ATV

Blog

  • Ja çfarë fjalë i tha Çeku – Ramës për fitoren në Prishtinë

    Ja çfarë fjalë i tha Çeku – Ramës për fitoren në Prishtinë

    Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku humbi garën në Prishtinë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kundër kryetarit aktual Përparim Rama.

    Në reagimin e tij, Çeku uroi Ramën për fitoren dhe falënderoi qytetarët që e mbështetën dhe theksoi se fushata ka qenë një përvojë e vlefshme për të.

    “Të dashur qytetarë të Prishtinës, Kjo fushatë dhe takimet e mia me ju gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë përvojë e jashtëzakonshme për mua. Ndjesinë e ngrohtë që ma keni dhuruar nuk do ta ndërroja me asgjë. Faleminderit nga zemra për çdo votë dhe për çdo përpjekje që keni bërë për ndryshimin që e besuam bashkë. Jemi shumë, dhe kjo më jep forcë e besim për të ardhmen e Prishtinës. Kjo garë tregoi se sa shumë njerëz e duan një Prishtinë më të mirë. E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur.

    “Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, do të sigurohemi që nga opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës t’u qëndrojmë afër qytetarëve dhe të përcjellim secilin hap që qeverisja e ardhshme do ta ndërmarrë, duke u siguruar që interesi i qytetarëve dhe i qytetit të mbrohet deri në fund. Faleminderit ekipit të jashtëzakonshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivistëve, vullnetarëve, kandidatëve, shtabit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për punën, përkushtimin dhe besimin e palëkundur gjatë gjithë kësaj fushate. Rrugëtimi ynë për një Prishtinë më të mirë vazhdon, me të njëjtin besim dhe dashuri për Prishtinën tonë”, përfundoi Çeku.

     

  • Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë?

    Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë?

    Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt me 12 tetor.

    Tashmë, qytetarët e vendit kanë vendosur për udhëheqësit komunalë që do t’i kenë për katër vitet e ardhshme.

    Përderisa me 12 tetor gara përfundoi në disa komuna, rasti i njëjti s’ishte edhe në disa të tjera. Në fakt, për në raundin e dytë mbetën 18 komuna, qytetarët e të cilave iu drejtuan kutive të votimit edhe një herë.

    Vetëvendosja ka shtatë komuna të cilat do t’i udhëheqë, përfshirë këtu: Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Gjilanin, Fushë Kosovën, Podujevën, Shtimen e Kamenicën.

    Numër të njëjtë të komunave ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila do të udhëheqë në komuna si: Prishtina, Peja, Istogu, Vitia, Juniku, Dragash, Lipjan.

    Gjashtë komuna nën udhëheqjen e saj do t’i ketë Partia Demokratike e Kosovës: Vushtrria, Prizreni, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Skenderaj.

    Në anën tjetër, më pak komuna ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të udhëheq në komunat: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Deçan.

    Në hartën komunale, ka edhe raste të tilla si NISMA ku do të udhëheqë vetëm në Malishevë.  KDTP në Mamushë.

    Kurse Drenasi, do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.

    Përveç këtyre, Lista Srpska nën udhëheqjen e saj do të ketë plotë 10 komuna.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/@ATVofficialchannel

  • Rama po fiton në kryeqytet –  85% e votave të numëruara

    Rama po fiton në kryeqytet – 85% e votave të numëruara

    Kandidati i LDK-së, Pëparim Rama vazhdon ta ruajë vendin e parë në rezultate kur janë nukëruar 85.82% e votave në kryeqytet.

    Ai ka 51,43% të votave aktualisht.

    Hajrulla Çeku, kandidati i LVV-së deri më tani ka 48,57%.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Numërohen shumica e votave, kështu qëndrojnë Faton Peci e Arian Tahiri në Mitrovicë

    Numërohen shumica e votave, kështu qëndrojnë Faton Peci e Arian Tahiri në Mitrovicë

    Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në garën me Arian Tahirin në Mitrovicën e Jugut.

    Nga 84,76% të votave të numëruara, Peci ka 53,27% apo 14,760 vota, ndërsa Tahiri ka 46,73% apo 12,949 vota.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Në Prizren: Shaqir Totaj 55.14%, Artan Abrashi 44.86 %

    Në Prizren: Shaqir Totaj 55.14%, Artan Abrashi 44.86 %

    Klan Kosova ka publikuar rezultatin e Exit Poll-it, i cili është realizuar nga PIPOS.

    Në bazë këtij rezultati, Komuna e Prizrenit është fituar nga Shaqir Totaj me 55.14 për qind, kurse Artan Abrashi i VV-së ka marrë 44.86 për qind.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Exit Poll i T7, Alban Hyseni i VV-së e fiton Gjilanin me 58%

    Exit Poll i T7, Alban Hyseni i VV-së e fiton Gjilanin me 58%

    Alban Hyseni i Vetëvendosjes fiton me 58% sipas Exit Pollit të T7 të kryer nga Albanian Post.

    Baton Haxhiu, autor i Exit Poll-it tha se forcat opozitare nuk arritën për asnjë pikë të lëkundin rezultatin në Gjilan.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • UBO: Gjakovën e fiton Ardian Gjini me 58%

    UBO: Gjakovën e fiton Ardian Gjini me 58%

    Exitpolli i UBO i shfaqur në TV DUKAGJINI, 58% ka fituar Ardian Gjini i AAK-së, kundrejt 41.7% të Ardian Golës së VV-së.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • UBO: Prishtinën e fiton Përparim Rama me 54%

    UBO: Prishtinën e fiton Përparim Rama me 54%

    Exitpolli i UBO i shfaqur në TV DUKAGJINI, 54% Perparim Rama, kundrejt 45.9 Hajrullah Çekut.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Blero në ditën e zgjedhjeve tregon se kur do të martohet?

    Blero në ditën e zgjedhjeve tregon se kur do të martohet?

    Në ditën e zgjedhjeve, gazetari Robert Bojaj zhvilloi një intervistë të shkurtër në Mitrovicë me këngëtarin Blero Muharremi, i cili sapo kishte ushtruar të drejtën e tij qytetare në Prishtinë (jo në Mitrovicë).

    “Sapo e kemi kryer obligimin qytetar në Prishtinë…”, u shpreh Blero me buzëqeshje, duke treguar se edhe artistët janë pjesë aktive e proceseve demokratike.

    Për ta bërë bisedën më relaksuese, Bojaj e pyeti me humor se kur planifikon të martohet – një pyetje që shpesh ngjall kuriozitet te fansat e tij, përgjigjja e Bleros ishte si gjithmonë “Kur t’është kismet…”, tha ai për ATV-në.

    Gjithashtu u pyet edhe nëse e ka shikuar intervistën e ish-gruas së tij Afrona Dikës në LIBERO (ku ajo e ka konfirmuar për herë të parë fejesën e saj me partnerin e saj të ri), por nuk pati përgjigje konkrete në këtë aspekt!

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00

    KQZ: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00

    KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26.77 % dalja në zgjedhje deri në orën 17:00

    Rreth 26%, apo 176,563 qytetarë kanë votuar deri në 17:00, sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Saktësisht 352,413 qytetarë kanë votuar në mbarë vendin, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, që ka procesuar 92,08% e vendovotimeve, apo 1,499 nga 1,628 vendvotime sa janë në komunat ku votohet sot.

    Këto të dhëna u përditësuan më së fundi në 17:14 dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm: