ATV

Blog

  • Reagimi i Vinicius: Falje publike për tifozët e Real Madridit

    Reagimi i Vinicius: Falje publike për tifozët e Real Madridit

    Vinicius Junior ka kërkuar falje publikisht pas reagimit të tij ndaj trajnerit Xabi Alonso gjatë El Clasicos të së dielës kundër Barcelonës.

    Në një postim në rrjetet sociale, sulmuesi brazilian shprehu keqardhjen ndaj tifozëve të Real Madridit për gjestet e tij gjatë zëvendësimit.

    “Ndonjëherë pasioni më mposht, gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim,” shkruan Vinicius, duke shpjeguar reagimin e tij në ‘Bernabeu’.

    Ai e përfundon mesazhin me një deklaratë dashurie për klubin: “Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.”

    Mbetet për t’u parë nëse faljet publike dhe private të Vinicius do të qetësojnë situatën me Xabi Alonson, apo nëse incidenti do të ketë pasoja sportive në ndeshjet e ardhshme.

    Deklarata e plotë e Vinicius Junior:

    “Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim kur u zëvendësova në El Clasico.
    Siç kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes, dua t’u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.
    Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.
    Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.”

  • Supremja refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla: Udhëzimi administrativ është i bazuar në ligj

    Supremja refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla: Udhëzimi administrativ është i bazuar në ligj

    Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e paraqitur nga Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita”, ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), lidhur me ndalimin e mbulesës islame në institucionet publike arsimore.

    Paditësja kishte kërkuar që të shpallej i paligjshëm dhe të shfuqizohej neni 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 për Kodin e Mirësjelljes dhe Masat Disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta. Sipas saj, ky udhëzim kufizon liritë dhe të drejtat kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesë fetare, ndërsa Kushtetuta parasheh se kufizime të tilla mund të vendosen vetëm me ligj.

    “Arrita” kishte theksuar se gjatë katër viteve të fundit ka pranuar shumë ankesa nga vajza të përjashtuara ose të pezulluara nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë.

    Në arsyetimin e vendimit, Gjykata Supreme theksoi se MASHTI ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen dhe veshjen e nxënësve, në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

    “Prandaj, ndalimi i uniformës fetare në shkolla konsiderohet në përputhje me ligjin dhe hierarkinë normative”, thuhet në vendim.

    Gjykata shtoi se kufizimi i manifestimit fetar në institucionet arsimore nuk bie ndesh me Kushtetutën, duke u mbështetur në praktikat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

    Në vendimin e saj, Supremja kujtoi se liria fetare është “një çështje e ndërgjegjes individuale”, por jo çdo veprim i motivuar nga feja gëzon mbrojtje absolute. Në shoqëritë demokratike, sipas gjykatës, këto liri mund të kufizohen për të ruajtur harmoninë ndërfetare dhe neutralitetin e shtetit.

  • “Ngjyra e veshjes tregon humorin tuaj – shkenca thotë se nuk është vetëm stil”

    “Ngjyra e veshjes tregon humorin tuaj – shkenca thotë se nuk është vetëm stil”

    Studimet e fundit tregojnë se ngjyrat që zgjedhim për veshjet nuk janë vetëm çështje modë – ato reflektojnë dhe ndikojnë tek ndjenja tona. Për shembull, të veshurit ngjyrë të kuqe mund të rrisë ndjenjën e fuqisë dhe vetëbesimit, ndërsa ngjyrat pastel sjellin qetësi dhe relaks.

    Psikologët e modës thonë se kombinimi i ngjyrave të ndritshme mund të ndikojë edhe tek të tjerët, duke i bërë ata të perceptojnë individin si më kreativ dhe energjik. Ky trend po përdoret edhe nga profesionistët e marketingut dhe lifestyle, duke treguar se modë dhe psikologji shkojnë dorë për dorë.

    Pra, përpara se të zgjidhni çfarë të vishni nesër, mendoni jo vetëm për stilin, por edhe për energjinë që doni të transmetoni.

  • “Flini më shumë se 7 orë dhe shikoni si ndryshon trupi juaj”

    “Flini më shumë se 7 orë dhe shikoni si ndryshon trupi juaj”

    Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se mungesa e gjumit nuk është vetëm lodhje – ajo ndikon tek kujtesa, përqendrimi, metabolizmi dhe madje humori. Studime tregojnë se ata që flenë më pak se 7 orë natën kanë më shumë rrezik për stres, inflamacion dhe sëmundje të zemrës.

