ATV

Blog

  • Rexhepi: Unë do të votoj buxhetin dhe mandatarin Konjufca

    Rexhepi: Unë do të votoj buxhetin dhe mandatarin Konjufca

    Nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, është deklaruar para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit të vitit 2026.

    Ajo tha se si kjo seancë, ashtu edhe ajo pasuese për Qeverinë e Kosovës, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

    “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kemi dy seanca, njëra është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxheti. Shumë e rëndësishme për juve e gazetarët e RTK-së. Në ora 14:00 është seanca për Qeverinë e Kosovës”, tha Rexhepi.

    Megjithatë, ajo nuk dha detaje nëse do të arrihet votimi i Buxhetit 2026, por shtoi se personalisht do ta votojë atë dhe mandatarin Glauk Konjufcën.

  • Vetëvendosje e vetme në Kuvend, nis seanca e thirrur për buxhetin

    Vetëvendosje e vetme në Kuvend, nis seanca e thirrur për buxhetin

    Në seancën e parë të thirrur nga Kuvendi i Kosovës për buxhetin, po merr pjesë vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

    PDK, LDK, AAK e Nisma e kanë bojkotuar këtë seancë, duke e akuzuar partinë e Albin Kurtit.

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo seancë është një skemë e radhës e Qeverisë në ikje siç tha ajo për të mbuluar krizën në të cilën po e fusin vendin, si dhe është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, tha se ky është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Teksa Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, tha se ky subjket nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas tyre është e thirrur jashtë rregullave ligjore.

  • NISMA bojkoton seancën e jashtëzakonshme

    NISMA bojkoton seancën e jashtëzakonshme

    Deputetja nga radhët e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi thekson se NISMA e bojkoton seancën e jashtëzakonshme për buxhetin.

    Ajo gjatë një konference për media theksoi se kjo seancë është jashtë rregullave ligjore.

    “Përgjatë këtyre 10 muajve, NISMA dhe Limaj kanë qenë konstruktiv për ti dhënë Kosovës mundësi dhe për të bërë më të mirën, por kjo nuk ka ndodh. Si rezultat i gjtihë kësaj kohe dhe pagadishmërisë së LVV dhe Kurtit nuk ësht arritur një gjë e tillë. Si rezultat kemi ardhë në gjendje të tillë. Nisma nuk merr pjesë në seancën sot në ora 11:00 dhe arsyet pse NISMA nuk merr pjesë janë kuptimplota. Seancë jashtë rregullave ligjore”, tha ajo.

    Kryeziu njofton se NISMA nuk ka votë as për formimin e qeverisë.

    “NISMA nuk ka votë për Konjufcën. Edhe kjo është jolegjitime. Nuk ka pas vullnet për të krijuar shumicën parlamentare në Kuvend”.

  • Reagon Ambasada Zvicerane në Kosovë pas ndeshjes së mbrëmshme

    Reagon Ambasada Zvicerane në Kosovë pas ndeshjes së mbrëmshme

    Mbrëmë ndeshja Kosovë – Zvicër, e cila përfundoi në barazim 1 – 1. Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur, por ajo që u vërejt më shumë ishin fishkëllimat drejtuar Granit Xhakës.

    Megjithatë, ambasada e Zvicrës në Kosovë, me anë të rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar:

    Çfarë ndeshjeje!
    Urime të mëdha për të dyja skuadrat për përpjekjen dhe sportivitetin — bashkëpunim i jashtëzakonshëm në të dyja anët dhe një atmosferë shumë miqësore!
    Jemi të lumtur që Zvicra siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 dhe që Kosova do të garojë në ‘play-off’ — po i përkrahim me entuziazëm të dyja nga Prishtina!
    Hopp Schëiiz! Hopp Kosovo!
    /ATVLIVE.TV

  • Barcelona rikthehet në shtëpi: Ndeshja e Champions League ndaj Eintracht Frankfurt do të luhet në Spotify Camp Nou

    Barcelona rikthehet në shtëpi: Ndeshja e Champions League ndaj Eintracht Frankfurt do të luhet në Spotify Camp Nou

    Pas miratimit përfundimtar nga UEFA, Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e ardhshme e Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt do të zhvillohet në Spotify Camp Nou – duke shënuar kështu rikthimin e parë evropian në stadiumin e rinovuar pas plot tre vitesh.

    Vetëm pak ditë më parë, klubi katalanas bëri të ditur se stadiumi kishte marrë lejen për të pritur ndeshjen e La Liga-s ndaj Athletic Bilbaos, duke sinjalizuar hapjen graduale të impiantit të ri. Tashmë, me vendimin e ri të UEFA-s, Barcelona do të ketë mundësinë të rikthejë atmosferën e mbrëmjeve të mëdha evropiane në shtëpinë e vet.

    Në njoftimin zyrtar të klubit thuhej:

    “FC Barcelona njofton se ndeshja e gjashtë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën më 9 dhjetor në orën 21:00 kundër Eintracht Frankfurt, do të luhet në Spotify Camp Nou.”

    UEFA ka dhënë dritën e gjelbër pasi stadiumi mori licencën e plotë për Fazën 1B, e cila mundëson rritjen e kapacitetit duke hapur të gjithë zonën anësore. Kjo licencë i shtohet asaj të Fazës 1A, që tashmë mbulonte Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pasi janë verifikuar të gjitha kriteret e kërkuara.

    Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për rikthimin e përhershëm të Barcelonës në shtëpinë e saj legjendare dhe premton një natë të madhe për tifozët blaugrana.

  • Zemaj: Seanca sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, pjesë e lojërave politike të VV-së

    Zemaj: Seanca sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, pjesë e lojërave politike të VV-së

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se seanca e sotme është në kundërshtim me rendin kushtetues, duke konfirmuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë.

    Zemaj ka thënë se kjo seancë është pjesë e lojërave politike të VV-së.

    “Sot po provohet ta quajmë treni i fundit, një seancë plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm që Kurti dhe VV-ja të zhveshet nga përgjegjësia e dështimit të saj. Kanë përfshirë projektbuxhetin, marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë proces të mirëfilltë e jo improvizime. LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. VV-ja po tenton të përdorë institucionet si instrument i lojërave të tyre politike. E njëjta logjikë u pa edhe me mandatarin”, tha Zemaj.

    Në seancë ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë as PDK, AAK dhe Nisma.

  • Lista Zyrtare e Kupës së Botës: 42 nga 49 vendet e kualifikuara tashmë të konfirmuara!

    Lista Zyrtare e Kupës së Botës: 42 nga 49 vendet e kualifikuara tashmë të konfirmuara!

    FIFA ka bërë publike listën më të re të vendeve të kualifikuara për Kupën e Botës, ku 42 nga 49 kombëtare kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen. Vetëm 7 vende mbeten ende për t’u përcaktuar në fazat e fundit të kualifikimeve dhe play-off-eve.

    Në listën e re zyrtare përfshihen kombëtare nga të gjitha kontinentet, duke krijuar tashmë një pamje pothuajse të plotë të turneut të ardhshëm botëror.

    Vendet e kualifikuara deri tani:

    CONCACAF: Meksika, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Panama, Haiti dhe Curaçao

    AFC (Azi): Japoni, Iran, Koreja e Jugut, Australi, Katar, Uzbekistan, Arabia Saudite dhe Jordania.

    CAF (Afrika): Maroku, Senegali, Egjipti, Algjeria, Bregu i Fildishtë, Tunizia, Afrika e Jugut, Kepi i Gjelbër dhe Gana.

    CONMEBOL (Amerika e Jugut): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Uruguai, Ekuador dhe Paraguai.

    OFC: Zelanda e Re

    UEFA (Europa): Anglia, Franca, Kroacia, Portugalia, Norvegjia, Holanda, Gjermania, Belgjika, Spanja, Zvicra, Austria dhe Skocia.

