ATV

Blog

  • Osmani me vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

    Osmani me vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

    Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.

    Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që ka marrë nga princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe do të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

    “Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

  • Sara Gjordeni reagon pas aludimeve për një shtatzëni të dytë: “Jeni të paparë pz”

    Sara Gjordeni reagon pas aludimeve për një shtatzëni të dytë: “Jeni të paparë pz”

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, është përfshirë sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kanë filluar të aludojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

    Sara, e cila është nënë e vogëlushes Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi, ka reaguar menjëherë ndaj këtyre spekulimeve, duke mos e fshehur bezdinë e saj. Teksa zhvillonte një pyetësor me ndjekësit në Instagram, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “Mos je prapë shtatzënë?”.

    Pa shumë fjalë, Sara vendosi t’i japë fund aludimeve me një përgjigje të shkurtër dhe ironike: “Jeni të paparë pz”.

    Ky reagim i saj është marrë si një mënyrë për të mbyllur njëherë e mirë zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit, ndërsa njëkohësisht tregon lodhjen e saj nga ndërhyrjet e ndjekësve në jetën personale.

    Sara dhe Bardhi, të cilët u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

  • Njerëzit e qetë janë më të fortët se duken

    Njerëzit e qetë janë më të fortët se duken

    Në një botë ku gjithçka bërtet  rrjetet sociale, lajmet, ambiciet, egoja  njerëzit e qetë shpesh keqkuptohen. Duken të rezervuar, të heshtur, madje ndonjëherë edhe të ftohtë. Por në të vërtetë, ata janë më të fortët.

    Të qëndrosh i qetë kur të tjerët nxehen, kërkon vetëkontroll. Të mos reagosh ndaj çdo fjalie apo provokimi, kërkon maturi. Dhe të mësosh të largohesh në heshtje, pa zhurmë e pa mllef, kërkon forcë të vërtetë.

    Njerëzit e qetë nuk kanë nevojë të bindin askënd për vlerën e tyre. Ata e njohin veten, e dinë çfarë duan dhe nuk e humbin energjinë duke u krahasuar me të tjerët. Pikërisht për këtë, jeta e tyre është më e lehtë, më e balancuar dhe më e vërtetë.

    Mos e ngatërro heshtjen me dobësi  shpesh, në heshtje ndodhin betejat më të mëdha dhe fitorja më e madhe është qetësia që ruan brenda vetes.

  • Mbi 45 mijë vajza janë vaksinuar kundër virusit HPV, nga janari 2026 nis edhe te meshkujt

    Mbi 45 mijë vajza janë vaksinuar kundër virusit HPV, nga janari 2026 nis edhe te meshkujt

    Programi Kombëtar i Vaksinimit ka si qëllim të arrijë nivele të larta të mbulesës vaksinale, me vaksina të sigurta dhe efektive për të parandaluar sëmundjet infektive, në të gjithë vendin.

    Vaksina HPV është një prej tyre që mbron nga disa lloje të papilomavirusit njerëzor, një virus që mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës si dhe kancere të tjerë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se 45 mijë vajza të moshës 13–20 vjeç kanë marrë vaksinën kundër virusit HPV gjatë pesë viteve të fundit.

    Sipas MSHMS-së, 10 mijë prej tyre e kanë kryer këtë vaksinë vetëm në vitin 2025, një tregues i rëndësishëm i ndërgjegjësimit dhe kujdesit për shëndetin.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pohon në njoftim se nga janari 2026, në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit kundër virusit HPV do të përfshihen edhe djemtë e moshës 13 vjeç, një hap i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe mbrojtjen e shëndetit të të rinjve.

    Mjekja Rovena Daja, në cilësinë e përgjegjëses së fushatës së vaksinimit pranë ISHP-së bën me dije se njihen mbi 150 lloje të virusit të HPV-së, ku shumica prej tyre nuk janë të rrezikshëm.

    “Kemi viruset 6 dhe 12 që janë shkaktarët e lythave gjenitalë, si te meshkujt dhe te femrat. Viruset 16 dhe 18 janë ato që në 70% të rasteve japin kancer të qafës së mitrës te femrat. Por, HPV është më i rrezikshëm edhe te meshkujt, pasi ata janë bartës, transmetues, në pjesën më të madhe të rasteve edhe shkaktarë të kancerit gjenital te meshkujt dhe të faringsit”, tha Daja.

    Sipas Dajës, vaksina ndaj HPV-së aplikohet prej më shumë se pesë vjetësh te femrat në moshën 13 vjeç.

    “Përveç vaksinimit te vajzat e moshës 13 vjeç, ISHP organizon dhe vaksinimin shtesë, për të gjitha vajzat që kur kanë qenë 13 vjeç nuk e kanë aplikuar këtë vaksinë. Në total vajzat që e kanë aplikuar këtë vaksinë nga fillimi deri më sot janë mbi 45 mijë dhe vetëm gjatë 2025 janë mbi 10 mijë”, pohoi ajo.

    “Por, me gjithë problemet që është parë të meshkujt, propozimi është që nga janari 2026 të fillojmë aplikimin e kësaj vaksine edhe te meshkujt që gjatë vitit 2026 do të bëjmë 13 vjeç. Mënyra më e sigurt për t’u ruajtur ndaj HPV është që ne ta aplikojmë këtë vaksinë përpara se të biem në kontakt në moshën 13 vjeç. Një vaksinë që është e licencuar përdoret në të gjithë vendet e botës, dhe ofrohet falas në çdo qendër shëndetësore në kuadër të kalendarit kombëtar të vaksinimit”, përfundoi Daja.

    Vaksina kundër HPV është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit për të gjitha vajzat që mbushin moshën 13 vjeç. Vaksina HPV ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të OBSH.

  • Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

    Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

    Mjeku Besnik Jakaj, i ftuar në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN, ka folur për shtimin e rasteve me sëmundje të zemrës në vend, duke renditur disa nga shkaqet kryesore që ndikojnë në këtë fenomen.

    “Sot kemi më shumë pacientë me probleme kardiovaskulare. Kjo lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, mënyrën e të ushqyerit, mungesën e aktivitetit fizik dhe ndotjen e ambientit. Të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës,” – tha mjeku.

    Jakaj shtoi se një tjetër arsye është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët vizitohen më shpesh dhe diagnostikohen më herët se më parë.
    “Element është edhe rritja e mundësisë për t’u diagnostikuar. Njerëzit janë më të kujdesshëm dhe paraqiten në kohë te mjeku,” – u shpreh ai.

    Megjithatë, sipas mjekut, problemi më i madh mbetet mungesa e një sistemi të mirëfilltë parandalimi dhe e një databaze të plotë shëndetësore.
    “Ne kemi pacientë, kemi spitale, kemi mjekë dhe barna, por nuk kemi një sistem të organizuar për parandalimin e sëmundjeve. Po ashtu, mungon një databazë e unifikuar, pasi spitalet private nuk raportojnë, dhe shumë qytetarë zgjedhin të kurohen jashtë vendit, edhe për probleme që mund të trajtohen shumë mirë këtu,” – theksoi Jakaj.

  • Postimi i fundit i Mozzik-ut trazon rrjetin, kujt i flet për tradhëti?

    Postimi i fundit i Mozzik-ut trazon rrjetin, kujt i flet për tradhëti?

    Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

    Në një foto të publikuar në Instagram, artisti nga Ferizaj ka shoqëruar imazhin me një mbishkrim plot nënkuptime:

    “Qentë s’të tradhtojnë kurrë, s’të kafshojnë pas shpine… prandaj i mbaj afër.”

    Fjalët e tij kanë ngjallur menjëherë debat mes ndjekësve, ku shumë prej tyre i kanë interpretuar si një mesazh për besnikërinë dhe tradhtinë, ndërsa të tjerë besojnë se reperi po i drejtohet dikujt në mënyrë të tërthortë.

    Mozzik, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe emocional, shpesh përdor rrjetet sociale për të ndarë mendime personale dhe reflektime jetësore, duke e bërë një nga artistët më të komentuar të showbizit shqiptar.

    Edhe këtë herë, ai ka arritur ta mbajë publikun të intriguar, duke lënë ndjekësit të pyesin nëse pas këtij mesazhi fshihet diçka më shumë sesa duket në pamje të parë.

  • Puna mund të presë Si ta lini stresin në zyrë dhe ta shijoni fundjavën

    Puna mund të presë Si ta lini stresin në zyrë dhe ta shijoni fundjavën

    Gjetja e balancës mes punës dhe jetës personale nuk është e lehtë, por sipas ekspertes së karrierës Emily Durham, gjithçka fillon nga fundjava. Nëse doni të pushoni me të vërtetë, ndaloni së menduari për punën gjatë ditëve të lira.

    Ekspertët e karrierës ndajnë disa këshilla të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të shkëputeni mendërisht nga puna dhe të rifitoni energjinë:

    Mbylleni javën me rend.
    Para se të largoheni nga puna të premten, pastroni email-et dhe organizoni listën e detyrave. Krijoni një ndjesi “mbylljeje” që mendja ta kuptojë se java ka përfunduar. Fikni njoftimet e punës dhe mos u ndieni në faj për këtë.

    Planifikoni diçka për veten.
    Bëni një plan të vogël për të premten në mbrëmje — një kafe me miqtë, një shëtitje, apo një aktivitet relaksues. Kështu do ta mbyllni javën me energji pozitive dhe jo me lodhje.

    Shkëputuni nga telefoni i punës.
    Mos e merrni zyrën me vete në shtëpi. Fikni aplikacionet e punës ose vendosini në heshtje. Fundjava është koha për pushim, jo për email-e që mund të presin të hënën.

    Në fund, mos harroni: puna nuk mbaron kurrë, por energjia juaj po. Jepjani vetes fundjavën që e meritoni.

  • Agnesa Vuthaj 39 vjeçe por duket si 20!

    Agnesa Vuthaj 39 vjeçe por duket si 20!

    Ish-Miss Kosova Agnesa Vuthaj ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj mahnitëse.