    Nga ana tjetër, një rutinë e rregullt gjumi përmirëson energjinë gjatë ditës, ndihmon në mbajtjen e peshës dhe përforcon sistemin imunitar. Lifestyle ekspertët rekomandojnë: fikni telefonin një orë para gjumit, krijoni një ambient të qetë dhe praktikoni relaksim të lehtë si meditimi ose leximi.

    Pra, gjumi nuk është luks – është çelësi për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur.

  • “Kafshët shtëpiake po ndryshojnë mënyrën si jetojmë – pse po rritet trendi i ‘pet-friendly lifestyle’”

    “Kafshët shtëpiake po ndryshojnë mënyrën si jetojmë – pse po rritet trendi i ‘pet-friendly lifestyle’”

    Në vitet e fundit, kafshët shtëpiake nuk janë më thjesht shoqërues – ato po bëhen pjesë aktive e stilit tonë të jetesës. Qytetet po transformohen me hapësira “pet-friendly”: kafe, restorante dhe parqe ku qentë dhe macet janë të mirëpritur.

    Studimet tregojnë që personat që kanë kafshë shtëpiake ndihen më të lumtur dhe më pak të stresuar. Për shumë të rinj, kafshët janë partnerë të përditshëm, duke ndikuar tek moda, udhëtimet dhe aktivitetet sociale.

    Ekspertët sugjerojnë që ky trend nuk është thjesht modë – është një ndryshim kulturor: njerëzit po kërkojnë mënyra për të jetuar më ndryshe, më të shëndetshëm dhe më të lidhur me natyrën, madje edhe në qytet.

  • Papa kërkon paqe: Boll me luftërat me pirgje të vdekurish – lufta s’është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”

    Papa kërkon paqe: Boll me luftërat me pirgje të vdekurish – lufta s’është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”

    Papa Leoni XIV ka dërguar një mesazh të qartë kundër luftërave, në përfundim të takimit ndërfetar të Shën Egjidit, të mbajtur në Koloseumin e Romës.

    “Lufta nuk është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”, tha Ati i Shenjtë, duke theksuar se bota është e lodhur nga konfliktet dhe përçarjet.

    “Bota ka etje për paqe: ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, një epokë që i jep fund shtypjes, tregimit të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjeve, shkatërrimit dhe mërgimit. Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten abuzojnë me fenë, duke mbërritur deri tek vrasja. Jo më me thirrje e slogane të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, deklaroi Papa Leoni XIV.

    Në ceremoninë ku morën pjesë udhëheqës të feve të ndryshme të krishtera, Papa kujtoi fjalët e paraardhësit të tij, Papa Françeskut, duke i bërë thirrje komuniteteve fetare dhe liderëve politikë të heqin dorë nga përdorimi i fesë për qëllime përçarëse.

    “Ne duhet t’u heqim feve tundimin për t’u bërë instrumente që nxisin nacionalizmin, ndarjen etnike dhe populizmin. T’i japin fund luftërave, kjo është detyrë e të gjithë politikanëve. Zoti do t’i mbajë përgjegjës ata që nuk kanë kërkuar paqe ose kanë nxitur tensione dhe konflikte”, theksoi ai.

  • Thirrje kundër Kosovës, skuadrën serbe Cërvena Zvezda gjobitet nga UEFA

    Thirrje kundër Kosovës, skuadrën serbe Cërvena Zvezda gjobitet nga UEFA

    Klubi i futbollit Cërvena Zvezda, është gjobitur nga UEFA të mërkurën. Klubi serb është dënuar nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s për disa shkelje gjatë ndeshjes Braga – Cërvena Zvezda e zhvilluar javën e kaluar, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

    Ndër të tjera një gjobë ka marrë për sjellje raciste dhe diskriminuese nga shikuesit e klubit serb në Portugali, si dhe për transmetimin e një meszhi që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive. Në një video të publikuar dëgjohen edhe thirrjet anti-Kosovë nga tifo-grupi “Delije”. Janë dëgjuar thirrje “Kosova, Serbia”.

    Për shkeljet e shumta në ndeshjen kundër Bragës, Zvezda është dënuar në total me 62 mijë e 500 euro dhe dy ndeshje pa shikues në ndeshjen në udhëtim kundër Sturm Grazit dhe Malmos.