    Sa i përket 7 vendeve që mbeten për tu kualifikuar, këto vende do të përcaktohen pas ndeshjeve të mbetura të playoff-it dhe përballjeve finale në kontinentet përkatëse.

    Me 42 vende tashmë të sigurta, Kupa e Botës po formësohet dhe pritshmëritë rriten dita-ditës. Tifozët e futbollit në mbarë botën presin tani vendet e fundit për të mbyllur plotësisht mozaikun e këtij turneu historik.

  • Kur nuk kisha shumë punë si modele, punoja si host në hotel

    Kur nuk kisha shumë punë si modele, punoja si host në hotel

    Diana Avdiu, e ftuar në emisionin “Studio A” me Blerona Zeqirin, ka bërë një rrëfim të sinqertë për fillimet e saj në profesion.

    Modelja pranoi se, në periudhat kur nuk kishte shumë angazhime në fushën e modelimit, ka punuar si host në një hotel.

    “Kur nuk kisha shumë punë si modele, punoja si host në hotel,” u shpreh Diana me sinqeritet.

     

  • Hajdari dhe Avdullahu mbështesin Xhakën pas pritjes jo të ngrohtë – “Ne jemi një”

    Hajdari dhe Avdullahu mbështesin Xhakën pas pritjes jo të ngrohtë – “Ne jemi një”

    Pas ndeshjes historike të Kosovës kundër Zvicrës, mbrojtësi i Kombëtares, Albian Hajdari, ka shfaqur mbështetje të qartë për Granit Xhakën, i cili nuk u prit ngrohtë nga një pjesë e tifozëve në stadium.

    Kosova përfundoi fazën kualifikuese me një barazim 1-1 në Prishtinë, në një sfidë të zhvilluar nën shi të rrëmbyeshëm. Me këtë rezultat, Kombëtarja arriti të mbyllë kualifikueset në vendin e dytë dhe të sigurojë një vend në ‘play-off’, duke shënuar një sukses historik.

    Megjithatë, ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, u përball me fishkëllima nga një grup tifozësh pas çdo prekje të topit. Kjo reagim kishte lidhje me disa deklarata të mëparshme të Xhakës në lidhje me lojtarë si Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, të cilët zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën në vend të Zvicrës.

    Pas ndeshjes, Hajdari tregoi qartë mbështetjen e tij, duke publikuar një fotografi me Xhakën dhe Avdullahun me mbishkrimin: “Ne jemi një”. Mesazhi u përforcua edhe nga Avdullahu dhe vetë Xhaka, duke treguar se mes lojtarëve mbetet respekti dhe solidariteti, pavarësisht dallimeve të kombësisë që ata përfaqësojnë në fushë.

    Ky moment rifillon dialogun dhe harmoninë mes lojtarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke treguar se sporti mund të jetë gjithmonë më i fortë se polemikat. /ATVLIVE.TV

  • Mos më merr më”Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme më Romeo Veshajn: Më ra bomba

    Mos më merr më”Bora Zemani tregon telefonatën e çuditshme më Romeo Veshajn: Më ra bomba

    Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

    Gjatë bisedës, Bora tregoi një moment komik që lidhet me ngjashmërinë e Donaldit me vëllanë e tij binjak, Romeon.

    Ajo rrëfeu se një ditë kishte marrë në telefon Donaldin, por ai kishte harruar telefonin diku. Në vend të tij, telefonin e hapi Romeo.

    “Duke menduar se ishte Donaldi, i fola normalisht: Ku je? Ai më tha: Çfarë të duhet ty ku jam unë?
    I thashë: A je mirë? – Ik moj, mos më merr mua në telefon, më tha. Më ra bomba, nuk e imitoj dot!”, tregoi Bora.

    Pas kësaj, ajo e mori përsëri në telefon, gati për t’u sqaruar me të. “Ai qeshte nga ana tjetër”, përfundoi Bora duke qeshur.