpallur ylli i javës për xhiron e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Aliu ishte ndër më meritorët në fitoren e Malishevës ndaj Prishtinës së Re,ku arriti të shënoj të dy golat e fitores.

    Përndryshe Aliu u shpreh mjaft i lumtur pas fitimit të këtij çmimi,duke përmendur se synimi i tij me Malishevën është kualfikimi në garat evropiane.

    “Objektivi i klubit tonë është dalja në Evropë.Kemi pasur një lodhje dhe jemi duke e rimarrë formën tonë.Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë gjatë lojës. Është ndjenjë e mirë të shpallesh lojtari më i mirë i javës dhe shpresoj që të shpërblehem më shpesh me këtë çmim”

    Kujtojmë që Malisheva ka 13 pikë pas 10 xhirove në Albi Mall Superligë,duke u pozicionuar në pozitën e 6-të në renditjen tabelare.

  • Harilaqi, fshati i Fushë – Kosovës me traditë e mikpritje bujare

    Harilaqi, fshati i Fushë – Kosovës me traditë e mikpritje bujare

    I vendosur në komunën e Fushë-Kosovës, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, ndodhet Harilaqi – fshati i historisë së lashtë, trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore.

    Mbi të ngrihet Kalaja e Harilaqit, dëshmitare e kohërave, prej nga shtrihet pamja e mrekullueshme e rrafshit të Kosovës.

    Banorët e Harilaqit njihen për mikpritjen, punën e palodhshme, historinë e pasur dhe lidhjen e thellë me tokën e tyre.

    Shkolla Fillore në Harilaq ndodhet në zemër të fshatit, ku nxënësit, përveç mësimit të rregullt, angazhohen edhe në aktivitete të ndryshme që e pasurojnë përvojën e tyre arsimore.

    Pozita e favorshme gjeografike e fshatit Harilaq është një nga pikat e tij më të forta.

    Ajo u ofron vizitorëve mundësi të shumta për të zhvilluar aktivitete në natyrë, si ecje, eksplorim të trashëgimisë kulturore dhe shijim të peizazheve të bukura që e rrethojnë.

    Reportazhin e plot mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

     

  • ​Çmimi i arit arrin një nivel tjetër rekord

    ​Çmimi i arit arrin një nivel tjetër rekord

    Çmimi i arit u rrit me 1.49 për qind të hënën, duke arritur një nivel historik prej 3,819.8 dollarësh që nga ora 07:00 GMT.

    Çmimi i arit luhati midis 2,536.91 dhe 3,819.8 dollarësh gjatë 12 muajve të fundit; ai u rrit me 41.5% gjatë së njëjtës periudhë.

    Çmimet e arit vazhduan trendin e tyre rritës, të udhëhequra nga rreziku gjeopolitik, shqetësimet mbi ekonominë globale, kërkesa e bankave qendrore për ar dhe cikli i uljes së normës së interesit nga Rezerva Federale, shkruan AA.

    Pas këmbënguljes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Rezerva Federale uli normën e saj të politikës me 25 pikë bazë javën e kaluar.

    Për takimet e Rezervës Federale në tetor dhe dhjetor, tregjet presin ulje të reja të normës së interesit.

  • Electronic Arts (EA), një nga kompanitë më të mëdha të lojërave në botë, ka pranuar të shitet për 55 miliardë dollarë

    Electronic Arts (EA), një nga kompanitë më të mëdha të lojërave në botë, ka pranuar të shitet për 55 miliardë dollarë

    Electronic Arts (EA), një nga kompanitë më të mëdha të lojërave në botë, ka pranuar të shitet për 55 miliardë dollarë.

    Blerësit janë një konsorcium që përfshin Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Silver Lake dhe Affinity Partners të Jared Kushner.

    Marrëveshja konsiderohet si blerja më e madhe me hua në histori, ku një pjesë e madhe e shumës financohet me kredi.

    Ky transaksion do ta bëjë EA kompani private, duke hequr aksionet e saj nga bursa.

    Çmimi i blerjes është 25% më i lartë se vlera e tregut, duke e vlerësuar aksionin në 210 dollarë.

    Drejtuesi Andrew Wilson, që do të vazhdojë në post, e cilësoi marrëveshjen si “një njohje e fuqishme e punës sonë”.

    Ekspertët e industrisë paralajmërojnë se borxhi prej 20 miliardë dollarësh mund të kufizojë investimet në lojëra të reja.

    Gjithashtu, ka shqetësime se presioni për fitime mund të çojë në shkurtime të tjera brenda kompanisë.

  • Ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për balotazh

    Ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për balotazh

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

    Kjo periudhë e votimit, e cila zgjat nga 27 tetori deri më 8 nëntor 2025, vlen vetëm për 29,712 shtetas të Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik – 29 gusht 2025).

    Këta votues i takojnë komunave që, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49).

    KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë.

