ATV

Blog

  • Ermal Mamaqi sqaron deklaratën virale: Nëse je dembel në moshën 40-vjeçare, e meriton varfërinë tënde

    Ermal Mamaqi sqaron deklaratën virale: Nëse je dembel në moshën 40-vjeçare, e meriton varfërinë tënde

    Aktori dhe producenti i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka sqaruar së fundmi deklaratat që ngjallën shumë debat pak ditë më parë lidhur me konceptin e varfërisë.

    Mamaqi tha se varfëria shpesh është pasojë e zgjedhjeve personale, duke theksuar se “kush punon 12 orë në ditë, nuk mund të quhet i varfër”.

    “Unë i referohem disa formave të ndryshme të dembelizmit. Nëse je dembel 40 vjeç, ti e meriton atë status që ke. Për mua, varfëria më e madhe nuk është pjesë e financave. I varfër quhesh kur nuk mbyll dot shpenzimet minimale,” tha Mamaqi.

    Aktori sqaroi se fjala “e meriton” ka dy kuptime.

    “Askush nuk e meriton të jetë i varfër nga pikëpamja njerëzore, por nga ana tjetër, janë ata që kanë zgjedhur vetë rrugën që ndjekin, dhe si pasojë, marrin atë që kanë programuar e planifikuar.”

    Mamaqi bëri edhe një thirrje për ata që sipas tij rrezikojnë të zëvendësohen nga robotët, duke paralajmëruar se koha e re kërkon veprim dhe ndryshim.

    “Çohu dhe bëj diçka, sepse shumë shpejt robotët do vijnë dhe do na zënë vendin. Ne marrim atë që tolerojmë. Nëse je në këtë pikë ku diçka nuk shkon, duhet të ndryshosh diçka.”

    Në fund, ai shtoi konceptin e tij të njohur të “0 based thinking” – të menduarit nga zero:

    “Duke ditur këtë që di sot, a do e bëja përsëri atë që po bëj?”, përfundoi Mamaqi.

  • Lajm i mirë për Barcelonën: Pedri drejt rikthimit në fushë!

    Lajm i mirë për Barcelonën: Pedri drejt rikthimit në fushë!

    Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri González, po i afrohet rikthimit pas dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave për disa javë. Sipas raportimeve të Diario Sport, procesi i rikuperimit të tij po ecën shumë mirë dhe lojtari mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Betis më 6 dhjetor.

    Kthimi i Pedrit do të jetë një lajm i shkëlqyer për trajnerin Hansi Flick, i cili ka vuajtur mungesën e mesfushorit kreativ në ndeshjet e fundit.

    Barcelona shpreson ta ketë 21-vjeçarin në formë të plotë për fazën e ngjeshur të dhjetorit, ku ekipi katalanas synon të ruajë ritmin në garën për titull në La Liga dhe të mbyllë me sukses fazën e grupeve në Champions League.

  • Bashkimi dhe Trepça në ndeshje kyçe të FIBA Europe Cup

    Bashkimi dhe Trepça në ndeshje kyçe të FIBA Europe Cup

    Bashkimi dhe Trepça do të luajnë sonte ndeshje të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

    Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi, ku do të përballet me Pallacanestro Reggiana. Prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje deri tani, ndërsa
    italianët kanë dy fitore e dy humbje. Takimi i luajtur në Itali përfundoi 100:65 në favor të vendasve.

    Kjo është hera e parë që nënkampionët e Kosovës garojnë në grupet e FIBA Europe Cup. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00.

    Nga ana tjetër, kampionia e Kosovës, Trepça, udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Braunschweig. Për ‘Xehetarët’, ky është edicioni i dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup.

    Mitrovicasit kanë regjistruar katër humbje, ndërsa skuadra gjermane ka tre fitore e një humbje, po aq sa edhe PAOK, ndërsa Anwil ka dy fitore e dy humbje. Takimi në Gjermani fillon nga ora 18:30. /ATVLIVE.TV

  • SHBA vs Bota: Një ‘All Star Game’ që nuk duhet humbur

    SHBA vs Bota: Një ‘All Star Game’ që nuk duhet humbur

    Skenari që ishte paralajmëruar prej kohësh do të bëhet realitet më 15 shkurt 2026, kur në “Intuit Dome” të Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sfidojnë botën në një nga “All Star Game”-t më të pritura të historisë.

    Turneu do të zhvillohet midis tre skuadrave, secila e përbërë nga tetë lojtarë.

    Dy ekipe do të përfaqësojnë Amerikën, ndërsa e treta do të përfaqësojë botën.

    Çdo ndeshje do të zgjasë 12 minuta. Fituesi i takimit të parë do të ndeshet me ekipin e tretë, ndërsa më pas ekipi i tretë do të përballet edhe me ekipin që ka humbur në ndeshjen e parë.

    Në fund, ekipet më të mira do të përcaktojnë fituesin e turneut. Nëse të gjitha skuadrat regjistrojnë nga një fitore dhe një humbje në takimet e para, finalistet do të vendosen sipas diferencës së pikëve të shënuara. /ATVLIVE.TV

  • Haradinaj në mbështetje të protestës së OVL-UÇK: Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare

    Haradinaj në mbështetje të protestës së OVL-UÇK: Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të protestës së organizatave të dala nga lufta që do të mbahet me 16 nëntor në Strasburg.

    “Përjetë UÇK! Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, shkruan Haradinaj në rrjetin e tij social “Facebook”.

    Protesta do të mbahet më 16 nëntor, në ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës.

