ATV

Blog

  • Të paktën 26 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dhjetëra të zhdukur – ndërtesat e banimit shndërrohen në rrënoja

    Të paktën 26 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dhjetëra të zhdukur – ndërtesat e banimit shndërrohen në rrënoja

    Ternopil, qyteti perëndimor i Ukrainës, u godit rëndë gjatë natës nga një sulm masiv me dronë dhe raketa, duke shkaktuar tragjedi të madhe në mesin e civilëve. Sipas ministrit të brendshëm të Ukrainës, të paktën 26 persona janë vrarë, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

    Ihor Klymenko tha të mërkurën se 26 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur pas sulmeve, mes tyre edhe tre fëmijë, ndërsa gati 100 persona kanë mbetur të plagosur. Sulmet ruse kanë përfshirë një numër të madh mjetesh luftarake ajrore – 476 dronë dhe 48 raketa – të cilat goditën infrastrukturën e energjisë dhe të transportit, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në disa rajone, në kohën kur vendi po përballet me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

    Në Ternopil, katet e sipërme të një ndërtese banimi u shembën nga goditjet. Skenat nga vendi i ngjarjes treguan tym që ngrihej lart mes përpjekjeve të ekipeve të zjarrfikësve për të shuar flakët, ndërsa banorët, të shokuar e të dërrmuar, qëndronin jashtë duke pritur informacione për të afërmit e tyre.

    Klymenko, duke raportuar në Telegram, njoftoi se ekipet e emergjencës po punonin pandërprerë gjatë gjithë natës, duke kontrolluar rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, raporton Reuters.

    “Shumë punë na pret. Gjëja kryesore është të gjejmë ata që mund të jenë ende nën rrënoja”, shkroi ai.

    Ai shtoi se “në ndërtesën ku dy hyrje u dogjën plotësisht, asnjë apartament nuk mbeti i paprekur. Flakët u përhapën menjëherë dhe e përfshiu ndërtesën në një valë. Njerëzit u tmerruan dhe u përpoqën të hidheshin nga dritaret”.

    Zyrtarët konfirmuan se në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

    Polonia, shtet anëtar i NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, ndërmori masa paraprake pas sulmeve, duke mbyllur përkohësisht aeroportet e Rzeszow dhe Lublin në juglindje të vendit, si dhe duke ngritur në ajër avionë polakë dhe aleatë për mbrojtjen e hapësirës ajrore.

  • KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 20.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Keqekolla-Hajkobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    Në TS 110/10[kV] Prishtina 7

    Nga dalja 20[kV] Rezonanca, prej orës 09:30 deri 14:00 pa tension mbesin:

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087056 ) Lagje LLADROVCI mbrapa rezonances

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087061 ) Bajram Krasniqi L. Janina

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087064 ) GRAND STORE (Te HYSI)

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087065 ) Lagje QENDRESA 1-Bajram Gashani

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087066 ) Lagje QENDRESA 2

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087067 ) TRIMI AL PVC te grand store

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087071 )

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087115 ) Rezonanca Veternik

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087155 ) “AL-PETROL”sh.p.k.Arbër Kryeziu

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087235 ) Bajram Gashani AL TRADE “SH.P.K”(TS-3)

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087236 ) Bajram Gashani AL TRADE “SH.P.K”(TS-4)

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087279 ) Adnan Krasniqi “A & F Group”shpk

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087292 ) Mehmet Prishtina “NEW PRISHTINA RESIDENCE” shpk

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087304 ) Raif Hajdini

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087323 ) Bajram Gashani 1 “BAU HOLDING” L.L.C.

    NS 10/0.4[kV] ( kodi: 19000087324 ) Bajram Gashani 2 “BAU HOLDING” L.L.C.

    Vendet: Pjesë të Veternikut, Çagllavicë Q.T.Grand Store, 19.Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Lagja Qëndresa, Qaglavic-New Prishtina Residence A 1, Anton SantoriAhmet Selaci.

    Arsyeja: Nderprerje per siguri, – Punimi i lidheseve XHE ne 4 pozicione te ndryshme dhe energjizimi i kabllove te reja si dhe nderrimi i kthines dalese tek TS: Raif Hajdini.

    3.

    Nga TS 110/10[kV] Prishtina 7

    Nga dalja 10[kV] M. Adm. Publike nga ora 10:00 deri 13:00 do të ndërprehet:

    TS 10/04[kV] Ministria e administrates publike (kodi:19000092159)

    Vendet: Pallati i drejtesise

    Arsyeja: Nderrim të TMT

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqina I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    * * *

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Kamenica (kodi: 31000029) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Lagjet Gurishti, Petrovë dhe Arbana.

    Arsyeja: Ri-sistemimin e shtyllave të betonit 12/1600 dhe kabllove të tensionit të mesëm, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

    Ferizaj

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J12 Banka 1&2 (kodi: 40041039) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

    Vendet: MBTS Banka,TS Fatmir Rashani,TS Halil Haxhidema,TS TMK Ndertesa,TS Koncorzium Komuna(perballe Spitalit)

    Arsyeja: Projekte investive, Ndërrimi i pajisjeve në TS e mëposhtëm: Mbts Banka, Fatmir Reshani, Moda, ndërtesa përball Parkut dhe Kinemaja.

    2.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Ylli 1 (kodi: 40042015) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

    Vendet: rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, një pjesë e rr. Ismail Qemajli, një pjesë e rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, një pjesë e rr. Toni Bler, Hekurudha, Kinemaja re -KEDS, Hoteli (MBTS)

    Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i pajisjeve në TS e mëposhtëm: Mbts Banka, Fatmir Reshani, Moda, ndërtesa përball Parkut dhe Kinemaja.

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005) nga ora 10:30 deri 15:30

    Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

    Arsyeja: Ndërprerje per siguri. Eleminimi i vrejtjeve L.P. Bistazhini.

    *****

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    NS 10/04[kV] TS 29 (kodi: 80080051003) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Lekë Dukagjini.

    Arsyeja: Projekte investive. Kyçja e konsumatorëve ekzistues në rrjetin e ri.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10[kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:

    TR 2 (H01) pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri ne ora 13:00

    Vendet: Rrugët: Afrim Zhitia, Agim Rashiti, Ahmet Gashi (një pjesë), Avdullah Presheva, Evlia Çelebia, Isa Kastrati (një pjesë), Reshat Ymeri, Rexhep Mala, Dervish Cara (një pjesë), Dheu i Bardhë, Fatmir Ibishi (një pjesë), Gjergj Fishta (një pjesë), Gjon Buzuku (një pjesë), Isa Kastrati (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Memin Beqiri, Molla e kuqe (një pjesë), Qamil Bala (një pjesë), Vëllezërit Frashëri (një pjesë) dhe Gjon Buzuku (një pjesë), Abdullah Tahiri, Brigadat e Uçk-së (një pjesë), Bujanovcit (një pjesë), Gjinollët (një pjesë), Halim Aga, Mehmet Akif Ersoy, Marie Shllaku, Reshat Ymeri, Enver Miftari dhe Xhorxh Vashingtoni, Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham (një pjesë), Elena Gjika (një pjesë), Gursel Bajram Sylejmani (një pjesë), Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit (një pjesë), Xheladin Kurbaliu (një pjesë), Zabeli i Sahit Agës, Pjesë e rrugës së Bujanovcit, Hidrosistemi në fshatin Përlepnicë, Fab. e baterive I.28 Nëntori (një pjesë), Afrim Zhitia, Agim Rashiti (një pjesë), Ali Hulugrica (një pjesë), Dheu i Bardhë (një pjesë), Fatmir Ibishi, Fehmi Agani, Gjergj Fishta (një pjesë), Hasan Tasini (një pjesë), Memin Beqiri, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Rukije Haliti, Shyt Mareci, Te Bazeni, Vëllezërit Llozana dhe fshatrat Kufcë e Epërme (një pjesë), Poredinë (Lagjeja Poredinë), 8 Nëntori, Adem Jashari (një pjesë), Afrim Zhitija (një pjesë), Ali Hadri (një pjesë), Avdullah Presheva, Isa Kastrati, Isuf Kiki (një pjesë), Kadri Halimi (një pjesë), 15 Qershori, Abdullah Presheva, Rexhep Dajkoci (një pjesë), Dardania, Fatos Limani (një pjesë), Haki Myderizi (një pjesë), Halim Orana (një pjesë), Haqif Tetova, Kadri Halimi (një Ramiz Sadiku (një pjesë), Rexhep Dajkovci (një pjesë), Sadik Sadiku, Sadullah Brestovci (një pjesë), Vëllezërit Baftiu (një pjesë) dhe Zija Shemsiu, Gllama (një pjesë), Stanishorit (një pjesë) dhe Fehmi Agani (një pjesë), Esat Berisha (një pjesë) dhe Mulla Idrizi (një pjesë), Bulevardi i Pavarësisë, Esat Berisha (një pjesë), Gjinollët (një pjesë), Makfire Deda, Mulla Idrizi, Skënderbeu dhe Xhemë Topalla, Abdullah Tahiri, Adem Jashari, Gjinollët, Hamdi Kurteshi, Muharrem Kurteshi, Mehmet Akif Ersoy, e Malishevës (një pjesë), Mulla Idrizi dhe Tregu i gjelbërt, Esat Berisha (një pjesë) dhe Mulla Idrizi (një pjesë),, Hamdi Kurteshi (një pjesë), Muharrem Kurteshi, Vëllezërit Maliqi (një pjesë) dhe Abdullah Tahiri (një pjesë), Adem Jashari (një pjesë), Elez Agushi, Esat Berisha, Urim Mehmeti, Xhevat Ajvazi, Demush Shabani dhe Mulla Idrizi (një pjesë). Fshatrat: Bilincë, Inatoc (një pjesë), Llovcë, Malishevë, Malishevë e Poshtme, Pograjë, Sllubicë (një pjesë), Stublinë, Uglar dhe Zabeli i Sahit Agës, Bukovik, Capar, Dobërçan, Kufcë e Poshtme (një pjesë), Malishevë, Malishevë e Poshtme, Malishevë e Epërme dhe Vërbicë e Kmetocit, Arkatana dhe Gurthyesi Cufa Com Sh.P.K., ), F. e Radiatorëve, F. e Tekstilit I, F. e Tekstilit II-Albimi, F. e Tekstilit III,

    Fshatrat: Dragancë, Kufcë, Kufcë e Epërme, Kufcë e Ulët, Makresh i Epërm, Makresh i Ulët, Mellc (një pjesë), Stanishor dhe Stazhë, Përlepnicë, Bunari i Përlepnicës, Kodra e Përlepnicës, Muhaxherët e Përlepnicës, Kmetoc, Kosaqë dhe Shillovë, Velekincë, përfshirë edhe Velekincë e Epërme dhe e Ulët, Pjesë e fshatit Velekincë dhe Zabeli i Sahit Agës, përfshirë edhe stacionin e pompave të ujit, thertoren dhe Fluidin.

    Arsyeja: Bartja e kabllove nga kthina H06 te kthina H04.

  • Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa

    Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit.

    Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura.

    Ndërkohë, Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri por ka njoftuar dhe banorët e zonës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, në zonën e Përmetit dhe të Gjirokastrës, Memaliaj, pritet të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës.

  • VV preferon 28 dhjetorin si datën më të përshtatshme për zgjedhje

    VV preferon 28 dhjetorin si datën më të përshtatshme për zgjedhje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka deklaruar se ndër datat e përmendura si opsione për zgjedhjet e reja, 28 dhjetori është më e përshtatshmja për subjektin e tij politik.

    Thaçi ka theksuar se Vetëvendosje është e gatshme të shkojë në zgjedhje “kurdoherë”, pavarësisht datës që do të vendoset.

    “Që të dy opsionet për ne janë në rregull, mirëpo 28 dhjetori sigurisht që është datë më e mirë për zgjedhje. Por, pavarësisht kësaj, ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi deklaruar vazhdimisht se jemi të gatshëm kurdo herë për zgjedhje. Na vjen keq që nuk u arrit të krijohet qeveria, sepse kishim një opozitë që qëndroi stoike në bllokadën e shtetit, prandaj këtë përgjegjësi do ta bartin para qytetarëve ata që e bllokuan krijimin e institucioneve”, ka thënë Thaçi.

