ATV

Blog

  • Pedri pritet t’i mungojë Barcelonës në 8 ndeshjet e rradhës

    Pedri pritet t’i mungojë Barcelonës në 8 ndeshjet e rradhës

    Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Pedrin në ndeshjet e ardhshme.

    Sipas Diaro AS mesfushori pritet të mungojë rreth 8 ndeshje,kjo për faktin se pësoi një lëndim në tendinën e kofshës pas testeve të bëra.

    Përndryshe Pedri padyshim nuk do të luaj kundër Elches për shkak të kartonit të kuq në “El Classico”kundër Real Madridit,ndërkohë që përpos kësaj do t’i humb edhe ndeshjet kundër Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Bilbao, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid dhe Real Betis.

    Kujtojmë që Pedri ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën,ku ka shënuar 2 gola e dhuroi 1 asistim.

  • Luciano Spalletti zyrtarizohet si trajner i ri i Juventus-it

    Luciano Spalletti zyrtarizohet si trajner i ri i Juventus-it

    Gjiganti italian Juventus ka bërë zyrtare emërimin e trajnerit Luciano Spalleti në stolin e bianconerëve.

    Spalleti nënshkroi kontratë me “Zonjën e Vjetër”deri në fund të sezonit,me opsion edhe për një vit në rast se Juventus kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

    Përndryshe raportohet se ish selektori i Italisë do të fitoj rreth 3 milionë euro deri në fund të sezonit,dhe synimi i Spalletit do të jetë rikthimi në garë për pozitat që dërgojnë në Champions sezonin tjetër.

    Kujtojmë që Luciano Spalleti së fundmi ishte trajner i Kombëtares së Italisë,por u largua pas humbjes 3:0 ndaj Norvegjisë në kualfikimet për botëror ,teksa tek Juve do ta zëvendësojë kroatin Igor Tudor i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

  • FSK pjesë e operacionit në Britani për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina

    FSK pjesë e operacionit në Britani për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina

    Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se ajo është duke marrë pjesë në Operacionin Interflex ë Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina. Kësisoj, FSK është duke ndihmuar në stërvitjen e përbashkët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë.

    Në njoftim shtohet se FSK është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin Interflex, ku i është bashkangjitur Kompaninë Echo e cila udhëhiqet nga njësia nga Zelanda e Re, kompani e cila përbëhet nga 4 njësi nga shtete të ndryshme Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania.

    ‘‘Kontingjenti i FSK është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimi i kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, Kompania Echo ka përfunduar gjithsej tri kurse të trajnimit për forcat ukrainase’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Njoftimi:

    FSK e ndërveprueshme me partnerët në Operacionin Interflex

    Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj është duke dhënë kontribut në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët me partnerët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë.

    FSK është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin Interflex, ku i është bashkangjitur Kompaninë Echo (e udhëhequr nga njësia nga Zelanda e Re). Kjo kompani përbëhet nga 4 njësi nga shtete të ndryshme (Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania).

    Kontingjenti i FSK është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimi i kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, Kompania Echo ka përfunduar gjithsej tri kurse të trajnimit për forcat ukrainase.

    Misioni dhe qëllimi kontigjentin e FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, taktikat e luftimit nga niveli individual deri në nivelin e skuadrës si: patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, Procedura e Udhëheqjes së Trupave(PUT), lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve të llojeve të ndryshme, si dhe qitje taktike./ATVLIVE/

  • Elon Musk thyen çdo rekord, bëhet njeriu i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë!

    Elon Musk thyen çdo rekord, bëhet njeriu i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë!

    Shefi i Tesla-s dhe pronari i platformës X, Elon Musk, ka hyrë në histori si personi i parë në botë që arrin një pasuri prej 500 miliardë dollarësh.

    Kjo rritje marramendëse vjen pas një periudhe të shkëlqyer për Tesla-n, aksionet e së cilës janë rritur me rreth 14% vetëm gjatë këtij viti, ndërsa Musk zotëron rreth 12% të aksioneve të kompanisë.

