ATV

Blog

  • Ja në cilat komuna është pjesëmarrja e qytetarëve më e madhe deri në orën 15:00, sipas KQZ-së

    Ja në cilat komuna është pjesëmarrja e qytetarëve më e madhe deri në orën 15:00, sipas KQZ-së

    Në Prishtinë kanë votuar 27,37% deri në orën 15:00. Gjithsej 60,874 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në kryeqytet, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Në Mitrovicën e Jugut, pjesëmarrja në zgjedhje mbetet me përqindje pothuajse të njëjtë si në kryeqytet. Deri në 15:00 atje kanë votuar 27,31%.

    Në Gjilan, 22,51% ishte dalja deri në 15:00.

    Më pak dalje në zgjedhje ka pasur në komunat në kahun tjetër të vendit. Në Prizren deri në 15:00 kanë votuar 16,44%, në Gjakovë 17,24%, ndërsa në Pejë 18,64%.

    Mamusha mbetet komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim deri në orën 15:00. Në komunën e vogël në veri të Prizrenit kanë votuar 56,71%.

    Rahoveci, komuna në jug-perëndim të vendit, është ajo që sipas të dhënave të fundit, ka shënuar daljen më të ulët në zgjedhje deri në 15:00. Atje kanë votuar 15,91% e qytetarëve.

    Për ta ndjekur numrin e pjesëmarrësve në votime, në kohë reale, ky është linku nga KQZ: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 20.78 për qind e qytetarëve

    KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 20.78 për qind e qytetarëve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e mbajtur në orën 15:00, ka treguar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme që po mbahen për kryetarë komunash, në raundin e dytë.

    Nga KQZ, është bërë e ditur se deri në orën 15:00, kanë votuar 20.78 për qind e qytetarëve.

    Për ta ndjekur numrin e pjesëmarrësve në votime, në kohë reale, ky është linku nga KQZ: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Pikët e arta në Ferizaj i takojnë Dukagjinit

    Pikët e arta në Ferizaj i takojnë Dukagjinit

    Ekipi i Dukagjinit ka marrë fitore të rëndësishme në udhëtim te Ferizaji me rezultat 0-1.

    Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gola nuk solli në 45 minutat e para.

    Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me dy skuadrat që kishin disa gjysmëraste shënimi, por pa u tundur rrjetat.

    Ferizaj e nisi mirë pjesën e dytë duke shënuar gol me Betim Haxhimusën, por që u anulua nga VAR.

    E në minutën e 97-të ishin klinasit që shënuan gol, ku Iljasa Zufiji asistoi bukur te Dardan Morina i cili nga afërsia shënoi për 0-1.

    Për klinasit janë tre pikë të arta, që tani ngjiten në pozitën e katërt me 20 pikë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë me 14 pikë.

    Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Drenicën.

  • Gjilani fiton ndaj Malishevës

    Gjilani fiton ndaj Malishevës

    Ekipi i Gjilanit ka fituar në udhëtim te Malisheva me rezultat 1-2.

    Gjilani kaluan shpejtë në epërsi, ku vetëm pas katër minutash lojë shënoi Senad Jarovic nga afërsia pas asistimit nga Enur Totre për 0-1.

    Loja e mirë e skuadrës së drejtuar nga Debatik Curri vazhdoi edhe më tej, ku në minutën e 26-të e dyfishuan epërsinë.

    Blerind Morina u gjend bukur në zonë dhe realizoi me kokë për 0-2.

    Me epërsinë e dyfishtë të Gjilanit u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

    Në pjesën e dytë Malisheva ishte më kërkuese dhe gjeti golin në fund të ndeshjes.

    Mbrojtësi Opeh shënoi në minutën e 90-të për 1-2, por deri në fund Gjilani u mbrojt mirë dhe mori tre pikë.

    Me këtë fitore ‘Skifterat’ ngritën në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, derisa Malisheva është një pozitë më lart me një pikë më shumë.

    Ndeshjen e radhës Malisheva e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Gjilani pret Ferizajn.

  • Shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë në ditën e zgjedhjeve

    Shefi i EULEX’it: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë në ditën e zgjedhjeve

    Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme.

    Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë.

    Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR’in.

    “Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00

    Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00

    Komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 13:00 janë Mamusha, Juniku, Obiliqi, dhe Mitrovica e Jugut bashkë me Prishtinën.

    Kurse komunat me daljen më të vogël janë: Gjakova, Prizreni, Dragashi dhe Rahoveci.

    Për ta ndjekur numrin e pjesëmarrësve në votime, në kohë reale, ky është linku nga KQZ: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout?

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Sipas KQZ: 13,41% votuan deri në orën 13:00

    Sipas KQZ: 13,41% votuan deri në orën 13:00

    Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 13:00 kanë votuar 176,563 qytetarë, që përbën 13.41% të numrit të përgjithshëm të votuesve në listën zgjedhore.

    Numri total i votuesve të regjistruar është 1,316,672, ndërsa në përllogaritje deri në këtë orë janë procesuar 1,572 nga 1,628 vendvotime, ose 96,56% e tyre.

    Këto të dhëna u përditësuan në 13:43. Ato përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”: Po iu mohohet e drejta e votimit personave me aftësi të kufizuara

    Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”: Po iu mohohet e drejta e votimit personave me aftësi të kufizuara

    Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini- Beqiri, ka reaguar për pengimin gjatë procesit të votimit që po iu bëhet personave të prekur me këtë sindrom.

    Ajo ka bërë me dije se sot personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet votimi.

    Në profilin e saj në “Facebook”, Hajdini-Beqiri ka treguar një rast konkret që personave të tillë u është mohuar e drejta e votimit.

    “Sot, GENCIT ju mohua e drejta e votimit, megjithëse GENCI ka votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2024 dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi. Sot, ne ora 11:40 në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” ku Genci ka votuar në tetor, udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë, i hartuar në nëntor 2025, ia ndaloi atij këtë të drejtë. “Profesionist” të KQZ A jeni tëvetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi… Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë.”, ka shkruar ajo.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit

    Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në komunën e Fushë Kosovës, dy persona janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, sipas nenit 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të kryera, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë në procedurën e mëtejshme hetimore.

    Veprimet e deritanishme janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në zgjedhjet lokale (në raundin e dytë), që po mbahen në 18 komuna të Kosovës

    Ajo ka votuar në Prishtinë dhe pas votimit i ftoi qytetarët që të dalin në numër sa më të madh dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.

    “Shpresoj që secili prej qytetarëve të dalë e të votojë. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, e kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe proceseve të rregullta…”, tha Osmani

    Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të raportuara deri më tani, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe procedurave zgjedhore.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm: