ATV

Blog

  • “Pitchfork Music Festival London 2025 – Londra nderon muzikën dhe kulturën bashkëkohore”

    “Pitchfork Music Festival London 2025 – Londra nderon muzikën dhe kulturën bashkëkohore”

    Qyteti i Londrës po përgatitet për një javë të përplot muzikë, art dhe risira në kuadër të “Pitchfork Music Festival London 2025”, i cili do të zhvillohet nga 4 deri më 8 nëntor në disa prej vendeve më ikonikë të kryeqytetit britanik.
    Në fokus të festivalit do të jenë art‑performanca, diskutime me artistë, dhe një linjë e pasur prej emrash të rinj dhe të mëdhenj në skenën botërore të muzikës. Për shembull, në edicionin e sivjetmë janë përfshirë artistë si Laurie Anderson, Erika de Casier, Kali Malone, mes shumë të tjerëve. 
    Një nga momentet e veçanta të festivalit është seanca “Pitchfork Talks: London Edition”, që do të mbahet më 6 nëntor në venue‑n “93 Feet East”, ku artistët si James K dhe Nick León do të ngrenë diskutime rreth rekordave të tyre të vitit 2025 dhe tendencave muzikore që po formohen. Ky event është falas, por kërkon regjistrim paraprak. Pitchfork
    Përveç muzikës, festivali shtrihet në shumllojshmëri venues – që nga “Royal Albert Hall”, “The Roundhouse”, “KOKO”, e deri tek ambiente më intime si “EartH Theatre” dhe “Village Underground”. Pitchfork Music Festival London
    Pse kjo ngjarje ka rëndësi për kulturën e Londrës? Përveçse sjell artistë nga e gjithë bota, ajo forcon pozicionin e qytetit si qendër kreative dhe eksperimente kulturore. Ajo ofron hapësirë për takime, eksplorim të muzikës ndërdisiplinore dhe komunitete që lidhen përtej skenës së zakonshme.
    Për vizitorët dhe adhuruesit e muzikës, është një shans për të përjetuar përvoja të papërsëritshme – nga performanca live, deri tek biseda me artistë, dhe të zbulosh se si muzika e sotme ndërthuret me teknologjinë, kulturën dhe identitetin.
    Nëse ndodheni në Londër ose mendoni të udhëtoni për këtë javë, merrni parasysh të rezervoni shpejt, pasi vende të tilla shiten shpejt. Edhe nëse nuk merrni pjesë direkt në koncertet kryesore, atmosferëja rritet në rrugët, kafet dhe bare rreth venues.
    Festivali sjell një mesazh të qartë: kultura, muzika dhe arti janë më të fuqishme kur bashkëjetojnë – dhe Londra po e demonstron këtë në mënyrë dinjitoze.

  • Raundi i katërt i Europa League nis me duele të nxehta

    Raundi i katërt i Europa League nis me duele të nxehta

    Europa League, gara e dytë më e rëndësishme në kontinent, rikthehet sot me emocionet e raundit të katërt të fazës së grupeve.

    Ndeshjet do të zhvillohen në dy orare tradicionale, 18:45 dhe 21:00, duke ofruar duele vendimtare për objektivat e çdo skuadre.

    Në Glasgow, Rangers presin Romën në një takim me shumë presion për të dyja ekipet. Verdhekuqtë vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa skocezët ndodhen në fund të tabelës me tri humbje. Nedim Bajrami nuk pritet të luajë me Rangers, ndërsa Roma udhëton e dëmtuar rëndë: mungojnë Dybala, Angelino, Bailey, Baldanzi, Ferguson dhe Vasquez.

    Një tjetër përballje interesante zhvillohet në “Maksimir”, ku Dinamo e Zagrebit përballet me Celta Vigon. Për kroatët, Arbër Hoxha pritet të nisë si titullar.