    Sipas raportimeve të Metro.uk, vlera e aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike është rritur me më shumë se 20% gjatë vitit të kaluar.

    Në janar, një aksion i Tesla-s kushtonte 427.90 dollarë, por kishte rënë në 220.67 dollarë në periudhën kur Musk u përfshi në kritika për bashkëpunimin e tij me administratën e Donald Trump.

    Megjithatë, me trajektoren aktuale të pasurisë dhe rritjen e kompanive që ai drejton, analistët parashikojnë se Musk mund të bëhet shumë shpejt trilioneri i parë në histori.

  • Kosovë–Zvicër, përballja e madhe në “Fadil Vokrri”! Nis shitja e biletave për sfidën e 18 nëntorit!

    Kosovë–Zvicër, përballja e madhe në “Fadil Vokrri”! Nis shitja e biletave për sfidën e 18 nëntorit!

    Atmosfera e madhe po rikthehet në Prishtinë!
    Më 18 nëntor 2025, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë epiqendra e një nate plot emocion, ku Kosova do të përballet me Zvicrën në një ndeshje që pritet të jetë më shumë se thjesht futboll. 🇽🇰🇨🇭

    Dy kombëtaret që ndajnë histori, emocione dhe shumë lojtarë me rrënjë të përbashkëta do të masin forcat në një duel prestigjioz, ku përfaqësuesja dardane kërkon të tregojë forcën dhe karakterin e saj përballë një kundërshtari të madh evropian.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe mund të blihen përmes linkut zyrtar:
    eu.ebileta.al

    Çmimet e biletave:
    • Veri & Jug – 10 €
    • Lindje – 20 €
    • Perëndim – 30 €
    • VIP – 100 €

    Kjo sfidë pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në kryeqytet, me tifozët dardanë që tashmë janë gati të mbushin tribunat dhe të japin mbështetjen e tyre legjendare.

    Një duel me emocione, krenari dhe histori — Kosova pret Zvicrën në një natë që do të mbahet mend gjatë!

  • Arda Güler shpallet “Lojtari i Muajit” te Real Madridi! E ardhmja e bardhë është turke!

    Arda Güler shpallet “Lojtari i Muajit” te Real Madridi! E ardhmja e bardhë është turke!

    Zyrtarisht është konfirmuar — Arda Güler është shpallur “Lojtari i Muajit Tetor” te Real Madridi!

    Talentit turk i janë vlerësuar paraqitjet mbresëlënëse gjatë muajit të fundit, ku ai ka treguar nivel të lartë teknik, kreativitet dhe vendosmëri në çdo mundësi që ka marrë nga trajneri Carlo Ancelotti.

    Vetëm 19-vjeçar, Güler ka fituar zemrat e tifozëve madrilenë me stilin e tij të lojës dhe qetësinë para portës, duke u konsideruar tashmë si një “yll i së ardhmes” në “Santiago Bernabéu”.

    Ky është çmimi i parë individual që ai fiton me Real Madridin, por me formën që po kalon, pritet të jetë vetëm fillimi i një karriere të madhe në kryeqytetin spanjoll.

  • Hysni Gucati paralajmëron: Protesta e radhës e veteranëve të UÇK-së do të mbahet në Shkup

    Hysni Gucati paralajmëron: Protesta e radhës e veteranëve të UÇK-së do të mbahet në Shkup

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka zbuluar destinacionin e protestës së ardhshme që do të mbahet pas asaj të paralajmëruar në Strasburg.

    Në një intervistë, Gucati tha se protesta e fundit për këtë vit do të zhvillohet në muajin dhjetor, dhe vendi ku do të mbahet është Shkupi i shqiptarëve.

    “Lokacioni i ardhshëm pas zgjedhjeve në Maqedoni do të jetë Shkupi i shqiptarëve. Kjo do të jetë protesta e fundit për këtë vit, sepse më pas nuk do të ketë më protesta. Po e analizojmë me kujdes situatën në Maqedoni pasi të përfundojë balotazhi dhe të qetësohet gjendja, do ta caktojmë datën. Nuk duam të na akuzojnë se shoqatat e luftës së UÇK-së po shkaktojnë ndonjë incident. Ne do të shkojmë me hapa të sigurt, për të mbajtur një protestë paqësore në Maqedoni, sepse atje i kemi vëllezërit tanë shqiptarë,” deklaroi Gucati.

