ATV

Blog

  • “Dark Tourism” – Pushimet që sfidojnë emocionet dhe historinë

    “Dark Tourism” – Pushimet që sfidojnë emocionet dhe historinë

    Kur mendojmë për pushime, mendja shkon tek plazhet me diell, rezortet luksoze apo aventurat e zakonshme turistike. Por një trend që po rritet çdo vit është “dark tourism”, turizmi i vendeve tragjike dhe të mistershme. Ky lloj turizmi nuk është thjesht kuriozitet; ai ofron eksperienca emocionale dhe reflektive që shumë vizitorë e konsiderojnë më të vlefshëm se pushimet tradicionale.

    Termi “dark tourism” përshkruan vizitat në vende ku kanë ndodhur tragjedi ose ku njerëzit kanë vuajtur. Nga kampet e përqendrimit në Poloni, deri te qytetet e braktisura pas katastrofave si Chernobyl, burgjet e vjetra apo monumentet historike tragjike, këto janë destinacione që tregojnë histori të forta dhe lënë gjurmë tek vizitorët. Për shumicën, vizita nuk është thjesht spektakolare, por një mënyrë për të kuptuar historinë dhe për të reflektuar mbi jetën.

    Shumë vizitorë e zgjedhin dark tourism mbi pushimet klasike për arsye të ndryshme. Një prej tyre është eksperienca emocionale e thellë: vendet tragjike provokojnë ndjenja të forta dhe empati, duke krijuar një lidhje të veçantë me ngjarjet dhe njerëzit që i kanë përjetuar. Gjithashtu, dark tourism ofron një ndjesi kuptimi dhe edukimi, sepse vizitorët mësojnë për ngjarje që nuk mund t’i kuptojnë vetëm nga librat apo dokumentarët. Për më tepër, shumë njerëz kërkojnë përvojë dhe emocione që nuk mund t’i kapë një pushim tradicional, një ndjesi guximi, një aventurë, një histori që lë gjurmë.

    Ky trend po rritet edhe për shkak të medias dhe dokumentarëve që ngjallin kureshtje për histori tragjike, si dhe për faktin që turizmi kulturor po ndryshon: njerëzit kërkojnë përvojë dhe reflektim, jo thjesht relaksim. Për shumë vizitorë, dark tourism nuk është thjesht një udhëtim; është një eksperiencë që ndryshon perceptimin për jetën dhe historinë.

    Ndërsa pushimet klasike japin zbavitje dhe relaksim, dark tourism ofron një rrugëtim emocional dhe reflektues, duke sfiduar vizitorin dhe duke i dhënë një kuptim më të thellë historisë. Sepse ndonjëherë, mësimi dhe përvoja emocionale kanë më shumë vlerë se dielli dhe deti.

  • Normaliteti është marrëveshje kolektive, jo e vërtetë absolute

    Normaliteti është marrëveshje kolektive, jo e vërtetë absolute

    Në një botë ku çdo ditë ndryshon mënyra si jetojmë, punojmë dhe mendojmë, pyetja që lind shpesh është: çfarë do të thotë të jesh “normal”?

    Pothuajse çdo gjë që konsiderohet “normale” sot, nga mënyra si vishemi, flasim, dashurojmë apo punojmë: është produkt i një marrëveshjeje të heshtur shoqërore.
    Por kush e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe pse ndjehemi të detyruar ta ndjekim?

    Çfarë është “normalja”, në fakt?

    Psikologët e përkufizojnë “normalitetin” si modelin e sjelljes që përputhet me shumicën. Por shumica ndryshon në varësi të kulturës, kohës dhe kontekstit.
    Diçka që në një vend shihet si e natyrshme, në një tjetër konsiderohet e pazakontë.
    Në shekullin e kaluar, të kesh tatuazh ishte “e papranueshme” sot është pjesë e identitetit.
    Një grua që jeton vetëm dikur shihej si “e dështuar”, ndërsa sot shihet si e pavarur.

    Pra, normalja s’është e qëndrueshme. Ajo përcaktohet nga rregullat e përkohshme të shumicës.

    Pse ndjekim verbërisht “normën”?

    Studimet në psikologjinë sociale tregojnë se njerëzit kanë një nevojë të lindur për përkatësi. Kur devijon nga norma, truri e përjeton si kërcënim ndaj sigurisë emocionale.
    Kjo është arsyeja pse shumë njerëz zgjedhin rrugë që nuk i duan karriera të “stabilitetit”, marrëdhënie që “duken mirë”, e madje edhe qëndrime që s’i besojnë plotësisht, vetëm për të mos dalë nga rreshti.

    Në thelb, normaliteti funksionon si mekanizëm kontrolli shoqëror. Na mban të rregullt, të parashikueshëm dhe të pranueshëm.Por njëkohësisht, nganjëherë na privon nga origjinaliteti, nga guximi për të menduar ndryshe, për të gabuar ndryshe, për të jetuar ndryshe.

    Kur “normalja” bëhet pengesë

    Në psikologjinë moderne flitet gjithnjë e më shumë për “stresin e përshtatjes” gjendja që ndodh kur përpiqesh të jetosh sipas pritjeve të të tjerëve, jo sipas vetes. Njerëzit që përpiqen të jenë “të zakonshëm” shpesh ndihen të zbrazët, të padukshëm, të papërmbushur. Kjo tregon se ndonjëherë, ajo që quajmë normale është thjesht më e rehatshme, jo më e vërteta.

    Normaliteti nuk është e vërteta – është kompromis

    Nëse e shohim më thellë, çdo epokë ka “normalitetin” e vet. Në të ardhmen, ndoshta mënyra si jetojmë sot do t’u duket qesharake brezave që vijnë.Kjo do të thotë se normalja është marrëveshje e përkohshme, që ndryshon me rrethanat. E vërteta, ndërkohë, mbetet personale:është ndjesi, përjetim, zgjedhje e lirë.

    Dhe në fund…

    Ndoshta nuk kemi nevojë të jemi “normalë”, por njerëzorë në mënyrën tonë. Sepse përderisa normaliteti vjen nga shumica, autenticiteti vjen nga brenda.Dhe në një botë që përpiqet të na bëjë njësoj, ndoshta akti më i guximshëm është të jesh ndryshe, me vetëdije.

  • LA Lakers fiton ndaj Sacramento Kings-Austin Reaves shënon 51 pikë

    LA Lakers fiton ndaj Sacramento Kings-Austin Reaves shënon 51 pikë

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore ndaj Sacramento Kings,duke e mundur me rezultat 127:120.

    Austin Reaves ishte njëri ndër basketbollistët që kanë shkëlqyer në këtë ndeshje,duke regjstruar statistika fantastike ndaj mbretërëve të Sacramentos.

    Ylli i Lakers ka arritur të shënoj rreth 51 pikë,11 kërcime e 9 asistime,dhe vetëm ishte një hap larg arritjes së “triple-double”në këtë ndeshje,dhe me këto shifra Reaves u bë lojtari i katërt që arriti të shënoj 50 pikë 11 kërcime dhe 9 asistime në një ndeshje të NBA-së në 40 vitet e fundit.

    Ndërkohë tek Sacramento Kings basketbollisti më i mirë ishte Zach Lavine me 32 pikë,teksa Demar Derozan arriti të realizoj 21 pikë ,6 kërcime e 3 asistime,kurse ylli gjerman Dennis Schroder shënoi 18 pikë e 12 asistime kundër ish-ekipit të tij.

  • Remzie Osmani ndan pamje nga pushimet në Egjipt

    Remzie Osmani ndan pamje nga pushimet në Egjipt

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzia Osmani ka nisur pushimet në Egjipt.

    Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë pamje të ndryshme me ndjekësit e saj.

    Edhe së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory, në njërën prej të cilave shihet pranë bashkëshortit të saj

  • Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë

    Dieta gjermane: Humbni deri në 9 kg për 2 javë

    Dieta gjermane dyjavore është një nga regjimet më të përfolura për humbje peshe, e përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Ajo premton humbjen e deri në 8–9 kilogramë në vetëm dy javë, duke funksionuar mbi parimin e marrjes së pak kalorive (1.000–1.200 në ditë) dhe përmirësimit të metabolizmit.

    Si funksionon dieta gjermane?

    • Tri ditët e para janë më të rreptat dhe sjellin humbjen më të madhe në peshë.
    • Kaloritë ditore: 1.000–1.200, duke siguruar deficit të dukshëm kalorik.
    • Kujdesi kryesor: ndjekja rigoroze e menusë pa shtuar apo hequr ushqime.
    • Rekomandohet për persona me obezitet të mesëm ose të lartë.
    • Efekti afatgjatë: përmirëson metabolizmin dhe ndihmon që pesha e humbur të mos rikthehet lehtësisht.

    Shembull i menusë javore

    • Dita 1: mëngjes kafe pa sheqer, drekë dy vezë + spinaq, darkë biftek + sallatë + fruta.
    • Dita 2: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë biftek + sallatë, darkë fileto pule.
    • Dita 3: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë vezë + domate, darkë fileto pule + sallatë.
    • Dita 4: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë vezë + djathë + karota, darkë kos + fruta.
    • Dita 5: mëngjes sallatë karrota + limon, drekë peshk + domate, darkë biftek + sallatë.
    • Dita 6: mëngjes kafe + bukë e thekur, drekë gjysmë pule, darkë vezë + karota.
    • Dita 7: mëngjes çaj me limon, drekë biftek + sallatë, darkë sipas zgjedhjes nga ditët e tjera.

    Ky cikël përsëritet edhe për javën e dytë. Pas përfundimit, rekomandohet rikthimi gradual në ushqime të larmishme, por të pasura me fruta dhe perime.

    Kujdes

    • Dieta është shumë e kufizuar në kalori, ndaj nuk rekomandohet për periudha të gjata.
    • Duhet ndjekur vetëm pas konsultimit me një mjek ose dietolog, sidomos për persona me probleme shëndetësore.
    • Nuk është e përshtatshme për fëmijë, adoleshentë ose gra shtatzëna.
  • Juventus shkarkon Igor Tudor nga posti i trajnerit

    Juventus shkarkon Igor Tudor nga posti i trajnerit

    Igor Tudor më nuk është trajner i gjigantit italian Juventus.

    Sipas gazetarit Fabrizio Romano drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendsur ta shkarkojnë kroatin nga stoli,dhe kjo vie pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit ku Juve pësoi 1:0 nga Lazio në xhiron e kaluar të Serie A.

    Përndryshe Juventus në 8 ndeshjet e fundit nuk di për fitore,duke përfshirë këtu 5 fitore e 3 barazime,dhe kjo ka shkaktuar majft zemërim tek tifozët bianconerë dhe tani Juve do të synoj që të gjej një trajner të ri për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

    Kujtojmë që Juventus është në pozitën e 8-të në Serie A me 12 pikë,6 më pak se lideri aktual Napoli kurse xhiron e rradhës do ta luaj kundër Udineses

  • Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

    Luana Vjollca lë pas ekranin, nis aktrimin, debutimi i moderatores në krah të Nik Xhelilajt

    Luana Vjollca, për shumë vite nuk i është ndarë ekranit. Ka provuar të bëjë shumë formate të ndryshme, duke konfirmuar që mbetet ndër moderatoret më të mira në vendin tonë, por mesa duket, ky vit ka qenë tërësisht ndryshe për të.

    Moderatoren këtë sezon të ri televiziv e ka gjetur veten pa një format, ndonëse ka pasur disa kërkesa dhe krijime të sajat.

    Por kjo nuk do të thotë aspak kohë pushimi për prezantuesen. Burime bëjnë me dije se tashmë ajo është duke provuar veten në një tjetër sektor, atë të aktrimit.

    Aktualisht, Luana është bashkuar me aktorët për një rol protagonist. Këtë herë, ajo do të jetë përballë aktorit Nik Xhelilaj, në një komedi-aksion që do ta sjellë për herë të parë në rolin e aktores.

