ATV

Blog

  • Divorci i papritur i Angela Martini ndan rrugët me ish-bashkëshortin pas 7 vitesh

    Divorci i papritur i Angela Martini ndan rrugët me ish-bashkëshortin pas 7 vitesh

    Angela Martini, e njohur për përfaqësimin e Shqipërisë në “Miss Universe”, ka vendosur të japë fund martesës me Drago Savulescu pas shtatë vitesh bashkëjetesë.

    Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, modelja ka depozituar kërkesën për divorc të enjten, duke cituar “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme” si arsye kryesore. Në dokumente, Angela ka përmendur datën 24 tetor si ditën e ndarjes.

    Çifti, i martuar që nga dhjetori i vitit 2017, ka një djalë trevjeçar, Kyree Martini ??vulescu. Angela ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për të birin, si dhe që ish-bashkëshorti i saj, aktor dhe producent në Hollywood, të paguajë pension ushqimor.

    Angela Martini fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010 dhe arriti vendin e gjashtë në garën botërore, duke shënuar rezultatin më të lartë ndonjëherë për një përfaqësuese shqiptare.

  • Psikologjia pas rrobave: Ja se si ndikojnë veshjet në sjellje dhe vetëbesim

    Psikologjia pas rrobave: Ja se si ndikojnë veshjet në sjellje dhe vetëbesim

    Përgatiti Erisa Grajqevci

    Veshja është shumë më tepër se sa thjesht një mënyrë për të ndjekur modën. Mënyra se si vishemi shpesh pasqyron gjendjen tonë emocionale. Një term i cili i referohet ndikimit sistematik që ka veshja mbi proceset tona psikologjike – pra si ndihemi, si mendojmë dhe si veprojmë është “Enclothed Cognition” dhe kjo ndodh nëpërmjet dy faktorëve kryesorë: 1. Përvojës fizike të veshjes së rrobave; 2. Kuptimit simbolik që ne ua atribuojmë atyre rrobave!

    Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm për sa i takon psikologjisë pas rrobave është edhe lidhja mes veshjes dhe vetëbesimit. Një studim nga Universiteti i Hertfordshire, thekson se veshja mund të ndryshojë mënyrën se si ndihemi me veten dhe është mjet i fuqishëm psikologjik që ndihmon në ndërtimin e imazhit personal.

    Po ashtu, një rëndësi të madhe e kanë edhe ngjyrat e rrobave të cilat nuk janë vetëm çështje mode apo shije personale – ato shprehin diçka për personalitetin tonë dhe ndikojnë në mënyrën se si ndihemi e si na përceptojnë të tjerët. Një studim nga “BINUS University” përshkruan se ngjyra e kuqe lidhet me energji dhe vetëbesim, bluja me qetësi dhe profesionalizëm, e verdha lidhet me optimizëm… Një rëndësi të madhe e ka edhe materiali i veshjes (i përshtatshëm, komod) mund të ndikojë ne humor dhe vetë – përceptim.

    Vlen ta potencojmë se psikologët amerikanë Adam D. Galinsky dhe Hajo Adam realizuan një eksperiment (në vitin 2012), në të cilin vërtetuan se veshja ka ndikim dhe mund të ndryshojë performancën mendore dhe përqendrimin e individëve.

  • Teknologjia na “shkatërroi” sytë, por gjithashtu na “shpëtoi” nga syzet

    Teknologjia na “shkatërroi” sytë, por gjithashtu na “shpëtoi” nga syzet

    Përgatiti Erona Mumini

    Operacionet e syrit me laser kanë revolucionarizuar mënyrën se si trajtohen problemet e zakonshme të shikimit. Falë teknologjisë moderne, shumë pacientë kanë mundësinë të heqin dorë nga syzet!

    Në emisionin “Libero”, oftalmologu Dr.Afrim Shabani, shpjegoi më tepër për sa i takon këtij lloj operimi dhe tregoi se si teknologjia e avancuar e laserit po u mundëson pacientëve të përmirësojnë shikimin në mënyrë efikase dhe pa dhimbje.

    “…Nuk ka dhimbje për arsye se syri është me anestetik, do të ketë dhimbje nëse nuk është i bërë me anestetik. Në momentin që pacienti e përfundon operimin, është i lirë…”, deklaroi Shabani.

    Ndërkohë, ai tregoi disa nga kriteret që duhet të përmbushen para operacionit.

    “…Kriteri i parë është mosha mbi 18 vjeç; Kriteri i dytë është që te personat që duhet të përcillet dioptria për 2 deri në 3 vite ku nuk kemi lëvizje të dioptrisë, për arsye se laseri e largon atë dioptri që e ke jo që e ndalë atë dioptri; Kriteri i tretë është fotografimi i syrit – sepse pa atë asnjëherë nuk futemi në operacion…”, shtoi doktori.

    Vlen ta potencojmë se operacionet me laser, sipas doktor Afrim Shabanit përfaqësojnë një hap të madh drejt përmirësimit të cilësisë së jetës, duke u dhënë njerëzve mundësinë të shohin qartë pa pasur nevojë për mjete ndihmëse!

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Dr. Afrim Shabanit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Noizy dhe Dhurata Dora rikthehen me hitin “Atë ditë” që po bën xhiron e rrjetit

    Noizy dhe Dhurata Dora rikthehen me hitin “Atë ditë” që po bën xhiron e rrjetit

    Dy emra të njohur të skenës shqiptare, Noizy dhe Dhurata Dora, sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

    Kënga titullohet “Atë ditë” dhe një pjesë e saj ka bërë tashmë xhiron e rrjetit, duke u bërë virale mes fansave.

    Teksti i kësaj kënge është krijuar nga Noizy, Dhurata Dora, J Gashi, Tonic & Denk, ndërsa përveç muzikës, projekti përfshin edhe një videoklip zyrtar që shoqëron këngën.

  • Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2026: Rritje pagash, pensionesh dhe shtesash për lehona

    Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2026: Rritje pagash, pensionesh dhe shtesash për lehona

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë që ka nisur pak më parë, ka bërë të ditur disa masa të rëndësishme sociale dhe ekonomike për vitin 2026. Ai ka njoftuar se në qeverinë e ardhshme, të gjithë punonjësit e sektorit publik do të përfitojnë pagën e 13-të, ndërkohë që shtesat për lehonat do të rriten ndjeshëm.

    “Ashtu siç e parasheh ligji për financat publike, sot po miratojmë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin fiskal 2026. Ky buxhet, me vlerë prej 4 miliardë euro, përfshin investime kapitale dhe përmirësime të rëndësishme sociale. Një nga risitë kryesore është dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik,” tha Kurti.

    Ai shtoi se me këtë buxhet rriten edhe pensionet dhe, veçanërisht, shtesat për lehonat, duke ndihmuar familjet në fillim të jetës së fëmijës.

    “Gjithashtu, do të zbatohet paga bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, që përkthehet në rritje shtesë për secilin punonjës publik. Për vitin 2026, ky buxhet përfshin gjithashtu rritje të pensioneve, shtesave për fëmijë dhe pagesa për të rinjtë dhe gratë që angazhohen në punë të jashtëzakonshme,” shtoi Kurti.

  • Kur fëmijët kanë nevojë për syze, pse prindërit hezitojnë?

    Kur fëmijët kanë nevojë për syze, pse prindërit hezitojnë?

    Përgatiti Agnesa Hamdiu

    Ndonjëherë nuk janë fëmijët ata që hezitojnë të mbajnë syze, por prindërit që ngurrojnë t’ua vendosin atyre (ani pse ata kanë nevojë). Shpesh kjo ndodh për shkak të frikës se syzet mund t’i “mërzisin” fëmijët, t’i bëjnë të duken ndryshe nga bashkëmoshatarët, apo edhe për shkak të keqkuptimeve rreth ndikimit të syzeve në shikim.

    Në lidhje me këtë çështje, oftalmologu Afrim Shabani në emisionin “LIBERO” bëri thirrje për prindërit që të mos ndikojnë te fëmijët që ata të mos mbajnë syze (kur ata veçse e kanë këtë nevojë)!

    “…U bëj thirrje të gjithë prindërve që të mos ndikojnë te fëmijët e tyre që ata të mos mbajnë syze (kur kanë nevojë)… nuk duhet ta shohin fëmijët që prindërit e tyre mërziten… Është rrezik i madh që nëse fëmija ka nevojë për syze të mos i mbajë sepse mosmbajtja e tyre mund ta bëjë një sy dembel…”, deklaroi Shabani.

    Gjithashtu ai u kërkoi të gjithë prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në kontroll (edhe në rastet kur nuk e shohin ndonjë problem) sepse sa më shumë kohë që kalon, mundësia është më e vogël për ndihmë.