    Në përputhje me Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ ka përgatitur dhe dërguar pakot me fletëvotime për secilin votues të regjistruar. Çdo zarf përmban fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë, udhëzuesin me informacione për plotësimin e fletëvotimit dhe procesin e votimit me postë, si dhe zarfin kthyes me shirit mbyllës.

    Votuesit duhet që pakon me fletëvotim ta dërgojnë në njërën nga kutitë postare të KQZ-së. Në shumicën e rasteve, adresa e kutisë postare është shënuar paraprakisht nga KQZ, ndërsa në rastet kur mungon, votuesi duhet ta plotësojë vetë me adresën e kutisë postare përkatëse.

    Procesi i dërgimit të pakove ka filluar në disa shtete, dhe shërbimet postare do t’i dorëzojnë ato tek votuesit në adresat e tyre të regjistruara.

    Kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

  • Thethi, perla e Alpeve Shqiptare që tërheq amerikanët!

    Thethi, perla e Alpeve Shqiptare që tërheq amerikanët!

    Perla e bukur e Alpeve Shqiptare, fshati Theth, ka tërhequr vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe së fundmi është promovuar nga Travel And Tour World USA, një nga portalet kryesore amerikane për udhëtime dhe turizëm. Në një artikull, Thethi përshkruhet si një destinacion ‘all-season’, që kombinon peizazhe spektakolare alpine, trashëgimi historike dhe mundësi të shumta rekreative.

    Portali amerikan thekson se Thethi, i vendosur 70 kilometra në veriperëndim të Shkodrës, është veçanërisht atraktiv gjatë vjeshtës, kur rrugicat e ngushta dhe vendet panoramike mbushen me vizitorë që dëshirojnë të eksplorojnë kodrat e gjelbëruara, sitet historike dhe atmosferën unike alpine.

    Atraksionet kryesore

    Midis vendeve më të njohura, sipas Travel And Tour World USA, janë Syri i Kaltër, një burim me ujë të kristaltë të rrethuar nga gjelbërimi dhe Ujëvara e Grunasit, ku uji bie nga shkëmbinjtë në një pellg të pastër. Për adhuruesit e aventurës, rruga Theth-Valbonë konsiderohet një nga shtegjet më spektakolare për shëtitje në Alpet Shqiptare, duke ofruar pamje dramatike mbi male dhe livadhe alpine.

    Vizitorët mund të eksplorojnë gjithashtu Kanionin e Grunasit dhe Shpellën e Arapit, që shtojnë një dimension magjik për vizituesit që kërkojnë përvoja natyrore dhe aventurë.

    Trashëgimia kulturore dhe historike

    Artikulli amerikan vë në pah edhe aspektin kulturor: Kisha e Thethit, sheshi përreth saj dhe arkitektura tradicionale e fshatit reflektojnë një ndërthurje të natyrës dhe civilizimit, duke e bërë Thethin një destinacion të veçantë jo vetëm për peizazhet, por edhe për trashëgiminë kulturore.

    Turizmi aventurier dhe i qëndrueshëm

    Thethi ofron mundësi për shëtitje, çiklizëm malor e vëzhgim të shpendëve, si dhe njihet si shembull kryesor i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Masat për mbrojtjen e peizazhit natyror kanë ndihmuar që destinacioni të ruajë integritetin ekologjik e vizual, duke tërhequr turistë që kërkojnë përvoja autentike dhe miqësore me natyrën.

    Si të arrini dhe stinët më të mira për vizitë

    Shumica e vizitorëve udhëtojnë nga Shkodra, me autobus, makinë ose transfer të organizuar, duke përshkuar rrugë malore që ofrojnë pamje panoramike të maleve dhe luginave. Sezoni më i favorshëm është nga fundi i prillit deri në fillim të tetorit, ndërsa vjeshta e vonë sjell ngjyrat e artë dhe të kuqe të fshatit dhe peizazheve përreth

  • Filmi i ri i Leonardo DiCaprios thyen rekordin 23-vjeçar

    Filmi i ri i Leonardo DiCaprios thyen rekordin 23-vjeçar

    Kur më herët këtë vit u publikua traileri i parë i trilerit “One Battle After Another”, publiku nuk dinte çfarë të priste. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e parë mes regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson dhe yllit të Hollywood-it Leonardo DiCaprio, ndërsa studioja Warner Bros mbajti të fshehta detajet e ngjarjes. Projekti i fundit i DiCaprios ishte filmi i lavdëruar Killers of the Flower Moon nën regjinë e Martin Scorsese, ndërsa Anderson u duartrokit për suksesin e filmit Licorice Pizza.

