ATV

Blog

  • “Nuk më linte të haja i qetë”: 25-vjeçari që vrau të atin në Durrës, lihet në burg

    “Nuk më linte të haja i qetë”: 25-vjeçari që vrau të atin në Durrës, lihet në burg

    Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Marjan Kodheli, i cili pak ditë më parë vrau me thikë të atin, Pjetër Kodheli.

    Sipas burimeve nga seanca, masa e sigurisë rezultoi e ligjshme, ndërsa i riu u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit gjatë gjithë seancës, raporton Top Channel.

    Pas ngjarjes, Marjan Kodheli ka deklaruar përpara policisë se kishte pasur grindje të vazhdueshme me babain e tij.

    “Nuk më linte të haja i qetë,” – ka thënë ai, ndër të tjera duke shtuar: – “Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova.”

    Në dëshminë e tij, i riu ka rrëfyer se konflikti ndodhi gjatë vaktit të drekës.

    “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë.”

    “Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova,” – ka dëshmuar ai.

    Sipas A2 CNN, ngjarja është zhvilluar në kuzhinën e banesës së familjes Kodheli, në momentin kur Marjani dhe i ati, Pjetri, kishin mbetur vetëm.

    Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar 7 plagë në trupin e viktimës, dy prej të cilave në kokë dhe pesë në trup. Në vendngjarje u gjetën dy thika, që dyshohet se janë përdorur për krimin.

  • Lamine Yamal diagnostifikohet me sëmundje kronike të Pubalgjisë

    Lamine Yamal diagnostifikohet me sëmundje kronike të Pubalgjisë

    Ylli i Barcelonës Lamine Yamal,është duke u përballur me probleme shëndetësore.

    Yamal është diagnostifikuar me sëmundjen e pubalgjisë,sëmundje kronike në ijë që karakterizohet me dhimbje të vazhdueshme dhe që është sëmundje e pashërueshme.

    Përndryshe kjo sëmundje mund të ndikojë gjatë karrierës,dhe se nuk mund të thuhet sesa serioze është gjendja shëndetësore,dhe se ajo që dihet shtë që Yamal do të duhet të jetoj me sëmundjen e pubalgjisë gjatë gjithë jetës.

    Kujtojmë që Lamine Yamal ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat,ku arriti të shënoj 5 gola e bëri 5 asistime

  • Kelmendi: Janë sekuestruar mbi 48 milionë euro pasuri të pajustifikueshme gjatë vitit 2024

    Kelmendi: Janë sekuestruar mbi 48 milionë euro pasuri të pajustifikueshme gjatë vitit 2024

    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë ngrirë dhe sekuestruar pasuri të pajustifikueshme me vlerë prej mbi 48 milionë eurosh, ndërsa nga gjykatat janë konfiskuar përfundimisht asete në vlerë prej mbi 2 milionë eurosh.

    Në fjalimin e tij në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Kelmendi tha se këto rezultate përbëjnë një hap të rëndësishëm në forcimin e luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave, por ai theksoi se ende ka shumë punë për t’u bërë.

    “Duhet të jetë shumë e qartë se mjetet me të cilat është kryer vepra penale dhe ato që janë përfituar me vepër penale duhet të konfiskohen. Për ta arritur këtë, prokurorët duhet të jenë shumë më proaktivë dhe më të vendosur”, deklaroi ai.

    Kelmendi vlerësoi edhe punën e Zyrës për Rikthim të Aseteve, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Kjo zyrë, e themeluar në prill të vitit 2024, ka pranuar kërkesa për bashkëpunim nga shumë vende të botës dhe ka paraqitur kërkesa për informacione të nevojshme për hetimet e prokurorëve vendorë. Ai tha se zyra ka dhënë mbështetje të rëndësishme në rikthimin e aseteve të konfiskuara dhe në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

    Sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Kelmendi njoftoi se gjatë vitit 2024 janë zgjidhur 39 raste me 45 persona të përfshirë, ndërsa vetëm në nëntëmujorin e vitit 2025 janë zgjidhur 26 raste me 37 persona.

  • Komisionarja për Zgjerim e BE kujton tragjedinë në Novi Sad: Mobilizoi masën për të kërkuar llogaridhënie

    Komisionarja për Zgjerim e BE kujton tragjedinë në Novi Sad: Mobilizoi masën për të kërkuar llogaridhënie

    Tragjedia e një vit më parë që ndodhi në Novi Sad një vit më parë ka mobilizuar fuqishëm qytetarët atje për të kërkuar llogari nga regjimi i Aleksandër Vuçiq. Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos teksa kujtoi 16 viktimat tha se  kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë dhe ka mobilizuar masën për të kërkuar llogaridhënie, liri të shprehjes dhe demokracie”, ka shkruar Kos në platformën “X”, duke shtuar se “Këto janë të njëjtat vlera që do ta udhëheqin Serbinë drejt BE-së”

    Në nderim të viktimave të 1 nëntorit të cilët humbën jetë pas shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, u mblodhën mijëra njerëz në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, e ku vendosen lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit.

    Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia.

    Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.

    Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët.

    Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

    Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë.

    Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave – që ta përfundonin marshimin.

    Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.

    “Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviq nga rajoni i Novi Sadit

    Protestat e vazhdueshëm bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një të reje. Por, presidenti Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në detyrë.

  • Përballje të forta sot në Superligën e basketbollit të Kosovës

    Përballje të forta sot në Superligën e basketbollit të Kosovës

    Java e katërt në Superligë do të jetë me shumë sfida interesante, ku dy prej tyre zhvillohen ditën e sotme.

    Derbi i kësaj jave është ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që në tri ndeshjet e para kanë shënuar tri fitore, ndeshje e cila nis nga ora 17:00.

    Takim po ashtu interesant është ai mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, më fillim nga ora 19:00.

    Kampionia dhe ish-kampioni nuk e kanë nisur aq mirë edicionin e ri, me një fitore e dy humbje në edicionin e ri.

  • Vonesa dhe devijime, Aeroporti i Berlinit ndaloi fluturimet pas shfaqjes së një droni

    Vonesa dhe devijime, Aeroporti i Berlinit ndaloi fluturimet pas shfaqjes së një droni

    Aeroporti i Berlinit ndaloi për rreth dy orë të gjitha fluturimet gjatë natës pas raportimeve për një dron në zonë, duke shkaktuar vonesa dhe devijime të shumta.

    Një dëshmitar raportoi praninë e dronit , gjë që çoi në mbylljen e pistës veriore. Edhe policia konfirmoi se e pa dronin, por nuk arriti ta gjente. Në operacion u përfshinë edhe një helikopter policie dhe Zyra Federale e Aviacionit të Gjermanisë.

    Fluturime për në Bazel, Oslo dhe Barcelonë nuk mundën të niseshin, ndërsa një avion nga Londra për në Berlin u devijua në Hamburg për shkak të rrezikut nga droni. Edhe fluturimet nga Stokholmi, Antalia dhe Helsinki drejt Berlinit u ridrejtuan. Vonesat pritet të vazhdojnë edhe sot.

  • Kylian Mbappe:Cristiano Ronaldo është pikë referimi tek Real Madrid por dëshiroj ta ndjekë rrugën time

    Kylian Mbappe:Cristiano Ronaldo është pikë referimi tek Real Madrid por dëshiroj ta ndjekë rrugën time

    Ylli i Real Madridit Kylian Mbappe,ka folur për krahasimet që bëhen në mes të tij dhe yllit portugez Cristtiano Ronaldo.

    Mbappe thotë se Ronaldo është pikë referimi për tek “Los Blancos”,por për të është e rëndësishme që ta ndjekë rrugën e tij.

    “Të gjithë e dinë që Cristiano është pika referuese në Madrid, numri një. Unë kam qenë këtu për një vit e gjysmë, dhe ai ishte këtu për nëntë vjet. Dua të krijoj rrugën time, por të përmendem përkrah Cristianos është tashmë një nder.

    Përndryshe Mbappe në fund shtoi se është i përqendruar në këtë sezon,dhe se dëshiron që të fitoj trofe më “Los Blancos”këtë edicion.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje të zhvilluara për Real Madridin në të gjitha garat.

  • Ministrat e Jashtëm kërkojnë ndërprerje të luftimeve në Sudan

    Ministrat e Jashtëm kërkojnë ndërprerje të luftimeve në Sudan

    Ministrat e jashtëm të Gjermaninë, Jordanisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin në Sudan, duke përshkruar situatën në terren si “shumë të rëndë”.

    Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmërojnë se milicia paraushtarake Rapid Support Forces (RSF) ka sulmuar qytetin el‑Fasher në rajonin verior të Darfurit, duke kryer ekzekutime të civilëve, sulme seksuale dhe spastrim etnik — përfshirë edhe vrasjen e më shumë se 450 personave në një maternitet. RSF-ja ka mohuar të gjitha akuzat për sulme ndaj spitalit, raporton AP.

    Pamjet satelitore dhe videot që qarkullojnë tregojnë çfarë duket të jetë një masakër masive në qytet, ndërsa agjencia e refugjatëve të OKB-së (UNHCR) raporton se më shumë se 60,000 vetë janë larguar nga el-Fasheri, ndërsa mbi 150,000 persona mbeten të bllokuar në qytet në përballje me urinë dhe bombardime.

  • Interesim i madh për vaksinën kundër gripit: 8 mijë qytetarë të Prishtinës të vaksinuar në një muaj

    Interesim i madh për vaksinën kundër gripit: 8 mijë qytetarë të Prishtinës të vaksinuar në një muaj

    Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Valdet Hashani, në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se që nga 1 tetor kur ka nisur sezoni i vaksinimit për vitin 2025–2026 kundër gripit sezonal e deri më tani janë administruar rreth 8 mijë doza.

    Ai ka theksuar se vaksina e këtij viti është katër komponentësh dhe për herë të parë nuk rekomandohet për personat që kanë alergji në antibiotikun gentamicinë.

    “Me 1 tetor të këtij viti kemi filluar sezonin e ri të vaksinimit për vitin 2025–2026, vaksinë e cila është katër komponentëshe, është katër valente që nënkupton që në kuadër të saj kemi dy shtame të grupit A të virusit dhe dy të grupit B, që për popullatën si informacion nënkupton që nëpërmjet një vaksine i marrin katër vaksina të llojeve të ndryshme. Është vaksinë e njëjtë sikur e vitit të kaluar por nga kompani tjetër. Përpos kundër indikacioneve që kanë qenë edhe me të tjerat, që do të thotë që personat që kanë alergjinë në vezë, pupla, në mish të bardhë ose proteinë të mishit të pulës, sivjet për herë të parë për këtë vaksinë kanë thënë që nuk është mirë ta marrin ata persona që realisht kanë alergji në gentamicinë”, tha Hashani.

    Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë administruar afër 8 mijë doza nga 11 mijë sa janë alokuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    “Realisht numri i vaksinave nga 1 tetori i 2025 diku e arrin afër 8 mijë doza, nga 11 mijë doza sa i kemi të alokuara nga ISHKPK. Mirëpo edhe pse duket numri i madh që ka shkuar, kjo zakonisht kemi një ngritje të lehtë të interesimit, por muaji tetor është zakonisht më sensibilizues edhe më tepër qytetarë tanë vijnë edhe vaksinohen të kategorive të ndryshme. Numri është pak a shumë pak më i lartë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, e arrin 8 mijë doza. Doza tjera qoftë se mendohet se janë të pakta këto vaksina mund të jepen deri në verën e vitit të ardhshëm dhe në çdo kohë që ne i harxhojmë kemi premtime nga IKSHPK-ja se ne mund të furnizohemi, mirëpo për shkak të ruajtjes së dozave ne kemi marrë vetëm dozat që zakonisht i kemi shpenzuar gjatë vitit”, tha ai.

    Sipas Hashanit, interesimi më i madh për vaksinim po vërehet tek të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna, ndërsa këtë vit është rritur ndjeshëm edhe numri i punëtorëve shëndetësorë të vaksinuar.

    “Kategoritë e njerëzve ose personave që vaksinoheni më shumë janë kategoritë e personave të moshuar, ata të cilët kanë sëmundje kronike, gratë shtatzëna, kemi edhe rini që janë vaksinuar. Për herë të parë ka filluar edhe sensibilizim te popullata. Edhe numri i punëtorëve shëndetësor sivjet është më i madh, ata të cilët janë vaksinuar në lidhje me vaksinat e gripit sezonal”, tha ai.

    Hashani ka theksuar se vaksina është thelbësore për forcimin e imunitetit dhe parandalimin e rasteve të rënda të gripit, sidomos te personat me sëmundje kronike.

    “Vaksina është ajo e cila e ngrit imunitetin e organizmit, e sensibilizon atë, mundëson krijim e antitrupave ndaj këtyre viruseve që janë specifik, këto katër viruse që i përmendem edhe e mbron organizmin me qëllim që mos të sëmuremi. Ne e dimë që të sëmurit kronik ose ata të cilët kanë imunitet të komprometuar ose gratë shtatzëna, infektimi me një virus sezonal e dëmton organizmin dhe mund të ketë edhe pasoja fatale për ata që kanë sëmundje kronike po e zëmë. Keni parasysh se gripi sezonal edhe mbytë, është jashtëzakonisht serioz, mirëpo kjo vaksinë e bën që imuniteti i organizmit të rritet, organizmi të mos reagojë me temperatura të mëdha, meqë edhe simptoma kryesore e gripeve sezonale është ngritja e temperaturave të cilat janë mbi 38 ose 39 gradë Celsius, të cilat për pacientët të cilët kanë sëmundje kronike mund të jetë edhe fatale. Përfitimet janë të shumta”, tha ai.

  • Presidentja Osmani: Fatos Nano ishte figurë kyçe e tranzicionit demokratik në Shqipëri

    Presidentja Osmani: Fatos Nano ishte figurë kyçe e tranzicionit demokratik në Shqipëri

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i shprehë ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

    Osmani ka deklaruar se Nano ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri dhe luajti rol në transformimin politik pas viteve ’90.

    “Si themelues dhe udhëheqës i Partisë Socialiste, Fatos Nano pati rol transformues në drejtimin e saj, duke e shndërruar në një forcë moderne, evropiane dhe të përkushtuar ndaj dialogut politik. Përmes vizionit të tij, ai kontribuoi në ndërtimin e një kulture më paqësore dhe më bashkëpunuese në jetën politike shqiptare”, ka theksuar Osmani.

    Tutje, në telegramin e ngushëllimit thuhet “në këtë ditë të dhimbjes, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nano, të afërmit, Partinë Socialiste dhe bashkëpunëtorët”.