    Vlen të theksohet se hezitimi i prindërve për vendosjen e syzeve te fëmijët e tyre (kur ata kanë nevojë) – mund të vonojë korrigjimin e problemeve të shikimit dhe të ndikojë në zhvillimin vizual, përqendrimin në mësime dhe vetëbesimin e fëmijës.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Dr. Afrim Shabanit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Albin Kurti: Punëtorët e sektorit publik do të marrin pagën e 13-të

    Albin Kurti: Punëtorët e sektorit publik do të marrin pagën e 13-të

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Buxheti i Kosovës për vitin 2026 do të arrijë vlerën e 4 miliardë eurove. Ai bëri të ditur këtë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti do të shkojë për investime kapitale.

    “Është buxhet në vlerë 4 miliardë euro, ku një miliard euro janë të dedikuara për investime kapitale. Një nga risitë e këtij buxheti është dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Kjo do të thotë se kushdo që punon së paku 12 muaj në sektorin publik, në fund të vitit do të mund të përfitojë pagën e 13-të,” tha Kurti.

    Ky lajm vjen si një përpjekje e qeverisë për të mbështetur punonjësit dhe për të rritur investimet në projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

  • Shahini: Rritja e pagës minimale në 500 euro mund të shkatërrojë bizneset

    Shahini: Rritja e pagës minimale në 500 euro mund të shkatërrojë bizneset

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, paralajmëron se rritja e menjëhershme e pagës minimale në 500 euro, siç po synon Qeveria në detyrë, mund të rrezikojë seriozisht bizneset dhe madje të çojë deri në mbyllje të tyre.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Shahini tha se një vendim i tillë nuk mund të merret pa një analizë të thellë ekonomike dhe se Qeveria në detyrë nuk ka kompetenca të mjaftueshme për të marrë masa kaq të mëdha.

    “Vendimet e Qeverisë së përkohshme, e cila nuk mund të marrë vendime të tilla madhore, duhet të bazohen në kritere ekonomike të qarta. Nuk kemi një analizë të thellë që të dijmë nëse janë plotësuar kushtet për rritjen e pagës minimale,” tha Shahini.

    Ai shtoi se një vendim i tillë mund të rrisë informalitetin dhe të rëndojë gjendjen e bizneseve, të cilat tashmë po përballen me krizë ekonomike dhe përjashtime nga mekanizmat ndërkombëtarë financiarë.

    “Premtimet e fushatës zgjedhore nuk mund të vendosen mbi realitetin ekonomik. Rritja e menjëhershme e pagës minimale do të rrisë informalitetin dhe do t’i vështirësojë bizneset për të paguar punëtorët, duke marrë parasysh krizën ekonomike, sanksionet dhe humbjet financiare që ka pëson Kosova, përfshirë më shumë se 2 miliardë euro të humbura nga fonde dhe projekte ndërkombëtare,” theksoi Shahini.

    Ai nënvizoi gjithashtu se Kosova ka pagën minimale më të ulët në Ballkan, por nuk ka një shtet tjetër në rajon që të jetë nën sanksione ekonomike si vendi ynë.

    “Ne nuk duam që bizneset të mbyllen apo të kalojnë në informalitet për shkak të rritjes së pagës minimale. Fitimet në mikro dhe të vogla janë të limituara dhe kjo masë do të thellojë krizën ekzistuese,” përfundoi kryetari i AKB-së.

  • Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

    Dashi
    21 mars – 19 prill
    Sot, marrëdhëniet tuaja dashurore mund të përballen me disa sfida të vogla, por me komunikim të hapur gjithçka mund të zgjidhet. Kini durim me vëllezërit, motrat, të afërmit apo fqinjët për të shmangur grindjet. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të ndërmarrë iniciativa të reja, duke ju sjellë vlerësim nga kolegët. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, sidomos në aspektin e lodhjes mendore. Financiarisht, nuk këshillohet të merrni vendime të mëdha sot, por qëndroni vigjilent ndaj mundësive të vogla për përmirësim.

    Demi
    20 prill – 20 maj

    Në dashuri, sot do të ndiheni të përkëdhelur dhe të vlerësuar nga partneri ose nga miqtë e afërt. Në ambientin e punës, vëmendja ndaj detajeve do t’ju ndihmojë të shmangni gabime të panevojshme. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik për të ruajtur energjinë. Në aspektin financiar, priten lajme të mira ose përfitime të vogla që do t’ju gëzojnë.