  • Tronditet qeveria e Zelenskyyt, ministri i drejtësisë përfshihet në aferë 100 milionë dollarëshe

    Tronditet qeveria e Zelenskyyt, ministri i drejtësisë përfshihet në aferë 100 milionë dollarëshe

    Një tjetër tronditje ka përfshirë qeverinë ukrainase. Ministri i Drejtësisë, German Galushchenko, është pezulluar nga detyra pas një skandali të dyshuar për korrupsion në sektorin e energjisë, i zbuluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO).

    Sipas agjencisë AFP, autoritetet dyshojnë se Galushchenko ka qenë i përfshirë në një skemë korrupsioni me vlerë rreth 100 milionë dollarë, e orkestruar nga Timur Mindich, një aleat i afërt i presidentit Volodymyr Zelenskyy. Ministri dyshohet se ka përfituar personalisht nga kjo aferë.

    Megjithatë, Reuters raportoi se Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar vetëm se Galushchenko është objekt i një hetimi aktiv, pa specifikuar nëse ai lidhet drejtpërdrejt me rastin e korrupsionit në energji.

    Kryeministrja Yulia Svyrydenko njoftoi në rrjetet sociale se vendimi për pezullimin e tij është marrë gjatë një seance urgjente të qeverisë, ndërsa zëvendësministrja për Integrim Evropian, Lyudmila Suhak, është ngarkuar përkohësisht me drejtimin e ministrisë.

    Vetë Galushchenko është shprehur i qetë për vendimin, duke deklaruar se “pezullimi për kohëzgjatjen e hetimit është një skenar i civilizuar dhe i përshtatshëm”.
    Ai shtoi se do të mbrojë veten në arenën ligjore dhe do të vërtetojë qëndrimin e tij.

  • Cristiano Ronaldo konfirmon: Botërori 2026 do të jetë i fundit për të!

    Cristiano Ronaldo konfirmon: Botërori 2026 do të jetë i fundit për të!

    Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë një deklaratë të bujshme lidhur me të ardhmen e tij në arenën ndërkombëtare. Në një postim të ndarë nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka konfirmuar se Botërori 2026 do të jetë i fundit në karrierën e tij.

    “Po, 2026 do të jetë Botërori im i fundit, 100%. Atëherë do të jem 41 vjeç,” – ka thënë Ronaldo.

    Kapiteni i Portugalisë, që prej më shumë se dy dekadash ka qenë një nga figurat më të ndritura të futbollit botëror, duket se po e përgatit publikun për përmbylljen e një epoke të artë.

    Ronaldo pritet të udhëheqë sërish Portugalinë në “Botërorin 2026”, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë – një skenë e madhe për mbylljen e karrierës së tij ndërkombëtare legjendare.
    S

  • Konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon shëndetin e trurit dhe përmirëson kujtesën

    Konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon shëndetin e trurit dhe përmirëson kujtesën

    Demenca dhe problemet me kujtesën po prekin gjithnjë e më shumë të moshuarit, duke e bërë jetën e përditshme të vështirë dhe duke u ulur pavarësinë. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për shkak të sëmundjeve kronike që prekin shumë prej tyre, pasi këto sëmundje rrisin rrezikun e funksioneve njohëse.

    Ushqimi luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të trurit. Disa ushqime mund të ndihmojnë drejtpërdrejt kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen. Kërpudhat dhe algat janë veçanërisht të dobishme për trurin, ndërsa arrat dhe produktet e qumështit ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e funksioneve njohëse.

    Frutat e freskëta ndihmojnë në ruajtjen e aftësisë për t’u orientuar në hapësirë dhe kohë, ndërsa perimet kanë ndikim më të vogël, por sërish të rëndësishëm, në funksionet e trurit.

    Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të përmirësojë përqendrimin, kujtesën dhe aftësitë e përgjithshme njohëse — sidomos te personat e moshuar që tashmë përballen me probleme shëndetësore kronike.

    Edhe pse ushqimi i shëndetshëm nuk mund të parandalojë plotësisht çrregullimet njohëse, ngrënia e rregullt e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë ndjeshëm në ruajtjen e funksioneve mendore dhe cilësisë së jetës në pleqëri.

    Ajo që hamë ndikon jo vetëm në trupin tonë, por edhe në mendjen tonë — ndaj ushqyerja e duhur mbetet një faktor kyç për shëndetin e trurit.

  • Arrestohet një person për tentim vrasje në Istog, i dyshuari goditi viktimën me makinë

    Arrestohet një person për tentim vrasje në Istog, i dyshuari goditi viktimën me makinë

    Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin për tentim vrasje dhe asgjësim të pasurisë.

    Sipas Policisë, njësitë reaguan menjëherë pas një konflikti mes dy personave, ku gjatë përleshjes janë përdorur mjete të ftohta dhe të forta.

    Si pasojë e incidentit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta godasë tjetrin me veturë, duke dëmtuar tri automjete të parkuara dhe xhamat e një lokali. Personi tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes.

    Pas reagimit të shpejtë të policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetri, i njohur për organet e rendit, gjendet ende në arrati.

  • Arrestohet një shtetas i huaj në Lipjan, dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

    Arrestohet një shtetas i huaj në Lipjan, dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

    Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan pasditen e së martës, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.

    Rasti është konfirmuar nga Policia përmes raportit të saj 24-orësh.

    Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është kryer rreth orës 15:30.

    Gjatë intervenimit, njësitet policore kanë sekuestruar një telefon celular, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

    Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar.