ATV

Blog

  • Medon Berisha shkëlqen sërish në Serie A

    Medon Berisha shkëlqen sërish në Serie A

    Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit italian, këtë herë si mysafir në ndeshjen mes Lecce dhe Fiorentinës.

    Berisha fitoi topin me një ndërhyrje të shkëlqyer, duke nisur një kundëraksion të shpejtë që e përfundoi vetë me një realizim të bukur.

    Platforma statistikore SofaScore e shpalli atë “Lojtari i Ndeshjes”, duke i dhënë notën 7.9. Përveç golit, Berisha kompletoi 19 nga 23 pasime të tentuara dhe fitoi dy duele.

    Paraqitje shumë të mirë pati edhe mesfushori tjetër shqiptar, Ylber Ramadani, i cili në 90 minuta lojë realizoi 26 nga 35 pasime, fitoi tetë duele dhe kreu tre ndërhyrje të sakta. Ai u vlerësua me notën 7.2.

    Forma e shkëlqyer e kësaj dysheje është një lajm i mrekullueshëm për Kombëtaren e Shqipërisë. /ATVLIVE.TV

  • Arteta:Zubimendi mund të luaj kundër Slavia Pragës

    Arteta:Zubimendi mund të luaj kundër Slavia Pragës

    Mesfushori Martin Zubimendi është në rrezik që të mos luaj në mesjavë në Ligën e Kampionëve,ku Arsenal takohet kundër Slavia Pragës të martën.

    Trajneri Mikel Arteta ka përmendur se ai u zvëndësua gjatë ndeshjes kundër Burnley-it në fundjavë,por thotë se nuk është diçka serioze.

    Përndryshe nëse Zubimendi ka pasur një problem të moderuar ose të rëndë që kërkon një pushim të gjatë, ky është një problem për Arsenalin, por një dëmtim i vogël që i duhen vetëm disa ditë për t’u shëruar mund të ketë ardhur në kohën më të mirë.

    Kujtojmë që “Topçinjtë” rikthehen në aksion të martën në mbrëmje kur përballen me Slavia Pragën në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

  • Arne Slot:Ishim me fat që fituam ndaj Aston Villas

    Arne Slot:Ishim me fat që fituam ndaj Aston Villas

    Liverpool ka arritur që t’i jap fund serisë negative të ndeshjeve,duke mundur Aston Villan në Anfied me rezultat 2:0.

    Trajneri Arne Slot është shprehur i kënaqur me këtë fitore,teksa shton se skuadra pati edhe fat gjë që edhe i ka munguar në javët e kaluara.

    “Jam i kënaqur me rezultatin, me performancën dhe me atë që pashë sot, jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga mbështetja që morëm nga tifozët. Ishte pikërisht ajo që na duhej sot. Ndoshta ishim pak më me fat sesa kemi qenë në javët e fundit, ku sipas mendimit tim na ka munguar fati. Gabimi i portierit të tyre dhe një devijim çuan në dy nga golat tanë. Këto janë diferencat për të cilat po flasim.”

    Përndryshe Slot në fund shton se është e rëndësishme loja e bukur dhe rezultatet,dhe thotë se ekipi është në rrugë të mirë.

    Kujtojmë që Liverpool fitoi me rezultat 2:0 ndaj Aston Villa,dhe tani ka 18 pikë të grumbulluara.

  • Drita fiton derbin kundër Llapit-Malisheva fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit-Prishtina e Re dhe Drenica ndajnë pikët

    Drita fiton derbin kundër Llapit-Malisheva fiton në udhëtim ndaj Dukagjinit-Prishtina e Re dhe Drenica ndajnë pikët

    Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së diel në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë.

    Drita fitoi derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0,me golin e shënuar nga Besnik Krasniqit nga penalltia në minutën e 33-të.

    Vlen të ceket se Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë,pasi autori i golit Besnik Krasniqi u ndëshkua me të kuq.

    Drita pas kësaj xhiroje tubon 20 pikë në vendin e tretë,teksa Llapi mbetet në kuotën e 16 pikëve.

    Malisheva në anën tjetër fitoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1,ku të dyja golat për ekipin mysafir i shënoi Etnik Brruti teksa për klinasit realizoi Altin Merlaku.

    Malisheva pas kësaj xhiroje tubon 13 pikë,kurse Dukagjini mbetet në kuotën e 17 pikëve.

    Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo ndërmjet Prishtinë së Re dhe Drenicës,e cila përfundoi pa gola 0:0.

  • Peja synon fitoren e katërt, Vëllaznimi e Bora kërkojnë fitoren e parë

    Peja synon fitoren e katërt, Vëllaznimi e Bora kërkojnë fitoren e parë

    Me dy përballje interesante, sot përmbyllet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në basketboll.

    GO+ Peja, që deri tani ka shënuar tri fitore, pret Rahovecin 029 në palestrën “Karagaçi”, në një ndeshje që premton rivalitet. Nga ana tjetër, “Vreshtarët” kanë regjistruar një fitore dhe dy humbje.

    Java e katërt do të mbyllet me përballjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Borës – dy skuadra që ende nuk kanë shijuar fitoren pas tri xhirove të para, gjë që e bën këtë sfidë edhe më interesante, pasi të dyja kërkojnë suksesin e parë sezonal. /ATVLIVE.TV

  • Kusari: Kosova po dështon të mbrojë gazetarët, të zbatohen obligimet ndërkombëtare e vendore

    Kusari: Kosova po dështon të mbrojë gazetarët, të zbatohen obligimet ndërkombëtare e vendore

    Në Ditën Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve, juristja e mediave Flutura Kusari ka bërë thirrje për veprime konkrete nga institucionet e Kosovës, duke theksuar se shteti nuk ka përmbushur obligimet e tij për garantimin e sigurisë së gazetarëve.