    Kujtojmë se Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zhvilluar protesta të mëdha gjatë këtij viti në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa Shkupi pritet të jetë ndalesa e fundit për vitin 2025.

  • Jeremie Frimpong pritet t’i mungoj Liverpool-it për 6 javë

    Jeremie Frimpong pritet t’i mungoj Liverpool-it për 6 javë

    Problemet për gjigantin anglez Liverpool nuk kanë të ndalur.

    “The Reds”po përballen me rezultate të dobëta në të gjitha garat,teksa tani ka dalur edhe probleme të tjera.

    Ylli holandez Jeremie Frimpong nuk do t’i ndihmoj Liverpool-it në ndeshjet e ardhshme,dhe pritet që të mungoj së paku rreth 6 muaj kjo për shkak të një lëndimi që pësoi në muskul.

    Përndryshe përforcimi i kampionëve të Anglisë nuk pati periudhë të mirë deri më tani,ku vetëm në është paraqitur në një ndeshje në Premierligë.

    Ndërkohë mbetet të shihet se cili do të jetë lojtari i cili mund të luaj në pozitën e holandezit,ku janë emra si:Dominik Szoboszlai, Joe Gomez, Curtis Jones dhe Wataru Endo.

  • Studim amerikan: Burrat konsiderohen të rritur vetëm pas moshës 54-vjeçare

    Studim amerikan: Burrat konsiderohen të rritur vetëm pas moshës 54-vjeçare

    Studiuesit në Shtetet e Bashkuara prezantuan një studim në të cilin ata konkludojnë se burrat mund të konsiderohen të rritur, vetëm kur mbushin 54 vjeç Për të përfunduar projektin, u ndoqën 1000 burra, duke marrë parasysh stilin e jetës, zakonet dhe jetën e tyre profesionale.

    Zbulimi, botuar nga gazeta “Telegraph”, tregoi se vetëm në moshën 54 vjeç burrat ndjehen plotësisht të sigurt dhe të realizuar mirë, për të shijuar jetën si “të rritur të vërtetë”.

    Studimi sugjeron që kjo ndodh me njeriun e sotëm, i cili kërkon më shumë kohë për të arritur këtë fazë, dhe kjo ndodh për shkak të presioneve të jetës moderne, të tilla si një situatë financiare dhe shtyrja e të bërit prind. Pasiguritë lidhen me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta dhe ato pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejtë problemet e tyre dhe vazhdojnë të sillen si adoleshentë.

    Burrat kanë theksuar se frika se mos nuk sigurojnë dot një shtëpi të vetën, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes i frikësojnë pjesën më të madhe të tyre.

  • Barcelona dhe Arsenal në garë për yllin e Milanit Davide Bartesaghi

    Barcelona dhe Arsenal në garë për yllin e Milanit Davide Bartesaghi

    Mbrojtësi italian Davide Bartesaghi,është një prej lojtarëve që ka tërhequr vëemendjen prej shumë klubeve në Evropë me paraqitjet e tij me Milanin.
    Së fundmi gjiganti katalunas Barcelona është i interesuar për të transferuar Bartesaghin,teksa pritet të ketë konkurrencën e Arsenali për shërbimet e 19 vjeçarit.
    Përndryshe Bartesaghi edhe pse luan në pozitën e tij si mbrojtës i majtë,ai mund të luaj edhe si qendërmbrojtës dhe si mesfushor i majtë dhe tek Barca mund të ketë këtë rol.
    Megjithatë mbetet të shihet se nëse italiani do të kalojë në Camp Nou,apo mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
    Kujtojmë që Davide Bartesaghi deri më tani për Milanin ka bërë 6 paraqitje për Milanin duke dhuruar vetëm 1 asistim.