ATV

Blog

  • Spektakël në UFC, Braziliani e mposht kundërshtarin në 94 sekonda

    Spektakël në UFC, Braziliani e mposht kundërshtarin në 94 sekonda

    Luftëtari brazilian Valter Walker e mposhti kundërshtarin britanik Louie Sutherland vetëm pas 94 sekondash, në eventin UFC 321 të mbajtur në Abu Dhab, me një goditje të fuqishme me thembër që e detyroi këtë të fundit të dorëzohej.

    Por, edhe pse fitorja ishte e shpejtë dhe mbresëlënëse, ajo nuk erdhi pa pasoja për Walkerin. Një shkëmbim i shkurtër në fillim të duelit i kushtoi atij një thyerje të fibulës së majtë, pas një goditjeje të fortë që mori në pulpë nga Sutherland.

    Vetë Walker konfirmoi dëmtimin përmes një postimi, duke zbuluar se do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

    Megjithatë, fitorja e fundit e 27-vjeçarit shënon triumfin e katërt radhazi në raundin e parë në UFC, çdo herë me të njëjtën teknikë – një goditje spektakolare me thembër.

  • SHBA prezanton X-59, aeroplani supersonik pa zhurmë dhe më i shpejtë se zëri

    SHBA prezanton X-59, aeroplani supersonik pa zhurmë dhe më i shpejtë se zëri

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar me sukses fluturimin e parë të një aeroplani “të qetë”, i aftë të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se ajo e zërit, një hap i rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë ajrore të së ardhmes.

    Ky projekt përfaqëson një arritje të madhe për shkencën dhe inxhinierinë amerikane, duke kombinuar inovacionin me qëllimin për të bërë fluturimet supersonike më të pranueshme dhe më miqësore ndaj mjedisit.

    NASA, në bashkëpunim me kompaninë e njohur Lockheed Martin, ka kryer me sukses testet e para të avionit eksperimental X-59. Ky aeroplan është projektuar për të eliminuar tingullin e fortë “boom” që krijohet zakonisht kur një aeroplan kalon shpejtësinë e zërit. Falë dizajnit të veçantë aerodinamik dhe teknologjive të avancuara të kontrollit të zërit, X-59 synon të prodhojë vetëm një zhurmë të butë, të ngjashme me një trokitje e lehtë në distancë.

    Ky aeroplan unik është ndërtuar si një prototip i vetëm dhe shërben si një platformë kërkimore për të testuar mundësitë e rikthimit të fluturimeve pasagjerësh supersonike, të cilat u ndërprenë që prej ndalimit të “Concorde” në fillim të viteve 2000, raporton reuters.

    Nëse testet rezultojnë të suksesshme, X-59 mund të hapë një epokë të re në udhëtimet ajrore, duke mundësuar që njerëzit të udhëtojnë shumë më shpejt midis kontinenteve, për shembull, nga Nju Jorku në Londër për më pak se katër orë.

    Sekretari Amerikan i Transportit, Sean Duffy ka theksuar se ky projekt forcon udhëheqjen e SHBA-së në fushën e aviacionit dhe inovacionit teknologjik, duke theksuar se synimi nuk është vetëm të arrihet shpejtësia, por edhe të përmirësohet përvoja e udhëtimit për publikun. Sipas tij, X-59 mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e perceptojnë udhëtimin ajror, duke e bërë atë më të qetë, më të shpejtë dhe më efikas.

    NASA ka investuar mbi 500 milionë dollarë në zhvillimin e projektit X-59. Aktualisht, inxhinierët dhe shkencëtarët po punojnë për të analizuar të dhënat nga testet fillestare dhe për të përmirësuar më tej teknologjinë e reduktimit të zhurmës. Qëllimi përfundimtar është që, në të ardhmen, të lejohet fluturimi i avionëve supersonikë mbi tokë, diçka që sot është e ndaluar për shkak të ndotjes akustike që shkaktojnë këto lloj fluturimesh.

    Nëse projekti X-59 përmbush pritshmëritë, ai mund të shënojë një revolucion të ri në historinë e aviacionit botëror, duke hapur rrugën për një epokë të re të fluturimeve të shpejta, të qeta dhe të qëndrueshme.

  • Siria njeh Republikën e Kosovës, marrëveshja historike arrihet në Riad

    Siria njeh Republikën e Kosovës, marrëveshja historike arrihet në Riad

    Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi zyrtar, duke theksuar se marrëveshja për njohje është arritur sot në Riad, me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

    Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj Presidentit sirian, Al Sharaa, për vendimin për njohje dhe për mbështetjen e dhënë ndaj popullit të Kosovës.