    Xhirimet kanë nisur, ndonëse lajmi për pjesëmarrjen e Luanës është duke u mbajtur tejet diskret për të surprizuar fansat.

    E teksa të shumtë ishin ata që prisnin që rikthimi i saj në muzikë të ishte më intensiv këtë periudhë, Luana vendosi që të përqendrohej tek biznesi.

    Por natyrisht që nuk kanë sesi të mungojnë pyetjet për të, shpesh edhe në llogarinë e saj, për një rikthim në ekran.

    Por duket se edhe këtë herë, prezantuesja e dashur nuk do të ketë mundësinë të moderojë formatin e krijuar prej saj.

    Sakaq, Luana ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për të prezantuar Festivalin e Këngës në RTSH, një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në vend.

    Platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga drejtoria e përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.

    Ndërkohë, autorja e njohur Zefina Hasani, e cila ka qenë pjesë e festivaleve të mëparshme, është kontaktuar sërish për të marrë rolin e autores së këtij edicioni.

    Megjithatë, mësohet se Hasani ka refuzuar propozimin për shkak të angazhimeve të tjera profesionale

    Në vend të saj, burime të afërta me RTSH bëjnë me dije se drejt këtij pozicioni është gazetari dhe moderatori Ervin Kurti, i cili pritet të marrë përsipër detyrën si autor i festivalit, nëse marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim. Por ende është i paqartë nëse Luana do të jetë mikpritësja e Festivalit të RTSH, duke qenë se një platformë ka dorëzuar edhe Arbana Osmani, për të qenë për herë të dytë pjesë e këtij formati. E teksa fati i Luanës në televizion është ende i paqartë, ajo ka vijuar me biznesin, duke planifikuar që të zgjerohet në biznes, si një prioritet të sajin. Teksa oferta të ndryshme vijnë për projekte në ekran, prezantuesja duket më e tërhequr, duke pritur të sjellë në ekran një krijim të sajin, ose t’u thotë disa ‘jo’ kërkesave për projekte të gatshme.

  • Loredana i reagon Jozit pasi i tha “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”

    Loredana i reagon Jozit pasi i tha “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen”

    Kur bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën, syrit të ndjekësve ende nuk mund t’i shpëtojë asgjë!

    Kanë mjaftuar dy postime nga dyshja, që rrjetet sociale të ndezen sërish, se çfarë ‘po ndodh’ mes të dyve.

    Gjithçka nisi me një postim të Jozit në “Instagram Story”, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me një mbishkrim që menjëherë tërhoqi vëmendjen.

    “Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

    Ky mesazh, i interpretuar si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vjen dy ditë pasi Loredana deklaroi në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm që ka pasur këtë vit.

    Dhe përgjigjja e Loredanës nuk vonoi!

    Vetëm pak orë nga postimi i tij, Loredana publikoi një foto të re, dhe mbishkrimi në foto u pa si një përgjigje e qartë ndaj Jozit.

    “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

    Ky reagim i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht muaj më parë se është një vajzë jo fytyrë publike.

    Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, mirëpo pas përfundimit të spektaklit, të dy konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara nga njëri-tjetri.

    Megjithatë, fansat kanë vazhduar të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjete sociale, shpesh duke i lidhur postimet e tyre si “shenja” të fshehta komunikimi apo thumba reciproke.

    Në fund të gjithë kësaj, fansat kanë nisur të pyesin: A ishte vërtet mesazhi për Jozin, apo ndoshta për Don Xhonin?

    Për kë e ka Loredana, dyshimet vetëm sa janë shtuar! Ndërsa vetë ajo, ka zgjedhur të lërë gjithçka të hapur për interpretim.

  • Hati flet për ‘thonjtë hallall’, tregon edhe reagimin e vajzave kur e kanë parë pa shami

    Hati flet për ‘thonjtë hallall’, tregon edhe reagimin e vajzave kur e kanë parë pa shami

    Hatixhja, influencerja nga Shqipëria, e njohur si Hati ka folur për reagimet e mikeshave të saj, të cilat e kanë parë pa shami.