    Në një dalje të fundit publike, ajo u shfaq me një fustan të shkurtër e plot finesë, duke dëshmuar se hijeshia dhe eleganca e saj mbeten të pandryshuara me kalimin e viteve.

    Në moshën 39-vjeçare, Agnesa vazhdon të jetë në formë perfekte, ndërsa stili i saj i rafinuar dhe buzëqeshja karakteristike e bëjnë të spikasë në çdo dalje.

    E njohur për klas, vetëbesim dhe një prezencë që tërheq çdo sy, Agnesa Vuthaj mbetet shembulli ideal se bukuria dhe eleganca nuk njohin moshë.

  • Roza Anagnosti feston 82-vjetorin, ikonë e përjetshme e artit shqiptar

    Roza Anagnosti feston 82-vjetorin, ikonë e përjetshme e artit shqiptar

    Roza Anagnosti, hir, talent dhe kujtesë e artit shqiptar

    Ajo është një hir që koha nuk ka mundur ta zbehë. Edhe pas më shumë se tetë dekadash jetë, Roza Anagnosti mbetet po ajo figurë e ndritshme që i dha dritë skenës dhe ekranit shqiptar, një simbol i elegancës dhe forcës shpirtërore që i rezistoi çdo epoke. Me sytë plot dritë e zërin që ende ruan ngrohtësinë e dikurshme, ajo përfaqëson një brez artistësh që e ngritën artin shqiptar në një nivel të lartë shpirtëror e profesional.

    E lindur më 27 tetor 1943 në Tiranë, Roza kaloi fëmijërinë në Shkodër, qyteti që do t’i jepte frymë artit të saj. Që në moshë të vogël, ajo shfaqi prirje për muzikë, vallëzim dhe interpretim, ndërsa mësuesit e saj e përshkruanin si “vajzë me ndjenjë skenike të lindur”. Megjithatë, rruga drejt artit nuk qe e lehtë. Për shkak të dënimit politik të të atit, Roza përjetoi vështirësi dhe padrejtësi, por nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj. Në vitin 1965 u diplomua në degën e artit dramatik dhe që prej asaj kohe, emri i saj u bë sinonim i përkushtimit dhe pasionit artistik.

    Hapat e parë në skenë i hodhi në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, me rolin e Nurijes në pjesën “Kunora e Nurijes”, ku talenti i saj u vu menjëherë re. Nga ajo ditë, ajo nuk u nda më nga skena. Me kalimin e viteve, Roza u shndërrua në një nga aktoret më të dashura e më të vlerësuara të kinematografisë shqiptare, duke interpretuar role që kanë hyrë në kujtesën kolektive, si te “Toka jonë”, “Detyrë e posaçme”, “Ndërgjegjja” apo “Fileja”. Ishte pikërisht gjatë xhirimeve të “Tokës sonë” që ajo njohu operatorin e ri Dhimitër Anagnosti – takimi që do të shënonte fillimin e një historie dashurie dhe bashkëpunimi artistik që do të zgjaste gjithë jetën.

    Në kujtimet e saj, Roza tregon me ndjeshmëri për atë periudhë: “Në fund të xhirimeve të ‘Tokës sonë’ u fejuam me Dhimitrin. Aty nisi gjithçka, një jetë dhe një rrugëtim që nuk e ndava më as nga arti, as nga dashuria.”

    Rolet e saj në teatër e film mbeten shembull i finesës, disiplinës dhe shpirtit artistik. Nga “Nora” te “Histori irkutase”, nga “Këneta” te “Përtej pragut”, ajo solli në skenë figura të grave të forta, të ndjeshme e të përkushtuara, duke u bërë frymëzim për breza të tërë artistësh.

    Sot, Roza Anagnosti vazhdon të mbetet një emër që ngjall respekt dhe mall në kujtesën kolektive të publikut shqiptar. Ajo është dëshmi e gjallë e asaj që arti mund të arrijë kur përzihet me shpirt, sakrificë dhe dashuri të vërtetë për skenën. Në ditëlindjen e saj, kujtojmë me mirënjohje jo vetëm aktoren, por edhe njeriun që përmes rolit, dinjitetit dhe bukurisë, i dhuroi brezave ndjenjën e pastër të artit të vërtetë shqiptar.

  • Rovena Stefa ngre dyshime për votat në Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

    Rovena Stefa ngre dyshime për votat në Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

    Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudin.

    Në këtë intervistë, ajo ka folur hapur për përvojën e saj në reality shou, por edhe për mënyrën si u zhvillua gara drejt finales.

    Gjatë bisedës, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë: “Përse nuk shkove në finale?”.

    “Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh Stefa.

    Ajo shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se pjesëmarrësit nuk kanë pasur qasje në të dhënat reale të rezultateve.

    “Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt – kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha Rovena.

    Kjo nuk është hera e parë që një ish-banore e spektaklit ngre pikëpyetje për mënyrën si trajtohen votat dhe rezultati përfundimtar, por deklarata e Rovenës ka marrë vëmendje të veçantë.