    Gjobë nga UEFA ka marrë edhe Shkëndija. Tetovarët janë dënuar për shfaqjen e banderolave që nuk përputhen me frymën sportive gjatë ndeshjes Shkëndija – Shelbourne e zhvilluar në Shkup javën e kaluar. Ndeshja me Shelbournen i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

  • “Quiet Luxury” po kthehet në trend: Thjeshtësia që tregon klas dhe stil

    “Quiet Luxury” po kthehet në trend: Thjeshtësia që tregon klas dhe stil

    Në botën e modës dhe stilit personal, po rikthehet një trend që po dominon rrjetet sociale: “Quiet Luxury” – luks i heshtur. Nuk bëhet fjalë për marka me logo të mëdha apo ngjyra të forta, por për cilësi, elegancë dhe thjeshtësi.

    Ky stil e ka përqafuar edhe shumë yje ndërkombëtarë, si Hailey Bieber, Sofia Richie dhe Kendall Jenner, të cilat janë bërë sinonim i modës minimaliste me prekje luksoze. Veshjet e tyre janë të pastra, me ngjyra neutrale si bezhë, gri dhe e bardhë – dhe çdo detaj është i menduar.

    Në vend të shfaqjes, “quiet luxury” vlerëson atë që nuk shihet menjëherë: pëlhura cilësore, prerje perfekte dhe aksesorë diskretë. Kjo qasje reflekton vetëbesim dhe qëndrim të qetë – pa pasur nevojë të tregosh çmimin për të treguar stilin.

    Ky trend po përhapet edhe në jetën e përditshme: nga mënyra e dekorimit të shtëpisë deri te rutina e kujdesit personal. Minimalizmi, qetësia dhe eleganca janë fjalët kyçe të vitit.

    Pra, “quiet luxury” nuk është thjesht një stil – është një qëndrim ndaj jetës: më pak zhurmë, më shumë klas.

  • Kadetët kosovarë shkëlqejnë në “Triumfi Dardan 2025″

    Kadetët kosovarë shkëlqejnë në “Triumfi Dardan 2025″

    Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses patrullën tradicionale “Triumfi Dardan 2025”, një garë ushtarake që zhvillohet çdo vit në kushte të vështira terreni, me qëllim të testimit të aftësive fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.

    Në këtë edicion morën pjesë gjithsej 27 kadetë, të ndarë në tri skuadra, të cilët gjatë gjithë garës treguan disiplinë, përgatitje dhe profesionalizëm të lartë.

    Një veçanti e këtij viti ishte pjesëmarrja e skuadrës nga Akademia Ushtarake e Turqisë, që solli një dimension të ri bashkëpunimi mes institucioneve arsimore ushtarake të Kosovës dhe Turqisë.

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerësoi patrullën si një dëshmi të qartë të nivelit të përgatitjes dhe përkushtimit të kadetëve kosovarë, si dhe të miqësisë së qëndrueshme me Turqinë.

    “Ky aktivitet jo vetëm që forcon lidhjet ushtarake ndërmjet institucioneve arsimore të dy vendeve, por gjithashtu dëshmon se sfidat e përbashkëta ndërtojnë miqësi të qëndrueshme dhe profesionalizëm të përbashkët,” ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    “Triumfi Dardan 2025” mbetet një ndër garat më të rëndësishme për formimin ushtarak të kadetëve kosovarë, duke shërbyer si platformë për ngritje të aftësive dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

  • “Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës

    “Gruaja kishte rënë nga një lartësi prej 50 metrash”, detaje nga rasti tragjik në Grykën e Rugovës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grykën e Rugovës, ku një qytetare humbi jetën pasi ra në një greminë të thellë. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), i cili ka dhënë detaje për aksidentin tragjik.

    Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e shpëtimit janë alarmuar nga kalimtarë që kishin vërejtur se një person kishte rënë nga skaji i rrugës Pejë–Rugovë, në afërsi të vendit të njohur si “i 7-ti”.

    “Me datën 25.10.2025 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje nga kalimtarë në Grykën e Rugovës për një aksident. Dyshohej se një qytetare kishte rënë në një greminë me lartësi rreth 50 metra në skajin e rrugës Pejë–Rugovë (M9), saktësisht te lokacioni i njohur si ‘i 7-ti’. Ekipet e shërbimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes brenda disa minutash dhe menjëherë e kanë lokalizuar viktimën. Për fat të keq, viktima është gjetur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

    Autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor apelon për kujdes të shtuar të qytetarëve gjatë lëvizjeve në terrene malore.