    I pyetur nëse Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndjen përgjegjësi që vendi po shkon përsëri në zgjedhje, Thaçi është shprehur se subjekti ka treguar gatishmëri dhe kompromis gjatë gjithë procesit.

    “Që nga fillimi kemi bërë kompromise, sepse kemi ofruar opsione të ndryshme, qoftë me tërheqjen e Albulena Haxhiut apo me Albin Kurtin. Ne në vazhdimësi kemi bërë përpjekje që të ecim tutje dhe të krijojmë institucionet tona. Mirëpo u formua një bllok i opozitës, dhe sot në Kuvend u pa qartë votimi i tyre, pra kundër”, ka shtuar ai.

  • Studim tronditës: Një në pesë fëmijë në Zvicër është i keqtrajtuar psikologjikisht

    Studim tronditës: Një në pesë fëmijë në Zvicër është i keqtrajtuar psikologjikisht

    Një studim i organizatës Child Protection Switzerland tregon se dhuna ndaj fëmijëve mbetet një problem i madh në Zvicër. Afërsisht një në shtatë fëmijë rrihet rregullisht, ndërsa një në pesë keqtrajtohet psikologjikisht. Tendenca është në rritje.

    Pothuajse një në pesë fëmijë ndëshkohet me shuplakë në prapanicë, ndërsa një në dhjetë fëmijë goditet në fytyrë ose tërhiqet nga flokët.

    Sipas studimit, dhuna fizike dhe psikologjike mbetet e përhapur në shumë familje zvicerane, transmeton albinfo.ch.

    Dhuna psikologjike

    Keqtrajtimi psikologjik shpesh shfaqet përmes kërcënimeve ose tërheqjes së dashurisë. Një në pesë prindër kërcënon të braktisë fëmijën e tyre, dhe 15% pranojnë se e bëjnë fëmijën të ndihet i padashur. Këto sjellje, shpesh të minimizuara, lënë shenja të qëndrueshme në zhvillimin emocional të fëmijës.

    Rritja e dhunës

    Pothuajse një në pesë fëmijë ndëshkohet me shuplakë, dhe një në dhjetë fëmijë goditet ose tërhiqet nga flokët. Rreth 30% e prindërve pranojnë se kanë përdorur fjalë të rënda ose kanë bërtitur ndaj fëmijës së tyre. Edhe pse ka pasur një përmirësim në vitet 2000, tendenca ka filluar të rritet sërish për disa vite.

    Nevoja për ndërhyrje dhe mbrojtje

    Autorët e studimit bëjnë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për parandalimin e dhunës dhe promovimin e prindërimit pa dhunë. Ata theksojnë se një mjedis familjar i sigurt është thelbësor për mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmijëve, transmeton albinfo.ch.

    Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijës festohet më 20 nëntor. Zvicra ratifikoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës pothuajse 30 vjet më parë, më 24 shkurt 1997. Konventa specifikon të drejtat e njeriut për të gjitha aspektet e jetës së fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeç.

    Manon Schick, drejtoreshë për fëmijët dhe të rinjtë në kantonin e Vaudit, paralajmëroi gjithashtu për rreziqe të tjera për fëmijët, duke përfshirë përhapjen e cyberbullying-ut dhe rritjen e kontaktit të fëmijëve me krimin online, përfshirë sulmuesit seksualë. “Sapo fëmijët bëhen pronarë të një smartfoni, ata nuk mund të mbrohen më nga ky lloj kontakti,” paralajmëroi ajo.

  • Sot mbahet seanca e radhës ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

    Sot mbahet seanca e radhës ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

    Sot do mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

    Seanca e fundit ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh, ishte shtyrë për sot, me arsyetimin se njëri nga të akuzuarit kishte probleme shëndetësore.

    Të dyshuarit ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa prokuroria ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se secili prej tyre ka kryer veprën penale të spiunazhit, sipas nenit 124 të KPRK-së.

    Përveç kësaj, Muharrem Qerimi po akuzohet edhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

    Prokurori ka kërkuar nga gjykata që të dyshuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen, duke kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Sipas informacioneve të lëshuara nga Prokuroria Speciale, Shabani dhe Qerimi mblodhën informata që do t’i shërbenin Ministrisë së Brendshme serbe, për ta ndërtuar një narrativ të rremë për një rrjet të trafikimit të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës.

    Qerimi në bazë të aktakuzës i ka dërguar zyrtarit të Ministrisë së Brendshme, Sërgjan Rosiq edhe të dhëna të klasifikuara që lidheshin me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale.

    Ndërkohë i akuzuari Bedri Shabani, në bazë të pretendimeve të prokurorisë, përveç Rosiqit, pati kontakt edhe me një zyrtar tjetër, Bogolub Janiçeviq, që kishte rol udhëheqës në masakrën e Reçakut.

  • Moti sot: Diell dhe vranësira të pjesshme

    Moti sot: Diell dhe vranësira të pjesshme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Temperaturat minimale luhaten mes 2 dhe 5°C.

    Ndërsa, ato maksimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 14 gradë.

    “Era fryn nga juglindja, 1-4 m/s”, njofton IHMK-ja.

  • Lladrovci: E mundi edhe Kurtin nëse garoj me iniciativën time

    Lladrovci: E mundi edhe Kurtin nëse garoj me iniciativën time

    Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, në Rubikon të Klan Kosovës u shfaq i bindur se do ta mposhtë Albin Kurtin, nëse në zgjedhjet e ardhshme garon me iniciativën e tij.

    Lladrovci deklaroi se do të përgatitet, pasi sipas tij kurrë në jetë nuk është zënë në befasi.

    “Unë kam thënë nëse dal me iniciativën time, do ta mund edhe Albin Kurtin”, deklaroi Lladrovci në Klan Kosova.

    Ai tha se PDK-ja do të shkonte në një koalicion me Vetëvendosjen nëse do të arrinin të dakordoheshin në disa pika, siç është ndihma për fondin për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Sot, mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk mori më shumë se 56 vota e të cilat ishin të pamjaftueshme për formimin e ekzekutivit të ri.

    Kështu vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje, pasi që as pas 9 muajsh prej se u mbajtën zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka qeveri.

  • Vendi shkon në zgjedhje – Presidentja sot mbledh liderët politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve

    Vendi shkon në zgjedhje – Presidentja sot mbledh liderët politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë sot liderët partiakë për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, pas dështimit të mandatarit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën e nevojshme për qeverinë e re të Kosovës.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar se takimi do të nisë nga ora 10:30, dhe të njëjtit do të marrin pjesë.

    Po ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

    Ky takim vjen një ditë pas dështimin të Glauk Konjufcës për t’u zgjedhur kryeministër i vendit.

    Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.

    Pas dështimit për Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

  • Kanye West do të arrestohet nëse flet ose këndon për nazizmin në një koncert të ardhshëm

    Kanye West do të arrestohet nëse flet ose këndon për nazizmin në një koncert të ardhshëm

    Reperi kontrovers Kanye West është paralajmëruar se policia do ta arrestojë nëse përmend nazistët gjatë koncertit të tij të ardhshëm në Sao Paulo.

    Edhe pse reperi kohët e fundit shprehu keqardhje të thellë për komentet e tij antisemite, autoritetet e Sao Paulos nuk do të rrezikojnë kur Kanye West të performojë në pistën e hipodromit Interlagos më 29 nëntor.

    Duke folur për koncertin e ardhshëm, kryebashkiaku i Sao Paulos, Ricardo Nunes, tha se kushdo që flet për nazizmin ose ndonjë regjim fashist do të arrestohet në koncert.

    “Askush që promovon nazizmin nuk do të luajë ose këndojë asnjë tekst kënge në pajisjet publike që i përkasin qeverisë së qytetit. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që askush që promovon nazizmin të mos ketë aktivitete këtu në Sao Paulo”, tha ai.

    Organizatorët Guilherme Cavalcante dhe Jean Fabrício Ramos gjithashtu do të përballen me arrestim nëse klienti i tyre i paparashikueshëm thyen rregullin.

    Këshilltari Cris Monteiro paraqiti gjithashtu një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Sao Paulos në lidhje me këngën “Heil Hitler”.

    Kjo e shtyu prokuroren Ana Beatriz Pereira de Souza Frontini të lëshonte një urdhër që ndalonte shfaqjen e çdo malli nazist ose të lidhur me svastikën në koncertin e West.