    Kusari ka kujtuar se Kosova është e detyruar të zbatojë Rekomandimin e Këshillit të Evropës CM/Rec(2016)4 për Sigurinë e Gazetarëve, përmes ndryshimeve ligjore dhe politike që lidhen me lirinë e shprehjes dhe të medias.

    Ajo ka theksuar tri masa urgjente që duhet të ndërmerren:Hartimi i një Plani Kombëtar për Sigurinë e Gazetarëve;

    Themelimi i një Trupi Kombëtar Koordinues për Sigurinë e Gazetarëve;

    Zbatimi i plotë i rekomandimeve ndërkombëtare në këtë fushë.

    Sipas Kusarit, në pesë vitet e fundit, Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë ndryshim ligjor apo politikë shtetërore për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve — përkundrazi, numri i sulmeve ndaj tyre është rritur.

    “Shpresoj që sot gazetarët do t’ia kushtojnë 1-2 minuta kësaj tematike të rëndësishme”, ka shkruar ajo, duke apeluar për reflektim dhe veprim institucional për mbrojtjen e lirisë së shtypit në vend.

  • Rama i reagon edhe njëherë Kurtit: Cilin buxhet, Albin? Buxhetin e kujt s’e jep?

    Rama i reagon edhe njëherë Kurtit: Cilin buxhet, Albin? Buxhetin e kujt s’e jep?

    Kryetari i Prishtinës, dhe kandidati për një mandat tjetër nga rradhët e LDK-së, Përparim Rama, i është kthyer edhe njëherë deklaratës skandaloze të Kurtit, i cili la të kuptohet për qytetarët që të mos votojnë kandidatë për kryetar nga partitë e tjera, sepse nuk u lëshon buxhet.

    Rama e ka quajtur rrezik institucional qasjen e Kurtit, duke thënë se kjo është logjikë shkatërruese dhe se në këto kushte, Kurti nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës më.

    Postimi i plotë në “Facebook”:

  • AGK: Familjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë kanë pritur me dekada për drejtësi

    AGK: Familjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë kanë pritur me dekada për drejtësi

    Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë ndaj Krimeve kundër Gazetarëve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar drejtësi për gazetarët e vrarë në vend dhe llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë.

    Kryetari i bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, ka theksuar se familjet e gazetarëve të vrarë në Kosovë prej dekadash po presin drejtësi, ndërsa mosndëshkimi vazhdon të pengojë lirinë e medias dhe punën e gazetarëve investigativë.

    “Pandëshkueshmëria dekurajon gazetarët që të vazhdojnë misionin e tyre për të zbuluar të vërtetën”, ka deklaruar Rexha, duke bërë thirrje për hetim të plotë dhe transparent të rasteve të pazgjidhura të vrasjeve të gazetarëve.

    AGK ka përsëritur angazhimin e saj për të mbrojtur sigurinë e gazetarëve dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale ndaj çdo sulmi që cenon lirinë e medias në Kosovë.

  • “Kërkuan dhjetëra miliona euro”, hajdutët e Luvrit tentuan shitjen e bizhuterive në Izrael?

    “Kërkuan dhjetëra miliona euro”, hajdutët e Luvrit tentuan shitjen e bizhuterive në Izrael?

    Një kompani sigurie izraelite thotë se është kontaktuar nga hajdutët që fshihen pas vjedhjes së xhevahireve në Luvër, duke i ofruar negociata sekrete për të shitur sendet e vjedhura nëpërmjet rrjetit të errët.

    Ajo thekson se hajdutët kërkuan dhjetëra milionë euro për xhevahiret e vjedhura.

    Tzvika Naveh, CEO i kompanisë, tha se kompania mori një mesazh të koduar përmes faqes së saj të internetit pesë ditë pas grabitjes së 19 tetorit nga një person që pretendonte se përfaqësonte hajdutët.

    “Ai na ofroi negociata në rrjetin e errët për të blerë xhevahiret e vjedhura, duke e kufizuar kontaktin në vetëm 24 orë”, vuri në dukje Naveh.

    “Kompania u angazhua në një seri bisedash të koduara me një përfaqësues të hajdutëve dhe mori indikacione se ai me të vërtetë zotëronte të paktën disa nga artikujt e vjedhur. Ata ishin në arrati dhe duhej të shpëtonin shpejt nga plaçka e tyre”, shtoi ai.

    Ai kontaktoi Luvrin nëpërmjet një ndërmjetësi dhe pretendon se Luvri nuk i ktheu përgjigje.

    “Ne humbëm besueshmërinë tek hajdutët dhe Luvri humbi një mundësi të vërtetë për të kthyer xhevahiret”, tha Naveh.

    Ai pohon se disa muaj më parë, në një intervistë me gazetën italiane Il Tempo, paralajmëroi për diskutime në rrjete që sugjeronin plane për të grabitur Luvrin./Telegrafi

  • A mund të anëtarësohet Kosova në BE? Ish-presidenti i KiE: Po, ka një mënyrë

    A mund të anëtarësohet Kosova në BE? Ish-presidenti i KiE: Po, ka një mënyrë

    Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor ku foli lidhur me marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së.

    Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve.

    “Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta, mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta.

    Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel.