ATV

Blog

  • Policia shqipton mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj

    Policia shqipton mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj

    Policia në Ferizaj ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj katër shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

    Rasti i parë është evidentuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ku është ndalur shoferi A.J. (22 vjeç), i cili me automjetin VW Golf po qarkullonte me 90 km/h në zonën me kufizim shpejtësie prej 50 km/h.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj.

    Në fshatin Muhovc të po këtij qyteti policia ka ndaluar shoferin me inicialet A.M i moshës 24 vjeçare me automjetin VW T-Roc me targa vendore, i cili kishte masë mbrojtëse aktive nga data 09.09.2025 deri më 08.03.2026.

    “Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 6 muaj, si dhe sekuestrim i automjetit”.

    “Rruga magjistrale, fshati Sojevë:Është ndaluar në flagrancë shoferi H.R. (31 vjeç), i cili gjatë ngasjes së automjetit VW Golf po përdorte telefonin celular.

    Pas verifikimeve u konstatua se kjo ishte hera e dytë që i njëjti person kryente të njëjtën kundërvajtje.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj”.

    “Rruga magjistrale, fshati Mirosalë:Policia ka ndaluar shoferin T.Z. (31 vjeç), i cili me automjetin Citroën C3 me targa vendore kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.
    Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj”, thuhet në njoftim të policisë.

    Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

  • Kompania MatchVision kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim UEFA-së për konceptin e Ligës së Kampionëve.

    Kompania MatchVision kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim UEFA-së për konceptin e Ligës së Kampionëve.

    Gara më prestigjioze në Evropë për klube Liga e Kampionëve që nga sezoni i kaluar ka ndryshuar formatin,ku nga faza e grupeve tani është duke u luajtur në sistemin e fazës së ligës me nga 36 ekipe nga 32 sa ishte në të kaluarën.

    Por ky ndryshim i formatit mund të shkaktoj problem për UEFA-në,kjo pasi kompania MatchVision ka paditur shtëpinë evropiane të futbollit për “vjedhje”të konceptit

    Përndryshe mediumi anglez The Athletic kompania në fjalë pretendon se UEFA e kishte vjedhur konceptin e paraqitur,dhe se po kërkon rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për këtë gjë.

    Në anën tjetër UEFA i ka hedhur poshtë këto pretendime të MatchVision,dhe se ka njoftuar se do të bëjë çmos për të mbrojtur qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

  • Ballkani dhe Ferizaj ndajnë pikët duke barazuar 1:1

    Ballkani dhe Ferizaj ndajnë pikët duke barazuar 1:1

    Nënkampioni Ballkani ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Ferizajt,ndeshje kjo e cila i takoi xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pjesa e parë u dominua nga vendasit,të cilët shënuan në minutën e 16-të përmes Ëalid Hamidit në 1:0,dhe me epërsinë e suharekasve përfunduna 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e barabartë me raste të shumta për gol,por ishin mysafirët të cilët ishin më konkretë të cilët realizuan përmes Betim Haxhimusës në minutën e 48-të për 1:1,që në fund doli të jetë përfundimtar i këtij takimi.

    Ballkani mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 23 pikë,teksa Ferizaj mbetet në kuotën e 14 pikëve.

    Në xhiron e rradhës Ballkani luan në udhëtim ndaj Drenicës,kurse Ferizaj e pret në shtëpi Dukagjinin.

  • Publikohet një fotografi e rrallë e Dua Lipës gjatë kohës si adoleshente në Prishtinë

    Publikohet një fotografi e rrallë e Dua Lipës gjatë kohës si adoleshente në Prishtinë

    Një fotografi e rrallë e Dua Lipës, realizuar vite më parë në Prishtinë, është shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale duke ngjallur nostalgji dhe emocion te fansat e saj shqiptarë.

    Në imazh, këngëtarja me famë botërore shihet në tarracën e shtëpisë së saj në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, aty ku ajo kaloi një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë dhe adoleshencës.

    Asokohe, Dua ishte vetëm një vajzë e thjeshtë, e mbushur me aspirata e ëndrra për t’u bërë artiste. Pa e ditur ende se çfarë e priste, ajo punonte me ngulm drejt një karriere muzikore që do ta çonte më vonë në majat e suksesit global.