    “Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë,” ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka falënderuar gjithashtu Princin e Kurorës së Arabisë Saudite për rolin e tij vendimtar në realizimin e këtij akti historik ndërmjet dy shteteve.

    Me këtë vendim, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës arrin në 120.

    “Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë,” ka shtuar Presidentja Osmani.

    Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe asgjë nuk mund ta ndalë!

  • Rivotim nuk do të ketë, PZAP hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për Hanin e Elezit

    Rivotim nuk do të ketë, PZAP hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për Hanin e Elezit

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar si të pasafatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që kishte të bënte me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025 në komunën e Hanit të Elezit.

    LVV pretendonte se në këtë komunë kishte ndodhur manipulim me vota përmes procesit të votimit me asistencë, duke theksuar se 665 nga gjithsej 5,015 vota të vlefshme (13.26%) ishin bërë me ndihmë, një numër që sipas tyre tejkalon shumë realitetin e personave me probleme shikimi.

    Partia e kryeministrit Albin Kurti kërkonte anulim të pjesshëm të vendimit të KQZ-së, rivotim të plotë në Han të Elezit dhe dërgimin e rastit në prokurori.

    Por, KQZ kishte deklaruar se procesi i votimit ishte zhvilluar në përputhje me ligjin, pa asnjë raportim për parregullsi ditën e zgjedhjeve.

    Pas shqyrtimit të ankesës, PZAP vendosi ta hedhë atë si të pasafatshme, duke konfirmuar rezultatin përfundimtar të KQZ-së për zgjedhjet në Han të Elezit.

  • “Më kërcënoi pas debatit”, Ferit Idrizi e çon në Polici kundërkandidatin e tij nga VV!

    “Më kërcënoi pas debatit”, Ferit Idrizi e çon në Polici kundërkandidatin e tij nga VV!

    Një përballje e tensionuar politike në prag të balotazhit në Vushtrri ka përfunduar me një kallëzim në polici.

    Kryetari aktual i komunës nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, e ka denoncuar për kërcënim kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje, Sylejman Mehollin, me të cilin do të përballet më 9 nëntor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

    Sipas Idrizit, incidenti ka ndodhur pas xhirimit të një debati televiziv të moderuar nga gazetarja Jeta Xharra në Prishtinë.

    Ngjarja ka alarmuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se është duke hetuar rastin.

    Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka deklaruar: Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen, tha Pllana.

  • ATK-ja do të bëhet me objekt në veri të Mitrovicës, nisin punimet

    ATK-ja do të bëhet me objekt në veri të Mitrovicës, nisin punimet

    Dy ministra të Qeverisë në detyrë dolën sot në veri të Mitrovicës për të shënuar nisjen e punimeve për ndërtimin e aneksit dhe renovimin e objektit për nevoja të Administratës Tatimore të Kosovës.

    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati tha se puna në këtë objekt do të zgjasë 5 muaj dhe më pas do të jetë e qasshme për qytetarët.

    Ndërsa, drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal folën për nevojën e këtij objekti në këtë pjesë.

    Ky projekt pritet të kushtojë rreth 500 mijë euro.

  • Ndryshime te Malisheva: Qatip Osmani drejt largimit, emri i ri në horizont!

    Ndryshime te Malisheva: Qatip Osmani drejt largimit, emri i ri në horizont!

    Skuadra e Malishevës pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në stafin drejtues pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit. Sipas raportimeve të “Telegrafit”, bordi i klubit ka humbur durimin me trajnerin Qatip Osmani, i cili pritet të largohet nga posti i tij në ditët në vijim.

    Malisheva u turpërua në ndeshjen e fundit, duke u mposhtur me rezultat 5-0 në shtëpi nga Ballkani, një disfatë që ka shtuar presionin dhe pakënaqësinë brenda klubit. Pas 11 xhirove të para, ekipi renditet në vendin e shtatë me vetëm 13 pikë, bilanc që nuk i ka kënaqur drejtuesit.

    Në vend të Osmanit, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Elon Berisha, i cili së fundmi ishte trajner i Prishtinës së Re.

    Kjo do të ishte lëvizja e dytë e madhe për Malishevën këtë sezon, pasi më herët klubi kishte ndërprerë bashkëpunimin edhe me Bekim Isufin pas rezultateve të dobëta në arenën evropiane — një vendim që atëherë solli pikërisht emërimin e Osmanit në krye të ekipit.