    Bologna do të presë Brann-in në “Dall’Ara”, Stuttgart sfidon Feyenoord-in, ndërsa Betis do të përballet me Lyon-in në një duel të rëndësishëm për kualifikimin. /ATVLIVE.TV

  • “Muret që flasin: Si arti i rrugës po transformon qytetet”

    “Muret që flasin: Si arti i rrugës po transformon qytetet”

    Arti i rrugës, i njohur edhe si “street art”, nuk është më thjesht grafite në mure apo tagje të shpejta në një rrugicë të qytetit. Sot, ai është një formë e njohur e artit bashkëkohor që ka fuqinë të ndryshojë pamjen e qyteteve dhe të ndikojë në mënyrën se si njerëzit perceptojnë hapësirën që jetojnë.

    Artistë si Banksy kanë bërë që një mur i zakonshëm të kthehet në një mesazh global për shoqërinë, politikën dhe moralin. Por street art nuk është vetëm për mesazhe të mëdha; shpesh ngjyrat, figurat dhe format që shohim në rrugë ndikojnë në humorin dhe kreativitetin tonë pa e kuptuar. Një studim ka treguar se qytetet që kanë më shumë art në hapësirat publike e bëjnë njerëzit të ndihen më të lumtur dhe më të lidhur me komunitetin.

    Përveç kësaj, arti i rrugës është një mënyrë e fuqishme për të promovuar kulturën lokale. Çdo qytet ka stilin e vet, historitë e veta dhe mesazhet që artistët duan të transmetojnë. Një mur në Berlin mund të tregojë historinë e rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një mur në New York mund të pasqyrojë energjinë e qytetit dhe diversitetin e tij.

    Street art po shndërrohet gjithashtu në një formë turizmi kulturor. Vizitorët udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme vetëm për të parë muralet e njohura, për të bërë foto dhe për të ndjerë atmosferën e veçantë që krijohet nga arti publik. Ai ka bërë që hapësirat që dikur ishin të ftohta e të zakonshme, të kthehen në pika takimi dhe vende inspirimi për të gjithë.

    Pra, arti i rrugës nuk është vetëm zbukurim apo vandalizëm – është një pasqyrë e shoqërisë, një mënyrë për të komunikuar dhe një mjet që lidhet me kulturën e qytetit në një mënyrë unike. Shumë herë, muret që kemi marrë si të zakonshme mund të jenë thjesht një histori e bukur që pret të zbulohet nga dikush që e sheh me sy tjetër.

  • Daniel De Rossi prezantohet te Genoa, merr vendin e Patrik Vierës

    Daniel De Rossi prezantohet te Genoa, merr vendin e Patrik Vierës

    Daniel De Rossi, ashtu siç pritej është prezantuar te ekipi Italian Genoa. Ish-trajneri i Romës merr vendin e Patrik Vierës, i cili u largua për shkak të rezultateve negative.

    De Rossi do të kryejë sot seancën e parë stërvitore, pasi është prezantuar me skuadrën. Përpara tij është një ndeshje delikate me Fiorentinën, dy ekipe që po luftojnë për mbijetesën.

    Detajet për De Rossin janë zbuluar të gjitha, si dhe stafi që do ta shoqërojë gjatë këtij rrugëtimi.

    Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe do të përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, kontrata do të zgjatet deri në vitin 2027.

    Xhulermo Xhakomaci do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Emanuele Mançi dhe Enriko Lodiçe do të shërbejnë si asistentë teknikë. Gani Brignardelo do të ndihmojë si trajner atletik.

    Ky staf duket të jetë “Made in Roma” dhe ka një objektiv të qartë: mbijetesën.

    Aktualisht, skuadra mban vendin e 18-të me 6 pikë në dhjetë javë të luajtura. /ATVLIVE.TV

  • Si drita natyrale ndikon në humorin dhe energjinë tënde

    Si drita natyrale ndikon në humorin dhe energjinë tënde

    Ndoshta nuk e ke menduar, por drita që hyn në shtëpi apo në zyrë nuk shërben vetëm për të parë më mirë. Shkencëtarët tregojnë se drita natyrale ndikon drejtpërdrejt në trurin tonë dhe në prodhimin e hormoneve që rrisin lumturinë, si serotonina. Një dhomë e ndriçuar mirë mund të të bëjë të ndihesh më energjik, më kreativ dhe më pozitiv, ndërsa mungesa e dritës mund të të bëjë të ndihesh i lodhur, i tensionuar ose më i irrituar pa e kuptuar pse.

    Edhe më interesante është se drita natyrale ndikon edhe në ritmin tonë biologjik, atë që quhet cikli cirkadian. Ky cikël i trupit përcakton kur ndihemi të përgjumur dhe kur trupi prodhon energji. Kur merrni mjaft dritë gjatë mëngjesit, trupi “mëson” se është koha për të zgjuar sistemin dhe për të filluar ditën me fokus. Ndërsa mungesa e saj mund të bëjë që të ndiheni të ngadaltë gjatë ditës, edhe pse keni fjetur mjaftueshëm.

    Një këshillë praktike është të hapësh dritaret sa herë që të mundesh dhe të vendosësh tryezën ose hapësirën ku punon pranë dritares. Madje edhe disa minuta çdo ditë, për shembull gjatë mëngjesit kur pi kafenë ose shëtit pak jashtë, mund të ndryshojnë ndjeshëm humorin dhe energjinë tënde.

    Dritat e forta të diellit gjithashtu kanë një efekt pozitiv në gjumin. Kur trupi merr dritë natyrale në mëngjes, prodhimi i melatoninës – hormoni që ndihmon të flesh – rregullohet më mirë, duke bërë që gjumi të jetë më i thellë dhe më i qetë natën. Pra, një hapësirë e ndriçuar mirë gjatë ditës jo vetëm të zgjon, por të ndihmon edhe të flesh më mirë.

    Madje, disa studime tregojnë se ambientet me dritë natyrale mund të rrisin kreativitetin dhe produktivitetin. Për shembull, punonjësit që kanë tryezat pranë dritareve raportojnë më shumë energji dhe përqendrim sesa ata që punojnë në zyrat pa dritë natyrale. Ndaj, nuk është vetëm çështje estetike – drita natyrale ka ndikim të madh në mënyrën se si ndihesh gjatë gjithë ditës.

    Pra, në vend që të presësh që dita të të ndryshojë, lejo dritën natyrale të bëjë punën për ty. Edhe një hapësirë e vogël pranë dritares, një shëtitje në mëngjes apo disa minuta të kaluara duke vëzhguar diellin, mund të ndikojnë ndjeshëm në humorin, energjinë dhe kreativitetin tënd. Ndonjëherë, mënyra më e thjeshtë për të filluar ditën mirë është të lehtësojmë trupin dhe mendjen me diçka kaq natyrale, por shpesh të nënvlerësuar – dritën e diellit.

  • Don Xhoni “thyen rrjetin” me një foto misterioze, kush është vajza që i ka vjedhur zemrën reperit?

    Don Xhoni “thyen rrjetin” me një foto misterioze, kush është vajza që i ka vjedhur zemrën reperit?

    Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi ka ndarë me ndjekësit një foto që ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale.
    Në imazhin e publikuar, ai shihet në krahët e një vajze misterioze, pa zbuluar asnjë detaj për identitetin e saj duke ngritur menjëherë pyetjen që po bën xhiron në rrjet: kush është ajo?

    Don Xhoni, i cili zakonisht ruan jetën e tij private larg kamerave, ka qenë më parë në një lidhje të komentuar me modelen ruse Ariana Lirey, por duket se tani reperi ka hapur një kapitull të ri në jetën sentimentale.

    Në mbishkrimin që shoqëronte fotografinë, ai ka lënë një mesazh që shumë e kanë interpretuar si “thumb” për realitetin e sotëm të dashurive:

    “Romantika s’po ka, se mangupa janë bërë krejt.”

    Ky koment ka ndezur diskutime të shumta mes ndjekësve, duke u bërë virale në pak orë. Disa e panë si reflektim mbi lidhjet moderne, të tjerë si një mesazh për dikë të veçantë.

    Ndërkohë, vetë reperi nuk ka dhënë asnjë reagim tjetër, duke lënë fansat të spekulojnë nëse bëhet fjalë për një romancë të re apo thjesht një provokim artistik.
    Një gjë është e sigurt Don Xhoni di mirë si të mbajë publikun të intriguar.

  • Ish-sekretari i NATO-s: Ukraina do të përballet me luftë të përjetshme nëse Evropa nuk shton presionin ndaj Rusisë

    Ish-sekretari i NATO-s: Ukraina do të përballet me luftë të përjetshme nëse Evropa nuk shton presionin ndaj Rusisë

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka paralajmëruar se Ukraina mund të përballet me një “luftë të përjetshme” dhe një erozion të ngadaltë të territorit nëse Evropa nuk rrit ndjeshëm presionin ndaj Rusisë.

    Ai theksoi se kjo përfshin vendosjen e trupave dhe krijimin e një mburoje raketash dhe dronësh në territorin e NATO-s për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës së saj.

    Rasmussen, që shërbeu si sekretar i NATO-s nga viti 2009 deri në 2014 dhe si kryeministër i Danimarkës nga 2001 deri në 2009, tha në një intervistë për The Guardian se vendet e NATO-s, si Polonia, nëse do të pranonin të strehonin sisteme të tilla mbrojtjeje ajrore, do të dërgonin një mesazh të qartë Rusisë: çdo sulm ndaj Ukrainës do të konsiderohej si një sulm ndaj të gjithë aleancës.

    “Ne duhet t’i ndihmojmë ukrainasit të mbrohen nga raketat dhe dronët rusë duke ndërtuar një mburojë ajrore që i lejon të rrëzojnë sulmet. Vendet fqinje të NATO-s me Ukrainën mund të jenë baza për një sistem mbrojtjeje ajrore dhe raketash me bazë në NATO”, deklaroi ai.

    Rasmussen gjithashtu bëri thirrje për krijimin e një force mbrojtëse evropiane për Ukrainën para çdo marrëveshjeje armëpushimi. Ai vuri në dukje se “koalicioni i të vullnetshëmve” që shpresonte të mblidhte një forcë të tillë pas luftës, ishte reduktuar në një grup të vogël që prisnin.

    “Nëse nuk kryejmë ndryshime të mëdha në strategji, do të shohim një luftë të përjetshme. Putini nuk ka asnjë nxitje për t’u angazhuar në negociata paqeje për sa kohë që mendon se mund të fitojë në fushën e betejës. Nevojiten ndryshime në shpejtësi dhe mentalitet”, shtoi ai.

    Gjatë vizitës së tij në kryeqytetet evropiane, Rasmussen po takohet me liderë të ndryshëm, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell. Të dy diskutuan mundësinë që SHBA-ja t’i ofrojë garanci sigurie Ukrainës, duke përdorur një qasje të ngjashme me garancitë që iu dhanë Katarit pas sulmit të Izraelit ndaj Dohas.

  • Kombëtarja e Gjermanisë publikon listën – nuk është ftuar asnjë shqiptar

    Kombëtarja e Gjermanisë publikon listën – nuk është ftuar asnjë shqiptar

    Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.

    Trajneri, Julian Nagelsmann ka zbuluar lojtarët e ftuar për takimet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë.

    Në këtë listë nuk figuron asnjë futbollist me prejardhje shqiptare, edhe pse Brajan Gruda, Diant Ramaj, Mërgim Berisha dhe Arijon Ibrahimovic ëndërrojnë të luajnë për Gjermaninë.

    Megjithatë, nuk mungojnë yjet – Florian Wirtz, Joshua Kimmich, Jonathan Tah, Gnabry, Sane, Woltemade, etj. /ATVLIVE.TV

  • Bajrami i reagon Muratit: Me fakte, 46 ditë e ke mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar

    Bajrami i reagon Muratit: Me fakte, 46 ditë e ke mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me reagimet e këtij të fundit për buxhetin e komunës së Prishtinës.