    Edhe pse filmi “One Battle After Another” sapo ka mbërritur në kinema, kritikat e para kanë qenë njëzëri pozitive, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme. “Politikisht i fortë, plot humor të zi dhe të shtëna që të shurdhojnë, ky film nuk i ngjan asgjëje që Paul Thomas Anderson ka realizuar më parë,” shkruan Chris Evangelista nga SlashFilm, duke e shpallur atë filmin më të mirë të vitit. Edhe kritikët e tjerë ndajnë të njëjtin mendim, duke bërë që filmi në këtë moment të mbajë një vlerësim prej 98% në Rotten Tomatoes, të bazuar në 161 recensione.

    Ky rezultat e kthen “One Battle After Another” në filmin më të vlerësuar të karrierës së gjatë dhe të lavdishme të DiCaprios. Me këtë arritje, ai thyen rekordin që për 23 vjet mbahej nga filmi i vitit 2002 me Steven Spielberg, Catch Me If You Can, i cili kishte 96%. Megjithëse vlerësimi përfundimtar mund të ndryshojë, ky rekord pritet të mbetet për një kohë të gjatë. Vlen të përmendet se dokumentari We Are Guardians, ku DiCaprio ishte producent ekzekutiv, ka 100% në Rotten Tomatoes, por pasi ai nuk ka aktruar aty, nuk llogaritet në këtë kategori. Ndër filmat e tjerë të vlerësuar lart të tij janë Killers of the Flower Moon (93%) dhe fituesi i Oscarit The Departed (91%).

    Historia e filmit “One Battle After Another” është e bazuar në romanin Vineland të shkrimtarit Thomas Pynchon, i cili ndjek revolucionarë të zhgënjyer që kanë humbur shpirtin luftarak. “Kur armiku rikthehet pas 16 vitesh mungesë, një grup ish-revolucionarësh ribashkohen për të shpëtuar vajzën e njërit prej tyre,” thuhet në përmbledhjen zyrtare. Përveç DiCaprios, në film marrin pjesë edhe Sean Penn, Benicio del Toro, Regina Hall, Teyana Taylor dhe debutuesja Chase Infiniti.

  • Në Kosovë gjatë këtij viti 1.640 raste të reja me kancer

    Në Kosovë gjatë këtij viti 1.640 raste të reja me kancer

    Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë.

    Në nëntëmujorin e këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja të kancerit, kryesisht kancer i gjirit dhe mushkërive.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.

    “Gjatë nëntë mujorit të këtij viti, në regjistrin klinik të Klinikes së Onkologjisë janë regjistruar rreth 1.640 raste të reja me kancer, numër pothuajse i njëjtë me vitin 2024. Dominimi vërehet te kanceri i gjirit tek femrat dhe ai i mushkërive dhe kolorektali tek meshkujt”, u shpreh Kurtishi.

    Ai tregon se mosha më e prekur është ajo ndërmjet 50-60 vjeç.

    “Grupmoshat më të prekura janë ato 50–60 vjeç, edhe pse ka tendencë të rritjes së rasteve të reja të grupmoshat nga 40-50 vjeç si të femrat edhe tek meshkujt”, potencoi Kurtishi.

    “Për nëntëmujorin e këtij viti një referim ka qenë për trajtim jashtë vendit”, ka thënë drejtori i Klinikës së Onkologjisë.

    Ai gjithashtu ka thënë se klinika që ai udhëheqë ka furnizim të barnave me kapacitet prej 80%.

    “Klinika e Onkologjisë ka një furnizim prej gati 83%, përjashtuar barnat pa autorizim marketingu dhe disa produkte që janë në procedurë prokurimi, si dhe disa të tjera për të cilat nuk ka pasur ofertues, sipas njoftimit nga SHSKUK”, ka thënë Kurtishi.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se lajm pozitiv është përfshirja e disa barnave te reja për trajtimin e disa sëmundjeve.

    “Risi është muaj është furnizimi i Klinikës me barnat për trajtimin e melanomës malinje të avancuar, konkretisht me barnat BRAF-inhibitorë, si pjesë e listës esenciale të barnave (LBE). Klinika është fornizuar edhe barnat CD4-inhibitorë, për trajtimin e formave të avancuara dhe metastatike të kancerit të gjirit ER+, PGR+, HER2neu-negativ”, njoftoi Kurtishi.

  • Genta Ismajli tregon si e njohu burrin e saj dhe dashurinë në shikim të parë

    Genta Ismajli tregon si e njohu burrin e saj dhe dashurinë në shikim të parë

    Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Genta Ismajli ka qenë e ftuar në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” të RTV21 ka treguar detajet se si e ka njohur bashkëshortin e saj, Huseyin Usta.

    Për takimin e parë me bashkëshortin, Genta tha se ai ia ka ndryshuar jetën.

    “Momentin kur e kam taku, burrin tem, Ustan mu ka ndryshu jeta mrenda natës.

    Tutje në këtë intervistë, ajo tregoi edhe detaje të cilat i kanë lënë përshtypje tek bashkëshorti i saj gjatë takimit të parë.