    Tani, duket se bordi i klubit është gati për një tjetër “riformatim” të stafit teknik, me shpresën se ndryshimet do të sjellin kthesën e shumëpritur në rezultate.

  • Mënyra më e lehtë për të hequr etiketat nga kavanozët

    Mënyra më e lehtë për të hequr etiketat nga kavanozët

    Ripërdorimi i kavanozëve dhe enëve nuk është vetëm praktik, por edhe miqësor ndaj mjedisit dhe ekonomik.

    Megjithatë, nëse mbetet një mbetje ngjitëse, kavanozët duken të çrregullt dhe madje mund të thithin aroma të pakëndshme. Kjo është arsyeja pse ia vlen të dini disa truke të thjeshta.

    Nëse ju pëlqen që gjithçka të jetë e rregullt dhe në vendin e vet në kuzhinë, sigurohuni që të provoni disa nga këto truke.

    Truku me ujë të nxehtë me detergjent

    Zgjidhja më e thjeshtë është të mbushni një lavaman ose enë me ujë të nxehtë, të shtoni detergjent për larjen e enëve dhe t’i lini kavanozat në ujë për 30 deri në 60 minuta.

    Pasi ngjitësja të lirohet, thjesht hiqeni atë dhe fërkoni çdo ngjitës të mbetur nëse është e nevojshme. Ky truk është ideal për ngjitëset e letrës.

    Truku me tharëse flokësh ose me ujë të nxehtë

    Nëse nuk mund ta hiqni lehtë ngjitësen, provoni trukun me tharësen e flokëve. Ndizni tharësen e flokëve për rreth 30 deri në 60 sekonda, derisa ngjitësi të zbutet, pastaj hiqeni ngadalë. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend që ta mbani gotën me një leckë për të shmangur djegien.

    Metoda me alkool ose uthull për mbetjet e ngjitësit

    Kur hiqet një letër ngjitëse, zakonisht ajo lë një shtresë ngjitëse. Alkooli ose uthulla e bardhë mund të ndihmojnë. Lagni një leckë, shtypeni atë në zonën ngjitëse për disa minuta, pastaj fshijeni ose fërkoni butësisht. Mund të përdorni edhe aceton për këtë truk.

    Metoda me sodë buke dhe pastë vaji

    Për ngjitës veçanërisht kokëfortë, përzieni sodën e bukës me pak vaj perimesh. Aplikoni pastën në shenjat e ngjitësit, lëreni për 10 deri në 15 minuta, pastaj fërkojeni me një sfungjer.

    Këshilla shtesë

    Mos përdorni sfungjerë çeliku pasi mund të gërvishtin xhamin dhe mos i vendosni kavanozët e ftohtë direkt në ujë të nxehtë, pasi mund të çahen. Nëse planifikoni ta përdorni kavanozin për ushqim, sigurohuni që t’i shpëlani plotësisht detergjentët dhe kimikatet e tjera.

  • Goditje e re për Barcelonën: Pedri jashtë fushave për katër javë!

    Goditje e re për Barcelonën: Pedri jashtë fushave për katër javë!

    Sipas raportimeve të fundit nga “Diario AS”, mesfushori i Barcelonës, Pedri González, do të mungojë për rreth katër javë të tjera, pasi rikuperimi i tij nga lëndimi muskulor nuk ka shkuar sipas pritjeve.

    Ylli 21-vjeçar, i cili ka qenë një nga talentet më të rëndësishme të katalanasve, është përballur me disa lëndime gjatë dy sezoneve të fundit, duke mos arritur të qëndrojë në formë të plotë për një periudhë të gjatë. Kësaj radhe, stafi mjekësor i Barcelonës ka vendosur të mos rrezikojë dhe t’i japë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

    Pedri pritet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar, në fund të muajit nëntor, me synimin që të jetë gati për ndeshjet vendimtare në La Liga dhe Champions League.

    Trajneri Hansi Flick tashmë përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, pasi përveç Pedrit, edhe disa lojtarë të tjerë kanë pasur probleme fizike në javët e fundit. Megjithatë, klubi është optimist se pas rikthimit të tij, Pedri do të mund të luajë një rol kyç në pjesën e dytë të sezonit.

  • ShBA-ja heq Millorad Dodik nga lista e zezë

    ShBA-ja heq Millorad Dodik nga lista e zezë

    Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën.

    Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

    Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.