    Bajrami ka përmendur një fakt se qysh Hekruan Murati e kishte bllokuar vitin e kaluar buxhetin e komunës së Prishtinës për 46 ditë.

    “Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë.” – ka thënë ajo.

    Postimi:

    ME FAKTE:

    Hekuran Murati 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim për Kuvend.

    Ministri propagandës i Albin Kurtit duke parë që humbjen në Prishtinë e kanë të paevitueshme që disa ditë po nxjerrë lot krokodili për buxhetin e komunës së Prishtinës dhe pagat e ndërmarrjeve publike në Prishtinë.

    Të nderuar qytetarë, populli thotë “Zoti nuk rrëhet”

    Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka kaluar buxhetin e Prishtinës me datë 9.12.2024.

    Komuna e Prishtinës e ka përcjellë buxhetin në Ministrinë e Financave me datë 17.12.2024, shih shkresën e protokollit.

    Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e dini kur e ka përcjellë në Kuvend të Kosovës, e ka përcjellë me 31.01.2025, shiheni shkresën që ai ka postuar vetë.

    Dmth. Hekurani buxhetin e Prishtinës e ka përcjellë në Kuvend në kulmin e fushatës zgjedhore me 31 janar dhe normalisht Glauk Konjufca si kryetar as që është marrë me këtë punë, sepse ai është dashur të thërrasë mbledhje të Kryesisë, e të caktojë seancë dhe ta kalojmë buxhetin e komunës së Prishtinës para një viti, por jo këto nuk kanë ndodhur. Tani akuzat e propaganduesit janë se LDK-ja po e bllokon kuvendin dhe s’po e kalon buxhetin e komunës së Prishtinës.

    E qysh kalohet buxheti pa u formu komisionet parlamentare?

    E qysh formohen komisionet parlamentare pa u ditur se kush është pozita dhe kush është opozita?

    Tregoju qytetarëve pse e ke mbajtur në sirtar buxhetin e komunës së Prishtinës 46 ditë dhe nuk e ke sjellë në Kuvend atëherë kur Kuvendi ka qenë funksional dhe i ka pasur krejt trupat funksional.

    Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë.

    Mjaft, propagandove!

    Liroje buxhetin e RTK-së, siç e bëre para tre muajve ose siç është vepruar më 2021, sepse derisa ti po mashtron në fcb. disa familje bukën në market janë t’u e marrë veresi.

  • “Transferimi në Paris ishte i vështirë” – Lionel Messi shënon histori në Miami edhe jashtë fushës

    “Transferimi në Paris ishte i vështirë” – Lionel Messi shënon histori në Miami edhe jashtë fushës

    Kapiteni i Inter Miamit, Lionel Messi, mori çelësin simbolik të qytetit të Majamit nga kryebashkiaku Francis Suarez gjatë një ceremonie të mbajtur të mërkurën në mbrëmje në Kaseya Center, pas fjalës së tij në America Business Forum.

    “Faleminderit, ndihem shumë i nderuar. Kemi ndier dashurinë dhe mbështetjen që nga ditët e para në Miami. Është një nder i madh për mua të marr këtë çmim,” tha Messi gjatë ceremonisë.

    Argjentinasi kujtoi gjithashtu periudhën pas largimit nga Barcelona dhe transferimin te PSG:

    “Transferimi në Paris ishte i vështirë, sepse kishim jetuar gjithë jetën në Barcelonë. Familja, miqtë, e gjithë jeta jonë ishte atje. Ishte e vështirë për mua të përshtatesha dhe nuk po e shijoja futbollin. Por pastaj morëm një vendim familjar për të vazhduar karrierën në Miami dhe ishte gjëja më e mirë që mund të na ndodhte,” u shpreh Messi.

    Gjatë vitit 2025, Messi ka shënuar 40 gola dhe ka dhënë 20 asiste në 47 ndeshje. /ATVLIVE.TV