    Fotografia, e cila duket të jetë shkrepur në një moment të qetë e intim familjar, shërben sot si kujtesë e rrugës së gjatë që Dua ka bërë – nga tarraca e një shtëpie në Prishtinë, deri te skenat më të mëdha të botës dhe çmimet më prestigjioze të muzikës.

    Postimi është pritur me shumë komentime dhe pëlqime, me fansat që e cilësojnë imazhin si një dëshmi të bukur të fillesave të saj të përulura dhe frymëzim për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre.

    Dua Lipa, një prej emrave më të fuqishëm të industrisë muzikore sot, duket se vazhdon të mbetet një simbol krenarie për Kosovën dhe mbarë shqiptarët – dhe kjo fotografi e vjetër vetëm e thekson më shumë këtë lidhje të veçantë. /Telegrafi/

      Screenshot
  • Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të kombit Zahir Pajaziti: Frymëzim për ushtrinë e Kosovës

    Kurti bëri homazhe pranë varrit të heroit të kombit Zahir Pajaziti: Frymëzim për ushtrinë e Kosovës

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, në fshatin Orllan të Podujevës.

    Në këtë ditë, që shënon ditëlindjen e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, Kurti tha se Zahiri ishte veprimtar i jashtëzakonshëm, luftëtar i paepur që u bë edhe sinonim i kushtrimit për liri, bashkë me Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën.

    Ai tha se e mbanë mend janarin e vitit 1997, kur Zahir Pajaziti, pa i mbushur ende 35 vjet, ra heroikisht në ballafaqim me forcat armike e okupatore të Serbisë, në Pestovë të Vushtrrisë, pasi që kishte kryer shumë aksione çlirimtare, e që i paraprinë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet e nderohet nga populli mbarë, por në veçanti ai është frymëzim për ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të sigurisë, për të gjithë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, të cilët e mbrojnë integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, gjithandej Kosovës, tërë kohën”, tha kryeministri Kurti.

  • Hansi Flick konfirmon rikthimin e Robert Lewandovskit dhe Dani Olmos tek Barcelona

    Hansi Flick konfirmon rikthimin e Robert Lewandovskit dhe Dani Olmos tek Barcelona

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick,ka dhënë një lajm të mirë për tifozët katalunas para ndeshjes kundër Elches të dielën.

    Tekniku gjerman ka bërë të ditur se sulmuesi Robert Leëandovski dhe Dani Olmo janë rikthyer në skuadër,dhe se janë të gatshëm për ndeshjen kundër skuadrës së pozicionuar në pozitën e 9-të në La Liga.

    Përndryshe të dy futbollistët kanë qenë të lënduar,duke humbur shumë ndeshje të shumta përfshirë edhe El Classicon e javës së kaluar kundër Real Madridit.

    Natyrisht që rikthimi i dy yjeve të katalunasve do të sjellte ndimë të madhe skuadrës,sidomos në arritjen e objektivave për këtë sezon të cilat janë titulli i La Ligës,Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

    Kujtojmë që Barcelona luan kundër Elches të dielën,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

  • Moldavia bëhet me kryeministër pro-BE

    Moldavia bëhet me kryeministër pro-BE

    Alexandru Munteanu u betua si kryeministër i Moldavisë të shtunën gjatë një ceremonie ku morën pjesë Presidentja Maia Sandu dhe kryetari i parlamentit, Igor Grosu.

    Muneanu, një ekonomist 61-vjeçar i cili ka punuar në Bankën Botërore dhe Bankën Kombëtare të Moldavisë, po merr një detyrë politike për herë të parë për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve të vendit të tij për anëtarësim në BE, raporton “Politico”.

    Parlamenti i Moldavisë emëroi Munteanun si kryeministër të premten, pasi zgjedhjet e shtatorit i dhanë Partisë qeverisëse të Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) të Sandusë një fitore vendimtare ndaj rivalëve të saj pro-rusë.

