Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C.

Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-27 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C.

Një grua është akuzuar për një vjedhje në Muzeun e Luvrit në Paris muajin e kaluar, raportojnë mediat franceze.
38-vjeçarja u akuzua të shtunën për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi, thanë raportet e medias.
Ajo u paraqit para një jurie, i cili do të vendosë nëse do ta ndalojë.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u arrestua më parë këtë javë me katër persona të tjerë.
Dy burra që ishin arrestuar më parë u akuzuan tashmë për vjedhje dhe konspiracion kriminal pasi zyrtarët thanë se ata e kishin “njohur pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje.
Bizhuteri me vlerë 88 milionë euro u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë më 19 tetor, shkruan BBC.

PSG ka shënuar fitore jo edhe aq të lehtë kundër Nice,duke e mundur me rezultat 1:0.
Pjesa e parë u dominua nga parisienët të cilët krijuan raste të shumta,por rezultati mbeti 0:0 pas 45 minutave të parë.
Në pjesën e dytë PSG vazhdonte të sulmonte drejt portës,dhe në minutat shtesë Goncalo Ramos shënoi golin e fitores në 1:0 që ishte rezultati përfundimtar.
PSG është lider në Ligue 1 me 24 pikë,teksa Nice mbetet në kuotën e 14 pikëve.

Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitore bindëse ndaj Sevillas,duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Pjesa e parë solli raste për shënim,por nuk pati gola nga njëra apo skuadra tjetër,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.
Në pjesën e dytë Atletico ishte më konkrete, dhe në minutën e 64-të Julian Alvarez realizoi për 1:0 nga penalltia
Thiago Amada dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 77-të,teksa Antoine Griezmann në minutat shtesë shënoi për 3:0.
Atletico Madrid gjendet në pozitën e 4-të me 22 pikë,kurse Sevilla mbetet në kuotën e 13 pikëve.

Arsenal vazhdon me formë fantastike në Premierligë,ku kësaj rradhe mundi Burnley-in me rezultat 2:0
Pjesa e parë u dominua nga topçinjët të cilët shënuan përmes Gyokeres në minutën e 14-të në 1:0,kurse Declan Rice dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 35-të dhe me epërsinë e Arsenalit përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë Arsenal arriti të ruaj epërsinë e krijuar,dhe në fund mori 3 pikët e rradhës.
Arsenal është lider në tabelë me 25 pikë,kurse Burnley gjendet në pozitën e 17-të me 10 pikë.

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 kundër Nottingham Forest,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.
Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol,dhe atë nga Casemiro në minutën e 34-të për epërsinë e Man United në 1:0.
Në pjesën e dytë Nottingham Forest u rikthye në lojë,ku së pari Gibbs White në të 48-tën shënoi për 1:1 e më pas Savona dy minuta më vonë realizoi për 2:1.
Man United arriti të marrë 1 pikë në fund,ku Diallo shënoi për 2:2 që ishte rezultati përfundimtar.
Man United tani ka 17 pikë,kurse Nottingham Forest tubon 6 pikë.

Sulmuesi Arijon Ibrahimovic ka shkëlqyer kundër Eintracht Frankfurt-it në xhiron e 9-të në Bundesligë.
Ibrahimovic i cili pritet të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës asistoi për Heidenheimin në barazimin 1:1,ku më pas sulmuesi gjeorgjian Budu Zivzivadze shënoi për 1:0 në minutën e 32-të.
Përndryshe ky ishte asistimi i parë për Ibrahimovic në Bundesligë,dhe 19 vjeçari me këtë paraqitje mund t’i ndihmojë dardanëve në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.
Kujtojmë që Arijon Inbrahimovic ka bërë 10 paraqitje për Heidenheimin në të gjitha garat

Gjiganti italian Inter po synon që në sezonin e ardhshëm të përforcojë repartin e mbrojtjes.
“La Gazzetta dello Sport”raporton se drejtuesit neuroazzurë synojnë të transferojnë qendërmbrojtësin e Crystal Palace Marc Guehit,dhe do të undohet që të siguroj shërbimet e tij qysh në verën e ardhshme.
Përndryshe Inter synon që të përfshijë edhe Yann Bisseck në marrëveshje,ku gjermani do të kalonte në Angli,dhe transferimi i Guehit në Giusseppe Meazza është më se enevojshme marrë parsysh se të dy mbrojtësve Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij të cilët iu përfundojnë kontratat në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë Inter për të siguruar anglezin duhet mposhtur konkurrencën e Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Liverpoolit,të cilët kanë kohë që po e kërkojnë 24 vjeçarin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë për një rast të vjedhjes së rëndë në Mitrovicën e Veriut.
Rasti ka ndodhur të orët e hershme të së shtunës.
“Sipas deklarimeve të ankuesit, dy persona të dyshuar kishin hyrë me forcë në lokalin e tij dhe nga aty kishin vjedhur një shumë të parave”, thuhej në njoftim.
Njëri nga të dyshuarit ishte ndaluar nga punëtorët e një kompanie të sigurimit fizik, ndërsa personi tjetër ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore-operative, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Të arrestuarit janë: K.C. 28 vjeç dhe Z.M. 42 vjeç.
Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave që dyshohet se ka lidhje me rastin.
Nga hetimet e deritanishme, ekzistojnë dyshime se të njëjtit mund të jenë të përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të raportuara ditëve të fundit, ndërsa njëri nga të dyshuarit e ka pranuar përfshirjen në këto raste gjatë fazës së intervistimit.
Të gjitha veprimet e ndermarrura i jane paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili me aktvendim ka urdhëruar ndalimin e të dy personave për 48 orë, ndërsa është inicuar rasti “Vjedhje e rëndë”.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.

Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukura, njoftoi ushtria izraelite të shtunën.
Hamasi është grup militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.
Sipas ushtrisë izraelite, mbetjet e tre trupave, të cilat u transferuan tek Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) të premten në mbrëmje, u ekzaminuan nga një institut mjekoligjor në Izrael.
Në të kaluarën, dorëzimi i mbetjeve mortore që më vonë rezultonte se nuk i përkisnin pengjeve, ka shkaktuar zemërim në Izrael. Qeveria izraelite nuk ka folur për pasojat e mundshme.
Të enjten, Hamasi kishte kthyer trupat e dy pengjeve izraelite, të identifikuar si Amiram Kuper dhe Sahar Baruh. Në Gazë tani kanë mbetur trupat e edhe 11 pengje të tjera të zhdukura.
Hamasi i ka kthyer gradualisht trupat në Izrael si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Hamasi thotë se e ka të vështirë t’i gjejë trupat nën rrënojat e ndërtesave dhe tuneleve të bombarduara, por Izraeli e akuzon atë për vonesa të qëllimshme.
Lufta në Gazë shpërtheu pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke rrëmbyer mbi 250 të tjerë.
Izraeli nisi një fushatë të gjerë ushtarake si përgjigje, e cila ka vrarë më shumë se 68.500 palestinezë në Gazë, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi.
Armëpushimi është në fuqi që nga 10 tetori, si pjesë e një plani për paqe, të paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump.
Më 13 tetor, sipas kushteve të marrëveshjes, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë./rel