    Binjakët
    21 maj – 20 qershor
    Kini kujdes me prindërit, shefat apo autoritetet sot (përfshirë edhe policinë), sepse mund të ketë keqkuptime. Në punë, do të hapen mundësi të reja për bashkëpunime që mund të sjellin rritje profesionale. Në planin financiar, është dita e duhur për të planifikuar buxhetin dhe për të shmangur shpenzimet impulsive.

    Gaforrja
    21 qershor – 22 korrik
    Sot ndiheni aventurierë dhe dëshironi të kaloni kohë me fëmijë, miq apo në ndonjë aktivitet argëtues. Në punë, mund të ndiheni të ngarkuar me përgjegjësi, por organizimi do t’ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë. Mbani sytë hapur, sepse mund të ndodhë diçka e papritur. Është kohë e mirë për të ftuar njerëz në shtëpi.

    Luani
    23 korrik – 22 gush
    Ka shumë lëvizje në shtëpinë tuaj ndoshta keni mysafirë apo jeni duke rinovuar. Kini durim me miqtë dhe grupet përreth jush, sepse nuk ia vlen ta nisni ditën me debate. Në përgjithësi, marrëdhëniet me të tjerët janë të ngrohta dhe miqësore.

    Virgjëresha
    23 gusht – 22 shtator
    Sot keni shumë energji dhe jeni të entuziazmuar për gjithçka. Kujdes që kjo energji të mos kthehet në grindje me partnerin apo miqtë e ngushtë. Një shef apo person me autoritet mund t’ju befasojë me diçka.

    Peshorja

    23 shtator – 22 tetor
    Mund të ketë ndryshime të papritura në punë, shëndet apo planet e udhëtimit. Edhe nëse janë të vogla, do t’i vini re. Shmangni debatet për para apo sende personale. Fatmirësisht, Venusi është në shenjën tuaj dhe ju ndihmon të kaloni çdo frustrim me lehtësi. Ju jeni në formë të mirë!

    Akrepi
    23 tetor – 21 nëntor
    Halloweeni është një kohë e veçantë për shumë prej jush, ndaj jeni plot ide dhe energji. Ju pëlqen të dilni dhe të argëtoheni. Shmangni debatet për ndarjen e shpenzimeve apo parave. Argëtohuni!
    Shigjetari
    22 nëntor – 21 dhjetor
    Sot do të ndjeni energji pozitive në marrëdhëniet tuaja, çka mund të sjellë një surprizë të këndshme nga partneri ose një mik i ngushtë. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi i suksesit, ndaj qëndroni të hapur ndaj ideve të reja. Ju pëlqejnë ditët e veçanta dhe sot jeni në humor të mirë për festa. Venusi ndihmon që marrëdhëniet me miqtë të jenë të buta dhe pozitive. Përpiquni t’i shmangni debatet në shtëpi dhe mbajeni atmosferën të qetë kjo do t’ju bëjë mirë edhe juve.

    Bricjapi
    22 dhjetor – 19 janar
    Keni shumë energji për të ndarë me miqtë, grupet apo të rinjtë përreth jush. Jeni gati të ndani ide dhe të ndihmoni. Megjithatë, bëni kujdes me çdo fjalë dhe veprim, sepse dita është paksa e prirë për situata të papritura apo gabime.
    Ujori
    janar 20 – 18 shkurt
    Prindërit duhet të kenë kujdes shtesë për fëmijët sot, për të shmangur ndonjë incident të vogël. Ju jeni në qendër të vëmendjes njerëzit po ju vërejnë më shumë se zakonisht. Një ide për fitim ose një blerje e veçantë mund t’ju bëjë të lumtur. Financiarisht, është një ditë e qetë, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

    Peshqit
    19 shkurt – 20 mars
    Sot Hëna është në shenjën tuaj, ndaj mund të ndiheni më emocionalë se zakonisht. Por keni dëshirë për aventura dhe për të provuar diçka të re. Mbani qetësinë në familje, sepse rutina në shtëpi mund të prishet. Shëndeti është i mirë nëse i kushtoni rëndësi pushimit dhe balancës emocionale.

  • Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

    Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

    Policia e Kosovës ka arrestuar të enjtën në Prishtinë një shtetas serb me urdhër ndërkombëtar.

    Ai është dërguar në mbajtje, tha policia në raportin 24-orësh.

    “Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.