    “Kemi një mundësi unike për t’u bërë qeveria që do ta çojë Moldavinë në Bashkimin Evropian”, tha Munteanu të premten para votës së besimit. Kryeministri i sapozgjedhur fitoi mbështetjen e 55 prej 101 deputetëve.

  • Luka Doncic shkëlqen në fitoren e LA Lakers kundër Memphis Grizzlies

    Luka Doncic shkëlqen në fitoren e LA Lakers kundër Memphis Grizzlies

    Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e rradhës në NBA,duke mposhtur Memphis Grizzlies me rezultat 117-112.

    Luka Doncic ishte njeriu që shkëlqeu tek Lakers,ku arriti të shënoj 44 pikë,si dhe kontribuoi me 12 kërcime e 6 asistime.

    Ndërkohë kontribut në fitoren e Lakers dha edhe Austin Reaves me 21 pikë,4 kërcime e 4 asistime,kurse në anën tjetër për Grizzlies basketbollistët më të mirë ishin Jaylen Ëells dhe Jock Landle me 16 pikë secili si dhe Jaren Jackson Jr me 15 sosh.

    Kujtojmë që LA Lakers ndeshjen e rradhës do ta luaj kundër Miami Heat të hënën në ora 03:30 sipas kohës sonë lokale.

     

  • Pse kirurgët veshin uniforma me ngjyrë të gjelbër ose blu?

    Pse kirurgët veshin uniforma me ngjyrë të gjelbër ose blu?

    Keni menduar ndonjëherë përse mjekët veshin uniforma në ngjyrë jeshile ose blu në sallën e operacionit, dhe kurrë të bardha? Kjo gjë, ndonëse në dukje e parëndësishme, rezulton se mund të përcaktojë suksesin e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Bright Side ka zbuluar përse ngjyra veshjes së kirurgëve është kaq e rëndësishme. Më parë, i gjithë stafi mjekësor vishte uniforma të bardha, deri në vitin 1914, ku një mjek me shumë influencë zëvendësoi këto uniforma tradicionale me ato jeshile apo blu.

    Problemi është se ngjyra e bardhë mund të turbullojë shikimin e mjekëve, nëse ato largojnë shikimin nga ngjyra e errët e gjakut tek uniforma e kolegëve të tyre. I njëjti efekt ndodh edhe kur dilni jashtë gjatë dimrit dhe shihni rrezet e diellit të reflektuara tek bora.

    Por kjo ende nuk i përgjigjet pyetjes se përse uniforma e kirurgut është në ngjyrë jeshile ose blu. E vërteta është se e gjelbra dhe bluja janë e kundërta e ngjyrës së kuqe në spektrin e dritës vizuale, dhe gjatë një operacioni një kirurg është pothuajse gjithmonë i përqendruar tek ngjyrat e kuqe.

    Për shkak të kësaj, ngjyra jeshile dhe blu e uniformave të tyre nuk i ndihmon vetëm për të përmirësuar mprehtësinë vizuale të kirurgëve, por i bëjnë ata edhe më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

    Rrjedhimisht ato i ndihmojnë t’i kushtojnë vëmendje më të madhe nuancave të anatomisë së njeriut, e cila zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme gjasat që ata të bëjnë një gabim gjatë operacionit.

  • Martin Odegaard në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Martin Odegaard në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,është duke menduar për të bërë përforcime në repartin e mesfushës në sezonin e ardhshëm.

    Sipas raportimeve të mediave ylli i Arsenalit Martin Odegaard është përfshirë në radarin e blaugranasve,dhe se do të tentojnë të bëjnë lëvizje për të në verën e vitit të ardhshëm.

    Përndryshe tek Barcelona besojnë se Odegaard do të kalojë në Camp Nou,teksa norvegjezi ka edhe dy vite kontratë me Arsenalin që do të thotë se Barcelona do të duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për një mesfushor,dhe norvegjezi në tregun e transferimeve vlen rreth 80 milionë euro.

    Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim,se nëse do të arrihet një marrëveshje në mes Barcelonës dhe Arsenalit për Odegaard.

    Kujtojmë që Martin Odegaard ka bërë 7 paraqitje këtë sezon,duke arritur të bëjë vetëm 2 asistime për Arsenalin në të gjitha garat.