    Ajo u shpreh se ka marrë shumë komplimente, por sikurse edhe ajo vet, tha se edhe të tjerët mendojnë se duket më bukur me shami.

    “Kur kanë parë fotot e mia pa shami, të gjithë janë habitur, të gjitha vajzat me të cilat unë kam bashkëpunuar apo mikeshat e mia, jo këto që më kanë parë që të vogla, do të thotë që nuk më kanë njohur fare pa shami, më kanë thënë “je yll, je shumë e bukur, ama kjo shamia ty të bën të veçantë, kjo shami të bën kjo që je, ti e ke shaminë tënde, ty të jep nur” dhe unë e marrë për kompliment”.

    “Më kanë komplimentuar edhe kështu, edhe ashtu, por më shumë kështu dhe mua më pëlqen më shumë me shami, prandaj dhe kjo është zgjedhja ime”, tha ajo.

    Në intervistën me Grida Dumën, Hati foli edhe në lidhje me atë se çka nënkuptojnë “thonjtë hallall”.

    “Thonjtë që lejojnë kalimin, depërtimin e ujit. Pra, kur ne marrim abdes, që është një ritual që duhet para se të falesh, që të jesh e pastër, këta e bëjnë të mundur abdesin normalisht”, u shpreh Hati.

  • A ndihmon vërtet magnezi për të fjetur më mirë? Ja çfarë thonë studimet dhe mjekët

    A ndihmon vërtet magnezi për të fjetur më mirë? Ja çfarë thonë studimet dhe mjekët

    Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, magnezi është bërë një nga suplementet më të kërkuara në farmaci.

    Shumë e pinë para gjumit, me shpresën se do t’i ndihmojë të flenë më shpejt dhe më thellë. Por, a ka vërtet efekt ky mineral në gjumë apo është thjesht një “trend” që po përhapet në rrjete sociale?

    Pse magnezi është i rëndësishëm për trupin?

    Magnezi është një mineral thelbësor për më shumë se 300 procese në trupin tonë nga prodhimi i energjisë deri te funksionimi i muskujve, nervave dhe trurit. Ai ndihmon gjithashtu në rregullimin e hormoneve të stresit dhe në prodhimin e melatoninës, hormonit që kontrollon ciklin tonë të gjumit. Kur nivelet e magnezit bien, ndonjëherë ndjejmë lodhje, tension nervor dhe vështirësi për t’u çlodhur. Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë besojnë se një sasi e mjaftueshme e këtij minerali mund të ndihmojë trupin të qetësohet përpara gjumit.

    Çfarë thonë studimet?

    Disa kërkime shkencore kanë treguar se magnezi mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, sidomos te personat që kanë mungesë të këtij minerali. Një studim i botuar në Journal of Research in Medical Sciences zbuloi se njerëzit që morën magnez për tetë javë patën gjumë më të thellë dhe më pak zgjime gjatë natës. Megjithatë, mjekët theksojnë se efektet nuk janë të njëjta për të gjithë. Te njerëzit që kanë nivele normale të magnezit, shtesat mund të mos sjellin ndonjë ndryshim të madh. Prandaj, nëse nuk keni mungesë të dokumentuar, mbase nuk do të ndieni ndonjë përmirësim të menjëhershëm.

    Forma më të mira të magnezit për gjumë

    Jo të gjitha suplementet janë të barabarta. Ekspertët sugjerojnë se magnezi glicinat dhe magnezi citrat përthithen më mirë dhe janë më të buta për stomakun. Ndërsa format më të lira, si oksidi i magnezit, mund të kenë efekt më të fortë laksativ dhe të mos ndihmojnë aq shumë për gjumë.

    Si ta marrim natyrshëm nga ushqimi?

    Në vend që të vrapojmë menjëherë pas suplementëve, është mirë të fillojmë nga dieta. Ushqime të pasura me magnez janë arrat, farat, bananet, drithërat integrale, spinaqi dhe çokollata e zezë. Një darkë e lehtë me këto ushqime mund të ndihmojë trupin të qetësohet në mënyrë natyrale.